Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Kurthët e shejtanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kurthët e shejtanit

Mesazh nga Ebu Amar prej Sat Feb 20, 2010 7:02 pm

Kurthët e shejtanit

All-llahu [subhanehu ve teala] na ka paralajmëruar që mos t’i pasojmë hapat e shejtanit duke thënë:
“O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara...” [En-Nurë, 21]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kërkonte nga All-llahu mbrojtje nga djalli dhe nga shirku.
Llojet e sherrit që shejtani të çon në to:
1. Lloji i parë: Shirku dhe Kufri
Shejtani e thërret njeriun në shirk, që ai t’i ofrojë All-llahu shok apo e thërret atë ta mohojë All-llahun (të bëjë kufër). E nëse njeriu shpëton nga kjo dhe djalli e humbë shpresën nga ai, orvatët ta shpije në sherrin tjetër.
2. Lloji i dytë: Bidati
Që është ta adhurojë njeriu All-llahun me një formë, të cilën Të Dërguarit e All-llahut [sal-lallahu alejhim ve sel-lem] nuk kanë e kanë kumtuar. Bidatë është koridor i Kufrit.
E nëse njeriu përseri shpëton nga kjo, ai përseri e tërheq në llojin e tretë.
3. Lloji i tretë: Mëkatet e mëdha
Mundohet ta shpie atë të veprojë punë prej mëkatëve të mëdha. Ia zbukuron ato dhe iu paraqet atyre të vogla. E nëse njeriu, ka nderin dhe mirësin e All-llahut të shpëtojë nga mëkatët e mëdha, ai përseri mundohet ta tërheqë në llojin vijues.
4. Lloji i katërt: Mëkatët e vogla
E shpie njeriun të veprojë punë prej mëkatëve të vogla dhe duke vazhduar në to. Por, vazhdimi në mëkate të vogla është më e madhe se sa mëkatët e mëdha. E nëse njeriu pati mirësi nga All-llahu [subhanehu ve teala] dhe shpeton nga kjo kurthë e tij dhe pendohet tek All-llahu për mëkatet e bëra, djalli prap orvatët që ta çojë në një kurth tjetër.
5. Lloji i pestë: Teprimi në Mubah (vepra të lejuara)
Në vepra që e angazhojnë nga dhikri-të përmendurit e All-llahut [subhanehu ve teala]. Si p.sh. ta teprojë në pirje dhe ushqim, gjë që njeriun e bën përtac dhe nuk është i zellshëm ta përmendë All-llahun [subhanehu ve teala]. E nëse njeriu edhe nga kjo shpëton, dhe nuk mundë ta pëngojë atë nga urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, orvatët ta shpije në kurthin e gjashtë dhe të fundit.
6. Lloji i gjashtë: Preokupimi me vepra më më pak vlerë nga veprat që kanë vlerë të madhe
Apo mund të themi se djalli e bën njeriun të preokupohet me disa vepra që në to ka më pak sevap nga disa të tjera që kanë sevap të madh. Shumica e njerëzve bien në këtë lloj. Shokët e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] gjithnjë e pyetnin Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Cilat vepra janë më të dashura tek All-llahu [subhanehu ve teala]?”
E nga veprat më më vlerë tek All-llahu [subhanehu ve teala] është kërkimi i diturisë dhe dhënia e saj të tjerëve.
Ebu Is-hak El-Huvejni

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kurthët e shejtanit

Mesazh nga melika prej Fri Apr 23, 2010 12:07 am

Allahu te shperbleft vellah

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi