Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Mënyra e qefinosjes së të vdekurit.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mënyra e qefinosjes së të vdekurit.

Mesazh nga Ebu Amar prej Sat Feb 20, 2010 6:45 pm

Mënyra e qefinosjes së të vdekurit.

Uaxhib në qefinosjen e të vdekurit është mbulimi i tërë trupit më mbulesë (copë), por më mirë është të veprohet si më poshtë :


1.Të qefinoset në tre copa të cilat të vendosen njëra mbi tjetrën. Vendoset i vdekuri në të (në qefin) dhe më pas mbështillet copa e sipërme, fillimisht nga krahu i djathtë dhe i vendoset të vdekurit mbi gjoks, pastaj mbështillet nga krahu i majtë. Po në këtë mënyrë veprohet edhe me dy copat e tjera. Pastaj mbështillen të tri copat së bashku të dala mbi kokë dhe nën këmbë e më pas lidhen. Është mirë që copat e qefinit të lyhen me erë të mirë.

2. Të lyhet i vdekuri me erë të mirë në fytyrë dhe në vendet e sexhdes.


3. Nëse i vdekuri është grua atëherë ajo qefinoset me pesë copa:
Izari, i cili mbulon pjesën nga kërthiza deri tek gjunjët.
Këmisha, e cila është një copë me gjatësinë e trupit, paloset në dysh dhe i bëhet një prerje në mes të copës në mënyrë që në të të hyjë koka, e njëra pjesë e copës i hidhet sipër e tjetra i lëshohet pas shpine.
Khimari është një copë e cila i mbulon kraharorin dhe kokën, pjesa e dalë mbi kokë i lidhet.
Janë dhe dy copa të gjata, më të gjata se gjatësia e trupit, nga koka afro 40 cm dhe nga këmbët afro 30 cm, si dhe 5 rripa ose më shumë sipas nevojës në mënyrë që trupi të jetë i mbuluar mirë dhe të mos zbulohet ndonjë pjesë.
Edhe nëse gruaja qefinoset si burrat nuk ka problem.
4. Kur i vdekuri të vendoset në varr i zgjidhen rripat e lidhura

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi