Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të shpëtuarit në Kuran

Shko poshtë

Të shpëtuarit në Kuran Empty Të shpëtuarit në Kuran

Mesazh nga Ebu Amar Sat Mar 06, 2010 10:24 pm

Të shpëtuarit në Kuran
Vëllezër të nderuar, këtu janë përmbledhur disa prej ajeteve kuranore që flasin për të shpëtuarit. E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë prej tyre!

"Dhe për ata që besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed), në atë që është shpallur përpara teje dhe që me bindje i besojnë jetës tjetër. Ata janë udhëzuar në rrugë të drejtë nga Zoti i tyre dhe pikërisht ata janë të shpëtuarit." (Bekare, 4-5)

"Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit." (Ali Imran, 104)

"Peshimi (i veprave), atë ditë do të jetë i drejtë. Ata që u rëndon peshorja me vepra të mira, do të jenë të shpëtuar" (A'raf, Cool

"Dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të shpëtuarit.” (A'raf, 157)

"Por, i Dërguari dhe ata që besojnë në të, luftojnë me pasurinë e tyre dhe jetën e tyre. Për ata do të ketë çdo të mirë dhe pikërisht ata do të jenë të shpëtuarit." (Tevbe, 88)

"Ndërsa përgjigjja e vetme e besimtarëve, kur thirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, që ai të gjykojë midis tyre, është: “Dëgjojmë dhe bindemi”. Pikërisht këta janë të shpëtuarit." (Nur, 51)

"Jepja të drejtën e tij të afërmit, edhe të varfrit, edhe udhëtarit! Kjo është më e mirë për ata që e duan kënaqësinë e Allahut. Pikërisht ata do të jenë të shpëtuarit." (Rum, 38)

"Elif, Lâm, Mîm. Këto janë vargje të Librit plot Urtësi, udhërrëfyes dhe mëshirë për punëmirët, që kryejnë namazin, japin zeqatin dhe besojnë bindshëm në jetën tjetër. Këta janë udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm këta janë të shpëtuar." (Lukman, 1-5)

"Unë i kam shpërblyer ata sot për durimin e tyre e ata, me të vërtetë, ata janë të shpëtuar." (Mu'minun, 111)
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi