Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Muadh ibnu Xhebeli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Muadh ibnu Xhebeli

Mesazh nga Ebu Muadh prej Tue May 25, 2010 12:15 am

“Më i dijshmi i ymmetit tim për hallallin dhe haramin është Muadh Ibnu Xhebeli.”
Muhammedi a.s.


Kur Gadishulli Arab u ndriçua me dritën e Kur'anit dhe të drej tësisë, djaloshi jethribas (medinas), Muadh ibnu Xhebeli, ishte ende i ri. Në vendin e tij dallohej me mendjemprehtësi, largpamësi dhe vendosmëri të lartë.
Krahas kësaj, ai ishte i pashëm, syzi, flokëkuqrremtë, dhëmbë ve zullues, ia mbushte syrin atij që e shikonte dhe i pushtonte zemrën.
Muadhi pranoi Islamin nën ndikimin e thirrësit mekas, Mus'ab ibnu Umejrit.
Natën e ngjarjes së Akabes u shtri dora djaloshare e Muadhit dhe u përshëndet me dorën e Pejgamberit fisnik dhe ia dha besën atij me dëshirë...
Muadhi ishte në grupin e përbërë prej 72 vetave, të cilët ia mësynë Mekës dhe u gëzuan pa masë për takimin që patën me Resulullahun a.s., për përcjelljen që i bënë atij me ndërmarrjen e hapave të historisë më të shkëlqyeshme dhe për t'i shënuar faqet e saj më të ndritshme...
* * *
Posa u kthye nga Meka, së bashku me disa moshatarë të tij formoi një grup për t'i thyer idhujt dhe dëbuar nga shtëpitë e poli teis tëve në Jethrib, duke e kryer këtë herë fshehurazi e nga njëherë edhe haptazi. Në saje të lëvizjes së tyre, njëri prej burrave më të mëdhenj të Medinës, i quajtur Amr ibnu El‑Xhumuh, pranoi fenë islame.
* * *
Amri ka qenë njëri prej krerëve të fisit Benu Seleme dhe njëri nga zotërinjtë e tij.
Ai mori për vete një idhull të punuar prej drurit të çmueshëm, ashtu siç bënin të gjithë autoritarët. Plaku kujdesej shumë për idhullin e tij..., saqë e mbështillte me mëndafsh, e lyente dhe e pud roste çdo mëngjes me erëra të këndshme.
Fatosat u ngritën dhe shkuan tek idhulli i Amrit në errësirë të na tës, e hoqën prej vendit të vet dhe dolën me të mbrapa shtëpive të fisit Benu Seleme dhe e hodhën në një gropë në të cilën grum bu­lloheshin mbeturinat...
Posa u zgjua, plaku e kërkoi idhullin por nuk e gjeti, e kërkoi në çdo vend, derisa e gjeti të përdhosur në një gropë, të zhytur në mbe turina, e atëherë tha: Mjerë për ju, kush bëri armiqësi ndaj zotit tonë këtë natë?!
E nxori idhullin nga mbeturinat, e pastroi, e pudrosi dhe e ktheu në vendin e mëparshëm e iu drejtua:
O “Menat”, për Zotin, sikur ta di se kush e bëri këtë me ty, do ta poshtëroja...
Kur u errësua, plaku ra për të fjetur, kurse djelmoshat u për vodhën, shkuan deri tek idhulli dhe vepruan njësoj si natën e ka luar... Ai e kërkoi idhullin përsëri, gjersa e gjeti në një gropë tjetër... E nxori atë, e pastroi, e pudrosi dhe iu kërcënua ashpër atyre që bënë armiqësi ndaj tij...
Pasi e njëjta gjë u përsërit, plaku e nxori idhullin prej nga e kishin hedhur dhe e pastroi atë... Pastaj mori një shpatë të cilën ia vuri idhullit dhe iu drejtua duke i thënë: - Për Zotin, nuk e di kush po vepron kështu ndaj teje, gjersa ti e sheh.... Nëse ke diçka të mirë e të dobishme, o Menat, atëherë mbroje vetveten... ja këtë shpatë e ke me vete...
Përsëri gjatë natës shfaqën armiqësi ndaj idhullit dhe ia morën shpatën e varur në qafë... E lidhën te fyti një qeni të ngor dhur dhe i hodhën që të dy në njërën prej atyre gropave.
Kur u zgjua, plaku filloi të kërkojë idhullin e vet, derisa e gjeti të hedhur në mes të mbeturinave, krahas një qeni të ngordhur dhe të përlyer në fytyrë.
Në atë rast e shikoi dhe tha:
- Për Zotin, po të ishe zot, ti nuk do të ishe në mes të një gro pe i lidhur së bashku me një qen.
Andaj plaku nga fisi Benu Seleme pranoi Islamin dhe shqiptoi fjalën e dëshmisë.
Kur Pejgamberi a.s. arriti në Medinë, djaloshi Muadh ibnu Xhe bel u shoqërua me të dhe e përcillte si hija objektin e vet. Nga ai mori Kur'anin dhe legjislaturën islame, derisa u bë njeri prej le xuesve më të spikatur të Librit të Zotit prej radhëve të sahabëve si dhe u bë njohës i dispozitave të Tij...
Jezid ibnu Kutejbi në lidhje me këtë na rrëfen:
- Kam hyrë në xhami të Himsit (vend në Siri), kur, ja, një djalosh me flo kë kaçurrela, kurse përreth tij janë mbledhur njerëzit. Kur fliste ai, dukej sikur nxirrte nga goja dritë dhe xhevahir. Pyeta: - Kush është ky?!
Më thanë: -Ky është Muadh ibnu Xhebeli.
* * *
Ebu Muslim El‑Havlanij transmeton dhe thotë: “Kam ardhur në xhami të Damaskut, ku kishte një rreth njerëzish (tubim për të fituar dije v.j.) nga shokët eminentë të Muhammedit a.s. Në mesin e tyre qëndronte një i ri, syzi, dhëmbëbardhë dhe kurdo që nuk pajto he shin rreth ndonjë çështjeje në lëmin e dijes këshilloheshin me atë djalosh. Atëherë pyeta njërin që ishte ulur pranë meje.
- Kush është ky?!
Ai tha: -Është Muadh ibnu Xhebeli.
* * *
Kjo nuk është për të na befasuar, sepse Muadhi është edukuar dhe arsimuar në shkollën e Pejgamberit s.a.v.s. qysh kur i ka pasur thonjtë ende të butë. Ai doli nga duart e tij, e mori dijen prej burimeve të tij të begatshme, mori njohuritë nga burimi i vër tetë dhe ishte nxënësi më i mirë i mësuesit më të mirë.
Muadhit i mjafton për dëshmi ajo që për të ka thënë Pejgamberi a.s.:
“Më i dituri nga umeti im mbi hallallin dhe haramin është Mua dhi.” Mjafton që ai është vlerësuar mbi gjithë umetin e Muhammedit a.s., sepse ai ka qenë njëri prej gjashtë vetëve që e kanë tubuar Kur'anin në kohën e Pejgamberit a.s.
Kështu që, kur bisedonin sahabët dhe në mesin e tyre gjendej Mua dhi, ata e shikonin me respekt për hir të diturisë që zotëronte.
* * *
Meqë kishte aftësi të dalluar, Muhammedi a.s. dhe dy halifët pas tij e kanë angazhuar Muadhin në shërbim të fesë islame dhe të muslimanëve.
Kur Muhammedi a.s. i sheh grupet kurejshite të cilat turma -tur ma hynin në Islam, ai e ndjeu nevojën e muslimanëve të rinj për një mësues të madh i cili do t'ua mësojë Islamin dhe do t'i pajisë me njo huri mbi dispozitat islame. Atëherë Muhammedi a.s. emëroi si përfaqësues të vetin në Mekë Attab ibnu Usejdin, ndërsa Muadhin e angazhoi aty që t'ua mësojë njerëzve Kur'anin dhe që t'i pajisë ata me njohuri islame.
* * *
Kur erdhën emisarët e mbretërve të vendeve të Jemenit te Re sulullahu a.s. që të pranojnë Islamin, ata kërkuan që të dërgohet me ta cilido që t'ua mësojë njerëzve fenë e tyre, atëherë Pejgam beri a.s. vendosi që për këtë mision ta emërojë njeriun më të aftë dhe më të shkathët ndër shokët e tij. Andaj, me këtë detyrë anga zhoi Muadhin dhe e urdhëroi të shkojë me ta.
Pejgamberi fisnik doli që ta përcjellë vetë këtë dele ga cion të udhërrëfyesve të dritës... Ai filloi të ecë në krahun e posh tëm të devesë së Muadhit, gjersa ai ishte hipur.
Pejgamberi a.s. vazhdoi të ecë krahas tij dhe siç dukej kënaqej në shoqëri me Muadhin...
Pastaj i dha këtë porosi:
- O Muadh! Ndoshta nuk do të më takosh mbas këtij viti... sigu risht se ti do të kalosh pranë xhamisë sime dhe varrit tim...
Atëherë Muadhi qau përmallshëm, sepse po ndahej nga Pejgam beri a.s., e me të qanë edhe muslimanët...
* * *
Paralajmërimi i Pejgamberit fisnik u vërtetua, sepse sytë e Mua dhit nuk u kënaqën më dhe nuk e panë Muhammedin a.s. mbas atij rasti.
Pejgamberi a.s. u nda nga kjo jetë para se të kthehet Muadhi nga Jemeni.
Pa dyshim se Muadhi qau posa u kthye në Medinë, kur pa varrin ku ishte vendosur trupi i të dashurit të tij ‑ Pejgamberit a.s.
* * *
Kur e mori sundimin Omeri r.a., ai e dërgoi Muadhin te fisi Benu Kilab me qëllim që t'ju ndajë atyre pasuritë e tyre dhe t'iu shpër ndajë varfnjakëve lëmoshën e të pasurve. Muadhi e kreu me nder atë që i ishte besuar dhe u kthye te gruaja e vet me një shtrojë (e cila vendoset mbi shpinë të kafshës, nën shalë), me të cilën kish te shkuar dhe e kishte mbështjellur për qafe, kurse e shoqja i tha:
‑ Ku është dhurata që më ke sjellë, ashtu siç ju sjellin mëkëm bësit (sunduesit) familjeve të tyre?!
Ai iu përgjigj:
‑ Unë kisha një Përcjellës (Allahu xh.sh) gjithnjë të zgjuar që më përcillte mua.
Ajo tha:
‑ Ti ishe besnik ndaj Resulullahut dhe ndaj Ebu Bekrit, e Omeri ka dërguar përjcjellës për ty?!!
Ajo e përhapi këtë lajm te gratë e Omerit dhe iu ankua atyre... Lajmi i arriti Omerit, i cili e thirri Muadhin dhe i tha:
‑ Unë të kam dërguar ndonjë përcjellës që të të përcjellë ty?!
Ai iu përgjigj:
‑ Jo, o emir i besimtarëve, por unë nuk gjeta diçka që të arsye to hem tek ajo, përveç kësaj...
Omeri r.a. qeshi dhe i dha atij diçka e i tha:
‑ Bëje të kënaqur me të...

* * *
Në kohën e Omerit, atij i shkroi mëkëmbësi i Shamit, Jezid ibnu Ebi Sufjani, e i thotë:
- O emir i besimtarëve, vërtet populli i Shamit është shtuar dhe ka mbushur qytetet. Ata kanë nevojë për një njeri i cili ua më son Kur'anin dhe fenë e tyre, prandaj më ndihmo me njerëz, o emir i besimtarëve, që do t'i mësojnë ata. Atëherë Omeri thirri pesë veta të cilët e kishin tubuar Kur'anin në kohën e Pejgamberit a.s.
Ata ishin: Muadh ibnu Xhebeli, Ubade‑tu ibnu es‑Samiti, Ebu Ej jub el Ensariju, Ubejj ibnu Ka'bi dhe Ebu ed‑Derda', kurse Omeri iu drej tua atyre:
- Vërtet, vëllezërit tuaj nga populli i Shamit kanë kërkuar ndihmë nga unë që t'ju dërgoj njerëz, që do t'iu mësojnë atyre Kur'anin dhe do t'i pajisin me dije për fenë e tyre, andaj më ndih moni ‑ Zoti ju mëshiroftë ‑ tre nga ju, nëse dëshironi zgjidhuni (hidhni short), e nëse jo, atëherë do t'i caktoj tre prej jush.
Ata thanë:
‑ Përse të hedhim short? Ebu Ejjubi është i moshuar, kurse Ubejji njeri i sëmurë, andaj kemi mbetur ne të tre.
Omeri iu tha:
‑ Filloni në Hims dhe kur të kënaqeni me gjendjen aty, njëri prej jush le të mbetet aty, kurse njëri le të shkojë në Damask dhe i treti në Palestinë!
Sahabët e Resulullahut u ngritën dhe e zbatuan atë që i urdhëroi Omeri duke filluar së pari në Hims...
Pastaj aty mbeti Ubade ibnu Samiti, Ebu Derda shkoi në Da mask, kurse Muadhi shkoi në Palestinë.
* * *
Muadhin atje e goditi kolera.
Në momentet e vdekjes, ai u drejtua nga kibla dhe filloi të për sërisë këtë refren:
- Mirë se erdhe (merhaba) oj vdekje, mirë se erdhe!
Një vizitor ka ardhur mbas një mungese...
Një i dashur vizitoi me mall...
Pastaj shikoi kah qielli dhe tha:
- O Zoti im, Ti e di se vërtet nuk e kam dashur këtë botë, as qën drimin e gjatë në të për mbjelljen e drunjve (pemëve) e as për rrje dhën e lumenjve...
Por, isha i etur për diçka më të vlefshme (më meritore) dhe më të rëndë: për t'i mbartur vështirësitë në tubimet e dijetarëve dhe për të hyrë në radhët e përkujtuesve të dijës...
O Zoti im, pranoje shpirtin tim me mirësinë Tënde që Ti e pra non shpirtin besimtar.
Pastaj u largua shpirti i tij i pastër nga trupi, duke qenë larg familjes dhe farefisit shpirti i thirrësit në të vërtetën i shpërngulur në rrugën e Allahut.
avatar
Ebu Muadh
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 25
Points : 68
Reputation : 1
Data e Anëtarësimit : 24/05/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi