Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Rruajtja e sekretit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rruajtja e sekretit

Mesazh nga Peace to you prej Sat Jun 05, 2010 4:14 pm

Kam pare shumë njerëz që nuk e përmbajnë dot veten pa përhapur ndonjë secret të tyrin dhe kur ai përhapet, nuk lënë pa kritikuar ata që e kanë marrë vesh. Sa çudi! Ja, sesi nuk bënë dot pak durim dhe pastaj kritikojnë atë që e përhapin.

Në një hadith thuhet: “Ndihmojeni veten me heshtje në plotësimin e nevojave tuaja”

Pasha Allahun, shpirti e ka shumë të vështirë të heshtë për diçka. Tek përhapja e sekretit ai gjen qetësi, sidomos nëse është sëmundje, hall apo passion. Përsa i përket përhapjes së sekretit, këto gjëra janë të përafërta.

Gjëja për të cilën duhet heshtur është dredhia e dredharakut nëpërmjet së cilës ai dëshiron të arrijë një qëllim, sepse një shenjë e planifikimit të keq është zbulimi i tij përpara se të realizohet. Nëse plani i tij zbardhet, atëherë me këtë prishet gjithçka dëshirohet që të realizohet. Për atë që thyen heshtjen për të tilla gjëra nuk ka asnjë justifikim.

Kur i Dërguari i Allahut (a.s) planifikonte një betejë, përhapte një plan tjetër.

Nëse dikush thotë: “Unë i tregoj atij që kam besim.”
Përgjigjja është: “çdo bisedë që merret vesh nga dy vetë ështv e zbuluar, sepse ndoshta shoku i tij nuk e mban dot gojën.”

Sa gjëra kemi dëgjuar prej atyre që tregojnë nga pushtetarët për kapjen e një njeriu, por që fjala ka shkuar në vesh të tij dhe pasi është larguar, pushtetari nuk e ka realizuar qëllimin?

Njeriut të vendosur nuk duhet t`i shpëtojë sekreti dhe të mos e zbulojë atë për dike.

Zbulimi i sekretit për fëmijën apo gruan është paaftësi, ndërsa edhe pasuria bën pjesë tek sekreti. Gjithashtu, deklarimi i pasurisë para tyre shkakton probleme; nëse është e shumtë, ndoshta ata ëndërojnë vdekjen e trashëguesit, e nëse është e pakët, kjo e bën të veliten prej ekzistencës së tij. Ndodh që gruaja dhe fëmijët të kërkojnë aq pasuri sa justifikon madhësinë e saj, gjë që bën ajo të prishet nga shpenzimet e tepruara.

Mbulimi i fatkeqësive bën pjesë në mbajtjen e sekretit, sepse zbulimi i tyre bën të gëzohet dashakeqi dhe bën të vuajë dashamirësi. Gjithashtu, duhet që të heshtet për moshën, sepse nëse njeriu është i moshuar njerëzit e lajthisin dhe nëse është i vogël e nënçmojnë. Njeriu nga kurthet ku bien shumë neglizhentë është fakti se ata përmendin në prani të shokëve të tyre, një prijës ose pushtetar duke folur për ta, e pasi fjalët mbërrijnë në veshin e tyre, ato sjellin shkatërrimin e tij.

Ndonjëherë njeriu sheh tek shoku i tij sinqeritet dhe besnikëri. Duke u nisur nga kjo, ai e nxjerr sekretin dhe shoki ia perhap atë. Dikush ka thënë:

Bëj kujdes një here prej armikut tend
dhe prej shokut hapi sytë njëmijë here,
se ndoshta një ditë shoku pllakën kthen,
dhe hilet më mire se armiku t`i njeh.

Ndoshta ai që perhaps sekretin e tij gruaja apo shoku bëhet peng i tyre, kështu që nuk merr dor guximin të divorcojë bashkëshorten, apo të largohet prej shokut, nga frika se mos thonë ndonjë gjë që ai nuk e dëshiron.

Njeriu i vendosur është ai që sillet me njerëzit vetëm me gjërat e dukshme, pa u zënë ngushtë sekreti i tij dhe nëse gruaja ndahet prej tij, apo shoku dhe shërbëtori e lënë, asnjëri prej tyre nuk do të ketë mundësi të thotë për të gjëra që nuk i pëlqejnë.

Sekretet më të mëdha janë ato që kanë të bëjnë me vetminë, kështu që njeriu i vendosur duhet të bëjë kujdes që të tilla veprime t`i bëjë në sy të krijesave. Ai që ka një mendje të mprehtë, ajo do ta udhëzojë në rrugën e saktë përpara këshillave.

Abdurrahman ibn Xheuzi

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)
avatar
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi