Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Lidhja midis Çifutëve dhe Shiave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lidhja midis Çifutëve dhe Shiave

Mesazh nga Ebu Amar prej Sat Feb 20, 2010 6:57 pm

Lidhja midis Çifutëve dhe Shiave

[Një vështrim mbi ngjashmëritë në akijden e Shiave Rafidij me Çifutët dhe të Krishterët]1
Nga Xhemal Ibn Furajhan el-Harithi

Falënderimi i takon vetëm Allahut dhe selami dhe salati qofshin mbi atë, pas të cilit nuk ka profet tjetër. E më pas:

Këto janë shkurtimisht disa çështje që kanë të bëjnë me akijden e Rafidave2 dhe ngjashmërisë së tyre me Çifutët dhe me të Krishterët, bashkë me thëniet e njerëzve të dijes, të cilët janë të mirinformuar rreth gjendjes së tyre.

Të gënjyerit është pjesë e fesë së Shiave Rafidij:

Tranmetohet nga ‘Asim Ibn Bahdele, i cili ka thënë:"I thashë Hasenit, të birit të Aliut: “Shiat pretendojnë se Aliu do të kthehet.” Ai tha: “Kanë gënjyer këta gënjeshtarë. Sikur ta kishim ditur këtë gjë, gratë e tij nuk do të ishin martuar dhe ne nuk do ta kishim ndarë trashëgiminë e tij."3

Shejkhul-Islam Ibn Tejmije (v.728H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:"Vërtet, njerëzit që kanë dije rreth teksteve, transmetimeve dhe zinxhirit të transmetimit kanë rënë në një mendje se Rafidat janë gënjeshtarët më të djallëzuar nga të gjitha grupet e tjera. Gënjeshtra është një gjë e vjetër mes tyre. Për këtë arsye, Imamët e Islamit e kanë kuptuar ndryshimin e tyre, nëpërmjet të gënjyerit e vazhdueshëm."

Ebu Hatim er-Razij (v.277H) ka thënë: “E dëgjova Junus Ibn Abdul-‘Ala duke thënë: Ash’hab Ibn Abdul-Azijz ka thënë: Malik (v.179H) u pyet për Rafidat dhe ai tha: “Mos u flisni dhe mos transmetoni prej tyre, sepse ata gënjejnë.” Dhe Ebu Hatim tha: Hermelah na transmetoi duke thënë: E dëgjova Shafi’un (v.204H) duke thënë: “Nuk kam parë ndonjë duke dëshmuar që të jetë i më i keq sesa Rafidat.”

Dhe Mu’mel Ibn Ihab ka thënë: Dëgjova Jezid Ibn Harun (v.206H) duke thënë: “Transmetimet e çdo personi të bidatit mund të shkruhen, për sa kohë që ai nuk thërret për në të (për në bidat), përveç Rafidave, sepse ata janë gënjeshtarë."4

Shejkhul-Islam Ibn Tejmije ka thënë gjithashtu: “Kurse Rafidat, bidati i tyre doli nga devijimi dhe kufri, dhe mbështetja mbi gënjeshtrën është shumë e përhapur mes tyre. Dhe ata e pohojnë vetë këtë gjë kur thonë: Feja jonë është takije. Dhe ajo është kur njëri prej tyre thotë diçka me gjuhën e tij, e cila është në kundërshtim me atë që gjendet në zemrën e tij. Kjo është gënjeshtër dhe hipokrizi. Dhe ata pretendojnë bashkë me këtë se ata janë besimtarët, duke i përjashtuar nga Feja të tjerët që nuk janë si ata. Dhe ata i përshkruajnë Sahabët me kufr dhe me hipokrizi. Për shkak të kësaj, ata janë ashtu siç është thënë: “Ajo më akuzoi me sëmundjen që e kishte vet dhe ia mbathi.”

Prandaj, asgjë nuk është më afër hipokrizisë dhe kufrit nga ana e jashtme e sjelljes në Islam sesa ata. Dhe nuk ka ndonjë grup tjetër, brenda të cilit të gjenden kaq shumë qafira dhe munafikë sesa mund të gjenden midis tyre. Dhe kjo duke patur parasysh ekstremistët nga mesi i Nusejrive dhe qafirët nga Ismailitë dhe të ngjashmit si puna e tyre".5

Dhe Ibn Tejmija ka thënë gjithashtu: “Nuk është parë ndonjëherë ndonjë grup nga grupet e bidatit dhe dalaletit që të jetë kaq i poshtër siç janë Rafidat, në lidhje me gënjimin ndaj të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe ngarkimit atij diçka të cilën ai nuk e ka thënë. Ata janë jashtëzakonisht të poshtër në të gënjyer. Dhe nëse ka mes tyre nga ata që nuk e dinë se ajo është gënjeshtër, atëherë ai (që nuk e di) vuan nga injoranca e tejskajshme, sikurse është thënë:

Nëse nuk e dije, atëherë është fatkeqësi,
E nëse e dije, atëherë fatkeqësia është më e madhe."6

Imam Shafi’ij ka thënë: “Nuk kam parë mes pasuesve të epsheve njerëz më të këqij për shpifje sesa Rafidat."7

Dhe Shejkhul-Islam Ibn tejmije ka thënë: “Kurse sa për pretendimet e takijes dhe detyrimit, këto janë shenjat dalluese të medh’hebit sipas tyre, domethënë, sipas Rafidave."8

Përshkrimi që i ka bërë Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) këtij grupi:

Transmetohet nga Ibn Abbasi, radij-Allahu anhuma, i cili ka thënë: “Isha me Profetin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe Aliu ishte me të. Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tha: “O Ali! Do të jetë në Umetin tim një popull që do t’i kalojë kufijtë në dashurinë për familjen time. Ata do të kenë një emër ofendues, ata do të quhen Rafida. Luftoji, sepse ata janë mushrikë."9

Ahmed Ibn Junus ka thënë: “Vërtet, ne nuk e konsumojmë atë që është therur nga një Rafidij, sepse për mua ai është qafir."10

Përse u quajtën Rafida:

Shejkhul-Islam Ibn Tejmije ka thënë: “Ata u quajtën Rafida (refuzuesit) dhe u bënë Rafida (refuzues), kur dolën kundër Zejd Ibn Ali Ibn Husen në Kufa, gjatë kalifatit të Hishamit. Shiat e pyetën atë për Ebu Bekrin dhe për Umerin, kurse ai i respektoi ata, por një grup mes tyre e refuzuan këtë. Kështu që ai tha: “Ju më refuzuat, ju më refuzuat!” Kështu, ata u quajtën Rafida."11

Sqarim në lidhje me ligësinë e Rafidave dhe armiqësia e tyre kundër Njerëzve më të mirë të Allahut dhe mbështetja që i japin ata mosbesimtarëve nga Çifutët dhe të Krishterët:

Ka thënë Shejkhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij të begatshëm “Minhaxhus-Sunne fij Nakd Kelamish-Shi’ah uel-Kaderije”: “Ka ardhur në Sahihun e Muslimit nga A’isha, radij-Allahu anha, se, kur Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, çohej për t’u falur natën, thoshte: “O Allah! Zoti i Xhibrilit, Mika’ilit dhe Israfilit, Krijuesi i qiejve dhe tokës, i Gjithëdijshmi i Gajbit (të Fshehtës) dhe të dukshmes! Ti gjykon mes robërve të Tu për atë të që kanë mosmarrëveshje mes veti. Udhëzomë, me lejen Tënde, tek ajo që është e vërteta, për të cilën ata kanë mosmarrëveshje. Vërtet, Ti udhëzon atë që do në Rrugën e Drejtë."12 Kështu, pra, kushdo që devijon nga Rruga e Drejtë, do të bëhet pasues i mendimit të tij dhe asaj që ia do nefsi atij.

Ata janë të mbytur nga injoranca dhe nga gjynahet, e të mos përmendim këtu Rafidat, sepse ata janë poseduesit më të mëdhenj të epsheve, injorancës dhe gjynaheve. Ata i armiqësojnë miqtë më të mirë të Allahut të Lartësuar pas Profetëve, ata nga mesi i të parëve të hershëm, si Muhaxhirët dhe Ensarët dhe të gjithë ata që i pasuan këta në mirësi, Allahu qoftë i kënaqur me ta dhe qofshin ata të kënaqur me Allahun. Dhe ata formojnë aleanca me kufarët dhe me munafikët nga mesi i Çifutëve dhe të Krishterëve, dhe me mushrikët dhe grupet e ateistëve, si puna e Nusejrive dhe Ismailive, e me të tjerë prej grupeve të humbura.

Ke për ta kuptuar se sa herë që dy kundërshtarë nga Besimtarët dhe mosbesimtarët kanë konflikt në lidhje me Zotin e tyre, dhe njerëzit janë në mospajtim në lidhje me atë që kanë ardhur Profetët, saqë ka mes tyre që besojnë dhe ka mes tyre që mohojnë, pavarësisht nëse mospajtimi është në lidhje me thëniet apo veprat, siç janë betejat që ndodhën mes Muslimanëve dhe Ehli-Kitabëve dhe mushrikëve, atëherë do t’i gjesh ata (Rafidat) ose shumicën prej tyre duke i ndihmuar mushrikët dhe Ehli-Kitabët kundër Muslimanëve, Njerëzit e Kur’anit.

Po ashtu, njerëzit e kanë përjetuar këtë gjë prej tyre në më tepër se një rast, siç ishte rasti kur ata i ndihmuan Turqit dhe njerëzit e tjerë kundër njerëzve të Islamit në Khurasan, në Irak, në gadishullin Arabik, në Sham e në vende të tjera. Dhe ata i ndihmuan të Krishterët kundër Muslimanëve në Sham, në Egjipt dhe në vend të tjera, ku mes tyre pati përleshje. Dy nga incidentet më të mëdha ishin ato që ndodhën katërqind dhe shtatëqind vjet pas ardhjes së Islamit, kur Turqit kufarë mbërritën në tokat Islame dhe vranë një numër Muslimanësh, që vetëm Zoti i njerëzimit e di se sa ishte numri i tyre. Ata (Rafidat) ishin njerëzit me armiqësinë më të madhe kundër Muslimanëve dhe në përkrahjen e kufarëve. Po ashtu, ndihma e tyre për Çifutët është një çështje e mirënjohur, aq sa njerëzit kanë filluar t’i konsiderojnë ata si gomarët e Çifutëve."13

Si i ngjajnë Rafidat Çifutëve dhe të Krishterëve:

Shejkhul-Islam Ibn Tejmije vazhdon më tej: “Për këtë arsye, mes tyre (Rafidave) dhe Çifutëve ka ngjashmëri në ligësi, në ndjekjen e epsheve dhe në sjelljet e tjera të Çifutëve. Dhe mes tyre (Rafidave) dhe të Krishterëve ka ngjashmëri në ekstremizëm, në injorancë dhe në sjelljet e tjera e të Krishterëve. Ata u ngjajnë Çifutëve nga njëra anë dhe u ngjajnë të Krishterëve nga një anë tjetër, dhe njerëzit nuk kanë rreshtur së përshkruari ata (Rafidat) me të tilla cilësi.

Dhe më i dituri rreth tyre nga njerëzit është esh-Sha’bij (v.103H) dhe Dijetarët e Kufas. Vërtet, transmetohet nga esh-Sha’bij se ai ka thënë: “Nuk kam parë njerëz më idiotë sesa Shiat. Nëse do të ishin shpezë, do të ishin huta14; nëse do të ishin bagëti, ata do ishin qenë e gomarë. Pasha Allahu, sikur t’u kisha kërkuar që ta mbushnin këtë shtëpi me ar, me qëllim që të shpifja për Aliun, ata do ta kishin bërë këtë. Pasha Allahun, unë kurrë nuk do të shpif për të.”

Dhe Ebu Hafs Ibn Shahin transmetoi në një libër të vyer për Sunetin nga Malik Ibn Magul, i cili tha: esh-Sha’bij më tha: “Po ju paralajmëroj kundër të devijuarve, dhe më të këqijtë prej tyre janë Rafidat. Ata nuk hyjnë në Islam nga shpresa apo nga frika, porse ata hyjnë nga urrejtja dhe nga gjynahet kundër njerëzve të Islamit. Vërtet, Aliu, radij-Allahu anhu, i dogji ata në zjarr dhe i dëboi në toka të ndryshme. Prej tyre ishte Abdullah Ibn Seba’, një Çifut prej Çifutëve, i cili u dëbua në një vendkalim me hark dhe Abdullah Ibn Jessar, që u dëbua për në Detin Kaspik.

Ajo që dëshmon për këtë është se sprova e Rafidave është njësoj si sprova e Çifutëve. Çifutët thonë se prijësi nuk mund të jetë askush, përveçse nga familja e Davudit alejhis-selam, dhe Rafidat thonë se Imamati nuk është i saktë, përveç nëse ai është nga pasardhësit e Aliut, radij-Allahu anhu. Dhe Çifutët thonë se nuk ka Xhihad në rrugë të Allahut, derisa të vijë Dexh-xhalli dhe një shpatë të zbresë nga qiejt, dhe Rafidat thonë se nuk ka Xhihad në rrugë të Allahut, derisa të vijë Mehdiu dhe një thirrës të thërrasë nga qiejt. Dhe Çifutët e vonojnë Namazin, derisa të duken yjet. Po ashtu, Rafidat e vonojnë Akshamin, derisa të duken yjet. Dhe ka ardhur në hadith nga Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se ai ka thënë: “Umeti im nuk do të pushojë së qeni në fitre (natyrshmëri), për aq kohë që ata nuk do ta vonojnë Akshamin, derisa të duken yjet."15

Çifutët largohen pak nga Kibla dhe po kështu bëjnë edhe Rafidat. Çifutët lëvizin para-mbrapa në Namaz dhe po kështu bëjnë edhe Rafidat. Çifutët i zgjasin rrobat e tyre në Namaz dhe po kështu bëjnë edhe Rafidat. Çifutët thonë se gratë nuk kanë idet16 dhe po kështu thonë edhe Rafidat. Çifutët e shtrembërojnë Teuratin dhe po njësoj Rafidat e shtrembërojnë Kur’anin. Çifutët thonë se Allahu na ka obliguar pesëdhjetë Namaze dhe po kështu thonë edhe Rafidat. Çifutët nuk janë të sinqertë, kur i përshëndetin Besimtarët, dhe ata thonë es-samu alejkum, dhe sam është vdekja (domethënë ata thonë vdekja qoftë mbi ty). Rafidat thonë të njëjtën gjë. Çifutët nuk e hanë peshkun mace… njësoj edhe Rafidat nuk e hanë këtë peshk. Çifutët nuk e pranojnë dhënien mes’h mbi khufe (çorape prej lëkure) dhe as Rafidat nuk e pranojnë këtë. Çifutët e shpallin të lejuar pasurinë e të gjithë njerëzve dhe kështu bëjnë edhe Rafidat. Vërtet, Allahu na ka njoftuar për ta në Kur'an kur thotë:

“Ata thonë: “Nuk është turp e gabim për ne t’u marrim pasurinë analfabetëve.” Por ata flasin gënjeshtër ndaj Allahut duke qenë se e dinë.” [Ali-Imran, 3:75]

Dhe Rafidat bëjnë të njëjtën gjë. Çifutët ulen në Namaz me majat e kokave të tyre dhe kështu veprojnë edhe Rafidat. Çifutët nuk ulen, derisa t’i lëkundin kokat e tyre para e mbrapa shumë herë, duke i ngjasuar rukusë, dhe po kështu veprojnë edhe Rafidat. Çifutët e urrejnë Xhibrilin alejhis-selam dhe thonë “Ai është armiku ynë mes Melaikeve.” Po ashtu, Rafidat thonë se Xhibrili tradhtoi, duke ia dhënë shpalljen Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Rafidat pajtohen me të Krishterët në një karakteristikë, e cila është e veçantë tek të Krishterët: gratë e tyre nuk kanë kontratë martese, ata martohen me to përkohësisht, vetëm për kënaqësi, dhe kështu bëjnë edhe Rafidat; ata martohen me mu’tah (martesë e përkohshme) dhe e shpallin atë të lejuar.

Çifutët dhe të Krishterët janë më të mirë se Rafidat nga njëri aspekt: Kur pyeten Çifutët: Kush janë njerëzit më të mirë në fenë tuaj? Ata përgjigjen: Shokët e Musait (alejhis-selam). Dhe kur pyeten të Krishterët: Kush janë njerëzit më të mirë në fenë tuaj? Ata thonë: Dishepujt e Isait (alejhis-selam). Dhe kur pyeten Rafidat: Kush janë njerëzit më të këqij në fenë tuaj? Ata thonë: Shokët e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

Ata u urdhëruan që të kërkojnë falje për ta ndërsa ata i mallkuan. Kështu që shpata do të mbetet e ngritur kundër tyre, deri në Ditën e Gjykimit. Asnjë flamur nuk ngrihet për ta, nuk do të qëndrohet në vend për ta, nuk do të bashkohet fjala për ta dhe thirrjes së tyre nuk i duhet përgjigjur. Thirrja e tyre është e pajustifikueshme, fjala e tyre është në mospajtim të ndërsjellët dhe tubimet e tyre janë të ndara. Sa herë që ata ndezin zjarrin për luftë, ai shuhet nga Allahu.

Ebu ‘Asim Khashish Ibn Asram transmetoi në librin e tij, dhe Ebu ‘Amr et-Talamanki transmetoi nëpërmjet rrugës së tij në librin e tij që flet për usulet (parimet bazë) se Ebu ‘Asim ka thënë: Ahmed Ibn Muhamed dhe Abdul-Uarithu Ibn Ibrahim na njaftoi: Sindi Ibn Sulejman el-Farisi na njoftoi: Abdullah Ibn Xhafer er-Rakij na njoftoi: nga Abdu-Rrahman Ibn Malik Ibn Magul, nga babi i tij i cili ka thënë: I thashë Amir esh-Sha’bij: “Përse i ke refuzuar këta njerëz, pasi ti ke qenë më parë prijës mes tyre?” Ai tha: “Pashë se ata i ndryshojnë kushtet për të zëvendësuar një mangësi."17

Shirku sipas Rafidave i ngjan Shirkut të Çifutëve dhe të Krishterëve:

Ibn Tejmije, rahimehullah, ka thënë: “Dhe Islami ngrihet mbi dy parime bazë: [1] se ne nuk adhurojmë askënd tjetër përveç Allahut; [2] dhe ne e adhurojmë Atë me çdo gjë që ka ligjëruar Ai, ne nuk e adhurojmë Atë me bidate.

Të Krishterët i braktisën këto dy parime bazë dhe kështu bënë edhe bidatçinjtë nga ky Umet, siç janë Rafidat e të tjerë përveç tyre. Gjithashtu, të Krishterët pretendojnë se dishepujt që e pasuan Mesian janë më të mirë se Ibrahimi dhe Musa (alejhimes-selam) dhe të tjerët, përveç dy prej nga Profetët dhe Pejgamberët, dhe ata pretendojnë se dishepujt janë të dërguarit, të cilët Allahu i lejoi që të flasin, sepse ata thonë se Mesia është Allahu dhe ata thonë, gjithashtu, se Mesia është biri i Allahut.


Rafidat i bëjnë dymbëdhjetë imamët më të mirë sesa selefët nga mesi i Muhaxhirëve dhe Ensarëve. Dhe shumica e Rafidave thonë se ata (dymbëdhjetë imamët) janë më të mirë sesa Profetët, sepse ata besojnë se dymbëdhjetë imamët janë të hyjnizuar (ilahijat). Po ashtu, të krishterët besojnë të njëjtën gjë për Mesian.


Të Krishterët thonë se Feja duhet të sanksionohet/ të miratohet nga priftërinjtë dhe nga murgjit. Kështu që çdo gjë që do të konsiderohet e lejuar prej tyre, është e lejuar, dhe çdo gjë që ata do ta konsiderojnë të ndaluar, është e ndaluar, dhe feja është çdo gjë që do të ligjërojnë ata. Dhe Rafidat pretendojnë se Feja duhet të sanksionohet nga imamët. Kështu që çdo gjë që ata do ta konsiderojnë të lejuar, është e lejuar, dhe Feja është çdo gjë që do të ligjërojnë ata.

Kurse sa për ata që hyjnë në mendimet më ekstreme të Shiave, siç janë Ismailitë, ata që thonë se udhëheqësi dhe imamët janë hyjnorë, dhe ata thonë se Muhamed Ibn Ismail e shfuqizoi Sheriatin e Muhamed Ibn Abdullahut (i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), dhe të tjera deklarata ekstreme mes Rafidave, atëherë këta janë më të këqijtë sesa shumica e kufarëve nga Çifutët, nga të Krishterët dhe nga mushrikët. Dhe ata i atribuohen Shiave dhe kapen pas medh’hebit të tyre.18

Ekstremizmi i Shiave për Familjen e Profetit:

Shejkhul-Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, ka thënë: "Rafidat pretendojnë se janë dymbëdhjetë të pagabueshëm nga gjithfarë gabimi dhe gjynahu. Dhe ata e konsiderojnë këtë si pjesë themelore (usul) të Fesë. Dhe dijetarët ekstremistë mes tyre thonë se ueliu (miku i Allahut) është i ruajtur dhe Profeti është i pagabueshëm. Madje, edhe nëse shumë prej tyre nuk e thonë këtë me gjuhët e tyre, gjendja e tyre është si puna e atij që beson se dijetari dhe ueliu janë të përsosur, pa të meta. Vërtet, ata kanë kaluar në të tilla ekstreme për sa i përket dy grupeve (dijetarëve dhe eulijave – miqtë e Allahut), saqë disa prej tyre i kane dhënë statusin apo pozitën e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe madje më të mirë se ai. Dhe sikur të ishte çështja që ata të shkonin më tej, ata do t’u kishin dhënë njëfarë hyjnizimi (ilahijat).

Dhe e gjithë kjo është nga devijimi i xhahilijetit (kohët e injorancës para-Islamike), i cili i ngjan devijimit të të Krishterëve, sepse të Krishterët i kalojnë kufijtë sa i përket Mesias, priftërinjve dhe murgjve. Allahu i ka qortuar ashpër për këtë gjë në Kur'an dhe e bëri këtë një mësim për ne, që të mos ecim në rrugën e tyre. Për këtë arsye, prijësi i bijve të Ademit (alejhis-selam) ka thënë: “Mos më lavdëroni mua ashtu sikurse të Krishterët e lavdërojnë Isain, të birin e Merjemes (alejhis-selam). Unë jam veç një rob, kështu që thoni: robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij."19 Fundi i fjalëve të Ibn Tejmijes.20

Kjo është një përmbledhje e shkurtër nga libri i cili do të dalë së shpejti, inshaAllah, që do të arrijë përafërsisht pesëdhjetë faqe.

Dhe salati dhe selami i Allahut qoftë mbi Profetin tonë Muhamed, mbi Familjen dhe mbi Shokët e tij.

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi