Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Esedudin Shirikoh, mësuesi i xhihadit dhe çliruesi i Egjiptit

Shko poshtë

Esedudin Shirikoh, mësuesi i xhihadit dhe çliruesi i Egjiptit Empty Esedudin Shirikoh, mësuesi i xhihadit dhe çliruesi i Egjiptit

Mesazh nga Peace to you Wed Feb 17, 2010 4:39 pm

Esedudin Shirikoh, mësuesi i xhihadit dhe çliruesi i Egjiptit

Ekzistojnë disa personalitete historike gjatë jetës së këtij ummeti që kanë patur rol dhe merita të veçanta në librat e hitorisë, emri i tyre arriti deri te gjithë ata që ishin bashkohës të tyre, ashtu që nuk dëgjuam për ta pos lëvdatave. Nga ana tjetër, ka pasur personalitete tjera që kanë jetuar në të njëjtën kohë, ndoshta rendësia dhe ndikimi i tyre i ka tejkaluar disa personalitete të njohura dhe të përmendura, mirëpo janë harruar veprat dhe qëndrimet e tyre nga lavdatat e mëdha që u janë bërë personaliteteve tjera të shquara.

Një prej këtyre personaliteteve, vepra e të cilit ka lënë gjurmë në historinë islame, është edhe xhaxhai i Salahudin Ejubit, i njohur si Esedudin Sherikoh, njëkohësisht profesori, mësuesi, udhëzuesi dhe edukatori i vërtetë i Salahudinit.
Të gjithë njerëzit e njohin Salahudinin, mirëpo pak nga ata e njohin Esedudinin, xhaxhain e tij!


Luani i Kodrës

Është trimi i vetëm i pashoq, kalorësi luan, Esedudin Shirikoh, i biri i Shadit, biri i Mervanit, e ai i biri Jakubit Kurd, i lindur në qytezën “Devin” në kufijt e Azerbejxhanit me Xhorxhinë, në vitin 500 Hixhri.
Fjala Shirikoh don të thotë “Luani i Kodrës”, ai dhe vëllai i tij, Nexhmudin Ejubi, janë rritur në Tekrit në kohën kur prindi i tyre Shadi ishte nënpunës në kështjellën e Tekritit.
Nexhmudini ishte më i vjetër se Esedudini, atë e karakterizonte butësia, urtësia dhe mençuria, kurse Esedudini ishte si shigjetë djegëse, nuk pranote t’i bëhej ndonjë e keqe apo t’i nëpërkëmbej nderi, dhe kjo e bëri që të shpërngulen nga një vend në tjetrin.


Nga Tekriti në Mosull

Esedudini dhe Nexhmudini i shërbenin emirit Behruz, komandant i policisë së Bagdatit, që ishte kryeqyteti i shtetit të hilafetit Abasit. Ai ua la nën mbrojtje kështjellën e Tekritit, ku edhe morrën lëvdata të mëdha tek njerëzit. Mirëpo në vitin 526 hixhri ndodhi një ndodhi, ata ndihmuan komandantin e shquar Imadudin Zenkin, i cili kishte pësuar një disfatë nga disa armiq të tij, duke ia lënë në shërbim anijet për të kaluar lumin Dixhle për në Mosull, ai me ushtarët e tij. Kjo vepër e tyre nuk i pëlqeu Behruzit pasi ishte në mosmarrëveshje me Imadudin Zenkin, ashtu që priti ndonjë rast të përshtatshëm me të cilin do t’i dënonte këta dy vëllezër.
Ndodhën shumë padrejtësi ndaj Nexhmudinit dhe Esedudinit dhe familjeve të tyre në kështjellën e Tekritit nga ana e ushtarëve të Behruzit derisa erdhi rasti që e kërkonte Behruzi. Njëri nga ushtarët e Behruzit kishte ngacmuar në rrugë një vajzë nga familja e Esedudinit, e ajo u ankua te xhaxhai i saj, Esedudini. Ai doli dhe iu drejtua me fjalë të ashpra ushtarit të pamoralshëm, ndërsa ai ia ktheu me nxjerrje të shpatës, ashtu që ndodhi një përleshje, e cila përfundoi me vdekjen e ushtarit të pamoralshëm. Për këtë ndodhi Emiri Behruz u hidhërua dhe urdhëroi që të dëbohen, Nexhmudini dhe Esedudini, me familjet e tyre nga kështjella e Tekritit. Kjo ndodhi në vitin 532 hixhri, po në të njëjtën natë që lindi Salahudin Jusuf ibën Ejubi.
Këta dy vëllezër vendosën që të nisen drejt Emirit të Mosullit, Imadudin Zenki, dhe të hyjnë në shërbim të tij. Ai i mikpriti dhe iu falënderua atyre për ndihmën që ia kishin ofruar më herët, pastaj i bashkoi me komandantët e tij dhe u dha pozita të mira. Nexhmudinin e bëri vali të Ba’lebekut, kurse Esedudinin e bëri nga udhëheqësit e ushtrisë së tij.
Emiri i Mosullit, Imadudin Zenki, ishte ekspert për vlerësimin e njerëzve, kishte mundësi të punësimit të njerëzve në atë që e zotëronin. Ai, Nexhmudinin e shihte si njeri të meçur e të urtë i cili ka mundësi të udhëheqte si një politikan i mirë, kurse vëllain e tij, Esedudinin, e shihte si komandant ushtarak që ka potencial të komandojë me trimërinë e tij në luftra.


Nga Imadudini deri te Nurudini

Vazhdoi Esedudin Shirikoh në shërbimin e Imadudinit, duke e shoqëruar atë në të gjitha luftrat kundër të krishterëve. Mori pjesë edhe në çlirimin e Rehas. Imadudini e donte shumë për trimërinë që kishte, ngase edhe ai ishte trim që nuk i frikësohej vdekjes. Kështu vazhdoi deri në natën e vrasjes së Imadudinit në vitin 541 Hixhri.
Në këtë ndodhi Esedudini luajti një rol shumë të rëndësishëm, pasi i mbrojti ushtarët që mos të ndodhë në mes tyre ndonjë përplasje dhe vrasje që zakonisht ndodhte kur vritet komandanti.
Mandej mori vulën e Emirit Imadudinit dhe ia dha të birit të tij, Nurudin Mahmudit, si simbol i zëvendësimit të të atit, dëshmor.
Pastaj mori përsipër sigurimin e Nurudin Mahmudit derisa arriti i sigurtë shëndoshë në qytetin Haleb. Nurudini nuk ia harroj këtë të mirë Esedudinit, ashtu që u bë njeriu më i afërt i tij.
Prej asaj dite Esedudini u bë gjenerali i ushtrisë së Emirit të ri, Nurudin Mahmudit, i cili ishte emir i Shamit, dhe u bë komandanti më i fuqishëm dhe më i sinqerti në ushtrinë e Shamit. U bë njeriu që mbështetej tek ai (Nurudini) në çështjet tejet të vështira, kështu që kishte qëndrime dhe fitore të njohura.


Luani mësues

Esedudin Shirikoh ishte profesori, mësuesi i vërtetë, zbuluesi i mprehtë i mundësive dhe dhuntive që kishte djali i vëllait të tij, Salahudin Jusuf ibën Ejubi. Këtë e kuptoi nga fëmijëria e Salahudinit, se ky djalë mbledh mes urtësisë dhe mençurisë së babait Nexhmudinit, trimërisë së xhaxhait, Esedudinit, dhe devotshmërisë së emirit, Nexhmudin Mahmudit, këto tri cilësi ishin të mjaftushme për ta përgatitur që të udhëheq ummetin më vonë.
Pasi kuptoi këtë Esedudini, ai e mori Salahudinin nën kujdesin e tij, ia mësoi atij luftimin, komandimin e ushtrisë, mënyrën e udhëheqjes së luftës në sulm dhe mbrojtje. Gjithashtu ia mësoi politikën dhe negociatat derisa djaloshi arriti pjekurinë, dhe u bë djalë i fuqishëm që e shoqëronte Esedudinin në çdo vend. Ishte krahu i tij i djathtë. Ai që nuk i njihte mendonte se Salahudini është i biri i vetëm i afërt me Esedudinin. Ndoshta prej veprave më të mira që ka lënë Esedudini ishte përkujdesi i tij për Salahudinin dhe edukimin që ia bëri.


Luani, çlirues i Egjiptit

Esedudin Shirikoh nga përvoja e tij e gjatë ushtarake dhe mprehtësia e tij në të kupturit e situatës së atëhershme të botës islame e shihte domosdoshmërinë për çlirimin e Egjiptit nga sundimi i Fatimijëve që ishin faktor për humbjen e Mesxhidul Aksasë në v. 492 Hixhri. Ai ishte i ndikuar nga ideja e bashkimit të botës islame kundër luftës së kryqëzatave dhe se nuk mund të ketë ngadhënjim vetëm se pas bashkimit të Egjiptit dhe Shamit. Ai vazhdimisht i fliste Nurudinit që t’ia lejojë çlirimin e Egjiptit, mirëpo ai nuk e lejonte, ngase ushtria ishte e angazhuar ende në luftë kundër ushtrive krishtere evropiane në Sham, edhepse Nurudini mendonte për çlirimin e Egjiptit, por në një kohë tjetër kur do t’i vie mundësia e përshtatshme dhe kushtet e mundshme për ta çliruar.
Situata në Egjipt ishte e mjerueshme, mospajtimet mes Shavirit dhe Dargamit kishin arritur kulminacionin, çështja lidhej për pozitën e ministrisë, kurse halifeja i egjiptit, Adudi, nga Fatmijtë, s’kishte asgjë në dorë. Mospajtimet përfunduan me fitoren e Dargamit, i cili e nxorri Shavirin nga Egjipti, e ai shkoi te mbreti i drejtë, Nexhmudini, dhe kërkoi nga ai ta ndihmojë për ta kthyer ministrinë dhe i premtoi se një e treta e të ardhurave të shtetit do t’ia sigurojë nëse ai e kthen ministrinë. Në këtë rast Nexhmudini shihte një shansë për të çliruar dhe bashkuar Egjiptin me Shamin, andaj e urdhëroi Esedudinin që të niset për në Egjipt për atë qëllim. U gëzua pa masë Esedudini për këtë mision, u nis drejt Egjiptit me djalin e vëllait të tij, Salahudin Ejubin, vetëm me njëmijë ushtarë, në vitin 559 Hixhri.


Luani trishtues

Esedudini me ushtrinë e tij njëmijëshe arriti në qytetin Belbis dhe u përlesh me ushtrinë e Dargamit dhe triumfoi. Pastaj vazhdoi rrugën e tij deri në Kairo, asgjësoi Dargamin dhe e ktheu Shaviri në pozitën e ministrisë. Qëndroi jashtë Kairos për t’i përmbushur Shaviri premtimet e tij, mirëpo Shaviri tradhtoi marrëveshjen e tij dhe e urdhëroi Esedudinin nën kërcnim që të kthehet për në Sham.
Nuk i mbet Esedudinit vetëm se të hyjë me ushtrinë e tij në qytetin e Balbisë e të informojë Shavirin se nuk do të largohet nga Egjipti përveç me urdhërin e mbretit të tij, Nurudin Mahmudit. Pasi që Shaviri ishte njeri që nuk i interesonte asgjë përveç interesave të tij individuale dhe pozitës, kërkoi ndihmë nga të krishterët në Sham kundër Esedudinit. Të krishterët ishin të bindur se nëse banorët e Shamit e çlirojnë Egjiptin kjo do të ishte përfundim për luftën e kryqëzatave që e kishin filluar të krishterët evropianë. Andaj kur u erdhi lutja e Shavirit i gëzoi pamasë, dhe menjëherë dërguan ushtritë e tyre. Shaviri u kishte dhënë të krishterëve pasuri të madhe për të fituar Esedudinin. Kështu shohim ithtarët e kësaj bote se nuk mërziten vetëm se për jetën e tyre, dhe asgjë nuk mund t’i pengon nga dëshirat e tyre ndaj kësaj bote.
U mblodhën ushtritë krishtere me ushtrinë e tradhtarit Shavir dhe rrethuan Esedudinin me ushtrinë e tij në qytetin Balbis në një periudhë tre muajshe. Qyteti kishte murre të ulta që mundnin t’i kërcenin kalorësit me kuajt e tyre, siç nuk kishte as hendeqe për mbrojte, mirëpo frika e tyre nga Esedudini i bëri që mos të kenë guxim të futen në qytet, i cili vazhdoi t’i luftojë me njëmijë ushtarët e tij tre muaj rradhazi ushtritë që numëronin me dhjetëra mijëra ushtarë.
Në këtë periudhë Nexhmudini sulmoi vendet që ishin nën okupimin e të krishterëve në Sham dhe çliroi Tel Harimin, dhe kjo i frikësoi të krishterët nga sulmet tjera, ashtu që i dërguan letër Esedudinit për një armëpushim me kusht që të dy palët të dalin nga Egjipti për në Sham, dhe ai pranoi.


Dëshmia e armiqve

Në të kaluarën thonin “Vlera është në atë që dëshmon armiku”, dëgjo pra dëshminë e njërit nga të krishterët që kishte takuar Esedudinin ditën e rrethimit të qytetit dhe ditën e armëpushimit. Thotë:
“I nxorri shokët e tij së pari duke e mbrojtur fundin e rreshtit me dorën e tij, kurse egjiptianët dhe të krishterët evropianë që ishin në aleancë e shikonin, u afrova dhe i thashë: ‘A nuk ke frikë se mund të tradhtohesh nga këta egjiptianët dhe të huajt? Mbase je i rrethuar dhe do t’ju asgjësojnë të gjithëve?’ U përgjigj: ‘Ah sikur ta bënin, që të shihje se çfarë do të bëja, nuk do të vdiste një ushtar nga tanët, vetëm se do të vdisnin dhjetë prej tyre, pasha Allahun, sikur të më dëgjonte ushtria ime, që nga dita e parë do të dilja nga qyteti dhe do t’ju sulmoja jashtë, mirëpo nuk pranuan…” I krishteri u kryqëzua në gjoksin e tij pastaj tha: ‘Ishim të habitur nga frika dhe teprimi i evropianëve në cilësimin tënd, mirëpo tani po i arsyetojmë’.”


Vendim hekuri

Esedudini u kthye në Sham i mllefosur nga tradhtia e Shavirit dhe nga gjendja e pakëndshme në Egjipt. Dëshironte që të kthehej në një takim tjetër me të krishterët dhe tradhtarët egjiptian, andaj vazhdimisht insistonte te mbreti i drejtë, Nurudin Mahmudi, që t’ia lejoj kthimin në Egjipt. Në vitin 562 të Hixhrit, Nurudini dha pëlqimin e tij, dhe Esedudini u nis me ushtrinë e tij që numëronte dy mijë luftëtarë drejt Egjiptit.
Shaviri, siç e kishte traditë edhe kësaj radhe kërkoi ndihmë nga të krishterët në Sham e që u nisën me ushtri të mëdha, mirëpo Esedudini për shkak të numrit të vogël të ushtrisë që kishte, iu mundësonte të lëvizë me shpejtësi, andaj arriti shpejtë në Said, e çliroi, pastaj kampoi me ushtrinë e tij në Babin afër vendbanimeve Minja të sotme. Vëzhguesit e tij e kishin lajmëruar për ushtrinë e madhe që kishin përgatitur të krishterët me aleatin e tij Shavir. Kjo e shtyri që të tubohej me komandantët e ushtrisë së tij për t’u konsultuar. Të gjithë kishin mendimin që të kthehen për në Sham për shkak të numrit të vogël që kishin, armatimit të lehtë dhe distancës së madhe nga vendi i tyre. Mirëpo Esedudini qëndroi si bjeshkë e madhe që të bëjë luftë, edhe kërkoi ndihmë nga Allahu. Këtë qëndrim e mbështeti edhe djali i vëllait të tij, Salahudin Ejubi.
Pastaj hartoi strategjinë që do ta ndjekë në luftë, me të cilën arriti të fusë ushtrinë e armikut në rreth, pastaj ta sulmojë fundin e ushtrisë së tyre me një çetë të zgjedhur nga trimat më të mëdhenj ku arriti t’i shkaktojë humbje të mëdha armikut, për të cilat thotë historiani Ibnul Ethiri se nuk është dëgjuar ndonjëherë në histori. Pas betejës së Babilit Esedudini me ushtrinë e tij të Shamit u nis për në Aleksandri, pasi që banorët e saj e kishin thirrur për të ndihmuar ushtrinë e vëllezërve të tyre muslimanë të Shamit. Në Aleksandri la një ushtri nën komandën e Salahudinit dhe u nis për në Said për të vazhduar çlirimet, mirëpo të krishterët shfrytëzuan rastin për ta rrethuar Aleksandrinë nëntë muaj me rradhë. Esedudini u kthye për të ndihmuar djalin e vëllait të tij, Salahudinin, që ishte i rrethuar në Aleksandri. Kur dëgjuan të krishterët për këtë, patën aq frikë të madhe saqë kërkuan nga Esedudini armëpushim, në të cilin Esedudini i kushtëzoi që të largohen nga Egjipti dhe mos të mbetë asnjë fshat nën kontrollin e tyre, me të cilën u pëlqyen të krishterët.


Tradhëtia e verbër

Esedudini nuk e dinte se tradhëtia e cila qarkullonte në gjakun e Shavirit do ta shtyjë Shavirin të bëjë marrëveshje sekrete me të krishterët, ku kërkohej nga ai t’i paguaj të krishterët 100 dinarë për çdo vit nga të ardhurat shtetërore për t’u forcuar në luftë kundër Nexhmudinit në Sham, madje nuk e la me kaq, por bëri marrëveshje me ata që të krishterët të kenë një mbrojte nga kalorësit e mëdhenj të tyre që do të ruajnë dyert e Kairos. E gjithë kjo ndodhi në vitin 562 Hixhri.
Qëndrimi i asaj garde nuk ishte mbrojtja dhe sigurimi i Kairos, por ishte për të vëzhguar gjendjen dhe parapërgatitur kthimin e të krishterëve përsëri në Kairo, siç edhe ndodhi në fillim të vitit 564 Hixhri.
Kjo ndodhi pasi kjo gardë dërgoi një shkrim deri të mbreti Amlerik i Kudsit, ku lajmërohej se gjendja është parapërgatitur për t’u kthyer të krishterët me ushtritë e tyre.
Mblodhi Amleriku ushtrinë e tij dhe u nis me nxitim për në Egjipt dhe stacioni i parë i tij ishte qyteti Balbis ku të krishterët kryen një masakër barbare siç e kanë zakon çdoherë, pastaj rrethuan Kairon, për ta nënshtruar.
Kësaj rradhe Shaviri bën një vepër të poshtër, nënçmuese dhe gabim të madh politik pasi e djeg Kairon për të kthyer të krishterët dhe vazhdon zjarri të djeg Kairon 54 ditë rresht.
Banorët e vendit, së bashku me Adudin Fatmij dërguan një shkrim deri te Nexhmudini dhe kërkuan nga ai t’i shpëtojë nga të krishterët dhe Shaviri.


Çlirimi përfundimtar

Për Esedudinin, çlirimi i Egjiptit ishte hapi i fundit për të realizuar ëndrrën e jetës së tij, për të bashkuar botën islame, Egjiptin dhe Shamin, e për të larguar armikun krishter që kishte okupuar tokën e shenjtë 70 vite me rradhë. Andaj e shohim Esedudinin se prej kur ka dalur për në Egjipt në vitin 559 Hixhri nuk mendon dhe nuk përgatit vetëm se për çlirimin e Egjiptit, ashtu që herë pas here i kthehet edhe pse çdoherë ballafaqohej me pengesa dhe vështirësi të mëdha.
Kur i erdhi letra e Nexhmudinit ku kërkohej nga ai që të niset për në Haleb, për t’u përgatitur për të shpëtuar Egjiptin, Esedudini ishte duke jetuar në Hums (një qytet në Sirinë e sotme afër kufirit me Libanin) i kishte kaluar të gjashtëdhjetat, i hypi kalit pas namazit të sabahut dhe arriti në Haleb para perëndimit të diellit. Kjo nuk i kishte ndodhur askujt përveç sahabëve që të kalojnë një udhëtim të tillë për një kohë aq të shkurtër.
Kjo e gëzoi Esedudinin pa masë dhe përgatiti ushtrinë e tij prej 2000 kalorësve dhe 6000 kalorës tjerë vullnetarë nga Shami për të çliruar Egjiptin.
Siç përmendëm edhe më herët, se të krishterët ia kishin frikën Esedudinit vetëm sa të përmendej emri i tij, ishte tmerr, që nuk i linte të qetë në shtratin e tyre. Kur u erdh lajmi se Esedudini dhe ushtria e Shamit janë nisur për në Egjipt, ikën të frikësuar e të hutuar… Dhe Esedudini hyri në Kairo, çlirues, triumfues, kësaj here pa përdorur shpatën as një fije. Allahu, subhanehu ve teala, e ndihmoi me frikën që e futi në zemrat e ithtarëve të kryqit.
Deshi Shaviri t’i bëjë një tradhti Esedudinit, ta ftojë në gosti që ta helmojë me ushqim, mirëpo i biri i tij më i madh i cili ishte njeri i mirë, i devotshëm dhe muxhahid, i tha babait të tij: “Do ta informojë për këtë gjë Esedudinin”, ndërsa ai ia ktheu: “Nëse nuk bëjmë këtë, që të gjithë do të jemi të vdekur!” Në kë rast djali i tij tha një fjalë burrërore: “Ashtu është, të vritemi si muslimanë dhe vendet të jenë në duar të muslimanëve është më e mirë se sa ta mbysim e vendi të kthehet nën sundimin e të krishterëve evropianë. Betohem në Allahun se nuk qëndron mes teje dhe okupimit krishter vetëm se jeta e Esedudinit”.
Vërtetë Shaviri e gjeti shpërblimin e tradhëtisë së tij kur Adudi Fatimi urdhëroi të ekzekutohet Shaviri dhe ministrinë e morri Esedudini ku filloi të përgatis rënien e shtetit të fëlliqur fatimij dhe bashkimin e Shamit dhe Egjiptit nën sundimin e Nurudinit e në veçanti pas nxitjes së Halifes Abasij el-Mustedi Bil-lah në këtë vepër.
Mirëpo vdekja e caktuar e pengoi nga kjo dhe më 22 Xhemadil Ahir të vitit 564 Hixhri vdiq, Allahu e mëshiroftë pasi ia arriti qëllimit të tij në çlirimin e Egjiptit.
Lëvadat i takojnë Allahut, ky trim i pashoq bëri më tepër se 150 beteja dhe në çdo përleshje kërkonte të bijë dëshmor, mirëpo vdiq në shtratin e tij, të vërtetën e ka thënë Sidiku kur tha: “Kërkoje vdekjen, të jipet jeta”.
Jeta e këtij njeriu ishte shpjegim i jetës së muxhahidit që krenohet me fenë e tij dhe që nuk sheh para vetes së tij përveç çlirimit të tokës së okupuar. Lajmet dhe ndodhitë e tij mbushin gjoksat, pamja e tij mbushte sytë, serioziteti dhe vlera e tij tek armiku ishte sikur frika e tërmeteve, e fortunave dhe vullkaneve. Zoti e mëshiroftë i cili na la neve këtë biografi që e kemi para vetes, dhe nga medreseja e guximit, trimërisë dhe xhihadit të tij, doli Salahudini.


Autori:
Sherif Abdul Aziz

Përktheu:
Shukri Aliu
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi