Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shurejh El-kadij simboli i drejtësisë islame

Shko poshtë

Shurejh El-kadij simboli i drejtësisë islame Empty Shurejh El-kadij simboli i drejtësisë islame

Mesazh nga Peace to you Tue Mar 09, 2010 4:22 pm

Shurejh El-kadij simboli i drejtësisë islame

Personazhi për ditën e sotme është një nga gjykatësit e mëdhenj të historisë islame.
Ai është Shurejh El-kadij, simboli i drejtësisë islame. Edhe pse gjatë kohës së tij jetonin shumë nga shokët e Profetit a.s, ai ishte më i dalluari dhe më i drejti në çështjet e drejtësisë. Ai mbetet simboli i drejtësisë dhe i gjykatës funksionale që vendos drejtësinë mes njerëzve.
Biografia e tij nis me një ndodhi që ndodhi mes tij dhe Prijësit të besimtarëve, Umer ibnul Hattabit.
Umeri blen një kalë nga një beduin, i jep të hollat dhe i hyp kalit të largohet. Por, shikon që kali çalonte, gjë të cilën ai nuk e kishte vënë re kur e kishte blerë. Menjëherë, Umeri u kthye dhe vajti tek personi të cilit i kishte blerë kalin dhe i tha:”Merre kalin se çalon.” Por beduini ia ktheu:”O prijës i besimtarëve! Unë nuk e marr, pasi ti kur e bleve e bleve të saktë dhe pa probleme.” Umeri i tha:”Le të shkojmë tek një i tretë që të gjykojë mes nesh!” Burri i tha:”Le të marrim Shurejh bin Harith Elkendij. Umeri iu përgjigj:”Edhe unë e pranoj atë.”
Të dy vajtën te Shurejh dhe ai me të dëgjuar çështjen, u drejtua nga Umeri dhe e pyeti:”A e morre kalin të saktë o Prijës i besimtarëve?” “Po” iu përgjigj ai. Shurejhu i tha:”Atëherë mbaje mallin e blerë ose ktheje të saktë siç e ke marrë fillimisht.” Umeri, pasi e dëgjoi këtë vendim të Shurejhut, e harroi plotësisht çështjen e kalit dhe i mrekulluar i tha:”Po. Gjykata nuk mund të funksionojë veçse kështu!” Më pas i tha:”Nisu për në Kufa, pasi të kam emëruar gjykatës të atij qyteti.”
Kjo tregon dijet e thella, urtësinë dhe guximin në thënien e të drejtës para kujtdo qoftë. Gjithashtu, përgjigja e Umerit tregon mprehtësinë me të cilën dalloi aftësitë e rralla të Shurejhut dhe se ai do të ishte një ndër gjykatësit më të drejtë.
Edhe pse ishte hera e parë që ngjiste shkallët e karrierës, Shurejhu njihej dhe kishte emër të mirë mes shokëve të Profetit a.s. Të gjithë ata që e njihnin, e vlerësonin për dijet e tij, mprehtësinë, adhurimin dhe maturinë.
Origjina e këtij gjykatësi të nderuar është nga Kende në Jemen, ku kaloi dhe vitet larg Zotit dhe fesë së vërtetë. Me të lindur drita e islamit në Gadishullin Arabik dhe arriti në Jemen, Shurejhu ishte nga të parët që e pranuan fenë e Zotit.
Të gjithë ata që e njihnin dhe ia dinin vlerat, ndiheshin të mërzitur dhe uronin që ai të ishte takuar me Profetin a.s, para se të vdiste, me qëllim që të kishte marrë dhe përfituar nga ai.
Kur arriti në Medine, Profeti a.s kishte ndërruar jetë. Edhe pse jetoi në të njëjtën kohë me Profetin a.s, ai nuk arriti ta fitojë gradën e të qenit shok i tij.
Umer ibnul Hattabi, me të parë gjykimin e tij të drejtë, e emëroi gjykatës të Kufes pa hezituar aspak. Këtë e bëri, edhe pse shokët e Profetit a.s gjendeshin me shumicë.
Mprehtësinë, intuitën dhe opinionin e Umerit për Shurejhun e vërtetoi vetë koha, pasi Shurejh qëndroi si gjykatës për gjashtëdhjetë vite rrjesht.
Ai vazhdoi gjykatës gjatë Kalifatit të Umerit, Uthmanit, Aliut, Muavijes dhe atyre që erdhën më vonë si Jezidi ibnu Muavije, Mervani etj…
Shurejh vazhdoi të mbajë postin e gjykatësit deri kur erdhi Haxhaxh ibnu Jusufi. Me të parë që ai nuk gjykonte sipas drejtësisë, por ishte i dhunshëm dhe mizor, Shurejh kërkoi dorëheqjen dhe Haxhaxhi e pranoi. Në kohën kur dha dorëheqjen, Shurejh ishte 107 vjeç, kurse kur e kishte marrë këtë post për herë të parë, ishte 47 vjeç. Kështu, i takon që të ketë qëndruar për gjashtëdhjetë vite në këtë post.
Posti i gjykatësit ka qenë dhe mbetet një nga postet më të admirueshëm dhe gjykatësi vetë është njeri i respektuar. Kësaj, ia shton vlerat dhe ajo që Shurejh ishte gjykatës në kohën e sahabëve të Profetit a.s.
Historitë e tij mbi gjykime të drejta, kanë mbushur librat dhe literaturën islame. Ai ishte model i zbatimit të drejtësisë dhe ajo që e ndihmonte për këtë ishte se jetoi mes udhëheqësve muslimanë, të cilët kishin si karakteristikë drejtësinë dhe dëshirën për zbatimin e ligjeve të Zotit.
Nga gjykimet e tij të drejta, është se Ali ibnu Ebi Talibi, gjatë Kalifatit të tij, kishte humbur mburojën e tij që pëlqente më shumë.. Teksa lëvizte në tregun e qytetit, ai sheh mburojën e tij në duart e një çifuti i cili kërkonte t’a shesë. Me t’a parë, Aliu i tha:”Kjo është mburoja ime. Ajo më ka rënë nga deveja një natë, kur isha nisur për në Siffin.” Çifuti ia kthen:”Në fakt është mburoja ime. Ajo është në duart e mia, si pretendon se është e jotja?!”
Aliu i thotë:”Për Zotin është mburoja ime, as nuk e kam shitur dhe as nuk ia kam dhuruar kujt. Unë habitem si ka arritur tek ty!” Çifuti i tha:”Vetëm gjykatësi Shurejh mund të na e ndajë këtë punë.” “Dakord i tha Aliu dhe u nisën të dy për tek gjykatësi Shurejh. Me të arritur Halifeja i muslimanëve dhe një person i një feje tjetër tek gjykatës Shurejhu, ai u tha:”O Ali ibnu Ebi Talib (dhe jo o Prijës i muslimanëve) ulu pranë të akuzuarit!” Më pas gjykatësi e pyeti Aliun:”Çfarë thua ti o Prijës i besimtarëve?” Aliu i tha:”Kjo mburojë është e imja. Ajo më ka rënë në filan vend, kur ishim duke udhëtuar për në Siffin. Unë habitem se si ka arritur tek ky person!” Më pas, gjykatësi iu drejtua çifutit:”Po ti, çfarë ke për të thënë?” Çifuti iu përgjigj:”Mburoja është e imja dhe ajo ndodhet në pronësinë time. Megjithatë, unë nuk e akuzoj Prijësin e besimtarëve për gënjeshtër.”
Në islam, paditësi duhet të sjellë fakte dhe nëse ato mungojnë, i padituri duhet të betohet. Në këtë rast, Aliu ishte paditës dhe i duhej të sillte dëshmitarë që mburoja ishte e tij, kurse vetë çifuti betohej që mburoja ishte pronë e tij.
Me edukatë dhe respket, Shurejhu u drejtua nga Aliu, Prijësi i besimtarëve asokohe dhe kushëri i Profetit a.s dhe i tha:”O Prijës i besimtarëve! Unë jam i sigurtë që ti thua të vërtetën dhe se mburoja është e jotja, por duhet të sjellësh fakte ose dy dëshmitarë që të vërtetojnë padinë tënde.”
Këtu vlen të përmendim një fakt të rëndësishëm, ku gjykatësit musliman nuk i lejohet të gjykojë sipas bindjes dhe njohurive që posedon ai, por duhet të mbështetet vetëm në faktet dhe argumentet e paraqitura.
Aliu i tha:”Po, kam ish-skllavin tim Kanberin dhe djalin tim Hasanin, ata dëshmojnë se kjo mburojë është e imja.” Gjykatës Shurejhu i tha:”O Prijës i besimtarëve, dëshmia e djalit në favor të babait është e papranueshme.
Aliu i tha:”Subhanalla! Si nuk iu pranoka dëshmia një njeriu që është nga banorët e xhenetit?! A nuk e ke dëgjuar Profetin a.s që ka thënë:”Hasani dhe Husejni janë fisnikët e të rinjve të xhenetit.”
Shurejh iu përgjigj:”Po o Prijës i besimtarëve, veçse unë nuk e pranoj dëshminë e fëmijës në favor të babait.” Më pas, ai iu drejtua çifutit dhe i tha:”Betohu që kjo mburojë është e jotja!” dhe ai u betua. Shurejhu i tha:”Merre mburojën dhe largohu!”
Çifuti e morri mburojën, eci disa hapa dhe u kthye përsëri dhe tha:”Për Zotin unë dëshmoj që kjo mburojë është e jotja o Prijës i besimtarëve. Unë jam i mahnitur nga fakti që Prijësi i besimtarëve ka pranuar gjykatës mes tij dhe meje gjykatësin që e ka emëruar ai vetë. Dhe po ky gjykatës, më jep të drejtë mua dhe jo Prijësit të besimtarëve. Unë dëshmoj se kjo fe është fe e drejtë dhe dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s është i dërguari i Tij. Dije o gjykatës i drejtë se kjo mburojë është e Prijësit të besimtarëve. Unë ndodhesha pas ushtrisë që po marshonte drejt Siffin-it dhe e gjeta këtë mburojë pasi kishte kaluar ushtria.”
Atëherë Aliu i tha:” Meqë pranove islamin, unë ta dhuroj ty këtë mburojë dhe bashkë me të, të dhuroj dhe këtë kalë.”
Ai e morri mburojën dhe kalin dhe u largua i gëzuar. Pa kaluar disa ditë, ky çifut u pa të luftojë Havarixhët në krah të Aliut dhe pas betejës e gjetën të vrarë. Zoti e mëshiroftë dhe e strehoftë në xhenetet e Tij.
Një gjykim tjetër i mrekullueshëm i Shurejhut është me djalin e tij. Ai i kishte thënë një ditë:”O baba! Unë jam në konflikt me disa persona, prandaj dua të gjykosh mes nesh dhe nëse unë kam të drejtë të gjykosh në favorin tim, në të kundërt unë do u kërkoj të falur dhe do të pajtohem. Shurejhu, pasi e dëgjoi çështjen i tha:”Shko dhe mi sill që të gjykoj mes jush.”
Djali, duke menduar se babai do të gjykojë në favorin e tij ose në të kundër nuk do të gjykojë në favorin e tyre, por do të kërkojë të pajtohen, vajti dhe i solli para Shurejhut. Me t’u paraqitur para Shurejhut të dy palët dhe dëgjoi argumentet e tyre, ai u dha të drejtë kundërshtarëve të djalit. Kjo e befasoi djalin e tij i cili të paktën priste të pajtohej me ta, por jo gjykim në favorin e tyre. I hutuar ai i tha:”O baba, më poshtërove! Nëse unë nuk do të kisha kërkuar mendimin tënd, nuk do të kishte ndodhur kjo që ndodhi.”
Shurejh i tha:”O biri im! Për Zotin ti je më i shtrenjtë për mua se e gjithë toka e mbushur me njerëz si ata që u larguan, por Zoti dhe e drejta është më e shtrenjtë se ç’je ti.”
Shurjhu e kuptoi që kur djali i tij ia rrëfeu konfliktin, por nuk i tregoi ngaqë u frikësua se mos shkon fshehurazi dhe u kërkon falje dhe pajtohet me ta.
Në një rast tjetër, tregohet se djali i tij hyri garant për një person. Ky person, kur pa që nuk mundej t’i shlyejë detyrimet u arratis dhe u fsheh. Atëherë Shurejhu e burgosi djalin e tij derisa të kthehej i arratisuri dhe ishte ai vetë që i çonte ushqim dhe ujë në burg.
A është dëgjuar më parë një drejtësi e tillë, saqë të burgosë gjykatësi djalin e tij?
Ky ishte gjykatësi Shurejh, model i gjykatësit dhe drejtësisë islame, një nga figurat më të ndritshme të brezit të Tabi’inve. Zoti e mëshiroftë gjykatësin e ndritur, Shurejh.
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi