Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Thabit ibnu Kajsi El-ensarij

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Thabit ibnu Kajsi El-ensarij

Mesazh nga Ebu Muadh prej Tue May 25, 2010 12:20 am

“Testamenti i asnjë njeriu nuk është realizuar, pas vdekjes së vet, përveç testamentit të Thabit Ibnu Kajsit.”

Thabit ibnu Kajsi ishte njëri nga zotërinjtë e fisit Hazrexh dhe personalitet i rrallë i Jethribit (Medinës).
Ai ishte mendjehollë, i pashëm dhe orator i shkël qye r dhe i zëshëm. Kur fliste, ua tejkalonte oratorëve të tjerë, e kur mbante fjalim, ai i përfitonte të gjithë ata që e dëgjonin.
Ai ishte ndër të parët në Medinë që pranoi Islamin. Posa e dëgjoi një ajet kur'anor që ia lexoi thirrësi i ri mekas, ‑ Mus'ab ibnu Umejri me zërin e tij të ëmbël dhe tingullin e tij jehues, atij pushtoi Kur'ani me ëmbëlsinë e tingëllimës, ia pushtoi zemrën me qartësinë e shkëlqyer të tij si dhe e frymëzoi mendjen e tij për udhëzim të drejtë.
Atëherë, Allahu ia pajisi zemrën me besim, ia ngriti pozitën dhe nderin e tij kur iu bashkua radhëve të Pejgamberit a.s. dhe hyri nën flamurin e tij...
* * *
Pasi arriti i Dërguari a.s. në Medinë si i shpërngulur, atë e priti me nderimet më të larta Thabit ibnu Kajsi, me një grup kalorësish nga fisi i tij. Ai i dëshiroi Muhammedit a.s. dhe shokut të tij Ebu Bekrs‑Siddikut mirëseardhje të përzemërt. Para tij mbajti një fjalim me një retorikë të lartë, duke e filluar atë me lavdi ndaj Allahut të Lartmadhëruar dhe duke e falënderuar Atë, pastaj u lut për falje dhe shpëtim për të Dërguarin a.s...
Ai e përmbylli fjalimin e tij me këto fjalë:
- Vërtet, ne ta japim besën, ‑ i Dërguar i Zotit ‑ të të mbrojmë ty prej gjithë asaj që e mbrojmë edhe vetveten tonë, fëmijët dhe gratë tona, atëherë çka do të fitojmë përballë kësaj?
Pejgamberi a.s. tha:
- Shpërblim do të keni xhenetin...
Ende pa ra në vesh mirë fjala “xhenet”, filluan të shëndrisin fytyrat e njerëzve nga gëzimi e hareja dhe thanë:
- Jemi të kënaqur o i Dërguar i Allahut... Jemi të kënaqur o i Dërguar i Allahut...
Që nga ajo ditë, Pejgamberi a.s. e emëroi Thabit ibnu Kajsin për orator të vetin, ashtu siç ishte Hasan ibnu Thabiti poet i tij.
Kur Pejgamberit a.s. i vinin delegacionet arabe që të krenohen, të mburren ose të garojnë me gjuhën e gojëtarëve të rrjedhshëm dhe me retorikë të lartë që kishin oratorët dhe poetët e tyre, ai ua kundërvinte Thabit ibnu Kajsin për t'i mundur oratorët, kurse Ha san ibnu Thabitin për t'u mburrur para poetëve.
* * *
Thabiti ishte besimtar i denjë dhe me besim të thellë, i devotshëm dhe i sinqertë, kishte frikë dhe përkushtim ndaj Allahut të tij, ishte shumë i kujdesshëm dhe ruhej prej çdo vepre të keqe që e hidhëron Allahun e Lartmadhëruar.
Një ditë Pejgamberi a.s. e pa të frikësuar dhe të brengosur, dridhej i tëri nga frika e droja, dhe për këtë Pejgamberi a.s. i tha:
- Ç’është me ty, o Thabit?!
E ai u përgjigj:
- Kam frikë se do të jem i humbur, o Pejgamber i Zotit...
Pejgamberi a.s. e pyeti: - Përse?!
Ai tha: - Allahu i Lartmadhëruar na ka ndaluar që të lavdërohe mi për një punë që nuk e kemi bërë, ndërsa unë, përkundrazi, kam dëshirë të lavdërohem...
Ai na e ka ndaluar mendjemadhësinë, kurse unë kam rënë në vetëkënaqësi.
Pejgamberi a.s. e qetësonte vazhdimisht gjersa më në fund i tha:
- O Thabit, a dëshiron të jetosh i lavdëruar... të vritesh e të bëhesh shehid (dëshmor) dhe të hysh në xhenet...?
Nga ky lajm i gëzuar fytyra e Thabitit iu ndriçua dhe tha:
- Gjithsesi dëshiroj dhe jam i kënaqur o Resulullah... gjithsesi dëshiroj dhe jam i kënaqur o Resulullah...
Kurse Resulullahu (i Dërguari i Allahut) i tha:
- Vërtet, kjo është për ty.
* * *
Pasi zbriti ajeti kur'anor:
“O ju që keni besuar, mos ngrini zërin tuaj mbi zërin e Pej gamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri‑tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.” (El‑Huxhurat: 2)
Thabit ibnu Kajsi iu shmangej kuvendeve të Pejgamberit a.s. ‑ përkundër dëshirës së tij të madhe për të marrë pjesë në to dhe dashurisë së fortë ndaj Pejgamberit a.s. si dhe lidhmërisë së ngush të me të. Ai u mbyll në shtëpi të vet dhe pothuajse fare nuk dilte prej saj, përveç kur dilte për të kryer namazin.
Por, Pejgamberin a.s. e kishte marrë malli për të dhe kishte thënë besimtarëve:
‑ Kush më sjell lajm për të?
Njëri nga ensarët tha: - Unë, o i Dërguar i Zotit.
Ai shkoi te Thabiti dhe e gjeti në shtëpi të vet, të dëshpëruar e kokulur, dhe i tha: Çfarë ke, o Ebu Muhammed (o Thabit)?
Thabiti u përgjigj: - Shumë keq.
Ai e pyeti: - Përse?
Thabiti tha: - Vërtet, ti e di se unë jam njeri me zë të lartë, shpesh herë zëri im ngrihet më lart se zëri i të Dërguarit të Zotit xh.sh., ti gjithashtu e di se çka ka zbritur nga Kur'ani. Mendoj se vepra ime është humbur dhe zhdukur krejtësisht dhe unë do të jem njëri prej banorëve të xhehenemit (ferrit)...
Ai njeri u kthye te Pejgamberi a.s., e lajmëroi për atë që pa dhe dëgjoi, kurse ai i tha:
- Shko përsëri te Thabiti dhe thuaj: “Nuk je prej banorëve të xhehenemit, por do të jesh prej banorëve të xhenetit.” Ishte ky një lajmërim dhe përgëzim madhështor për Thabitin, gjë të cilën e kishte dëshiruar dhe shpresuar tërë jetën e tij.
* * *
Thabit ibnu Kajsi me Pejgamberin a.s. mori pjesë në të gjitha betejat, përveç asaj të Bedrit. Ai e ka futur veten në rreziqe gjatë luf timeve për të rënë dëshmor, ashtu si e ka paralajmëruar Pejgamberi a.s., kurse rënia dëshmor ishte pranë tij për dy shtiza e edhe më afër...
Derisa ndodhën luftërat kundër renegatëve nga feja islame. Në njërën anë ishin muslimanët, kurse në anën tjetër Musejleme el Kedh‑dhabi, gjatë kohës së sundimit të Ebu Bekrit r.a.
Në atë kohë, Thabiti ishte komandant i ushtrisë së përbërë nga ensarët, Salimi ishte komandant i ushtrisë së përbërë nga muha xhi rët, kurse Halid Ibnu‑l‑Velidi ishte komandant i përgjithshëm i usht risë muslimane, të përbërë nga ensarët, muhaxhirët dhe të tjerët...
Fillimisht, në shumicën e betejave, fitoret u takonin Musej le mes dhe njerëzve të tij mbi ushtrinë muslimane, gjersa atyre iu dha urdhri që ta sulmojnë tendën “El Fustat” të Halidit dhe vendosën ta vrisnin gruan e tij, Ummu Temim, kur edhe arritën t'i prej në litarët e tendës dhe ta coptojnë atë shumë keq dhe në mënyrë të egër.
Atëherë, kur Thabiti e pa përdhosjen e muslimanëve, atij iu mbush zemra plot vrer dhe dëshpërim dhe kur dëgjoi poshtrimin që i bënin njëri‑tjetrit, iu mbush gjoksi përplot dhembje dhe zemërim...
Bijtë e qyteteve i kishin futur frikën atyre të shkretë-tirave (fshatrave), kurse këta të dytët u thonin qytetarëve se ata nuk dinë të luftojnë dhe ç'është lufta...
Në ato çaste Thabiti vendosi mbi trupin e tij një bimë, u mbësh toll me qefin, u ndal te kokat e dëshmorëve dhe tha:
“O burra muslimanë, ne nuk kemi luftuar kështu me Muham medin a.s.!
Sa keq i keni mësuar armiqtë tuaj në mënyrë që të marrin guxim ndaj jush...
Sa keq që e keni bërë shprehi t'i nënshtroheni armikut...”
Pastaj Thabiti drejtoi shikimin kah qielli dhe tha:
- O Zoti im, dëshiroj të jem i pastër te Ti, të mos bie në poli tei zëm ashtu siç bëri Musejleme dhe njerëzit e tij.
Dëshiroj të jem i pastër te Ti, o Allah, nga gjithë kjo që bëjnë të këtillët (ka për qëllim muslimanët).
Mandej u sul si luani i tërbuar, krah për krah me luftëtarët e bekuar:
‑ El‑Berra Ibnu Malik‑el‑Ensarij...,
‑ Zejd Ibnu‑l‑Hattabi, vëllai i emirit të besimtarëve ‑ Omerit r.a...,
‑ Salimi, zotëriu i Ebu Hudhejfës...,
si dhe me një numër të konsiderueshëm besimtarësh të mëhershëm...
Ai zhvilloi një luftë madhështore, e cila i mbushi zemrat e be sim tarëve me trimëri, vendosmëri dhe durim, kurse politeistëve u futi frikën në palcë.
Ai sillte pandërprerë në të gjitha anët dhe në çdo armë, gjersa e rënduan plagët dhe u rrëzua për tokë, në fushë të betejës, i lum tur për atë që i ka shkruar Allahu, për të ra dëshmor ashtu si e ka përgëzuar më parë i Dashuri i Allahut, Muhammedi a.s., i kënaqur në zemër për atë që Allahu e vërtetoi triumfin e muslimanëve para tij.
* * *
Thabiti kishte të veshur një këmishë të hekurt, shumë të çmuesh me, e kur pranë tij kaloi njëri prej muslimanëve, ia zhveshi atë nga trupi dhe e mori për vete.
Natën vijuese nga rënia e Thabitit dëshmor, njëri prej muslimanë ve e kishte pa në ëndërr duke i thënë:
“Unë jam Thabit ibnu Kajsi. A më njeh mua?”
Ai njeri ka thënë: “Po.”
Thabiti i ka thënë (vazhdimisht në ëndërr):
“Në të vërtetë, të porosis dhe të kesh kujdes që të mos thuash se kjo është një ëndërr, e ta humbasësh atë...
Vërtet, pasi u vrava dje, njëri nga muslimanët kaloi pranë meje, i përshkruar kështu‑kështu, e mori këmishën time të hekurt dhe shkoi me të në tendën e vet, në fund të vendqëndrimit të ushtrisë, nga ana e caktuar. Ai e ka vendosur atë nën një enë të tij prej dheut dhe mbi enë ka vendosur një shalë. Shko te Halid ibnu Velidi dhe thuaj atij që të dërgojë dike tek ai njeri për t'ia marrë këmishën e hekurt, seps ajo ende është në vendin e vet...
Unë të lë edhe një porosi tjetër, ki kujdes e mos thuaj se kjo është një ëndërr, e ta humbasësh atë.
Thuaj Halidit: “Kur të shkosh te halifi i të Dërguarit të Zotit xh.sh. në Medinë, thuaj atij:” Vërtet, Thabiti ka pasur një borxh... kurse ky dhe ky njeri që kanë qenë robër të tij, le të jenë të lirë, le ta kryejë borxhin tim dhe le t'i lirojë djemtë e mi...
Atëherë njeriu u zgjua nga gjumi, shkoi te Halidi dhe e laj mëroi për atë që dëgjoi dhe pa...
Halidi dërgoi një njeri që t'ia sjellë atij këmishën e hekurt, nga ai që e kishte rrëmbyer nga Thabiti. Këmisha u gjet në vendin e vet dhe iu soll halifit ashtu siç ishte.
Posa u kthye Halidi në Medinë, i rrëfeu Ebu Bekrit r.a. për ngjarjen e Thabit ibnu Kajsit dhe porosinë e tij, kurse ai vetë lejoi që të paguhet borxhi i Thabitit e të kryhet porosia e tij.
Nuk është e njohur që ndonjërit më parë, ose më pastaj, t'i je të lejuar që t'i kryhet porosia e vet edhe pas vdekjes, përveç Thabitit...

Zoti qoftë i kënaqur me Thabit ibnu Kajsin, i lumtur qoftë tek Allahu dhe Ai faltë një vend të lartë në xhenet!
avatar
Ebu Muadh
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 25
Points : 68
Reputation : 1
Data e Anëtarësimit : 24/05/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi