Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Vdekja ,Cka është Vdekja?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vdekja ,Cka është Vdekja?

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Wed Feb 17, 2010 4:16 pm

Vdekja

Cka është Vdekja?

Vdekja eshte Kur shpirti e braktis trupi,ku kalon ne te jetuarit në berzah dhe kur trupi nga dheu i kthehet sterfillimit të vet nga i cili ështe krijuar.
Me daljen e Shpirit nga trupi ndalet puna e cfrardo organi ne trupin e njeriut dhe ne cdo qelize,sikurse qe shperndahen perberjet e cdo qelize dhe perzihen lendet trupore njera me tjetren.Trupi kalon ne gjendje te ngrire ne te cilen nuk ndihet,nuk rritet,nuk ushqehet,nuk leviz,nuk merr fryme,nuk mendon dhe as qe ben cfardo.
Vdekja me se terpermi i gjason gjumit,vetem se qe ne gjume trupi eshte i lidhur me shpirtin kurse Vdekja,Ai tersishte ndahet nga trupi.


All-llahu i Lartësuar ka thënë:'All-llahu i merr shpirtrat kur eshte momenti i vdekjes se tyre(i vdekjes se trupave te tyre),e edhe ate qe eshte ne gjume e nuk ka vdekur,e atij qe i eshte caktuar vdekja e mban(nuk e kthen),e ate tjetrin(qe nuk i eshte caktuar vdekja,por eshte ne gjume),e leshon
(te kthehet)deri ne afatin e caktuar...'(39:42)

Melaiket e Vdekjes
Kur njeriut i vie momenti i caktuar,All-llahu ia dergon melekun e vdekjes,i cili eshte i ngarkuar me nxerrjen e shpirtit.

All-llahu i Lartësuar thotë:'Thuaj:'Meleku i vdekjes,i cili eshte caktuar per ju ua merr shpirtrat,pastaj do te ktheheni te Zoti juaj'.E sikur te shihje mekataret se si ulin kokat e veta pran Zotit te tyre:'Zoti yne,tash pame dhe degjuam,na kthe pra edhe nje here e te bejme vepra te mira,se tash jemi te bindur'(32:11,12)

All-llahu i Lartësuar ka thënë:'E sikur ti shihje mizoret kur jane ne agoni te vdekjes,e melaikët kane shtrire duart e veta(me ndeshkim)e(u thone):'
Shpetonie pra vetveten (nese mundeni)'.Tash perjetoni denimin e turpshem per shkak se thoshit te paverteten per All-llahun,dhe ndaj argumenteve te Tij ishit kryenec.'(6:93)


Vdekja është ligjshmëri,nga e cila nuk mund të iket
Kjo gjenerate e njerzimit ka ardhur pas vdekjes se paraardhseve tane dhe vetem para njeqind viteve,kjo gjenerate nuk ka ekzistuar.
Vdekja ka ardhur per ata ,te cilet ishin para neve dhe nuk e ka lene askend nga ata ,ndersa pas njeqin viteve te gjithe do te jemi ne gjeneraten e cila do jetoje ne berzah dhe,askush nuk do te mund ti ike Vdekjes.
'Thuaj:'Ska dyshim se vdekja prej se ciles po ikni.ka per tju zene e mandej do te silleni tek Ai qe e di te padukshmen dhe ate te dukshemen,dhe atehere Ai do tju njoftoje me ate qe keni punuar.'(62:Cool
Dhe ,kur do te arrijne ora e pa shmanshme,vdekja askujt nuk do ti vonohet.
I Lartësuari ka Thënë:'....e kur te vie afati i tyre,per asnje moment nuk mund ta vanojne as ta ngutin.'(16:61)
Dikush do te pyes per barnat mjeksore dh a mundet ai ta pezulloje me barnat momentine pashmangshem?Pergjigja eshte:Me te vertet ate qe e godet semundja e caktuar,nuk mund ta godase asgje,e qe All-llahu xhel-le shanuh nuk ka ditur per të.
All-llahu xhel-le shanuh,gjithashtu ka ditur se do te gje mjekun,se do te jet i sheruar,se do te kete sherim ne ate te cilin All-llahu xhel-le shanuh e ka percaktuar qe te jet ilac per semundje.
All-llahu xhel-le shanuh e ka percaktuar mbarimin e semundjes pas perdorimit te ilacit ,e Ai e ka ditur ket,e ka shenuar dhe e ka percaktuar.I pa dituri do te mendoje qe ilaci ka ardhur perkrah diturise se All-llahut xhel-le shanuh,e kjo nuk eshte e drejte.Kurse atyre qe u ka ardhuar koha e caktuar,ata i afrohen Vdekjes pa marre parasysh se cfare ilaci ishte dhe cfare kujdesi medicinal kishin,sikurse qe gjat vdekjes u ndodh,Kryetareve dhe Mbreterve.Perkundrazi,vdekja do ti arrije edhe njeriut,i cili eshte ne shendet te plote dhe kujdes i cili do te barte ne boten e berzahut,pa kurrfare te mete trupore ose ekspozimit te cfardo semundeje sikurse qe u ndoshe atyre qe vdesin papritmas,ndersa kete semundje njerzit e quajne sulm ne Zemer-Infrakt.


Shenjat e Vdekjes
Shenja e Vdekjes se vertete eshte dalja e shpirtit nga trupi.Shpirti nuk mund te shihet me sy,por dalja e tij le gjurme pas vete ne trupin e te vdekurit,e cila tregon qe personi ka vdekur,e keto shenja jane:
1.Qe ti mbylle syte....Por edhe ai qe fle i mbyll syte!!
2.Qe te ndalet frymarja.Por edhe i mbyturi,i cili eshte i vdekur,per nje moment ndalet se marruri frym.
3.Qe Zemra te pushoje...Zemra vetem dridhet,ndalet per nje moment dhe perseri fillon te punoje.
4.Qe citoplazma te ndalej se levizuri ne brendsi te qelizes,qe cdo nukleus te humbe superioritetin e vet mbi perberjen e qelizes,per ta ndryshar sistemin e cdo qelize ne organizmin e njeriut.
Nese keto tri shenja nuk jane te mjaftueshme per vertetimin e braktisjes se shpirtit,atehere shenja e katert eshte me bindese.Urtesia e larjes se te Vdekurit me uje,eshte qe trupi menjehere te lahet me uje per ta njohur trupin a eshte ende gjalle.


Dyshimi
Disa te paditur e perhapin se mjeket jane te afte per te ringjallur te vdekurit,e tere kjo eshte per ate se premisen e vendosin gabimisht prandaj edhe rezultati eshte i gabuar.Ata thojne:'Kujt i pushon Zemra,ai ka Vdekur'.Kurse pushimi i rrahjes se Zemres nuk paraqet asgje tjeter pos shenje,e cila ndodhe te vdekja ose cfardo semundje tjeter,sikurse qe eshte identike te mbyllurit e syve gjate vdekjes dhe gjumit.
Atehere,a i ka hije njeriut te mencur qe te thote:Ai e ka ringjallur te Vdekurin,sepse ka pare qe ndonje individ i ka mbyllur syte,mandej eshte zgjuar dhe i ka hapur syte e vete perseri!!?


Përfundim
*Vdekja eshte ndarja e shpirtit me trupin dhe te kaluarit e tij nga jeta e dynjase ne jeten berzah,ndersa gjumi eshte me i ngjajshem me Vdekjen.
*All-llahu xhel-le shanuh i dergon melaiket,te cilet jane te ngarkuara me nxerrjen e shpirtit kur arrin momenti i vdekjes.
*Sherimi me ilace gjatte semundjes behet me marrjen e ilaceve me te cilet All-llahu xhel-le shanuh e ka percaktuar sherimin nga semundja,ndersa dituria e All-llahut perfshin cdo gjë.
*Ai e di se ndonje njeri do te semuret,se do te gjeje mjekun dhe ilacin,me te cilin do te jet i sheruar.Ai e di se njeriu do te semuret,qe do te gjej mjekun dhe ilacin,por qe ka per te Vdekur.Gjithashtu Ai e di se njeriu do te semuret,se nuk do te gjeje ilac dhe se do te vdese dhe nuk do te ndodhe asgje cka All-llahu xhel-le shanuh nuk e ka shenuar me parë.
*Vdekja ka edhe shenja,e keto jane:te mbyllurit e syve,te pushuarit e frymarrjes,te pushuarit e rrahjes se Zemres,nderprerja e levizjes se citoplazmes ne brendsi te qelizave ne organizem,perzierja e perberjeve qelizore njera me tjetren,cregullime ne konstruksionin trupor.Keto jane argumnte me te forta dhe shenjat e Vdekjes.
*Pushimi i rrahjes se zemres dhe kthimi i saj ne funksion permes sherimit ose masazhes nuk eshte argument i ringjalljes se te vdekurit ,pervec nese ne te hapurit e syve pas mbylljes se tyre gjate gjymit konsiderohet te ringjallurit e atij i cili ka fjetur dhe i ka mbyllur syte vet.
'I paster e i lartë është Zoti yt,Zot i Gjithfuqishëm,nga ajo qe ata i pershkruajnë.Cdo e mirë qofte ndaj të dërguarve.Dhe falënderimi i qoftë All-llahut,Zot të gjithsisë'(37:170-182)


Marrur Nga Libri:Njëshmëria e Krijuesit
avatar
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi