Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Njeriu dhe bota

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Njeriu dhe bota

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Wed Feb 17, 2010 4:17 pm

Njeriu dhe bota

Njeriu ka ekzistuar në dijen e Allahut para se të ekzistojë materialisht. Ekzistenca e tij në dijen e Allahut ka përmbajtur të gjitha detajet e qenies së tij...

Nga: Pr.dr. Abdul-Mexhid Nexhari

Njeriu si qenie është përbërëse e kësaj bote, megjithatë është i dalluar nga të gjitha krijesat e tjera, si në aspektin e krijimit dhe përbërjes, në aspektin e pozitës së tij në gjithësi, po gjithashtu edhe në aspektin e misionit të ekzistencës së tij. Sakaq e meriton një vend të posaçëm dhe një shtjellim të veçantë në këndvështrimin e besimit brenda kuadrit të sistemit të gjithësisë, ashtu siç e ka shpjeguar akidja ( shkenca e besimit ) islame.

Krijimi i njeriut:

Njeriu ka ekzistuar në dijen e Allahut para se të ekzistojë materialisht. Ekzistenca e tij në dijen e Allahut ka përmbajtur të gjitha detajet e qenies së tij, po ashtu edhe misionin me të cilin do ngarkohej për t`a realizuar në tokë. Këtë pohim e përmban thënia e Allahut të Madhëruar: “ E kur Zoti yt i tha melaikeve: “Unë do të krijoj në tokë një mëkëmbës” (Bekare 30). Kështu del në pah, se natyra esenciale e njeriut dhe misioni i tij i kanë paraprirë ekzistencës materiale të tij në tokë dhe gjithësi. Pra kjo ekzistencë materiale nuk është gjë tjetër, vetëm se realizim dhe konkretizim i i natyrës esenciale të njeriut dhe misionit të mëkëmbjes, që ai duhet ta realizojë në tokë.

Si fillim i ekzistencës materiale të njeriut, qe krijimi i Ademit, babait të të gjithë njerëzimit. Kur’ani na njofton se krijimi i njeriut të parë Ademit ( a.s ) u bë në mënyrë të menjëhershme në formën e tij të plotë dhe jo si pasojë e evolucionit. Allahu i madhëruar thotë në Kur’an: “ Njeriun e krijuam në formën më të përsosur” (Tin 4). “ E kur Zoti yt u tha melaikeve unë do të krijoj në tokë një mëkëmbës, melaiket thanë: “A po krijon atë që do të derdhë gjak dhe do të bëjë shkatërrime në të?!”(Bekare 30) “ E kur Zoti yt u tha melaikeve do të krijoj në tokë njeriun prej dheut. E kur ta krijoj atë e të fryj në të prej shpirtit Tim bini në sexhde për të. Të gjithë melaiket ranë në sexhde përveç Iblisit (Shejtanit), që qe mendjemadh dhe u bë mohues” Sad 71-74

Siç thotë Allahu i Madhëruar: “ Në të vërtetë shembulli i Isait (a.s) tek Allahu është si shembulli i Ademit që e krijoi nga dheu dhe i tha bëhu dhe u bë” (Ali Imran 59).

- Objektivi i ekzistencës së njeriut

Të gjitha veprat e Allahut kanë urtësitë dhe objektivat e tyre të veçanta. Vallë a ka ndonjë mundësi për perceptimin dhe përcaktimin e urtësisë dhe objektivit hyjnor tek ekzistenca e njeriut. Këtë mund ta konstatojmë me anë të fjalës së Allahut të Madhëruar: “ Nuk i kam krijuar xhindet dhe njerëzit, përveç se për të më adhuruar Mua” (Dharijat 51). Ky ajet kur’anor na bën të ditur se urtësia dhe objektivi i krijimit të njeriut është adhurimi i Allahut të Madhëruar. Ose thënë ndryshe, të realizohet në këtë botë bindja dhe nënshtrimi i njeriut ndaj Allahut dhe që të dyja këto të burojnë nga vullneti i lirë i njeriut, pasi kjo bindje dhe ky nënshtrim është realizuar nga të gjitha krijesat e tjera, por në mënyrë të pavullnetshme.

Një nga urtësitë e krijimit të njeriut mund të jetë edhe përjetimi i mirësisë së lumturisë në këtë botë dhe në tjetrën, me të cilën Allahu dëshiron ta nderojë robin e Tij, njeriun.

Aftësitë perceptuese dhe karakteristikat e krijesës njerëzore janë baza e ngarkimit me përgjegjësi karshi Allaut të Madhëruar. Këto aftësi dhe karakteristika i bëjnë të mundur njeriut lartësimin, përsosjen dhe përfitimin e të mirave, përmes shfrytëzimit të gjithësisë, ashtu siç i bëjnë të mundur përfitimin e shpërblimit në botën tjetër.

Në mënyrë të përmbledhur mund të thuhet se pohimi më i saktë në lidhje me qëllimin dhe urtësinë hyjnore, i cili ka të bëjë me ekzistencën e njeriut, është bindja dhe nënshtrimi ndaj Allahut, mbi të cilën ngrihet shpërblimi i Tij për njeriun në këtë botë dhe tjetrën.

Njeriu dhe gjithësia:

Njeriu, i parë në aspektin e krijesës dhe organizimit të jetës, është një nga elementët e kësaj bote. Kjo gjithësi është atdheu i tij dhe fusha e jetës së tij. Për këtë, mësimet dhe parimet islame e kanë sqaruar më së miri lidhjen e njeriut me këtë botë dhe pozitën e tij në të. Kjo lidhje dhe kjo pozitë konsiston kryesisht në tre pika bazë: uniteti i njeriut me botën, pozita e lartë e njeriut dhe nënshtrimi i botës në interes të njeriut.

Uniteti i njeriut me botën.

Fillimi dhe destinacioni i njëjtë

Prej treguesve të këtij uniteti mes njeriut dhe gjithësisë është fillimi dhe destinacioni i njëjtë. Secili ka ardhur nga asgjëja me vullnetin e Allahut sepse është Ai që: “ka krijuar gjithçka dhe e ka përsosur atë”(Furkan 2). Po ashtu secili prej tyre lëviz drejt një fundi absolut që është kthimi tek Allahu. “ Të Allahut janë ç’ka në qiell e në tokë e në mes tyre dhe tek Ai është kthimi” (Maide 18).

2- Elementët e përbashkët të krijimit

Mes fillimit dhe fundit, njeriu ka të përbashkët me botën elementët e krijimit të tyre. Njeriu është krijuar nga një pjesë e kësaj bote, dheu. Allahu i Madhëruar thotë: “ O ju njerëz nëse dyshoni në ringjallje dijeni se jeni krijuar nga dheu” (Haxh 5). Me krijesat e tjera të gjalla njeriu ka të përbashkët elementin ujë që është lënda bazë e krijimit. Allahu i Madhëruar thotë:“Allahu e ka krijuar ç’do qenie të gjallë nga uji. Disa prej tyre ecin me bark, disa prej tyre me dy këmbë e disa me katër (Nur 45).

Njeriu gjithashtu ka të përbashkët me gjithësinë nënshtrimin ndaj ligjit të ndryshimit dhe lëvizjes, gjë të cilën e vërejti profeti Ibrahim ( a.s ). Këtë ndryshim që prek njeriun dhe të gjithë krijesat përbërëse të kësaj gjithësie Ibrahimi (a.s) e ka përdorur si argument për ekzistencën e Allahut të Madhëruar: “ A nuk e di atë që Allahu i dha pushtet dhe kjo e bëri të polemizojë me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi i tha: “Zoti im jep jetë dhe vdekje” ai tha: “Edhe unë jap jetë dhe vdekje”. Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, a je ti në gjendje ta sjellësh nga perëndimi?”. Atëherë ai që nuk beson mbeti i hutuar. (Bekare 258).

Pozita e lartë e njeriut

Pavarësisht aspekteve te perbashkëta mes njeriut dhe gjithësisë, njeriu mbetet shumë më i dalluar dhe më i lartësuar në shumë aspekte.

Kur’ani fisnik kur përmend krijesat e Allahut të Madhëruar, njeriun, e paraqet përherë në pozitën më të ngritur e më të dalluar. “Në të vërtetë Ne i nderuam pasardhësit e Ademit ( njerëzit ), u mundësuam të udhëtojnë hipur, në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira dhe i vlerësuam e i ngritëm mbi shumë krijesa që kemi krijuar” (Isra 70).

- Epiqendra e krijesave

Historia kur’anore e krijimit të njeriut na nxjerr në pah se krijesa e re bëri një ndryshim rrënjësor në raportet mes krijesave. Njeriu për të cilin u urdhëruan melaiket të bien në sexhde, u bë epiqendra e krijesave, ndërsa djalli u dëbua nga mëshira e Allahut për mosrespektimin e urdhrit të Zotit.

- Ajka e botës dhe esenca e saj

Elementët përbërës të qenies njerëzore janë një nga faktorët bazë që e lartësojnë njeriun mbi të gjitha krijesat e tjera, elementi tokësor, material dhe ai shpirtëror, llogjik. Allahu i Madhëruar thotë: “ E kur Zoti yt u tha melaikeve Unë do të krijojë njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë. E kur ta përsosi dhe t’i japi atij jetë, atëherë bini në sexhde për të.” (Hixhër 28).

Duke u nisur nga sa më sipër njeriu ndryshe është quajtur: bota e vogël, ajka e botës dhe esenca e saj.

- Dija dhe perceptimi

Një nga faktorët e tjerë të rëndësishëm që e ngrejnë njeriun në gradat më të larta ndër të gjitha krijesat e tjera është aftësia e tij për të ditur, njohur dhe perceptuar. Allahu e ka pajisur atë me mjetet e duhura perceptuese për të kaluar imazhin e botës së jashtme, me veçoritë e saj sasiore, në botën e tij të brendshme. Kështu kjo krijesë e vogël përfshin brenda tij këtë botë të madhe, gjë që e bën të meritueshëm për të qenë i pari i të gjitha krijesave. Allahu i Madhëruar thotë: “ Allahu ia mësoi Ademit emrat e të gjitha sendeve e më pas ua shfaqi melaikeve dhe iu tha: më njoftoni emrat e tyre nëse jeni të drejtë. Melaiket thanë: Ti je pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti.” (Bekare 31-32).

Nënshtrimi i gjithësisë për njeriun.

Pozita dhe vlera e lartë që Allahu i ka dhënë njeriut, e bën atë të meritueshëm që gjithësia të jetë e nënshtruar për të. Allahu e ka pregatitur gjithësinë, që të jetë e përshtatshme për pritjen e njeriut. I ka nënshtruar të gjitha krijesat, ka përcaktuar ligjet e funksionimit të këtyre krijesave, masat dhe format e tyre për të qenë të përshtatshme për misionin bazë të mëkëmbjes së njeriut në tokë dhe për të lehtësuar bashkëveprimin pozitiv të njeriut me natyrën që e rrethon. Allahu i Madhëruar thotë: “ Dhe për ju nënshtroi gjithë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë, e në to ka argumente për ata që mendojnë” (Xhathije 13).

- Ligjet natyrore të përshtatshme për njeriun

Nënshtrimi i kësaj gjithësie për hatër të njeriut del në pah më së miri tek ligjet natyrore, sasiore dhe cilësore, të cilat komandojnë elementët e kësaj gjithësie dhe të cilat përshtaten plotësisht me ekzistencën e qenies njerëzore. Allahu i Madhëruar thotë: “ Për ju nënshtroi diellin dhe hënën, që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën.” (Ibrahim 33).

- Të mirat e kësaj bote në shërbim të njeriut

Nënshtrimi i gjithësisë për njeriun del në pah edhe përmes faktorëve të ruajtjes së jetës së njeriut, të vazhdimësisë së saj dhe të lulëzimit të saj në tokë. Allahu i Madhëruar thotë: “ Me atë (shiun) mbijnë për të mirën dhe dobinë tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rushnajat, dhe nga të gjitha frutat. Në këto ka argumente për një popull që vështron” (Nahl 11). “ Edhe kafshët Ai i krijoi, dhe në saje të tyre ju mund të mbroheni nga të ftohtit. Në ta keni dhe dobi të tjera e prej tyre ushqeheni”(Nahl 5).

- Toka dhe deti në shërbim të njeriut

Mundësia për të lëvizur nga një vend në një tjetër përmes tokës dhe detit është një tregues tjetër i nënshtrimit të tokës për njeriun. “Allahu e ka nënshtruar detin për të lundruar në të anijet me lejen e Tij” (Xhathije12) “Allahu ua bëri tokën të shtrirë për të ecur nëpër rrugë të gjëra” (Nuh 19-20).

- Qëndrueshmëria dhe stabiliteti i ligjeve të kësaj bote.

Mbi të gjithë këta tregues, mbetet qëndrueshmëria e ligjeve të kësaj natyre, në mënyrë që mendja ta ketë të lehtë t’i identifikojë, t’i perceptojë, t’i shfrytëzojë dhe të bashkëpunojë e të bashkëveprojë natyrshëm dhe lehtë me ta.

E parë në të tre aspektet: atë të unitetit mes njeriut dhe gjithësisë, të pozitës së lartë të njeriut dhe atë të nënshtrimit të gjithësisë ndaj tij, kjo lloj marrëdhënie mes tij dhe gjithësisë tregon për një kujdesje të veçantë të Allahut të Madhëruar ndaj njeriut, e cila konsiston në pregatitjen e kësaj krijese të veçantë për të bashkëvepruar me këtë gjithësi, në atë formë që i mundëson atij realizimin e misionit për të cilin është krijuar, mëkëmbja në tokë.

Uniteti

Besimi në unitetin e njeriut me gjithësinë ngjall në shpirt ndjenjën e afrimit dhe harmonisë mes tyre, siç largon ndjenjën e frikës dhe armiqësisë mes tyre. Vetëm në një mjedis të përshtatshëm e të domosdoshëm si ky, mund të nisin e të shpërthejnë energjitë njerëzore, për të vepruar në gjithësi dhe për ta shfrytëzuar pozitivisht atë. Nuk mund të ketë pezullues dhe demoralizues më të madh të këtyre energjive se sa acarimi, frika dhe armiqësia mes njeriut dhe gjithësisë që çojnë në thyerje apo në konflikt shkatërrues të këtyre energjive.

Pozita e lartë e njeriut

Besimi në pozitën dhe vlerën e lartë të njeriut ndez në shpirtin e tij tendencën dhe gadishmërinë e veprimit dhe shfrytëzimit të burimeve të kësaj gjithësie. Kjo gjë e shtyn njeriun drejt zonës së proaktivitetit, dinamizmit dhe ndikimit. Gjithashtu kjo i pret rrugën ç’do lloj ndjenjeje inferioriteti të njeriut karshi natyrës madhështore që duket e pamposhtshme. Të parit e natyrës me syrin e inferiorit e ka bërë njeriun shpesh ta adhurojë atë e ta bëjë zot, gjë që ia ka harxhuar energjitë në adhurimin e saj dhe flijimi për hatër të saj e kështu njeriu ka humbur misionin e tij në tokë, të qënurit mëkëmbës i Zotit.

Nënshtrimi i gjithësisë për njeriun

Besimi në këtë parim e nxit njeriun drejt penetrimit të furishëm në sektorët e kësaj gjithësie, për ta shfrytëzuar sa më shumë e sa më mirë atë, sepse njeriu beson se kjo botë është e hapur për të, e gatshme dhe e pregatitur për të dhënë. Kështu që është i mbushur me besimin dhe sigurinë në reagimin pozitiv të saj siç largohet prej shpirtit të tij çdo ndjenjë pesimizmi dhe demoralizimi gjë që shumë bukur e shpreh Allahu i Madhëruar: “ Allahu është Ai që tokën e bëri djep për ju dhe ju mundësoi të keni rrugë nëpër të, që të mund të orientoheni. Është Ai që lëshoi nga qielli ujë me masë. Ne i japim me të, jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu dhe ju do të ringjalleni. Është Ai që krijoi të gjitha llojet e çifteve dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose kafshë.” (Zuhruf .11-13 )./vizionislam/



Perktheu: Sabaudin Jashari

Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi