Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Shpërblimet për atë që shkon të fali namazin me xhemat në xhami

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shpërblimet për atë që shkon të fali namazin me xhemat në xhami

Mesazh nga Peace to you prej Wed Feb 17, 2010 4:43 pm

Shpërblimet për atë që shkon të fali namazin me xhemat në xhami

Melaiket grinden, kush ta shkruajë më shpejt shpërblimin dhe ky është argument për shpërblimin e madh që ka.

Se shkuarja në xhami është shkak që të jetosh në mirësi dhe të vdesësh në mirësi.

Është shkak që të fshihen gjynahet dhe të ngriten gradët.

Është nga ato vepra që ti fshin gjynahet.

Ai që shkon për namaz ( në xhami ) është i siguruar tek Allahu.

Ai që shkon për namaz ( në xhami ) vazhdon të jetë në namaz derisa të kthehet në shtëpi.

Namazi me xhemat është më me vlerë sesa namazi kur e fal vetëm 27 herë.

Kush merr abdes dhe vjen në xhami ai është vizitor i Allahut dhe nga e drejta e zotit të shtëpisë është ta nderojë vizitorin.

Çdo hap që bën për në xhami të ngrenë një gradë dhe të heq një gjynah. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush pastrohet në shtëpi, pastaj shkon për në shtëpi ( xhami ) nga shtëpitë e Allahut që të kryejë një obligim nga obligimet e Allahut, çdo hap i tij, njëri i fal një gabim ndërsa tjetri i ngrenë një gradë ( shkallë ). ( Muslimi : 666 )

4- Shpërblimi i përsëritjes së ezanit, është arritja e ndërmjetësimit të pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ). Ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : n.q.s e dëgjoni myezinin, thoni sikurse ai thotë, pastaj dërgoni salavate mbi mua sepse kush dërgon një salavat mbi mua Allahu dërgon dhjetë mbi të dhe e lusni Allahun për mua që të më dhurojë El-Uesile, sepse ajo është grada më e lartë në xhenet dhe nuk është vetëm se për një rob nga robërit e Allahut dhe shpresoj të jem unë ai. Kush lutet për mua që të më jipet El-Uesile do të ndërmjetësoj për të. ( Buhariu : 4442 )

5- Shpërblimi i seneteve para farzit.

6- Shpërblimi i pritjes së namazit, sepse n.q.s je duke pritur namazin ti je në namaz. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : njeriu vazhdon të jetë në namaz përderisa qëndron në xhami duke e pritur namazin dhe nuk e prish abdesin. ( Buhariu : 465 )

7- Shpërblimi i duasë së engjëjve kur ti nuk e prish abdesin. Ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : engjëjt bëjnë dua për ndonjërin prej jush, kur ai qëndron tek vendi i faljes dhe nuk bëhet i papastër ( duke prishur abdes ). Thonë : o Zot fale atë, o Zot mëshiroje atë. ( Buhariu : 465 )

8- Shpërblimi i tekbir el-ihram ( fjalës Allahu Ekber në fillim të namazit ).

9- Namazi me xhemat, safi ( rreshti ) i parë si dhe të falesh nga ana e djathtë e rreshtit.

10- Shpërblimi i përmendjes së Allahut pas namazi.

11- Shpërblimi i syneteve pas farzit.

12- Shpërblimi i qëndrimit në xhami.

Etj... etj...etj.... .

Ju betohem në Allah ... a nuk është me të vërtetë gosti?!!..

Ju betohem në Allah si e quani atë që i lenë këto, ndërkohë që ka mundësi t'i veprojë?!

Autor: Muhammed bin Husejn Jaakub
Përktheu: ( Ebu Junis ) Namik Murto
Shoqata '' Uniteti ''
shoqatarealiteti.net

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)
avatar
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi