Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Fikhu si shkencë

Shko poshtë

Fikhu si shkencë

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Wed Feb 17, 2010 3:41 pm

Fikhu si shkencë

Fjala fikh në kuptimin etimologjik d.t.th. të
kuptuarit, të njohurit, ndërsa në kuptimin terminologjik
fikhu është:

“NNjohja e dispozitave të Sheriatit që duhet të zbatohen,
e të cilat (dispozitat) rezultojnë nga burimet e sheriatit
në mënyrë të hollësishme”.

Tematikat të cilat i përfshinë kjo shkencë kanë të
bëjnë me veprat e të ngarkuarit me obligime fetare si,
f.v., të falurit e namazit, të agjëruarit etj.
I ngarkuar me obligime fetare konsiderohet
ai person i cili është i aftë psikikisht dhe madhor .
Termat që me së shumti do të përdoren gjatë
mësimit të kësaj shkence janë:

1 - farzi. Me këtë term nënkuptohet obligimi i
prerë që duhet ta zbatojë i ngarkuari me obligime, si,
f.v., të falurit e namazit, të agjëruarit e ramazanit etj.

2 –vaxhibi. Me termin vaxhib nënkuptohet ai
obligim që kërkohet të zbatohet, por është në një
kategori më të ulët se farzi si psh., të falurit e namazit të
vitrit, të falurit e namazit të bajramit etj.

3 – sunnet. Sunnet konsiderohet ajo vepër e cila
po që se zbatohet ka shpërblim e nëse nuk zbatohet ka
qortim, por jo edhe dënim.

4 - mustehabi, mendubi.
Konsiderohet ajo vepër e cila nëse zbatohet ka
shpërblim, e nëse jo nuk ka as qortim e as ndëshkim.

5- harami. Haram është ajo vepër që është
rreptësisht e ndaluar të veprohet, si: pirja e alkoolit, të
bërit amoralitet-zina etj.

6 - mekruhi tahrimen . Mekruhi
tahrimen konsiderohet ajo vepër e cila është e urrejtur të
veprohet, ai që e kryen ndëshkohet, ndërsa ai i cili nuk e
kryen shpërblehet. Si psh. të veshurit e teshave të
mëndafshit nga ana e meshkujve etj.

7 - mekruhi tenzihen. Mekruhi tenzihen
konsiderohen ato vepra që janë të urrejtura të zbatohen,
por vepruesi i tyre nuk ndëshkohet, por qortohet. P.sh.
të ngrënit me dorë të majtë etj.

8 – mubahi. Mubah konsiderohet ajo vepër që
mbetet në zgjedhje të robit të veprojë apo të mos e
veprojë.

9 – medh'hebi. Medh'heb është rruga,
shkolla apo drejtimi juridik, të cilit imami-muxhtehidi i
është përmbajtur me rastin e trajtimit të disa çështjeve të
fikhut. Sot në botë janë të përhapura vetëm këto
medh'hebe: hanefinjtë, malikitë, shafi'injtë dhe
hanbelinjtë.
avatar
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi