Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hadith te dites

Shko poshtë

Hadith te  dites Empty Hadith te dites

Mesazh nga Ebu Muadh Tue May 25, 2010 2:56 pm

Transmetohet nga Enesi r.a. të ketë thënë: “Vërtet ju i bëni disa punë të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kur se ne në kohën e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. i numëronim dhe i konsideronim prej ga bimeve (mëkateve) më të mëdha.” (Transmeton Buhariu)

Aishja r.anha thotë: “Pejgamberit s.a.v.s. i pëlqente përdorimi i pjesëve të djathta të trupit në të gjitha çështjet e tij: në gjërat e pastra, ecje si dhe në mbathje.”(Muttefekun alejhi)

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i ka mallkuar femrat që gërshetojnë flokë të huaja për vet ve te, femrat kujt i gërshetohen flokët, femrat që bëjnë tau-tazh dhe femrat që kërkojnë t'u bëhet tautazh.(Muttefekun alejhi)
Transmetohet nga Enesi r.a. që thotë se e ka dëgjuar të Dër gua rin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “All-llahu xh.sh. thotë: “Në-se ro bin Timin e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai bën durim, do t'ia kompensoj me Xhenet.” (Transmeton Buhariu)

Transmetohet nga Ibni Umeri r. anhuma se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari është vazhdimisht në hapësirën e fesë së tij, derisa të derdhë gjak në mënyrë të palejuar.” (Transmeton Buhariu)

Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu është i kënaqur me robin i cili, kur ha diçka, e falënderon All-llahun, e po ashtu edhe kur të pijë diçka e falën deron All-llahun.” (Transmeton Muslimi)

Nga Ebu Abdurrahman Ab dull-llah ibn Umer ibn el-Hattab përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Gjithëfuqishëm e pranon pendi min e robit të vet deri para gargarës së tij (frymës së tij të fundit)”. (Tirmidhiu thotë se është hadith hasen)

Ebu Dherri r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë pu në të mirë mos e nënçmo, pra edhe atë që ta takosh mikun tënd me fytyrë të qeshur.” (Transmeton Muslimi)

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Nëse ndonjëri prej jush teshtin, le të thotë: ‘Falënderimi i qoftë All-llahut’, ndërsa shoku i tij apo vëllai: ‘All-llahu të mëshiroftë’. Kur t’i thotë vëllai apo shoku i vet: ‘All-llahu të pastë mëshiruar’, atëherë personi që teshtin le të thotë: ‘Zoti ju udhëzoftë dhe mendjen tuaj e ndriçoftë."(Transmeton Buhariu)

eto në këtë botë si i huaj ose si udhëtar'." Kurse Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, thoshte: "Kur të ngrysesh, mos e pritë mëngjesin, por kur të zgjohesh, mos e pritë mbrëmjen. Gjatë kohës së shëndetit përgatitu për sëmundje dhe gjatë jetës (përgatitu) për vdekjen tënde!" (Buhariu)

"Me të vërtetë All-llahu ummetit tim i falë ato që bëhen duke gabuar pa qëllim, ato që bëhen nga harresa dhe ato që bëhen nën presion (nga të detyruarit)." (Hadithi hasen, e transmetojnë Ibnu Maxheh, Bejhekiu dhe të tjerët)

"Kush e beson All-llahun dhe ditën e Mbramë, le të flasë mirë ose le të heshtë, dhe kush beson në All-llahun dhe ditën e Mbramë, le ta nderojë fqiun e tij dhe kush beson në All-llahun dhe ditën e Mbramë, le ta nderojë musafirin e tij." (Buhariu dhe Muslimi)

"Nuk do të jetë besimtar (mu'min) askush nga ju, deri sa nuk i dëshiron vëllaut të tij atë çka i dëshiron vetes."

Ebu Hurejre rrëfen se Resulullahi aleji selam ka
thënë;’’Kini kujdes nga paragjykimi sepse paragjykimi është gënjeshtra
më e madhe. Mos hulumtoni gabimet e njëri tjetrit, mos spiunoni njëri
tjetrin, mos kini zili njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri
tjetrit dhe mos e urreni njëri tjetrin, por bëhuni që të gjithë ...robër
të Allahut, vëllezer midis vete, ashtu si ju ka urdhëruar... (Buhariu
dhe Muslimi)

Nga Ibni Mes’udi përcillet se Pej gam be ri s.a.v.s. ka thënë: “O Zoti im, unë të lutem Ty për udhë zim (përudhje), për devotshmëri, për ndershmëri dhe për pavarësi (nga njerëzit)”. (Muslimi)

Nga Ebu Hurejre r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kujt dëshiron All-llahu t'i japë të mira, do të sprovohet nga Ai (në trup, në pasuri, apo në të dashurit”. (Buhariu)

Ebu Dherri r.a. tregon se Pej gam be ri s.a.v.s. ka thënë: “Për çdo mëngjes, për çdo nyje tuajën jepet sadaka (lëmoshë). Çdo tesbih është sadaka, çdo tahmid është sadaka, çdo tehlil është sadaka, çdo tekbir është sadaka, urdhri për punë të mirë është sadaka, ndalimi i së keqes është sadaka. Për këto do t’u mjaftojnë dy rekate, të cilat falen në namazin e paradites - duhasë”. (Muslimi)

"Muslimani i cili shoqërohet me njerëzit dhe i duron shqetësimet dhe lëndimet e tyre është më i mirë se sa muslimani i cili nuk shoqërohet me njerëzit dhe nuk i duron ato"(Tirmidhiu)

"Ngrihuni natën për të falur namaz. Kjo është traditë e njerëzve të mirë që ishin para jush. Në këtë mënyrë largohet sëmundja nga trupi."(Ahmedi, Hakimi)

Ebu Ejjubi r.a. tregon se një njeri i ka thënë Pej gam be rit s.a.v.s.: “Më trego për një vepër e cila më çon në Xhennet?” Atëherë Pej gam be ri s.a.v.s. tha: “Ta adhu rosh All-llahun (T’i bësh ibadet), dhe të mos i bësh shok, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe ta ndihmosh farefisin”. (Mut tefekun alejhi)

Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. trans me tohet se Pej gam be ri s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet xhen net litë do t’i shohin mbi vete banorët e Gurefit siç i shikojnë yjet banorët e tokës, ato yje të shkëlqyeshme nga fundi i natës të cilat dridhen në horizontin prej lindjes deri në perëndim. Kjo është për shkak të dallimeve në gradat e Xhennetit dhe xhennetlitë”. Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ato janë vendbanimet e pej gam berëve, a mund t’i arrijë tjetër kush?” Ai ka thënë: “Gjith qysh! Pasha Atë në sundimin e të cilit është shpirti im, ata janë njerëzit të cilët besojnë në All-lla hun dhe të cilët janë të bindur në vërte të si në dhe sinqeritetin e pej gam berëve të tyre”. (Muttefekun alejhi)

ga Imbran b. Husajn r. anhuma trans me tohet se Pej gam be ri s.a.v.s. e ka mësuar babain e tij Husainin me dy fjalë, me të cilat ai e ka bërë lutjen: “All-llahu im, më frymëzo me orientim të drejtë dhe më ruaj nga e keqja e vetvetes sime”. (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

Zejd ibnu Thabit r.a. tregon se Pej gam be ri s.a.v.s. ka thënë: “O njerëz, faluni në shtëpitë tuaja. Vërtet namazi më i vlefshëm është kur njeriu falet në shtëpinë e vet, përveç namazeve të obliguara (farz)”. (Muttefekun alejhi)

Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejre r.anhuma përcillet se Pej gam be ri s.a.v.s. ka thënë: “Çkado që e godet muslimanin, qoftë lo dhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatkeqësi, madje edhe të shpuarit e ferrës - me cilëndo prej këtyre, All-llahu ia shlyen mëkatet atij”. (Muttefekun alejhi)
Ebu Muadh
Ebu Muadh
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 25
Points : 68
Reputation : 1
Data e Anëtarësimit : 24/05/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi