Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sadakaja e 360 nyjave të trupit

Shko poshtë

Sadakaja e 360 nyjave të trupit Empty Sadakaja e 360 nyjave të trupit

Mesazh nga Peace to you Wed Feb 17, 2010 4:44 pm

Sadakaja e 360 nyjave të trupit

Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Ai që dëshiron ta japë sadakanë e qindra nyjave të trupit, le të njihet me një namaz të çmuar me anën e të cilit mund të fitohen shpërblime të mëdha, pa dyshim që është fjala për namazin duha.

“Salat duha” do të thotë namazi i paradites. Ky namaz ka edhe një emër tjetër dhe quhet “saltul-evabin”, namazi i atyre që kthehen. Pra, falësi i këtij namazi kthehet tek Allahu duke e adhuruar Atë, kur një pjesë e njerëzve janë të angazhuar, kanë shkëputur vëmendjen nga adhurimi i Allahut.

Atëherë t’i referohemi thënieve të të Dërguarit tonë mbi rëndësinë, madhështinë dhe vlerën e këtij namazi.

Sahabiu Ebu Dheri tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Për nyjat e çdonjërit prej juve, çdo paradreke, kërkohet sadaka; çdo tesbih (subhanall-llah, madhështia i takon Allahut) është sadaka; çdo tahmid (elhamdu lil-lah, lavdërimi i takon vetëm Allahut) është sadaka; çdo tehlill (La ilahe il-lall-llah) është sadaka; urdhërimi në të mirë është sadaka; çrrënjosja e së keqes është sadaka. Ajo çka është e mjaftueshme për këto janë falja e dy rekateve namaz duha.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi tjetër që transmeton Burejde, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Në trupin e njeriut ndodhen 360 nyje dhe ai duhet të japë sadaka për çdo nyje." I thanë: “Kush mund ta bëjë një gjë të tillë, o i Dërguar i Allahut?”
Ai u përgjigj: “Këlbazën që e sheh në xhami, e largon, ose ndonjë gjë që e largon nga rruga. Nëse nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, ai mund t’i falë dy rekate duha, që do të jetë e mjaftueshme për të.” (Sahih, transmeton Ebu Davudi dhe Ahmedi)

I Dërguari i Allahut thotë: “O Biri i Ademit! Fali për Mua katër rekate në fillimin e ditës dhe do të jenë të mjaftueshme për pjesën tjetër të saj.” (Transmeton Tirmidhiu)

Ky namaz është i preferuar, e pëlqyeshme për t’u falur, ndërsa ai që nuk e fal nuk bën ndonjë mëkat.
Koha e këtij namazi fillon pas lindjes së diellit, kur të jetë ngritur një heshtë, deri para namazit të drekës. Besimtari ka mundësinë e zgjedhjes, sa rekate dëshiron t’i falë. Mund t’i falë dy rekate, katër, tetë.
Besimtarë dhe besimtare, mos harroni të jepni sadakanë!
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi