Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Drejt një mektebi të ri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Drejt një mektebi të ri

Mesazh nga melika prej Sat Apr 24, 2010 11:37 pm

Mektebet tanë ishin shkollat e para që një kohë të gjatë ishin pjesë e sistemit shkollor deri në kohën kur arsimi në mënyrë artificiale u ndau në atë fetar dhe laik (që i përket kësaj bote). Periudha e shekularizmit mektebet tanë i hodhi në margjinat e arsimit duke e eliminuar dhe reduktuar ndikimin e tyre në sistemin edukativo arsimor. Mësimet në mektebet u banalizuan duke u përqëndruar në mësimin e riteve adhuruese esenciale (namazi, abdesti) gjë kjo e cila shkaktoi humbje të madhe në instalimin e vlerave shpirtërore dhe morale në fazën e formimit të riut.
Megjithatë rëndësia e mektebit asnjëherë nuk është eliminuar tërësisht. Ai vazhdoi të merr përsipër shumë nga obligimet edukativo-arsimore ndaj të rinjve që ishin në fazën e zhvillimit. Vetëdija për rëndësinë e mektebit në ndërtimin dhe ruajtjen e identitetit islam ishte forcë lëvizëse që nxiste bashkësinë islame të ruan mektebet.
Për rëndësinë e mektebit të vetëdijshëm ishin edhe komunistët që u munduan të zhdukin mektebet duke i shtypur dhe përsekutuar punonjësit fetarë.
Mektebi si institucion arriti të përballon sfidat dhe tani në kushtet e reja duhet të mendohet për kontekstin e veprimatrisë së tij brenda kushteve të posakrijuara.

Të menduarit rreth kësaj rreth kësaj çështje duhet të përqendrohet në këto pika:

Një: Mësimi nëpër mektebet e xhamisë është vetëm një formë e mësimbesimit. Dija për fe përpos në mektebe mundët të përfitohet edhe në shkolla, në mediume, në tribuna publike dhe ngjajshme. Megjithate roli i mektebit dita ditës bëhet më i rëndësishëm dhe më kompleks. Ai është një fazë e pashmangshme institucionale në edukimin dhe arsimin e të riut. Menjanimi i kësaj faze do të krijon një zbraztirë në dije dhe praktikë sepse mësimet e mektebit janë themel i dijeve fetare. Planprogrami i mektebit duhet të përpilohet në bashkëpunim me faktorët e rëndësishëm në shoqëri dhe arsim. Zbatimi i këtij planprogrami duhet të jetë frytë i përbashkët e gjithë paleve të interesuara për atë, fillimisht nëpunësit fetarë dhe prindërit.
Dy: Mektebi i “ri” duhet të mbetet lidhja esenciale mes familjes dhe bashkësisë muslimane duke e pranuar dhe integruar anëtarin e ri në xhematin e muslimanëve. Ai nuk duhet të jetë vetëm një stacion i izoluar në udhëtimin e quajtur arsim, por mektebi duhet të bëhet një qendër e vërtetë arsimore (e integruar tërësisht në sistemin edukativo-arsimor) e cila përpos mësimeve fetare jep mundësinë e edukimit të mirrëfilltë në gjitha aspektet e kësaj fjale.
Mësuesit, nxënësit dhe prindërit duhet të angazhohen që edukimi dhe arsimi në mekteb të jetë shembullorë, cilësor dhe me përmbajtje të dobishme. Kjo kërkon krijimin e lidhjes së fortë mes mektebit dhe prindërve. Pa inkuadrimin e familjes dimensioni edukativ nuk do të arrihet plotësisht.
Tre: Mektebi është institucioni i vetëm i cili ka ruajtur mënyrën individuale e punës me nxënësit. Edhe didaktika moderne dita ditës më tepër rëndësi i jep punës individuale me nxënësit pasi që një kohë të gjatë promovonte metodën frontale e mësimdhënnies (mësuesi fol nxënësi dëgjon). Ky qëndrim flet për vlerën e kësaj metodologjie (puna me çdo nxënës vetmas) dhe për nevojën e implementimit të saj në shkollimin duke e kombinuar me mënyrën frontale. Përkrah kësaj mektebi i “ri” duhet të përvetëson edhe metodologjitë e reja të mësimdhënies duke u zhvilluar në institucion që do t’i përfshin gjitha etapat e jetës njerëzore. Me një fjalë do të bëhen shkolla për mësim të fesë gjatë tërë jetës duke e përcjellur jetën e tyre, problemet dhe sukseset e tyre. Mektebi i “ri” do t’i servison nevojat e xhematit duke i përdorur potencialet e xhematit.
Katër: Mektebi modern dhe funkcional duhet të përfshin gjitha shtresat e shoqërisë si dhe etapat e zhvillimit të njeriut, të tubon pjesëmarrësit në aktivitetet e tij duke i zgjedhur metodat e përshtatshme për proçesin edukativo-arsimor. Tubimi i anëtarëve të xhematit në një vend nxitë dhe stimulon komunikimin cilësor mes tyre duke zbukuruar ambientin jetësor. Mual-limi si hallkë kryesore në këtë sistem krijon, nxitë dhe udhëheq projektet e mektebit duke i shfrytëzuar, për të mirën e përgjithshme, resurset e xhematit i cili tanimë është integruar në institucionin e mektebit.
Mual-limi koordinon punën e pjesëmarrësve në mekteb duke i angazhuar, për shembull, studentët dhe ekspertet e lëmive të ndryshme (mjekë, jurist, ekonomist, inxhinier) në pasurimin e proçesit edukativo-arsimor.
Me këtë hap ai ndihmon në vetëdijësimin e individëve në xhemat për rolin e tyre në jetën fetare në rrethin e tyre.
Mektebi i “ri” duhet të jetë i hapur drejt metodave dhe tehnologjive e reja që ndihmojnë realizimin e synimeve të tij në fushën e vetëdijësimin fetar.
Autoriteti fetar duhet të ndihmon në krijimin e lidhjeve të forta mes shoqërisë dhe mektebit.
Transparenca në punë dhe hapja e tij ndaj shoqërisë ndihmon në promovimin e mektebit…
Me një fjalë mektebi duhet të jetë pasqyre e jetës cilësore shoqërore. Mektebi i dobët është pasqyre e shoqërisë së dobët, të paorganizuar, që nuk bashkëpunon dhe neglizhon detyrat e tij shoqërore. Me përmirësimin dhe zhvillimin e mektebit zhvillohet dhe përparon edhe shoqëria…
Pesë: Mësimi në mektebin e “ri” bashkon metodat klasike si dhe metodat e kohës moderne. Mësimi organizohet në mënyrë e cila ndihmon në rritjen e interesimit tek nxënësit të cilët me kohë marrin përsipër role të rëndësishme na hallkën edukativo-rsimore.
Në mekteb duhet krijuar kushte në të cilët çdonjëri do të gjenë përgjigje për pyetjet e tij dhe do të zhvillon më tej aftësitë e tij.
Merren parasysh dallimet individuale, nevojat e fëmijëve, e të rinjëve dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë duke i zhvilluar prirjet individuale. Duhet krijuar kushte që ndihmojnë shfaqjen maksimale të aftësive dhe prirjeve tek pjesëmarrësit në mekteb. Mektebi i ri nuk lejon pasivizimin e atyre që ndjekin mësimet në mekteb duke krijuar klimën e motivimit, interesimit dhe angazhimit. Me një fjalë ndjekësit të mësimeve në mekteb i mundësohet t’i përvjetëson dijet për të cilët ai vetëmse është regjistruar në të.
Mundësitë e nxënëve në mekteb nuk duhet të mbivlerësohen e as të përçmohen. Mual-limi duhet të vepron në drejtim të vlerësimit të saktë të mundësive që i ka ndjekësi i proçesit mësimor në mekteb.
Gjashtë: Përpos punës në klasat e mektebit mual-limi duhet të plotëson aktivitetin e tij edhe me veprimtari fakultative jashta mektebit në formë të takimeve spontane, vizitave të planifikuara, kurseve, tribunave, manifistimeve sportive dhe kulturore. Me këtë angazhim shoqëror të mektebit mundësohet veprimtari më e llojllojshme dhe më efektive duke përfshirë bashkësinë e muslimanëve në tërësi. Nga përvoja e deritanishme mundemi të themi: përkufizimi i mual-limit vetëm në aktivitetet e mektebit shkakton uljen e interesimit për mekteb.
Mektebi i ri duhet të zhvillohet si qendër e mësimit aktiv të fesë si dhe qendër e aktiviteteve që zhvillohen brenda xhematit.
Në kushtet e reja mektebi nuk mundet të mbetet vetëm një klasë klasike por duhet të shndërrohet në qendër për aktivitete multidisciplinare gjë kjo e cila kërkon angazhim më të gjërë si dhe investime finansiare që do të plotëson kushtet e një qendre mësimore bashkëkohore. Me organizim të mirë dhe me qasje inventive dukshëm mundet të përmirësohet gjendja e mektebit si institucion pranë bashkësisë Islame. Edhepse qasja jonë problemit disave do t’ju duket jomodeste, ne mendojmë se me vullnet të mirë dhe angazhim të mirrëfilltë do të arrijmë që për kohë të shkurtë të përgatisim mektebet tanë për punë si qendra të kompletuara të kyçyra në proçeset edukativo-arsimore. Nëse nuk ndërmerren këto hapa mektebi nuk do të mund të zbaton funkcionin që e ka prej fillimit të tij.
Ibrahim Begoviq
Përktheu: Talha Kurtishi

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi