Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

SHKAKU I ATEIZMIT NË EVROPË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

SHKAKU I ATEIZMIT NË EVROPË

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Wed Feb 17, 2010 3:59 pm

SHKAKU I ATEIZMIT NË EVROPË

Në Evopën krishtere të shek. XIX dhe para saj, u krijuan aso rrethana specifike, ku shumica e besimtarëve filluan të mos besonin në atë fe, e mohonin Zotin. Në fakt, mosbesimi i tyre nuk kishte të bëjë me të mohuarit e fesë së vërtetë e as Zotin e vërtëtë, por mohonin besimin në Zot dhe fenë të cilën e predikonte kisha perëndimore.

Kisha në Evropë e përmbante dhe e përkrahte tiraninë e errët, klerikun despot si ytyrë zyrtare të kishës, duke luftuar dritën e diturisë në përgjithsi, ashtu që qëndronte duke përkrahur injorancën dhe duke luftuar shkencën, e përkrahte padrejtësinë dhe e luftonte të dejtën, i përkrahte mbretërit e padrejtë dhe luftonte popullin e pafajshëm e të shtypur, i përkrahte idetë shkatrruese për shoqërinë dhe i luftonte idetë përparimtere e kështu me radhë, në realitet çdo gjë që përkonte me realitetin e faktet. Kjo situatë shkaktoi aso përmasa negative nga tëcilat shpërthyen revulucione ku thirrej për liri, barazi, ku njëherësh mes parullave të tjera u dëgjua edhe kjo: “ Të varet edhe mbreti i fundit me zorrët e murgut të fundit ”.

Atëbotë kisha gjykonte në atë mënyrë saqë nga sipërfaqja e tokës zhduku mijëra dijetarë, shkenctarë e ideologë të ndryshëm, duke i kryqëzuar të gjallë, të cilët pasi që jepnin shpirt, ua djegnin trupat e tyre. Tërë këtë e bënin në emër të kishës, në emër të fesë, në emër të Zotit, e në emër të krishtit.
Kur e panë se çfarë po ndodhë me dijetarët, mendimtarët, idealistët dhe ata që me së tepërmi u dhanë pas shkencës, filluan që të mos besojnë në Zot, ta mohojnë atë fe në të cilën thërriste kisha dhe filluan tu besojnë argumenteve shkencore, me një fjalë shkencën e bënë Zot.

Shkaktarët që një numër i madh i tyre u bënë murgj ishin disa predikues kishtarë të prishur moralisht dhe ideologjikisht. Në veqnati mund të ceket shkaku se për të arritur njohuri rreth Zotit, të jen njerëzit sa më afër tij, ose të jenënë shërbim te tij e të kishës, arrihej vetëm nëpërmjet një mënyre, e ajo ishte elita e shenjët që emroheshin apo quheshin “ njerëzit e fesë ”. Nga gjithë këto shkaqe që i përmendëm e që domononin në evropë, rezultuan me paraqitjen e drejtimeve dhe ideologjive të ndryshme të cilat filozofinë e tyre do ta sendërtojnë duke u bazuarnë shqisa, gjegjësisht ti besojmëasaj që shihet, preket, gjegjësisht gjithë çka është materjeapo thënë shkurt,gjithë botën materiale. Kështu ata mohuan gjithë çka është metafizike ( gajb ) duke e mohuar me këtë rast edhe Zotin, shpalljen, engjujt, ahiretin, Xhennetin dhe Xhehennemin.

Mohimii Zotit si Krijues i gjithësisë dhe ateizmi, arritën shkallënn më të lartë të saj në ideologjinë “ marksiste ” e cila preferonte së tepërmi parullen e Niçes se : “ Feja është opiumi i popullit ” , apo siç pretendonin disa të tjerë se: “ Besimi në Zot nuk është asgjë tjetër vetëm se një intrigë, dredhi që e kan shpikur pasanikët me qëllim që ata që nuk i përkasin elitës së lartë yë shoqërisë dhe të vobektit, të jepen pas saj, të kenë ëndje vetëm botën e amshueshme, ndërsakëtë botë duhet harruar dhe lënë pas dore, që pasanikët të kënaqen dhe të disopnojnë me të mirat e saj. ” .
Në këtë kontekst Karl Marksi u shpreh kështu: “ Zoti nuk e krijoi njeriun, por e vërtëta është se njeriu është ai i cili e shpiku, e krijoi atë ”.

TË KËQIJAT QË ISHIN RRJEDHOJË E ATEIZMIT E QË GODITËN EDHE LINDJEN

Me fillimin e luftës ideologjike, nga e cila nuk u kursyen as vendet arabe e islame, u bart edhe te ata e keqja e ateizmit perendimor. Kështu , kemi mundur të vërejmë bijë e bija Muslimane që ndyshonin në Zotin e tyre, e që filluan të debatojnë edhe të polemizojnë rreth kësaj teme. Të tillët ishin disa nga ata që kishin diplomuar nëpër univerzitete të perendimit e që profesorët e tyre kishin ndikuar në mendimet e tyre. Por kishte edhe të tillë te të cilët ideologjia marksiste kishte bërë ndikim të madhë, dhe ata u besonin protagonistëve marksistët e komunistët , me ç’rast të dyjat palët i kishin të njëjtat bindje, atë pasqyrë për dhe rreth fesë siç kishin perëndimorët në perendim për të ( fenë ) e kishin përfituar edhe muslimanët, me një dallim të madh nga fakti se në lindje mbizotron islamin kurse në perëndim krishterizmi.

Këta persona me këto ide pretendonin se jan reformatorë, ndërsa në fakt nuk ishin asgjë tjetër tjetër pos imituesës të perendimorëve të cilët mendonin dhe logjikonin mu sikur perendimotët. Kështu ata merrnin ide të ndonjë grupacioni, e që ideve të tilla të cilat donin ti shpalosnin në mesin e muslimanët u kishte kaluar koha e ndoshta më ishin të harruara që moti. Megjithatë ata individ pretendonin se jan dijetarët dhe përparimin e në fakt ata ishin e do të jen ashtu siç i përshkruan Kur’ani ku thotë:
“ E ka ndonjë prej njerzëve që bën polemikë rreth çështjes së Allahut, duke mos pasur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë libri të besueshëm ”. ( El Haxhxh: 8 )
avatar
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi