Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Mendo mirë para se të flasësh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mendo mirë para se të flasësh

Mesazh nga Peace to you prej Wed Feb 17, 2010 4:33 pm

Mendo mirë para se të flasësh

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. i cili thotë: kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të ketë thënë: "Vërtetë robi e fletë një fjalë e cila e dërgon në zjarr në një largësi sa në mes lindjes dhe perëndimit ".(1)

Pejgamaberi a.s. thotë: "Vërtetë robi flet një fjalë duke mos e pasur të qartë se çka përmban ajo fjalë dhe kjo e dërgon në zjarr ." .(2)

Para se të fillojmë me përmendjen e mendimeve të dijetarëve në lidhje me kuptimin e këtij hadithi dua të potencoj se udhëheqësit e familjeve, pasi All-llahu xh.sh. i ka nderuar me martesë dhe i ka larguar nga harami dhe dyshimet, duhet të kenë kujdes në ruajtjen e gjuhës nga fjalët e ndyta dhe nga ato gjëra që dërgojnë deri tek fjalët e këqija, në mënyrë që të mos nxjerrë nga goja asnjë fjalë të keqe por vetëm të mirë, që ta fitoi kënaqësinë e All-llahut xh.sh në këtë botë dhe xhennetin në botën tjetër.

Transmeton Maliku dhe Buhariu se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kush më garanton mua atë çka ka në mes të nofullave dhe atë çka ka në mes të këmbëve, unë ia garantoj atij xhenetin ".(3)

Si përforcim i këtij hadithi cekim edhe hadithin tjetër të transmetuar nga Ebu hurejre ku thotë: "Atë që e ka ruajtur All-llahu xh.sh nga e keqja e asaj që e ka në mes të nofullave dhe nga e keqja e asaj që e ka në mes të këmbëve ka hyrë në xhenet".(4)

Mendimtari i njohur Ibni Abdulberr është i mendimit në lidhje me këtë hadith dhe thotë: "Fjala e cila e dërgon personin në zjarr (e shkatërron) është fjala e vërtetë para një udhëheqësi zullumqar", ndërsa Ibni Betal thotë: "Fjala që e dërgon personin në zjarr është ajo fjalë që bëhet shkaktare për dëmtimin apo shkatërrimin e një muslimani.(5)

. Për vlerën e ruajtjes së gjuhës Ibni Haxher ka përmendur disa hadithe në të cilat tregohet vlera e ndalimit nga fjalët e këqija,transmetohet nga Ibni Xhuhejfe i cila ka thënë : puna më e dashur tek All-llahu xh.sh është ruajtja e gjuhës.(6)

Në lidhje me këtë çështje janë transmetuar një numër hadithesh të cilat bëjnë të qartë edhe vlerën e heshtjes, hadithi i transmetuar nga Sufjan bin Abdullah Ethekafij i cili thotë: "I kam thënë të dërguarit të All-llhut xh.sh. më trego o i dërguar një punë që të kapem për saj , i dërguari i All-llahut xh.sh. më ka thënë: "Thuaj Zoti im është Allahu dhe qëndro fort në te", pastaj i thash çfarë është ajo gjë që ti ke frikë për mua nga ajo? Ka kapur gjuhën e tij dhe ka thënë: "Kjo".(7)

Po ashtu hadithi i transmetuar nga Abdullah Bin Amr bin As i cili thotë: kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të ketë thënë: "kush hesht shpëton".(Cool

Hadithi i transmetuar nga Berrae bin Azib i cili thotë : ka ardhur një person te Pejgamberi a.s. dhe i ka thënë: o i dërguari i Allahut më mëso një punë e cila më bënë të hyj në xhenet ..( në fund të hadithit thuhet), ka thënë Pejgamberi a.s.: "Ushqeje një të uritur, jepi të pijë të eturit, urdhëro në të mirë dhe ndalo nga e keqja e nëse nuk ke mundësi atëherë ndaloje gjuhën tënde nga fjala e keqe dhe thuaje vetëm të mirën".(9)

. Të gjitha këto hadithe të cilat i cekëm më lartë e shumë të tjera që nuk i kemi cekur, tregojnë qartë se e keqja më e madhe njeriut i vie nga gjuha e tij! nëse flet duke mos menduar mire, dhe duke mos pasur të qartë se çfarë është duke folur, musliman i vërtetë është ai i cili e kontrollon gjuhën e tij, dhe nuk e thotë përveç atë fjalë me të cilën All-llahu është i kënaqur, pa marrë parasysh se sa është në vështirësi ose sa të këqija e rrethojnë, dhe sa është ngushtuar zemra e tij,shembullin më të mirë për këtë e kemi te Musai a.s. i cili thotë : " Do të më shtrëngohet kraherori (shpirti) im dhe nuk do të më lëshohet gjuha ime" ( Shu'ara 13 ) .

Kjo edukatë e ruajtjes së gjuhës, dhe shqiptimi vetëm i fjalëve të mira e të bukura, është edukatë e robërve të All-llahut xh.sh., këtë e tregon kurani famëlartë ku thuhet: "E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët , ata thonë : "Paqë!" ( Furkan 63 ).

Fjala e mire, ishte ligj dhe urdhër për Benu Israilët, në kuranin famëlartë thuhet: "Thuani fjalë të mira; falnie namazin dhe jepni zeqatin " ( Bekare 83 ).

Madje All-llahu xh.sh e ka sqaruar edhe më tepër, duke treguar se tek ai ngjitet vetëm fjala e mirë dhe vetëm puna e mirë : "Te Ai ngritët fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mire" ( Fatir 10 ).

. Vërtetë begatia e quajtur gjuhë është begatia më e madhe që All-llahu xh.sh i ka dhënë krijesës njeri ,njeriu me gjuhën e tij adhuron All-llahun xh.sh ,përmes gjuhës komunikon me të tjerët ,përmes gjuhës njeriu tregon atë që e ka në brendësi, tregon atë se çfarë e preokupon zemrën dhe shpirtin e tij.

Me anë të gjuhës besimtari shqipton shehadetin (dëshminë), falë namazin dhe kryen shumë obligime , urdhëron për punët e mira dhe ndalon nga punët e liga.

Nëse gjuha përdoret në këtë mënyrë, ajo mund edhe të përdoret edhe për të kundërtën e kësaj.

Imam Ebu Hamid Elgazali thotë : vërtetë gjuha është një nga mirësitë e mëdha dhe të shumta që All-llahu xh. sh i ka dhënë njeriut dhe po ashtu është një gjymtyrë shumë e çuditshme, sepse edhe mosbesimi në zotin nuk bëhet i qartë plotësisht, vetëm atëherë kur gjuha tregon për këtë,mosbesimi është kulmi i mëkateve dhe besimi kulmi i nënshtrimit ndaj krijuesit.(10)

Të gjitha këto që i cekëm, bëjnë të mundshme lehtësimin njerëzve që të largohen nga fjalët e pa vlera,të biseduarit çdo gjë që dëgjon dhe çdo gjë që thuhet, përhapjen e gënjeshtrave, e shumë cilësi të dëmshme për njeriun.

Më poshtë do cekim disa të vërteta në mënyrë që besimtari të ketë kujdes para se të flasë:

1. Fjala dhe thënia tregojnë për thënësin e sajë duke zbuluar të vërtetën rreth tij si për të mirë ashtu edhe për të keq,All-llahu xh.sh thotë: "Të këqijat (gra ose fjalë) janë për të këqijtë edhe të këqijtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit edhe të ndershmit janë për të ndershmet. Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thonë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizim të begatshëm "( Nur 26 ), Ibni Abas në lidhje me komentimin e këtij ajeti thotë: fjalët e këqija janë për burrat e këqij, burrat e këqij janë për fjalët e këqija ,fjalët e mira për burrat e mirë.(11)

2. Fjalët vetëm shtohen dhe nuk pakësohen ,rriten dhe nuk zvogëlohen, forcohen dhe nuk dobësohen,rriten degët e sajë dhe zgjaten, All-llahu xh.sh thotë: "A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart, E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu, pra u parashtron njerëzve shembuj ashtuqë ata të mendojnë Dhe shembulli i fjalës së keqe si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar. All-llahu forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë" ( Ibrahim 24-27 ).

3. Fjala është shumë e gjerë dhe nuk ka fund ,të gjitha gjërat që ekzistojnë, përmes gjuhës tregohen, të gjitha që duken gjuha i sqaron, çdo gjë që ndodhë përmes gjuhës mund të analizohet dhe sqarohet, kjo veçori nuk ndodhet tek gjymtyrët tjera.

All-llahu xh.sh i udhëzon në disa ajete kur'anore besimtarët duke iu thënë : "O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh. ( Ahzab 70-71 ) , Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e tyre) le t'i ruhen All-llahut (dënimit të Tij) dhe le t'ju thonë (jetimëve) fjalë prindore.( Nisa 9 ), A je i njoftuar për atë që mohoi argumentet Tona e tha: "Mua githqysh do të më jepet pasuri e fëmijë (në botën tjetër)?" Jo, nuk është ashtu, po Ne do të shënojmë atë që po e thotë ai, dhe do të vazhdojmë atij dënim pas dënimi Dhe Ne e trashëgojmë atë (në pasuri e fëmijë) që të thotë ai, e ai ka për të na ardhur i vetmuar". ( Merjem 77-80 ).

. Feja islame kërkon nga besimtarët që të flasin pasi të mendojnë mire, dhe duke e pasur të qartë se çfarë do të flasin ,nëse është e mirë shpërblehet e nëse është e keqe atëherë ruhet nga ajo dhe hesht, transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu hurejre r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kush beson All-llahun xh.sh dhe ditën e fundit ( le ta thotë të vërtetën) ta thotë atë që është e mirë ose të hesht".(12)

Imani besimi i robit të All-llahut xh.sh nuk është i plotë përveç atëherë kur i shmang dhe largohet nga ato që i ka ndaluar krijuesi i gjithësisë, dhe duke i lënë ato gjëra me të cilat krijuesi nuk është i kënaqur, po ashtu duke iu larguar edhe gjërave të dyshimta, pejgamberi a.s. thotë: "Islami i mirë është i atij që i le ato që nuk kanë vlerë".(13)

. Sheriati islam marrjen me fjalët e kota dhe të pa vlera dhe që janë larg nga e mira, i emërton me shprehjen Lagv e cila don të thotë : e pa vlerë e pa dobi dhe e pa kuptimet, besimtari nuk duhet ta futë veten në gjera të tilla si nga fjalët ashtu edhe nga veprat e liga,All-llahu xh.sh thotë : "Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit, dhe ata të cilët i shmangën të kotës (fjalë a punë)"( Eu'minun 1-3 ), "(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet." ( Furkan 72 ) , "Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: "Ne kemi vepra tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!" ( Kasas 55 ), po ashtu All-llahu xh.sh i shpërblen besimtarët në xhenet me mos dëgjimin e këtyre fjalëve të kota e të pa vlera, në lidhje me këtë në kuranin famëlartë thotë: "Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër). Vetëm thënie: selam pas selami." ( Vakia 25-26 ).

. Ata të cilët flasin shumë me fjalët e kota e të pa vlera, bisedojnë në lidhje me çdo gjë që dëgjojnë, përhapin gënjeshtra ,ata perona janë më të këqijtë tek All-llahu xh.sh., sepse jo çdo gjë që dëgjohet edhe flitet , pejgamberi a.s. thotë: " Mjafton për njeriun të jetë gënjeshtar të flasë krejt atë që e dëgjon".(14)

. Edhe më të këqij se këta persona janë ata të cilët fabrikojnë gënjeshtra, i akuzojnë njerëzit me gjëra nga të cilat janë të pastër, ua mveshin atë që nuk e kanë thënë, apo nuk e kanë vepruar All-llahu xh.sh thotë: "E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me shpifje dhe me një mëkat shumë të madh." ( Ahzab 58 ).

. Mu për këtë islami ka ndaluar të flitet ajo çka njerëzit flasin rrugëve, po ashtu ndalon gënjeshtrën dhe përhapjen e sajë, pejgamberi a.s. thotë: "Vërtetë All-llahu ka bërë haram tri gjëra dhe ka ndaluar nga tri gjëra, ka bërë haram mosrespektimin e prindërve, varrosjen e vajzave për së gjalli dhe mosjapjen e zekatit, dhe ka ndaluar nga tri gjëra: thashethemet, pyetjen e shumtë dhe humbjen e mallit ".(15) Thashethemet janë ato fjalë kur një person thotë: është duke u folur kështu, ka thënë filani kështu,kjo është një nxitje për besimtarin që ta thotë vetëm atë për të cilën është i sigurt, kemi rastin e akuzimit të Aishes r.a., All-llahu xh.sh ua ka tërheq vërejtjen muslimanëve dhe i ka frikësuar, që të mos e bëjnë një gjë të tillë kurrë , në lidhje me këtë në kuranin famëlartë thuhet: "Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishit kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishe imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe."( Nur 15 ).

Pas kësaj ngjarje All-llahu xh.sh i ka porositur të edukohen me disa edukata, e një nga to është që nëse dëgjon ndonjë fjalë që nuk përshtatet me muslimanin, atëherë duhet të ketë mendim të mirë për besimtarin, dhe ta marrë atë për të mirë sikur është thënë në kur'anin famëlartë: "E përse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: "Ne nuk na takon të flasim për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe!" ( Nur 16 ).

Kush dëgjon fjalë të liga dhe pas kësaj fillon të ketë në vetvete mendime të këqija për besimtarin , atëherë menjëherë duhet që ti largoi dhe të mos i flasë askujt për atë që e ka dëgjuar, në lidhje me këtë All-llahu xh.sh thotë: "E përse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: "Ne nuk na takon të flasim për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe!" ( Nur 16 ).

Pastaj All-llahu xh.sh i ka mësuar dhe ua ka bërë me dije atyre që përhapin ndyrësi , se All-llahu xh.sh i ka mallkuar , dhe për ta ka përgatitur dënim të dhembshëm ,në këtë botë dhe në botën tjetër,këtë e sqaron All-llahu xh.sh në disa ajete kur'anore ku thuhet: "All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqija përveç (publikimit) të atij që i bërë padrejtë. All-llahu është dëgjues, i dijshëm" ( Nisa 148 ),"Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk dini." ( Nur 19).

. Ndërsa pyetjet e njerëzve në lidhje me gjendjet e njerëzve, siç janë pyetjet rreth detaleve të jetës së personit, duke pyetur si fiton pasurinë duke pyetur për lumturinë dhe problemet familjare...etj, nuk ka dyshim se të gjitha këto e të tjera janë të urrejtura dhe të ndaluara nga All-llahu xh.sh ,pejgamberi a.s. thotë: "Vërtetë Allahu ka ndaluar thashethemet dhe pyetjet e shumta", ngase këto gjëra në të shumtën e rasteve, qojnë deri te fatkeqësitë dhe armiqësitë e urrejtjet, ngase këto pyetje mund ta shtyjnë njeriun të gënjej, në atë mënyrë që ta mbuloi dhe fshehë gjendjen në të cilën gjendet.

. Humori në të shumtën e rasteve është i dëmshëm, sepse nxit në përtaci dhe bënë që jeta të mos merret me seriozitet dhe të harrohet dita e fundit, po ashtu humori bënë që të qeshim shumë e në lidhje me këtë Pejgamberi a.s.thotë: "Po ta dinit atë çfarë di unë do të kishit qeshur pak e do të qanit shumë ".(16)

Omeri r.a. thotë: "kush flet shumë gabon shumë, kush gabon shumë i pakësohet turpi e kujt i pakësohet turpi i pakësohet devotshmëria e kujt i pakësohet devotshmëria i ka vdekur zemra ".(17)

Humori i cili është i zhveshur nga gjërat që qojnë deri te armiqësitë, është i lejuar dhe është moral i mire, sheriati ka nxitur për këtë ,Imam Gazaliu thotë: "nëse dikush thotë se edhe pejgamberi a.s. ka bërë humor me shokët e tij, përse atëherë të ndalohet humori"? ne i themi: nëse mundë ta bësh atë që e ka bërë pejgamberi a.s. me shokët e tij, me të cilët ka bërë humor, por e ka thënë vetëm të vërtetën dhe nuk ka lënduar asnjëherë asnjë zemër dhe duke mos e tepruar asnjëherë, atëherë s'ka problem, por është gabim i madh që njeriu humorin ta bëjë profesion të tij dhe duke e tepruar, e pastaj të mbështetet në atë se edhe pejgamberi a.s. ka bërë humor.(18)

Këtu po cekim një shembull nga jeta e pejgamberit a.s kur pejgamberi a.s. ka bërë humor, që njërit nga shokët e tij i drejtohet me fjalët "O ti me dy veshë" e kjo është e vërtetë ngase njerëzit kanë dy veshë, pejgamberi a.s. ka bërë humor, por e ka thënë të vërtetën.(19)

. Përfundim - Të gjithë atyre që e teprojnë në të folur, pa ndonjë kontroll, ta dinë mirë se melaiket e shkruajnë çdo gjë që njeriu e shqipton, këtë të vërtetë All-llahu xh.sh e ka cekur qartë në kur'anin famëlartë ku thuhet: "Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë, Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm." ( Kaf 17-18 ), pastaj All-llahu xh.sh në lidhje me zullumqarët thotë: "A mos vendosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhammedit), por edhe Ne kemi vendosur (ta ndihmojmë). A mendojnë se Ne nuk dëgjojmë ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën mes tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tonë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë." ( Zuhruf 79-80 ), i gjithë ky regjistrim bëhet që robi të shpërblehet me të mira apo me të këqija.

. Atyre që njerëzit e ligë i dëmtojnë dhe lëndojnë me gjuhën e tyre, u themi që të durojnë dhe ta fitojnë shpërblimin e All-llahut xh.sh në ditën e kiametit, dhe ta kenë të qartë se askush në këtë botë nuk shpëton nga gjuhët e njerëzve, madje kanë gënjyer edhe për All-llahun xh.sh e ai është larg çdo të mete që ata i përshkruajnë ,pastaj kanë gënjyer edhe për pejgamberin a.s., po ashtu edhe për shumë besimtarë të devotshëm siç kemi rastin e Aishes r.a., pejgamberi a.s, thotë : " askush nuk është më durimtarë se Allahu ndaj të këqijave që ka dëgjuar, ata e kanë akuzuar që ka djalë e ndërsa ai i falë dhe i furnizon".(20)

. Çdo besimtari i themi që të ketë kujdes me gjuhën e tij dhe ta mbyllë atë me drynin që i ka dhënën All-llahu xh.sh, e që ky dry janë dy buzët , në mënyrë që të shpëtoi nga gabimet duke e mundur shejtanin e mallkuar, në lidhje me këtë All-llahu xh.sh thotë : "A nuk i dhamë Ne atij dy sy? Edhe gjuhë e dy buzë? Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët. E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafmalit). E ç'gjë të mësoi ty se ç'është Akabe (rruga e vështirë)? Është lirimi i një skllavi, Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria: Ndonjë jetimi që është i afërt, Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë).Të tillët janë të zotët e anës së djathtë" (Beled 8-18 ).

Kjo është pasuri e të urtit dhe të gjithëdijshmit, i cili e dinë çfarë është e mirë për robërit e tij , All-llahu xh.sh thotë : "E ti robve të Mi thuaju: "Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut". Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar rojë të tyre (nuk ta besuam ty punën e tyre e t'i fusësh me dhunë në besim). Zoti yt e di më së miri gjenden e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj, Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime)." ( Elisra 53-55 )

E lusim All-llahun xh.sh që neve dhe të gjithë besimtarëve të na mbrojë nga të këqijat dhe gabimet qofshin nga fjalët apo nga veprat tona.



Përgatiti: Zuhdi Hajzeri

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)
avatar
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi