Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Studim Laboratorik rreth Hadithit të Famshëm të Mizës:

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Studim Laboratorik rreth Hadithit të Famshëm të Mizës:

Mesazh nga Peace to you prej Wed Feb 17, 2010 5:27 pm

Studim Laboratorik rreth Hadithit të Famshëm të Mizës:

Allahu dërgoi Pejgamberin Muhamed - Allahu e lartësoftë përmendjen e tij dhe e ruajt nga çdo përçmim - me udhëzim dhe të vërtetën.

Ai ka thënë për të:

“Ai nuk flet ai nga dëshira vet. Por vetëm Shpallje që i frymëzohet (nga Zoti i tij).” [Nexhm, 3-4]

Duke u bazuar tek kjo, Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse bie miza në pijen e ndonjërit prej jush, ai duhet ta zhysë (në pije) sepse në njërin krah të saj ka sëmundje kurse në krahun tjetër është ilaçi.” [Bukhari, vëllimi 4: n. 537]

Tabloja A

Pjatëza 2 – Është marrë një kampion uji jonatyral nga një shishe laboratori që përmbante ujë të sterilizuar ku kishte rënë një mizë (e cila nuk ishte zhytur plotësisht). Pas marrjes së kampioneve të ujit nga shishja e laboratorit u dallua shtimi i kolonive të bakterieve patogjenike (sëmundjeshkaktuese) të llojit E Coli.

Pjatëza 1 – Është marrë një kampion uji jonatyral nga e njëjta shishe laboratori ku miza është zhytur plotësisht. Tek kjo pjatëz (Pjatëza 1) duket qartë zhdukja e plotë e baktereve që u shfaqën tek Pjatëza 2. Bakteri i ri që u shfaq në Pjatëzën 1 u identifikua si Actinomyces, nga të cilat nxirren antibiotikë mjaft të nevojshëm. Nga kjo na bëhet e qartë arsyeja e ndalimit të plotë të shtimit të baktereve sikurse ndodhi tek Pjatëza 2.

Tabloja B

Njësoj si në Tablonë A, por me një mizë tjetër

Pjatëza 2 - Është marrë një kampion uji jonatyral nga një shishe laboratori që përmbante ujë të sterilizuar ku kishte rënë një mizë (e cila nuk ishte zhytur plotësisht). Pas marrjes së kampioneve të ujit nga shishja e laboratorit u dallua shtimi i kolonive të bakterieve patogjenike (sëmundjeshkaktuese) të llojit Cynobacterium Dephteroid.

Pjatëza 1 - Është marrë një kampion uji jonatyral nga e njëjta shishe laboratori ku miza është zhytur plotësisht. Tek kjo pjatëz (Pjatëza 1) duket qartë zhdukja e plotë e baktereve që u shfaqën tek Pjatëza 2. Bakteri i ri që u shfaq në Pjatëzën 1 u identifikua si Actinomyces, nga të cilat nxirren antibiotikë mjaft të nevojshëm (më shumë se 70%). Nga kjo na bëhet e qartë arsyeja e ndalimit të plotë të shtimit të baktereve sikurse ndodhi tek Pjatëza 2.

Tabloja C

Njësoj si më parë, por me një mizë tjetër

Pjatëza 2 - Është marrë një kampion uji jonatyral nga një shishe laboratori që përmbante ujë të sterilizuar ku kishte rënë një mizë (e cila nuk ishte zhytur plotësisht). Pas marrjes së kampioneve të ujit nga shishja e laboratorit u dallua shtimi i kolonive të bakterieve patogjenike (sëmundjeshkaktuese) të llojit Staphylococcus sp.

Pjatëza 1 - Është marrë një kampion uji jonatyral nga e njëjta shishe laboratori ku miza është zhytur plotësisht. Tek kjo pjatëz (Pjatëza 1) duket qartë zhdukja e plotë e baktereve që u shfaqën tek Pjatëza 2. Bakteri i ri që u shfaq në Pjatëzën 1 u identifikua si Actinomyces, nga të cilat nxirren antibiotikë mjaft të nevojshëm (më shumë se 70%). Nga kjo na bëhet e qartë arsyeja e ndalimit të plotë të shtimit të baktereve sikurse ndodhi tek Pjatëza 2.

Të njëjtat rezultate u arritën edhe me një tjetër bakter patogjenik të llojit Salmonellas sp + proteus.

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)

Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi