Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Vështrim në rrezikun e asgjësimit të gjynaheve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vështrim në rrezikun e asgjësimit të gjynaheve

Mesazh nga melika prej Wed May 12, 2010 6:30 pm

VËSHTRIM NË RREZIKUN E ASGJËSIMIT TË GJYNAHEVE

Dije, Allahu të mëshiroftë, se kur Allahu i Ma­dhë­ruar urdhëroi robërit e Tij që t’i pendohen, e bëri kusht që teu­be-ja të jetë e sinqertë dhe tha:
“O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë!” (Tahrim: Cool
Allahu na dha afat për t’u penduar para se të fi­llojnë të regjistrojnë Kiramun Katibin (Melekët e regjis­t­rimit). Për këtë Muhammedi alejhi selam tha: “Me­le­ku që qëndron në anën e majtë për besimtarin gabim­tar ngre lapsin (nuk re­gjistron) gjashtë orë. Nëse pen­dohet dhe i kërkon falje Alla-hut, e lëshon lapsin, e nëse jo, i regjistrohet një gabim.”

Transmeton Taberaniu dhe Bejhekiu
Por Allahu na jep edhe një afat pas regjistrimit, afat që zgjat deri para momentit të vdekjes.
Është fatkeqësi që shumica e njerëzve nuk shpre­soj­në tek Allahu dhe as që dëshirojnë të jenë të nder­shëm, andaj edhe i bëjnë gjynah Allahut ditë e natë. Një grup tjetër është zënë me asgjësimin e gjynaheve. Të tillët i sheh tek i asgjësojnë disa gjynahe të vogla, duke thënë për shembull: “Ç’dëmton një shikim apo një përshëndetje me një femër të huaj?!” Ata zbaviten duke shikuar lakuriqësi në­për revista dhe fil­ma, saqë disa prej tyre, pasi kup­toj­në se një çështje është haram, pyesin pa u brengosur fare: “Sa të këqija ka në të? A është gabim i madh apo i vogël?” Nëse vërtet e ke vërejtur një gjendje të tillë, atëherë kra­haso këtë gjendje dhe dy urtë­sitë vijuese të shënuara në “Sahihun” e Imam Buhariut, Allahu e mëshiroftë:
1) Transmetohet se Enesi (radijAllahu anhu) ka thë­në: “Ju jeni duke bërë disa punë që në shikimin tuaj ja­në më të imta se qimja, kurse ne, në kohën e Pej­gam­berit alejhi selam, i kemi llogaritur se janë shk­a­tërruese.”
2) Transmetohet se Abdull-llah ibni Mes’udi (radij­Allahu anhu) ka thënë: “Besimtari i sheh gabimet e ve­­ta sikur të jetë ulur nën një bjeshkë, nga e cila ka fri­kë se mos po i bie mbi kokë, ndërsa gjynahqari i sheh gabimet e veta sikur një mizë, e cila kalon kah hun­da e tij, e ai e tremb (me dorën e tij) dhe e largon.”
A thua këta gjynahqarë e vërejnë rrezikun e çështjes në fjalë kur lexojnë hadithin e Muhammedit aljehise­lam “Mjerë ju nëse i asgjësoni gjynahet! Ai që i asgjëson gjynahet është si shembulli i një grup njerëzish të cilët (gjatë rrugës) zbre­sin në një luginë. Çdonjëri prej tyre sjell nga një krande, de­risa grumbullojnë aq sa mund ta pjekin bukën e tyre. Nëse një person merret me agjë­si­min e gjynaheve ato pady-shim do ta shkatërrojnë atë”. Sipas një transmetimi tjetër: “Mjerë ju nëse i asgjë­­soni gjynahet! Ashtu ato do t’i grumb-u­llohen per­so­nit dhe do ta shkatërrojnë atë.”

Transmeton Ahmedi
Dijetarët kanë theksuar se gjynahu i vogël vjen nga pakësimi i turpit, mosbrengosja, mosfrika ndaj Allahut dhe asgjësimi i vetë gjynahut, kështu që i bashkangjitet gjy­nahut të madh dhe ngrihet në shkallën e tij. Dijetarët kanë thë­në: “Gjynahu i vogël nuk trajtohet si i vogël nëse përsë­ri­tet, kurse gjynahu i madh nuk traj­tohet si i madh nëse kër­kohet falje (istigfar).” Kujt është në këtë gjendje i themi: Mos shiko në peshën e gjynahut, por shiko kujt po i bën gjynah.
Nga këto fjalë me siguri do të kenë dobi të sinqerta, insha­Allah, ata që i ndiejnë të metat dhe gabimet shpirtëri-sht, e jo ata që janë shfrenuar në marrë­zitë e tyre dhe janë këmbëngulës në gabime.
Këto fjalë janë për ata që u besojnë Fjalëve të Allahut:
“Njoftoji robërit e Mi se, vërtet, Unë jam Ai që fal shu­më dhe jam Mëshirues i madh. Po njoftoji se dë­nimi Im është dënim i dhimbshëm.”
(Hixhr:49-50)

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi