Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Një hadith i bukur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Një hadith i bukur

Mesazh nga Peace to you prej Wed Feb 17, 2010 4:32 pm

Një hadith i bukur

Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: "Disa njerëz do të vijnë Ditën e Gjykimit dhe imani i tyre do të jetë i pashëm. Drita e tij do të shndrit prej gjokseve të tyre dhe prej duarve të djathta të tyre. Kështu që do tu thuhet atyre, `Përgëzim për juve sot!"

Esselamu Alejkum dhe mirësi për ju! Hyni në atë (Xhenet) përherë! Kështu që Engjëjt dhe Pejgamberët do tua kenë lakmi për dashurin e Allahut ndaj tyre!

"Kështu që sahabet pyetën, `Kush janë ata, O i Dërguari i Allahut?`

Muhamedi (s.a.v.s.) iu përgjigj: Ata nuk janë prej neve dhe ata nuk janë prej jush. Ju jeni shokët e mijë, ata janë të dashurit e mijë. Ata do të vijnë pas jush dhe do ta gjejnë librin (Kuranin) të lënë anash dhe sunetin të mbytur prej tyre (njerëzve). Kështu që ata do ta kapin librin dhe sunetin dhe do ti ringjallin ato. Pra ata do ti lexojnë ato dhe do tua mësojnë ato (Kuranin dhe Sunetin) njerëzve dhe ata do të përjetojnë në atë rrugë dënim më të ashpër dhe më të shëmtuar se sa ju (o sahab) që keni përjetuar.

Në të vërtet Imani i njërit prej tyre është i barabartë me imanin e 40 prej jush. Një shehid prej tyre është i barabartë me 40 shehid prej jush. Për arsye se ju keni gjetur ndihmues ndaj të vërtetës (Pejgamberin s.a.v.s.) dhe ata nuk do të gjejnë ndihmues ndaj të vërtetës. Prandaj ata do të rrethohen nga Sundimtarët Tiran në çdo vend, dhe ata do të jenë në rrethinën e Bejt ul-Magdisit (el-Kudsit).

Nusrah (fitorja) e Allahut do të ju vijë atyre, dhe ata do ta kenë nderin e saj në duart e tyre." Pastaj ai (s.a.v.s.) tha, O Allah! Dhuroju atyre Nusrah (fitore) dhe bëni ata prej shokëve të mijë të afërt në Xhenet. (Amin, Amin o i Dërguar i Allahut)

[nga Musnedi i Imam Ahmedit]

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)

Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi