Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqetësime të reja të ekspozimit ndaj rrezatimit

Shko poshtë

Shqetësime të reja të ekspozimit ndaj rrezatimit Empty Shqetësime të reja të ekspozimit ndaj rrezatimit

Mesazh nga Dhulkarnejn Sat Feb 20, 2010 7:14 pm

Shqetësime të reja të ekspozimit ndaj rrezatimit

Mjekët përdorin rrezet X për të parë organet, dhe imazhe të qarta të sëmundjeve të mundshme, si dhe për të trajtuar kancerin.
Për vite me radhë rrezatimi është përdorur për të shpëtuar jetë njerëzish, por ka shqetësime në rritje se disa pacientë po marrin më shumë rreze sesa duhet kur i nënshtrohen procesit të quajtur Cat Scan apo skanimit të trupit me rreze X për të krijuar imazhe tre-dimensionale.
Studimet kanë treguar se ekspozimi ndaj rrezatimit mund të shkaktojë kancer.
Patricia Quirk nga Illinois bëri rreze për të trajtuar kancerin e vezoreve.
Rrezet vrasin kancerin.
Por ato ishin vdekjeprurëse për të sepse i shkatërruan edhe zorrët. Dokumentacioni në spital tregon se asaj iu dhanë 50 përqind më shumë rreze nga sa kishte nevojë.
Bashkëshorti i saj Tom Quirk thotë se kjo nuk duhet të kishte ndodhur.
"I lutem Zotit që kjo të mos i ndodhë askujt".
Më shumë se gjysma e pacientëve në Shtetet e Bashkuara marrin rreze si pjesë të trajtimit të tyre.
Tomografia Kompjuterike apo skaneri është një metodë e përdorur shpesh për të diagnostikuar kancerin.
Ajo i ekspozon pacientët ndaj një doze shumë më të madhe rrezatimi sesa rrezet X.
Përdorimi i skanerit është rritur shumë që nga zbulimi i tij 40 vjet më parë.
Një raport në vitin 2007 në revistën mjekësore New England Journal llogarit se çdo vit skaneri përdoret në 62 milion raste në Shtetet e Bashkuara.
Nga këto rreth 4 milion janë kryer tek fëmijët të cilët janë 10 herë më të ndjeshëm ndaj rrezatimit.
Studimet e kohëve të fundit pasqyrojnë shqetësimet në rritje në komunitetin e mjekëve ndaj rreziqeve që vijnë nga sasia e madhe e rrezatimit që u jepet pacientëve.
Doktoresha Rebecca Smith-Bindman në universitetin e San Franciscos të Kalifornisë drejtoi një studim me më shumë se një mijë pacientë në katër spitalet më të mëdha të qytetit.
Ajo zbuloi se disa pacientë marrin 20 herë më shumë radiacion sesa të tjerët gjatë skanerit në të njëjtat kushte.
"Nuk kemi standarde që të thonë kjo sasi është e lejueshme dhe kjo tjetra jo. Është një fushë që kërkon vëzhgim më të hollësishëm".
Në dy qytete të tjera, Los Angelos në Kaliforni dhe Huntsville në Alabama një studim tregon gjithashtu ndryshime të mëdha mes rrezatimeve.
Në disa raste pacientët marrin tetë herë më shumë rrezatim për të njëjtën procedurë skanimi.
Në çdo skanim, radiologu vendos për nivelin e duhur të rrezatimit.
Një fizikan mjekësor bën kalibrimin e skanerit.
Por askund në aparaturë nuk tregohet se sa rrezatim merr pacienti.
Kolegji Amerikan i Radiologjisë thotë se anëtarët e tij janë të shqetësuar rreth sasisë së rrezatimit që marrin pacientët.
Një zëdhënës i grupit thotë se skanerët përdoren shpesh në urgjencat e spitaleve pasi rezultatet mund të lexohen më shpejt se sa me analizat e tjera që nuk përdorin rrezatim.
Radiologët thonë se pacientët duhet të pyesin mjekët e tyre nëse analizat që përdorin rrezatim janë të nevojshme dhe në se po të kërkojnë nivelin më të ulët të mundshëm.
Mjekët duhet të kontrollojnë gjithashtu për t’u siguruar që niveli i rrezatimit që merr pacienti është sasia e duhur. /VoA/
Dhulkarnejn
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi