Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Fara e Zeze – Nigella Sativa

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fara e Zeze – Nigella Sativa

Mesazh nga Peace to you prej Thu Feb 18, 2010 10:16 pm

Fara e Zeze – Nigella Sativa

Allahu xh.sh. thote ne Kur’an:
“…dhe asaj i eshte dhene çdo send…” (En Neml, 23)
I Derguari i Allahut (s.a.u.s.) ka thene: Perdoreni rregullisht kete fare te zeze, sepse ajo permban ne vete ilaç per te gjitha semundjet, perveç vdekjes”[1]
Kjo eshte nje bime e zakonshme, me ngjyre te zeze, kercelli I se ciles rritet 40 deri 60 cm. Kjo bime ka gjethe te ndara dhe lule te kaltra, nga te cilat dalin far ate zeza, te vogla, kenddrejta.
Kjo bime eshte njohur qe ne kohen e egjiptianeve te lashte, grekeve dhe romakeve.
Lengu i zier i fares se zeze ndihmon ne sherimin e crregullimee abdominale te menstruacioneve, mbyt parazitet ne zorre, sherben kunder paralizes, etheve rekurente, apopleksise, hemorroideve, kunder acarimeve akute, kunder renies se flokeve, si dhe kunder halucinacioneve.
Kremi i fares se zeze pengon zbardhjen e flokeve, parandalon plogeshtine dhe marrjen e mendeve.
Pirja e lengut te fares se zeze te perzier me mjalte, ndihmon ne tretjen e gureve ne fshikezn e temthit dhe ne veshke.

El Buhariu thotë se fara e zezë është e nxehtë dhe e thatë në shkallën e tretë. Ebu Hurejre r.a. transmeton hadithin e mirënjohur në të cilin Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë: "Përdorni rregullisht këtë farë të zezë, sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes" *.

Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik thotë: "..dhe asaj i ishte dhënë çdo send." (En Neml, 23)
Ndoshta këto fjalë kanë të bëjnë me mjekësinë, por këtë Allahu i madhërishëm dhe Pejgamberi, s.a.v.s., e dinë më së miri.
Kjo është bimë e zakonshme e zezë (lat. Nigela sativa), e familjes së grunajave, kërcelli i së cilës rritet 40 deri 60 cm. Kjo bimë ka gjethe të ndara dhe lule të kaltra. Nga ato dalin fara të zeza, të vogla, kënddrejta, të cilat njihen gjithashtu si farë e bekuar (arab. Habbetul berekeh), farë e zezë ose qimoni i zi, ndërsa disa të tjerë e quajnë farë arabe dhe këtë e bëjnë për të treguar se ku gjendet.
Egjiptianët e vjetër e kanë njohur dhe e kanë përdorur farën e zezë, të cilën në papirusët e tyre, e kanë përshkruar si farë botanike mjekësore. Romakët e kanë njohur gjithashtu këtë farë dhe e kanë quajtur farë koriandere greke dhe e kanë përdorur si plotësues dietetik.
Ibn Sinai në Enciklopedinë mjekësore pohon se fara e zezë vepron si ekspektorans (mjet për nxjerrjen e këlbazës), stimulon energjinë trupore dhe ndihmon rehabilitimin pas lodhjes dhe plogështisë.
Lëngu i zier i farës së zezë ndihmon në shërimin e çrregullimeve abdominale të menstruacioneve (amenorrhea), vështirësive menstruale (dysmenorrheal) i mbyt parazitët në zorrë (antihelmintik), etheve rekurente, paralizës, apopleksisë, hemorroideve, të acarimeve akute, kundër rënies së flokëve dhe halucinacioneve. Kremi i farës së zezë stimulon rritjen e mjekrës dhe parapengon zbardhjen e flokëve, letargjinë dhe marramendjen.
Pirja e lëngut të farës së zezë të bluar dhe të ëmbëlsuar me mjaltë, mund të ndihmojë në tretjen e gurëve në fshikën e tëmthit dhe në veshkë.
Pra, dobitë e farës së zezë janë të panumërta. Kush dëshiron të dijë më shumë duhet hulumtuar dhjetëra libra, të cilët përshkruajnë detalisht farën e zezë. Andaj nëse mjekët kanë qenë të vetëdijshëm për dobitë e shumta të farës së zezë, duhet të jenë të sigurt që këto i ka njohur edhe Pejgamberi ynë, s. a. v. s (1).
* Buhari, 10/121, Muslimi, 2215.
1. Shkencëtarët sot kanë zbuluar se kokrra e kimit të zi është shumë e pasur me selen. Seleni jo vetëm që është një mineral antioksidativ, por luan rol të veçantë në rregullimin e tajitjes së hormonit mashkullor (testosteronit) dhe në krijimin e spermatozoideve.
Mungesa e selenit shkakton rënien e flokëve (alopecia), miopati (dobësi e muskujve) dhe arthritis (inflamcioni i nyjeve). Një njeri me peshë 65 kg ka nevojë për 21 mikrogram selen në ditë. Mungesa e selenit nën 19 mikrogramë në ditë shkakton dobësim të muskulit të zemrës (kardiomiopati).
Seleni është mikroelement thelbësor, i domosdoshëm për proceset oksireduktive në organizëm, në ngritjen e sistemit imunologjik dhe në funksionimin normal të sistemit endokrin. Kokrra e kimit të zi, rrit imunitetin, është ilaç antisklerotik, karminativ (mënjanon gazrat e tepërt në zorrë), rregullon peristaltikën, forcon muskujt (veçanërisht muskulin e zemrës), qetëson dhe lehtëson dhembjet reumatike, rregullon proceset oksidoreduktive dhe vendos ekuilibrin në sistemin neuroendokrin. (Plotësim i përkthyesit në gjuhën shqipe).
islamgjakova.net

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)

Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi