Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

S'ad ibnu Ebi vekasi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

S'ad ibnu Ebi vekasi

Mesazh nga Ebu Muadh prej Tue May 25, 2010 12:09 am

Gjuaj o Sa’d, gjuaj! Babë e nënë kurban i bëfsha për ty!”
(Muhammedi a.s. me këto fjalë e nxiste Sa’din në luftën e Uhudit)

“Ne njeriun e kemi urdhëruar për sjellje të mira ndaj prin dërve të vet, sepse nëna e vet e mbarti me mundime të shumta dhe pas dy vjetëve iu ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirë njo hës ndaj Meje, ndaj dy prindërve të tu , sepse vetëm tek Unë është kthimi juaj.”(Llukman ‑ 14)
Lidhur me zbritjen e këtyre ajeteve fisnike përshkruhet një ngjarje e rrallë dhe e mrekullueshme këto ajete shkakt-uan një ndeshje ndjenjash dhe emocionesh në shpirtin e një djaloshi trup njomë, ku ngadhënjyes dolën e mira ndaj së keqes dhe imani ndaj kufrit.
Kryeheroi i këtij tregimi është njëri prej djemve më fisnikë të Mekës, nga prejardhja, i cili mburrej gjithmonë me dashurinë e ma dhe ndaj prindërve të vet. Ky i ri është Sa’d ibnu Ebi Vekasi r.a.
Kur shkëlqeu drita e pejgamberisë në Mekë, Sa’di ishte një dja lë në lulen e rinisë, i butë nga ndjenjat dhe kishte një sjellje të shkëlqyer ndaj pri ndërve, e posaçërisht ushqente dashuri të madhe ndaj nënës së vet.
Edhe pse Sa’di atëbotë ishte në prag të të shtatë mbëdhjetave, dinte t’i logjikojë gjërat me arsyen e mendjes së tij si ndonjë plak i urtë. Ai nuk gjente dot prehje në argëtimet e ndryshme si mo canikët e tij, por merrej me riparimin e shigjetave, shtizave, har qeve dhe ushtronte përdorimin dhe më nyrën e hedhjes së tyre, sikurse ta dinte se po përgatitej për një çështje të madhe e të rëndësishme. Atij nuk i flente zemra as në besimin e kotë të popullit të tij, sikurse po priste që t’i zgjatej ndonjë dorë e fortë, e ven dosur dhe e sjellshme që ta nxjerrë nga kjo errësirë e thellë.

* * *
Gjersa ai ishte në këtë gjendje, deshi Allahu që ta fisnikërojë tërë njerëzimin me këtë “Dorë të Mëshirës”. Kjo “dorë” ishte ajo e krijesës më të lavdishme, ‑ e Muhammedit a.s., e në pëllëmbën e tij një yll hyjnor i shkëlqyeshëm, libri i Allahut ‑ Kur’ani i Madhëruar!
Nuk vonoi shumë e Sa’di iu përgjigj thirrjes dhe udhëzimit të vërtetë. Njihet si i treti prej burrave që e pranuan Islamin dhe i ka tërti ndër ta parët në përgjithësi.
Për këtë mburrej dhe me plot krenari thoshte:
‑ Qëndrova shtatë ditë e unë i treti në Islam.
Gëzimi i Pejgamberi a.s. për Islamin e Sa’dit ishte i papër shkrue shëm, sepse tek ai shihte shenjat e fisnikërisë dhe të pje kurisë, të cilat paralajmëronin se kjo “hënë e re” së shpejti do të bëhet “hënë e plotë”.
Shpresonte se prejardhja fisnike e Sa’dit dhe familja e tij e pas tër e autoritative ndoshta do të ngjallin ndjenjat e xhelozisë te të rinjtë e Mekës, që edhe ata ta ndjekin rrugën e tij.
Mbi të gjitha këto, Sa’di ishte prej dajallarëve të Pejgamberit a.s., sepse ishte nga fisi Benu Zehre, prej të cilit ishte edhe Eminia, e bija e Vehbit, nëna e Muhammedit a.s. Pejgamberi gjithnjë mbu rrej me këtë afërsi.
Transmetohet se Muhammedi a.s. një ditë prej ditësh gjersa ishte ulur me disa prej as‑habëve, e pa Sa’d ibnu Ebi Vekasin duke ardhur dhe u tha shokëve:
‑ Ky është daja im! Ky është daja im! A ka kush prej jush dajë më të mirë?
* * *
Megjithatë, përqafimi i Islamit nga Sa’d ibnu Ebi Vekasi nuk ishte i lehtë e pa brenga. Ky djalosh besimtar iu ekspozua sprovave më të rënda e më të vështira që mund të ekzistojnë, saqë edhe Allahu xh.sh. zbriti ajete nga Kur’ani enkas për çështjen e tij.
Le t’ia japim fjalën vetë Sa’dit që të na rrëfejë për këtë sprovë të rrallë:
Sa’di thotë: - Tri netë para se të pranoj Islamin, pashë në ën dërr sikur isha fundosur në thellësitë e errësirave të pafundme të detit, e ndërsa vazhdoja ende të fundosesha në këto thellësira të errëta, para meje ndriçoi një dritë të cilës i shkova pas. I pashë disa njerëz që kishin arritur tek ajo dritë para meje e prej tyre dallova Zejd ibnu Harithin, Ali ibnu Ebi Talibin dhe Ebu Bekër Siddikun.
‑ Qe sa kohë jeni këtu? ‑ i pyeta.
‑ Ka ca kohë, - më thanë ata.
Pasi agoi dita e nesërme, mora vesh se i Dërguari i Allahut, Muhammedi a.s., është duke thërritur në Islam fshehtazi dhe e kuptova se Allahu me mirësitë e Tij dëshiroi që të më nxjerrë nga errësira në dritën e amshueshme.
Me nxitim shkova te Muhammedi a.s., derisa e takova atë në luginën Xhijad. Pasi Resulullahu e fali namazin e ikindisë, e përqafova para tij Islamin, e nuk e kishte pranuar askush tjetër para meje, përveç atyre të treve që pashë në ëndërr: Zejdi, Aliu dhe Ebu Bekri.
Sa’di vazhdon më tej rrëfimin e tij dhe thotë: - Pasi nëna ime dëgjoi se unë kam përqafuar fenë islame u zemërua dhe u hidhërua shumë me mua. Mirëpo, meqë unë isha djalë fort i sjellshëm dhe i kuj­desshëm ndaj nënës, asaj nuk iu durua pa më pyetur: ‑ O Sa’d, ç’është kjo fe të cilën e pranove e që të shtyu ta lësh fenë e prin dërve të tu? Ose lëre këtë fe të re, ose unë as nuk do të ha e as nuk do të pi derisa të vdes. Ty pastaj do të të copëtohet zemra nga pikë lli mi, do të pendohesh për atë që ke bërë dhe do të jesh gjithmonë i turpëruar para njerëzve derisa të jesh gjallë.
‑ Mos e bë këtë, oj nënë e dashur ‑ i thashë unë, - se për Zotin kurrë nuk do ta lë këtë fe të pastër që e zgjodha, për asnjë çmim!
Mirëpo ajo vazhdoi kërcënimet e saj. E refuzoi ushqimin disa di të me radhë, derisa iu ligështua trupi dhe i humbi tërë fuqia.
‑ Unë, thotë Sa’di, - çdo ditë shkoja tek ajo duke e lutur që të hajë ose të pijë bile diçka, por ajo refuzonte me ngulm duke u betuar se nuk do të fusë gjë në gojë derisa të vdesë ose unë ta braktis fenë islame.
Atëherë i thashë: ‑ Oj nëna ime e shtrenjtë! Unë të dua shumë, por Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të dashur e më të shtrenjtë për mua dhe, për Zotin, sikur ti, oj nëna ime, t’i kishe një mijë shpirtë ra e ata të të dalin njëri pas tjetrit, unë kurrë nuk do ta lë këtë fe!
Kur e pa seriozitetin dhe vendosmërinë time lëshoi pe dhe filloi të hajë e të pijë, edhe pse pa dëshirën e saj.
Kjo ishte arsyeja që Allahu xh.sh. të zbresë në lidhje me ne aje tin kur’anor:
“E nëse ata të dy (prindërit) tentojnë që ti të më përshkru ash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata (në këtë çështje) por në çështjet e jetës së kësaj bo te të kesh mirëkuptim ndaj tyre...(Llukman: 15)
* * *
Dita në të cilën Sa’d ibnu Ebi Vekasi pranoi Islamin ishte ndër ditët më të lumtura për muslimanët dhe ndër më të frytshmet për fenë islame.
Në luftën e Bedrit Sa’dit dhe vëllait të tij, Umejrit, lidhet një ngjarje e rrallë që nuk harrohet. Umejri atëbotë ishte një djalë i ri i cili sapo kishte arritur moshën madhore.
Kur i Dërguari i Allahut e rreshtoi ushtrinë muslimane para bete jës, Umejri, vëllai i Sa’dit u fsheh në radhët e tyre nga frika se do ta shohë i Dërguari a.s. dhe do ta kthejë për shkak të moshës së tij të re. Mirëpo, megjithatë, Muhammedi a.s. e vërejti dhe e ktheu.
Atëherë Umejri i ri filloi të qajë me ngashërim, saqë preku the llë ndjenjat e Pejgamberit a.s. dhe zbuti zemrën e tij, kështu që më në fund e lejoi që të jetë në mesin e luftëtarëve.
Sa’di u gëzua pa masë për këtë, saqë ia lidhi këllefin e shpatës së tij Umejrit të vogël dhe që të dy vëllezërit u nisën për të mar shu ar në luftë për lartësimin e Fjalës së Allahut si dy luan sypa trem bur.
Pas përfundimit të luftës, Sa’di u kthye në Medinë i vetëm, ndër sa Umejrin e kishte lënë dëshmor në tokën e Bedrit, duke e lu tur Allahun xh.sh., për mirëqenien dhe fatbardhësinë e tij në ahiret.
* * *
Në luftën e Uhudi, kur muslimanëve filloi t’u dridhej edhe dheu nën këmbët, askush nuk mbeti afër Pejgamberit a.s. përveç një grupi të vogël prej 10 vetash. Në mesin e tyre ishte edhe Sa’d ibnu Ebi Veka si duke mbrojtur të Dërguarin me harkun e tij. Sa herë që gjuante me shigjetë, idhujtarët binin të vdekur në vend para tij.
Kur e pa i Dërguari i Allahut këtë akt trimërie, filloi ta trimëro jë dhe ta nxisë edhe më shumë Sa’din duke thënë:
“Gjuaj, o Sa’d, gjuaj! Babë e nënë kurban i bëfsha për ty!”
Gjatë gjithë jetës së tij Sa’di mburrej e krenohej me këto fjalë të Pejgamberit a.s. për të në ditën e Uhudit.
* * *
Mirëpo, kulmin e famës, Sa’di e arriti atëherë kur Omeri r.a. vendosi që të hyjë në luftë kundër persianëve, që shkatërrojë përfundimisht perandorinë e tyre dhe t’i çrrënjosë njëherë e përgjth mo në rrënjët e idhujtarisë në sipërfaqen e tokës.
Ai lëshoi një proklamatë përmes së cilës thirri të gjithë ata që kishin armë, kuaj, mburoja, që ishin të guximshëm, të mençur dhe që kishin ushqim të mjaftueshëm për t’i përballuar vështirësive të udhë timit dhe të luftës.
Nuk vonoi shumë dhe në Medinë, nga të gjitha anët, filluan të arrij në njerëzit grupe‑grupe. Atëherë kur u tubuan, Omeri r.a. fi lloi konsultimet me sahabët se kujt t’ia besojë udhëheqjen dhe ko mandën e ushtrisë.
Të gjithë qenë njëzëri për luanin sypatrembur, Sa’d Ibnu Ebi Vekasin. Omeri r.a. e thirri Sa’din, ia dorëzoi komandën mbi ushtri në dhe në të dalë të Medinës u ndal dhe e këshilloi me këto fjalë:
‑ “O Sa’d! Mos u bë mendjemadh kur të thonë “daja i Pejgam berit”, sepse Allahu nuk e heq të keqen me të keqe, por e heq me të mirë.
‑ O Sa’d! Askush nuk mund të krenohet me afërsi te Zoti përveçse me respekt. Të gjithë njerëzit janë të barabartë tek Allahu. Allahu është Zoti i tyre e ata janë robërit e Tij, të cilët dallohen prej njëri‑tjetrit vetëm me devotshmëri dhe respekt të Tij. Prandaj shiko dhe vepro ashtu siç ka vepruar Pejgamberi a.s., sepse ajo ësh të rruga më e drejtë!”
Ushtria e bekuar muslimane vazhdoi rrugën dhe në përbërjen e saj ishin 99 pjesëmarrës të luftës së Bedrit, 319 që kishin qenë prezentë në besëlidhjen “Bej’atu Rridvan”, 300 që kishin marrë pjesë në çliri min e Mekës me Pejgamberin a.s. dhe 700 prej djemve të sahabëve.
Muslimanët arritën në Kadisijje, e në ditën e fundit të luftës së tyre me persianët, ditë e quajtur “Jevmu herir” (Dita e vringëlli mit të shpatave), ata vendosën që përfundimisht t’i japin fund luf tës. E rrethuan armikun nga të gjitha anët duke depërtuar thellë në radhët e tyre me brohoritjet: La ilahe il‑la Allah, Allahu Ekber, derisa arritën që kokën e prerë të komandantit të ushtrisë persiane “Rrustumit”, ta ngrejnë lart në shtizat e tyre. Kur e panë ushtarët persianë këtë pamje trishtuese, në zemrat e tyre u fut frika dhe llahtaria, saqë nuk dinin më nga t’ia mbanin.
Çdo shenjim i muslimanëve mbaronte me goditjen dhe vrasjen e ushtarëve persianë, madje shpeshherë edhe me vetë armët e tyre.
Mjafton të përmendim se vetëm viktimat e fundosura në radhët e armikut ishin mbi 30 mijë.
* * *
Sa’di jetoi një jetë të gjatë dhe ku Allahu i dhuroi pasuri të madhe, mirëpo, kur i erdhi momenti i vdekjes e afroi pranë vete, një pelerinë të leshtë, të vjetër e të grisur dhe tha:
‑ Më mbështillni me të, sepse me të kam luftuar kundër idhuj ta rëve në Bedër dhe me të dua ta takoj Allahun xh.sh. në ahiret

Ebu Muadh
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 25
Points : 68
Reputation : 1
Data e Anëtarësimit : 24/05/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi