Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Disa thënie të Murxhive bashëkohorë‏

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Disa thënie të Murxhive bashëkohorë‏

Mesazh nga Peace to you prej Wed Feb 17, 2010 5:19 pm

Disa thënie të Murxhive bashëkohorë‏

Sikur që dihet se bidati kalon disa faza gjatë përhapjes së tij, dhe merr forma dhe ngjyra të reja gjatë devijimit, me gjithë mundin që bëjnë pasuesit e imanit në tërheqjen e vërejtjes nga rreziku i bidatit të murxhieve me të cilët luan shejtani, e kam parë të arsyeshme të paraqes disa prej mendimeve dhe thënieve të tyre të cilat janë të pranishme në këtë kohe,
nga ajo që kanë cekur dijetarët se janë prej thënieve të murxhieve, e që janë në kundërshtim me Ehli Sunetin. Prej tyre janë:

1. Imani është vetëm besim me zemër dhe pohim, ky është medhhebi i murxhieve fukaha dhe këtë mendim e kanë edhe një grup prej maturidijve dhe esh’arijve, dhe ky lloj mendimi në definicionin e imanit mësohet në shumicën e instituteve dhe universiteteve islame.

2. Imani është besim vetëm me zemër, kurse fjala është kusht i të gjykuarit në këtë botë si besimtar, dhe kush beson me zemër, dhe nuk vjen me ndonjë mohim, personi i tillë është i shpëtuar tek Allahu, dhe ky është pretendimi i esh’arijve dhe maturidijve dhe nga fjalët më të shëmtuara të murxhieve fukaha sikurse shihet, porse ky është edhe mendimi i xhehmijve (sipas Xhehm Ibn Safvanit, themelues i këtij grupi) në të vërtetë .

3. Imani është besim me zemër, dhe vepër e saj (zemrës), pa hy në të veprat e gjymtyrëve, dhe ky është mendimi i përgjithshëm i murxhive , përveç Xhehm Ibn Safvanit (i cili thotë se imani është thjeshtë vetëm njohje) dhe kush është pajtuar me të ashtu siç e ka përmendur Shejhul Islam Ibn Tejmije [rahimeullah].

4. Imani nuk shtohet dhe nuk pakësohet, dhe ky është mendimi i murxhieve të hershëm, dhe mendimi i shumicës së maturidijve të sotshëm.

5. Kufri është vetëm me përgënjeshtrim dhe mohim, dhe jo me fjalë apo me vepër kufër në vetveten e tij, mirëpo ka prej veprave që i ka bërë sheriati shenja që të çojnë në kufër, dhe ky është medhhebi i Ebi Husejn Es-salihijut dhe Ibn Ravandijut, i Beshir Elmersijut dhe njëherazi fjala e esh’arijve dhe maturidijve.

6. Kufri nuk është vetëm se me besim, kanë për qellim me këtë, përgënjeshtrimin apo lejimin e një ndalese, dhe kjo kthehet tek fjala e esh’arijve dhe maturidijve të hershëm, dhe njëherazi është prej fjalëve të sufijve ekstrem, gjithashtu rrjedh nga fjala e tyre se lutja të vdekurve dhe prerja (kurban) për ta, apo zotimi (nedhri) për ta nuk është kufër, përveçse me besim, se dobia dhe dëmi është prej tyre veçanërisht!!

7. Kush e fyen Allahun dhe Pejgamberin e Tij [alejhisalatu veselam] nuk ka bërë kufër vetëm nëse e sheh të lejuar ketë, këtë e kanë thënë edhe disa prej fukahave si Kadij Ebi Ja’la, ( vërtetë se ka ra kush ka ra në ketë humnerë nga ajo që kanë thënë një grup prej mutekeliminëve të vonshëm dhe ata janë xhehmijtë inath, të cilët janë prej xhehmijve të parë që kanë thënë se vërtetë imani është thjeshtë besim me zemër edhe nëse nuk e shpreh me gjuhë apo me vepër të zemrës dhe as të gjymtyrëve).

8. Nuk bën kufër askush përveç nëse e ka për qellim kufrin dhe e dëshiron atë apo e shpreh atë me zemër, dhe kjo fjalë e kundërshton Kuranin dhe Sunetin dhe ixhma’in (pajtimin e dijetarëve), siç e përmendëm më herët duke e kufizuar kufrin vetëm në zemër dhe ky është medhhebi i murxhieve.

9. Kufri është me fjalë dhe vepër, mirëpo prej kushteve të tekfirit është ta keshë për qëllim kufrin, dhe kjo kthehet tek ajo që thamë më herët, pa dyshim, sepse nëqoftëse është fjala e kufrit në vetveten e tij kufër nuk kemi nevojë për kufër të dytë si qëllimi i kufrit apo dëshira për të.

10. Prej thënieve tjera është se lërja e veprës së jashtme në tërësi nuk është kufër, dhe kjo është thënie e murxhieve ashtu siç ka pohuar Sufjani dhe Is’haku, dhe kjo ndërtohet tek mendimi i tyre në mohimin e ndërlidhjes në mes të veprave të jashtme dhe të brendshme dhe pretendimi i tyre se besimi vazhdon të jetë në zemër edhe nëse nuk shfaqen gjurmët e tij në veprat e gjymtyrëve, për këtë ka tërhequr vërejtën Komisioni i përhershëm për fetva në Saudi prej disa librave të cilat pohojnë islamin e personit i cili ka lënë veprat e jashtme në tërësi, dhe me këtë e nxjerrin veprën nga esenca e imanit dhe ky është medhhebi i murxhieve.

11. Vepra e gjymtyrëve është kusht për plotësimin e imanit, dhe nuk është shtyllë apo pjesë apo kusht që vërteton besimin e zemrës, dhe ky është medhhebi i esh’arijve siç e përmendëm më herët.

12. Vepra e gjymtyrëve është shtyllë e imanit, mirëpo lënësi i veprës në tërësi pa arsye është musliman nën dëshirën e Allahut. Dhe nuk ka dallim në mes kësaj dhe asaj që përmendëm më herët përveçse në shprehje, për këtë ka tërhequr vërejtjen Komisioni i përhershëm për fetva në njërën nga librat në të cilën përmendet kjo thënie, dhe e kanë konsideruar si thirrje në medhhebin e murxhieve.

13. Thënia se lënësi i namazit nuk është kafir, me pretendimin se kufri është vepër e zemrës, dhe jo vepër e trupit, apo kufri nuk është pëveçse me zemër, dhe kjo thënie pa dyshim se është thënie e murxhieve, por kush nuk e bën kafir lënësin e namazit duke u mbështetur në shikimin e argumenteve nga Kurani dhe Suneti duke pohuar njëkohësisht se kufri është me fjalë dhe vepër nuk quhet murxhi’.

Shejh Muhamed Bin Mahmud El-Hudajri

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)
avatar
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi