Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Faqja 2 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Fri Feb 05, 2010 11:13 pm

First topic message reminder :

1. Fatiha

1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
4. Sunduesit të ditës së Gjykimit
5. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë
6. Udhëzona në rrugën e drejtë,
7. në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:24 pm

24.Nur

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

24:1. (Kjo është) Kaptinë të cilën Ne e shpallëm dhe Ne e bëmë detyrim të domosdoshëm (zbatimin e dispozitave që theksohen në të) dhe Ne parashtruam në të argumente të qarta në mënyrë që të merrni mësim.
24:2. (dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.
24:3. Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtar. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët.
24:4. Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t’i rrahni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos ua pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë të pabesueshëm.
24:5. Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet All-llahu është që shumë falë e mëshiron.
24:6. Ndërsa ata të cilët shpifin për gra të veta dhe nuk kanë dëshmitar tjetër pos vetes, dëshmimi i çdonjërit prej tyre është: të betohen katër herë në All-llahun se e thonë të vërtetën.
24:7. E pesta (herë e betimit) është: Mallkimi i All-llahut qoftë mbi të nëse ai gënjen.
24:8. E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dënimi, nëse katër herë betohet në All-llahun se ai (shpifësi) gënjen.
24:9. E pesta herë e betimit të jetë që ta godisë hidhërimi i All-llahut, atë (gruan) nëse shpifja ka qenë e vërtetë.
24:10. Dhe sikur të mos ishin dhurata dhe mëshira e All-llahut ndaj jush (ju do të mbarojshit). Pa dyshim All-llahu pranon pendimin, është i gjithëdijshëm.
24:11. S’ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t’i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes), i takon dënimi i madh.
24:12. E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thonin: “Kjo është shpifje e qartë?!”
24:13. Përse ata nuk i sollën katër dëshmitarë për këtë? E derisa nuk sollën dëshmitarë, ata pra te All-llahu janë mu gënjeshtarët.
24:14. E sikur të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj jush, në këtë dhe në botën tjetër, juve do t’ju kapte dënimi shumë i madh për shkak të asaj në të cilën u hodhët.
24:15. Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishin kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe.
24:16. E përse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: “Ne nuk na takon të flasim për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe!”
24:17. All-llahu ju këshillon që një gjë e tillë të mos përsëritet kurrë, nëse jeni besimtarë të denjë.
24:18. All-llahu sqaron për ju argumentet, sepse Ai është i dijshëm e i urtë.
24:19. Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini.
24:20. Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, (do ta përjetoshit menjëherë dënimin), po All-llahu është shumë i butë, i mëshirshëm.
24:21. O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkateve), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di.
24:22. Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindjet e tyre, po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t’u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë.
24:23. Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënim shumë i madh.
24:24. Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar.
24:25. Atë ditë All-llahu ua plotëson shpërblimin e merituar, e ata e dinë se All-llahu është Ai i vërteti, i qarti në drejtësi.
24:26. Të këqijat (gra ose fjalë) janë për të këqinjtë edhe të këqinjtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit edhe të ndershmit janë për të ndershmet. Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thonë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizim të begatshëm.
24:27. O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që të merrni mësim.
24:28. Po nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni në to derisa t’u jepet leje, e nëse u thuhet kthehuni, ju pra kthenu. Kjo është më e ndershme për ju. All-llahu di çdo gjë që veproni ju.
24:29. Nuk është për ju ndonjë mëkat, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, e që në to keni ndonjë përfitim. All-llahu e di atë që e shfaqni haptas dhe atë që e mbani fshehtë.
24:30. Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.
24:31. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babave të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.
24:32. Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm.
24:33. E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t’i begatojë me të mirat e veta. E ata që i keni në pronësinë tuaj dhe kërkojnë prej jush t’i lironi në bazë të kompensimit, atëherë ua bëni këtë të mundshme me marrëveshje, nëse e dini se janë të besueshëm dhe jepuni nga pasuria që ua ka dhënë All-llahu juve. Mos i detyroni robëreshat tuaja të bëjnë imoralitet, e për shkak të ndonjë fitimi të kësaj bote, derisa ato dëshirojnë të jenë të pastra. E kush i detyron me dhunë të bëjnë atë, All-llahu i falë ato pas atij detyrimi. All-llahu falë dhe është mëshirues.
24:34. Ne u kemi shpallë juve argumente të qarta dhe shembuj nga ata që ishin para jush, e edhe këshillë për të ruajturit.
24:35. All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.
24:36. (ajo dritë) Eshtë në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje.
24:37. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.
24:38. (ata i luten) që All-llahu t’i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t’ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që do.
24:39. E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t’i afrohet atij nuk gjen asgjë, por aty e gjen All-llahun dhe Ai do t’ia japë llogarinë e tij. All-llahu është i shpejtë në llogaritje.
24:40. Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë.
24:41. A nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e në tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për madhërimin ndaj Tij. All-llahu e di ç’punojnë ata.
24:42. Vetëm i All-llahut është i tërë sundimi i qiejve e i tokës dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
24:43. A nuk e ke parë se si All-llahu i drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato edhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te godit këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati se s’ta merr të të pamurit.
24:44. All-llahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që kanë të pamurit e shëndoshë.
24:45. All-llahu krijoi secilën gjallesë prej një uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqanas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu krijon çka të dojë, pse vërtet All-llahu ka mundësi për çdo gjë.
24:46. Ne kemi shpallur argumente të qarta, e All-llahu vë në rrugën e drejtë atë që do.
24:47. Ata (hipokritët) thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut, të dërguarit të Tij, dhe u jemi bindur. Por pas asaj, një grup prej tyre zbrapsën. Të tillët nuk janë besimtarë.
24:48. E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj.
24:49. Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt.
24:50. A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të dërguarin) ose mos frikësohen se All-llahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojnë padrejt kundër tyre? Por jo, ata vetë janë zullumqarë.
24:51. Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit.
24:52. Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do ta arrijnë atë që dëshirojnë.
24:53. Ata (hipokritët) betohen me një betim të fortë në All-llahun se sikur t’i urdhëroshe ti, ata gjithsesi do të dilnin (për në luftë). Thuaj: “Mos u betoni!” Bindja është e ditur, (ju vetëm me gojë thoni e jo me zemër). S’ka dyshim, All-llahu hollësisht di çka veproni.
24:54. Thuaj: “Respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin!” Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën. I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë.
24:55. Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit.
24:56. Falni rregullisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.
24:57. Kurrsesi mos mendo se janë të pathyeshëm në këtë jetë ata që nuk besuan. Vendi i tyre është zjarri e sa përfundim i keq është ai.
24:58. O ju të cilët besuat, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj (shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju) në tri kohë: para namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë, që të tria këto kohë janë kur ju nuk jeni të veshur. Pos atyre tri kohëve nuk është mëkat as për ju as për ata, të vizitoni njëri-tjerin. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu është i dijshmi i urti.
24:59. E kur fëmijët tuaj ta arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për hyrje) ashtu si kërkuan ata para tyre. All-llahu ju shpjegon dispozitat e veta, sepse Ai di më së miri dhe është më i urti.
24:60. E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, për to nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre, po duke mos qenë zbuluese të bukurive, megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon, di.
24:61. Nuk është mëkat për të verbërin, as për të çalin, as për të sëmurin, as për ju vetë, të hani nga shtëpitë tuaja, ose nga shtëpitë e etërve tuaj, shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve e të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajëve tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që u janë besuar çelësat e tyre, ose (në shtëpitë) e miqve tuaj. Mund të hani bashkërisht ose veçmas, nuk është mëkat. Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet që t’i kuptoni.
24:62. Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarit të Tij, dhe kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S’ka dyshim se ata që kërkojnë leje prej teje, ata i besojnë All-llahut dhe të dërguarit të Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash, e kërkoi falje All-llahut për ata, se vërtet, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
24:63. Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. All-llahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët.
24:64. Veni re, se vetëm në pushtetin e All-llahut është çka ka në qiej dhe në tokë. Ai e di gjendjen tuaj (besimin apo hipokrizinë), e ditën kur i kthehen Atij, Ai do t’u kallëzojë atyre për atë që vepruan. All-llahu është i dijshëm për çdo send.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:26 pm

25.Furkan

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

25:1. Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur’anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar.
25:2. Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.
25:3. Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota të tjerë, të cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për vetvete as dëm as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje as jetë, e as ringjallje.
25:4. Dhe ata që nuk besuan, thanë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se një gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit i ndihmuan edhe njerëz të tjerë”. Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje.
25:5. Edhe thanë: “(për Kur’anin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi t’i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”.
25:6. Thuaj: “Atë e shpalli Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që falë shumë, është mëshirues”.
25:7. E ata thanë: “C’është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje? Përse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues?”
25:8. Ose atij t’i jepet ndonjë thesar, apo të ketë ndonjë kopsht nga i cili do të ushqehej? Horrat madje thonë: “Ju vetëm jeni duke e ndjekur një njeri që e ka zënë magjia!”
25:9. Shih se çfarë shembujsh të sjellin, andaj ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë.
25:10. Eshtë i madhëruar Ai, i cili po të dëshirojë mund të japë ty edhe më mirë se ç’thonë ata, kopshte në të cilat rrjedhin lumenj, ku ka edhe pallate.
25:11. Por jo, ata përgënjeshtruan kijametin, e Ne për ata që nuk besojnë ditën e gjykimit kemi përgatitur zjarr të fortë.
25:12. Që posa të duket ai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij vëlimin edhe kërhamzën (xhehennemit).
25:13. E kur të hedhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjen).
25:14. Tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, por atë kërkojeni shumëherë.
25:15. Thuaj: “A është më mirë ai (zjarri i xhehennemit), apo xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetese për të devotshmit”.
25:16. E aty, atë që e dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim i Zotit tënd ka qenë dashtë kërkuar.
25:17. Ditën kur Zoti do t’i tubojë ata, e edhe ata që adhuruan pos All-llahut dhe u thotë (zotave të adhuruar): “A i thirrët ju robtë e Mi që t’ju adhurojnë, apo ata vetë e humbën rrugën?”
25:18. Ata (idhujt) thonë: “Je i panevojshëm për rival, o i Madhëruar! Neve nuk na takoi që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti u ke dhënë të mira atyre dhe të të parëve të tyre, që ishin njerëz të prishur saqë harruan të përkujtojnë!”
25:19. Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as t’i ndihmoni (vetes). E cilido që bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij të përjetojë një dënim të madh.
25:20. Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë.
25:21. E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: “Përse të mos na dërgohen neve engjëj, ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” Ata e tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë.
25:22. Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u thonë: “Eshtë e ndaluar çdo e mirë (apo xhenneti është haram për ju)!”
25:23. E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.
25:24. Atë ditë banuesit e xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.
25:25. Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.
25:26. Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë.
25:27. Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!”
25:28. O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!
25:29. Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.
25:30. E i dërguari tha: “O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur’an si (diç) të hedhur!”
25:31. Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por majfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti.
25:32. E ata që nuk besuan thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur’ani përnjëherë?” Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të ta forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalëngadalë).
25:33. Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.
25:34. Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre.
25:35. Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e bashkuam me vëllain e vet, Harunin, që ta ketë si ndihmës.
25:36. U thamë: “Shkoni ju të dy tek ai popull që i përgënjeshtroi argumentet Tona!” E Ne pastaj i shkatërruam ata shumë keq.
25:37. Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut meqë ata të dërguarit i quajtën rrenacakë, e për njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin mësim nga ata. E për mizorët Ne kemi përgatitur dënim të rëndë.
25:38. Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet tyre (i shkatërruam).
25:39. E secilit prej tyre u patëm sjellë argumente, por të gjithë i rrënuam.
25:40. Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo, nuk e vështruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk shpresonin në ringjallje.
25:41. E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe, por vetëm në tallje e thonë: “A ky është ai që All-llahu e dërgoi pejgamber?”
25:42. “Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zbrapsur prej zotave tanë!” E më vonë, kur ta shohin qartazi dënimin, do ta kuptojnë se kush ishte më larg nga e vërteta.
25:43. A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t’i bëhesh ti atij mbrojtës?
25:44. A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.
25:45. A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj.
25:46. Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak.
25:47. E ai është që natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën e bëri për gjallërim.
25:48. Edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.
25:49. Që me të t’i japim jetë një toke të vdekur dhe që t’u japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz.
25:50. Ne shumëherë ua përkujtuam atyre këto fakte që të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshtën tjetër pos refuzimin.
25:51. Sikur të kishim dashur Ne, do të dërgonim pejgamber në çdo vendbanim.
25:52. Po ti mos i dëgjo jobesimtarët e luftoi ata me të (me Kur’an) me një luftë të madhe.
25:53. Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen.
25:54. Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.
25:55. E ata në vend të All-llahut adhurojnë atë që nuk u sjell as dobi, as dëm atyre, po jobesimtari ndihmon atë që është kundër Zotit të vet.
25:56. E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.
25:57. Thuaj: “Unë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush të dojë të marrë rrugën që e afron te Zoti i vet”.
25:58. Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet.
25:59. Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj mbizotëroi Arshin. Ai është Mëshiruesi. Për këtë pyete ndonjë shumë të dijshëm.
25:60. E kur u është thënë atyre: Bëni sexhde ndaj të Madhërishmit, ata thanë: “E kush është Rrahmani - Mëshiruesi? A t’i bëjmë sexhde pse ti na urdhëron?” E kjo e shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja).
25:61. I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon.
25:62. Ai është që bëri natën, e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.
25:63. E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqe!”
25:64. Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).
25:65. Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, e s’ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë”.
25:66. Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq.
25:67. Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.
25:68. Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
25:69. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.
25:70. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.
25:71. Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer tek All-llahu dhe është i pranishëm.
25:72. (Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.
25:73. Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kur’anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër.
25:74. Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit”.
25:75. Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.
25:76. Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.
25:77. Thuaj: “Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi do t’ju jetë i pandërprerë”.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:30 pm

26.Shuara

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

26:1. Ta, Sin, Mim.
26:2. Këto janë ajete të librit (të Kur’anit) të qartë!
26:3. A mos do ta mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!
26:4. Sikur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e në qafat e tyre do t’i rrinin përulur atij.
26:5. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos t’ia kthejnë shpinën.
26:6. Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t’u vijë kobi i asaj me të cilën talleshin.
26:7. A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë lloje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?
26:8. Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
26:9. E s’ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithëfuqishmi (t’i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.
26:10. (Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: “Të shkosh tek ai popull zullumqar!”
26:11. Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?
26:12. Ai (Musai) tha: “Zoti im, kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar.
26:13. Do të më shtrëngohet kraharori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), andaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin.
26:14. Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!”
26:15. Ai (All-llahu) tha: “Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë e ju ndihmojmë).
26:16. Shkoni dhe faraonit thuani: “Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve.
26:17. T’i lejosh beni israilët të vijnë me ne!”
26:18. Ai (faraoni) tha: “A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
26:19. Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, pra ti je mohues (i të mirave që t’i bëmë).
26:20. (Musai) Tha: “E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.
26:21. Andaj edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri nga të dërguarit.
26:22. Më përmend atë të mirë që ma bëre mua, e ti i robërove beni israilët!”
26:23. (Faraoni) Tha: “E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?”
26:24. Ai i tha: “Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!”
26:25. Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: “A nuk e dëgjoni?!”
26:26. Ai (Musai) tha: “Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!”
26:27. (Faraoni) Tha: “Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!”
26:28. (Musai) Tha: “Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyre, po qe se kuptoni!”
26:29. (Faraoni) Tha: “Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!”
26:30. (Musai) Tha: “A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!”
26:31. Ai tha: “Sille pra, nëse thua të vërtetën?”
26:32. Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
26:33. Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.
26:34. (Faraoni) Parisë që e rrethonin, u tha: “Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!
26:35. Që me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj, e ç’më propozoni mua?”
26:36. (Paria) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.
26:37. Që t’i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.
26:38. Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.
26:39. Edhe popullit iu tha: “Ejani e tubohuni,
26:40. Ashtu që t’i përkrahim magjistarët, nëse ata triumfojnë”.
26:41. E kur erdhën magjistarët i thanë faraonit: “A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhënjimtarë?”
26:42. Ai tha: “Po, bile ju atëherë do të jeni prej më të afërmve!”
26:43. Musai atyre u tha: “Hidheni atë që keni për ta hedhur!”
26:44. E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: “Për hir të madhërisë së faraonit, ne me siguri do të jemi ngadhënjyes!”
26:45. Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëlltiste gjithë çka kishin improvizuar ata.
26:46. Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën).
26:47. E thanë: “Ne i besuam Zotit të botëve,
26:48. Zotit të Musait e të Harunit!”
26:49. Ai (faraoni) tha: “I besuat atij, para se t’ju lejoja unë?!” S’ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për ta marrë vesh më vonë. Unë do t’ua shkurtoj (do t’ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundërt (kithi) dhe që të gjithëve do t’ju gozhdoj”.
26:50. Ata (magjistarët) thanë: “S’ka rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë.
26:51. Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!”
26:52. Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: “Të udhëtosh natën me robërit e Mi dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)”.
26:53. E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,
26:54. (Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).
26:55. Dhe se me të vërtetë ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).
26:56. E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.
26:57. Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve,
26:58. prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.
26:59. Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.
26:60. E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit.
26:61. Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait thanë: “Me siguri na zunë!”
26:62. Ai (Musai) tha: “Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”.
26:63. Ndërsa Ne Musait i thamë: “Me shkopin tënd bjeri detit”. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.
26:64. E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).
26:65. Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
26:66. Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.
26:67. Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.
26:68. Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm.
26:69. Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.
26:70. Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: “Cka jeni duke adhuruar?”
26:71. Ata i thanë: “Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!”
26:72. Ai i tha: “A ju dëgjojnë ata juve kur u luteni?”
26:73. Ose: “A u sjellin juve dobi apo dëm?”
26:74. Ata thanë: “Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!”
26:75. Ai tha: “A po shihni se ç’po adhuroni?”
26:76. Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm,
26:77. Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mi, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë).
26:78. Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua.
26:79. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë.
26:80. Dhe kur të sëmurem Ai më shëron,
26:81. Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,
26:82. Ai tek i cili kam shpresë se do t’i m’i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.
26:83. Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!
26:84. Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,
26:85. Më bën prej trashëguesve të xhennetit të begatshëm,
26:86. Dhe fale babain tim, se ai vërtet ishte nga ata të humburit,
26:87. E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen.
26:88. Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.
26:89. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.
26:90. E xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm.
26:91. Ndërsa xhehennemi u dëftohet atyre që ishin të humbur.
26:92. Dhe atyre u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit ju”,
26:93. Pos All-llahut? Ata, a mund t’ju ndihmojnë juve o vetes?
26:94. E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hidhen në të,
26:95. Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) e djallit.
26:96. E duke u grindur mes vete në të, ata thonë:
26:97. “Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur”,
26:98. Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve.
26:99. Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit).
26:100. E tash për ne nuk ka ndonjë ndihmës (ndërmjetësues).
26:101. Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë.
26:102. E sikur të mund të kthehemi (në Dunja) edhe një herë, do të bëheshim besimtarë.
26:103. Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan.
26:104. Eshtë e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm i mëshirshëm.
26:105. Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit.
26:106. Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?
26:107. Unë jam për ju pejgamber besnik.
26:108. Kini frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua.
26:109. Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.
26:110. Pra (edhe një herë Ju them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua!
26:111. Ata thanë: “E si të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?”
26:112. Ai tha: “Unë nuk di se ç’punuan ata (që ju u thoni të ulët)”.
26:113. Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni, është vetëm para Zotit tim.
26:114. E unë nuk do t’i përzë besimtarët.
26:115. Unë nuk jam tjetër, por vetëm sa t’u tërheq vërejtjen haptas.
26:116. Ata i thanë: “O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson), do të gurëzohesh (do të mbytesh me gurë)”.
26:117. Ai tha: “O Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar.
26:118. Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!”
26:119. Andaj Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot.
26:120. Mandej i mbytëm në ujë ata që betën pas tyre.
26:121. Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë.
26:122. S’ka dyshim se Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
26:123. Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.
26:124. Kur vëllai i tyre, Hudi u tha: “A nuk frikësoheni?”
26:125. Unë për ju jam i dërguar besnik.
26:126. Andaj, keni frikë (dënimit të) All-llahut dhe më dëgjoni mua.
26:127. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve.
26:128. A në çdo bregore ngreni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?
26:129. Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni përgjithmonë?
26:130. E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht.
26:131. Pra, kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua!
26:132. Kini frikë Atë që ju pajisi me çka e dinit vet.
26:133. Ju pajisi me mjete gjallërimi e me djem.
26:134. Me kopshte e me burime uji.
26:135. Vërtet, unë i frikësohem dënimit, tuaj në një ditë të madhe.
26:136. Ata i thanë: “Për ne është krejt një, si na këshillove, si nuk na këshillove!”
26:137. Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) e popujve të lashtë.
26:138. Se ne nuk kemi për t’u dënaur.
26:139. Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtar, e Ne atëherë i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumica e tyre nuk besuan.
26:140. Vërtet, Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
26:141. Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit.
26:142. Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: “A nuk frikësoheni?”
26:143. Unë për ju jam i dërguar besnik.
26:144. Andaj, kini frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!”
26:145. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.
26:146. A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)?
26:147. Në kopshte e në burime.
26:148. Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët.
26:149. Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore.
26:150. Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua.
26:151. E mos shkoni pas atyre që janë të pafrenuar (që e teprojnë me vepra të këqija).
26:152. Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë.
26:153. Ata i thanë: “Ti je vetëm i magjepsur.
26:154. Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!”
26:155. Ai tha: “Ja, kjo është deveja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë).
26:156. Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do t’ju godasë dënimi i ditës së madhe!”
26:157. Po ata e therën atë, madje u penduan (nga frika).
26:158. Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
26:159. Vërtet Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
26:160. Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë.
26:161. Kur vëllai i tyre, Luti i tha: “A nuk i frikësoheni (All-llahut)?”
26:162. Unë jam i dërguari i juaj, jam i besueshëm!
26:163. Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
26:164. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është te Zoti i botëve.
26:165. (Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote.
26:166. E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi!”
26:167. Ata i thanë: “O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jeshë i dëbuar prej nesh!”
26:168. Ai tha: “Unë jam kundër veprimit tuaj!
26:169. Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”
26:170. Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
26:171. Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me ata (në dënim).
26:172. E më pas i zhdukëm ata të tjerët.
26:173. E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja.
26:174. Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
26:175. E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.
26:176. Edhe populli i Ejkës të dërguarit i konsideronin gënjeshtarë.
26:177. Kur Shuajbi atyre u tha: “A nuk ruheni?”
26:178. Unë jam i dërguar te ju, jam i besueshëm!
26:179. Pra kini frikë (dënimin nga) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
26:180. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është prej Zotit të botëve!
26:181. Plotësoni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangu!
26:182. Dhe matni me peshojë (kandar) të saktë (precize).
26:183. Dhe mos lini mangu sendet e njerëzve, e mos bëni shkatërrime në tokë.
26:184. Frikësohuni Atij që ju krijoi juve dhe breznitë e para.
26:185. Ata i thanë: “S’ka dyshim se ty të ka zënë magjia!”
26:186. Ti nuk je tjetër por njeri si edhe ne, dhe ne nuk të konsiderojmë tjetër vetëm se gënjeshtar!
26:187. E nëse je nga të vërtetit, atëherë lëshoje mbi ne një copë nga qielli (si dënim)!
26:188. Ai tha: “Zoti im e di më së miri për atë që ju veproni!”
26:189. Dhe ata e përgënjeshtruan ate, andaj i goditi dënimi i hijes. Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të llahtarshme.
26:190. Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
26:191. E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.
26:192. E edhe ai (Kur’ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.
26:193. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).
26:194. (E solli) Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber).
26:195. (Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe.
26:196. Dhe se ai (Kur’ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.
26:197. A nuk ishte për ata (për jobesimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve?
26:198. E sikur t’ia shpallnim atë (Kur’anin) ndonjë joarabi,
26:199. e ai t’ua lexonte atyre, ata nuk do t’i besonin atij.
26:200. Dhe kështu, Ne ua futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve,
26:201. E ata nuk i besojnë atij (Kur’anit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm,
26:202. Dhe t’u vijë befas, duke mos e hetuar.
26:203. E atëherë të thonë: “A thua do të na jepet afat?”
26:204. E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur i thanë pejgamberit silleni dënimin).
26:205. Po më thuaj se edhe nëse Ne u japim të jetojnë vite me radhë,
26:206. e pastaj t’u vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja,
26:207. çka do t’u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?
26:208. Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber.
26:209. Që ju përkujtoji (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.
26:210. Atë (Kur’anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).
26:211. Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi.
26:212. Pse ata janë të penguar edhe për ta dëgjuar!
26:213. Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarve.
26:214. Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.
26:215. E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty.
26:216. E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: “Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju”.
26:217. Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, mëshiruesin.
26:218. I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë.
26:219. (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.
26:220. Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
26:221. A t’ju tregoj unë se kujt i vijnë djajtë?
26:222. Ata i vijnë çdo gënjeshtari e mëkatari.
26:223. (U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë.
26:224. E për sa u përket poetëve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humburit (nga e vërteta).
26:225. A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin).
26:226. Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë.
26:227. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç’përfundimi i shkojnë (ç’dënim të ashpër ose ç’vendi në xhehennem do t’i nënshtrohen).

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:31 pm

27.Neml

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

27:1. Ta, Sin. Këto janë ajete të Kur’anit dhe të librit të kuptueshëm.
27:2. Janë udhërrëfyes dhe myzhde për besimtarët.
27:3. Që e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër.
27:4. E atyre që nuk besojnë botën e ardhme, Ne ua kemi hijeshuar veprat ndaj dhe ata bredhin.
27:5. Të tillët janë ata që u takon dënimi më i rëndë dhe mu ata do të jenë më të dëshpëruarit në botën tjetër.
27:6. E s’ka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kur’anin nga i Urti, i Dijshmi.
27:7. (Përkujto) Kur Musai i tha familjes së vet: “Unë e pash një zjarr,e nga ai do t’ju sjell ndonjë lajm ose do t’ju sjell një urë të ndezur që të ngroheni”.
27:8. E kur arriti tek ai u thirr: “I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I veçuar në madhëri është All-llahu, Zot i botëve!
27:9. O Musa, në të vërtetë Unë jam All-llahu, i plotfuqishmi, i urti.
27:10. E ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga frika) ktheu prapa duke mos pasur më kujdes. (I thamë) O Musa! Mos u frikëso se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen!
27:11. Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet) e që të keqen pastaj e zëvendëson me të mirën, atëherë s’ka dyshim se Unë jam që fali shumë dhe jam mëshirues.
27:12. Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argumentet për të (vajtur) te faraoni dhe populli i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
27:13. E kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo pa dyshim është magji!”
27:14. Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.
27:15. Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dy thanë: “I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë”.
27:16. E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na është dhuruar nga gjithçka, e vërtet ky është shpërblim i qartë”.
27:17. E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin.
27:18. Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”.
27:19. E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mundëso që t’i falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!”
27:20. Dhe vështroi shpendët e tha: “C’është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!”
27:21. Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).
27:22. Ajo nuk zgjati shumë e tha: “Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt”.
27:23. Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.
27:24. Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.
27:25. (i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.
27:26. All-llahu është një, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh.
27:27. Ai (Sulejmani) tha: “Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!”
27:28. Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!”
27:29. Ajo (gruaja - Belkisa) tha: “O ju pari, mua më ka arritur një letër madhështore!”
27:30. (e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) “Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!” (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim!)
27:31. (në vazhdim shkruan) “Të mos u mbani në të madh kundër meje, po të më vini të dorëzuar (dhe besimtarë)!”
27:32. Ajo tha: “O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timen se unë nuk do të vendos asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!”
27:33. Ata (paria) i thanë: “Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!”
27:34. Ajo tha: “Kur sunduesit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë e parinë më të zgjedhur të atij vendi e nënshtrojnë. Kështu ata veprojnë!”
27:35. Po unë do t’u dërgoj atyre një dhuratë (të madhe), e do të shoh se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë).
27:36. E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: “A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu ma ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!”
27:37. Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarve), se për Zotin ne do t’u vijmë atyre me një ushtri, të cilës ata nuk do të mund t’i bëjnë ballë dhe do t’i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar!
27:38. Ai (Sulejmani) tha: “O ju pari, cili prej jush do t’ma më sjell fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar?”
27:39. Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: “Unë do ta sjell atë ty para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!”
27:40. E ai i cili kishte dituri nga libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!” E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij, (Sulejmani) tha: “Kjo është dhuntia e Zotit tim që të më sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s’ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!”
27:41. Ai (Sulejmani) tha: “Ndryshonia asaj fronin që ta provojmë se a po e njeh apo është nga ata që nuk dinë ta njohin!”
27:42. E kur erdhi ajo, iu tha: “A është i këtillë froni yt?” Ajo tha: “Si të ishte vetë ai?!” (Sulejmani tha:) “Neve na është dhënë dituria përpara saj dhe ne ishim besimtarë para saj”.
27:43. Pse atë (Belkisen) e kishte penguar (nga besimi i drejtë) ajo që adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga një popull jobesimtar.
27:44. Asaj iu tha: “Hyn në pallat”, e kur e pa atë mendoi se është një ujë i madh dhe i përvoli këmbët. Ai (Sulejmani) tha: “Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi!” Ajo tha: “Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) së bashku me Sulejmanin All-llahut, Zotit të gjithësisë”.
27:45. Ne ia dërguam Themudit vëllain e tyre (nga gjaku), Salihun (t’u thotë): “Adhurojeni All-llahun!” Kur qe, ata dy grupe që kundërshtoheshin.
27:46. Ai (Salihu) tha: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos i kërkoni falje All-llahut që të mëshiroheni?”
27:47. Ata thanë: “Ne parandjejmë fatkeqësi me ty dhe me ata që janë me ty!” Ai tha: “Ndjella e fatit tuaj është te All-llahu, por vetë ju jeni një popull që ngatërroheni!”
27:48. E në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë, e nuk përmirësonin.
27:49. Ata që thanë: “Betohuni mes vete në All-llahun, ta mbytni atë dhe familjen e tij natën, e pastaj të afërmve të tij t’u thoni: Ne nuk morëm pjesë në mbytjen e familjes së tij, dhe se ne jemi të drejtë (të vërtetë)”
27:50. Ata përgatitën një kurth e Ne ua shpërblyem kurthin duke mos e hetuar ata.
27:51. Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre.
27:52. E këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument.
27:53. Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të matur (duke iu shmangur mëkatit).
27:54. (Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: “A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?”
27:55. A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, i braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorant (xhahil).
27:56. Përgjigjja e popullit të tij nuk qe tjetër vetëm se të thonë: “Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!”
27:57. E Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës ia caktuam të mbetet me të dënuarit.
27:58. E kundër atyre lëshuam një shi (me gurë); i shëmtuar ishte ai shi për ata të cilëve iu kishte tërhequr vërejtja.
27:59. Thuaj (o i dërguar): “Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mirë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?”
27:60. Ai që krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që për ju ka qenë e pamundshme t’i bëni të mbijnë bimët në to; A mos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën).
27:61. A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të bëri të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç All-llahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë.
27:62. A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.
27:63. Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit, dhe ai që pranë mëshirës së Tij (shiut), si myzhde i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos All-llahut? E lartë është madhëria e Tij nga çka ia përshkruajnë shok.
27:64. Ai që e fillon krijimin (e njeriut) e pastaj e përsërit atë (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai që ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër pos All-llahut? Thuaj: “Sillni argumentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!”
27:65. Thuaj: “Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e dinë se kur ringjallen!”
27:66. Por, dijenia e tyre arrihet në botën tjetër (kur të përjetojnë çka u është premtuar). Ja, ata dyshojnë për këtë (për botën tjetër), bile janë të verbër ndaj saj.
27:67. Ndërsa ata të cilët nuk besuan thanë: “A pasi të (vdesim) bëhemi dhé e pluhur ne edhe prindërit tanë, (a thua) do të ringjallemi?
27:68. Kjo na është premtuar neve e dhe prindërve tanë më përpara, por kjo nuk është gjë tjetër veçse legjendë e të parëve!”
27:69. Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i kundërshtarëve!”
27:70. Po ti (Muhammed) mos u trazo për ta, e as mos e ngushto veten nga ato dredhi që i bëjnë!
27:71. E ata thonë: “Po qe se jeni të sigurt në ato çka flitni, kur do të realizohet ai premtim (me dënim)?”
27:72. Ti thuaj: “Tanimë u është ngjeshur juve një pjesë e atij premtimi për të cilin po ju ngutet juve!”
27:73. S’ka dyshim se Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.
27:74. E është e sigurt se Zoti yt di çka fshehin zemrat e tyre dhe çka shfaqin haptazi.
27:75. Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në tokë, e të mos jetë e shënuar në librin e saktë (dijen e Zotit).
27:76. Vërtet, ky Kur’an u rrëfen beni israilëve të shumtën e asaj që ata ishin të përçarë.
27:77. Dhe pamëdyshje ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët.
27:78. E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e i dijshmi.
27:79. E ti pra mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt.
27:80. Ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën.
27:81. E as që mund t’i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë muslimanë.
27:82. E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t’ju nxjerrim një shtazë nga toka që do t’ju flasë (ose do t’i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona.
27:83. E ditën kur do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që i kanë mohuar argumentet tona, ata të vërë njëri pas tjetrit, do të jenë të penguar.
27:84. Derisa të arrijnë (në vendin e llogarisë), Ai u thotë: “A ju i mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar dije për to? E çka vepronit ju ashtu (në Dunja)?”
27:85. Dhe kundër tyre zbatohet vendimi (i dënimit) për shkak se bënë krim dhe ata nuk do të flasin.
27:86. A nuk shohin ata se Ne ua bëmë natën që të pushojnë, kurse ditën të ndritshme. Në këtë ka argument për një popull që beson.
27:87. (përkujto) Ditën kur i fryhet surit, e të frikësohet kush është në tokë, përpos kë do All-llahu (të mos frikësohet) dhe t’i vinë Atij të gjithë të përulur.
27:88. E i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.
27:89. Kush ka bërë vepër të mirë, atij do t’i takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite.
27:90. E kush do të paraqitet me punë të këqija (me besim të gabuar), ata do të hidhen të përmbysur me fytyrat e tyre në zjarr. (U thuhet) Ju nuk shpërbleheni me tjetër pos me atë që punuat.
27:91. Unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë.
27:92. E, edhe ta lexoj Kur’anin, e kush e pranon udhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaji: “Unë vetëm tërheq vërejtjen”.
27:93. Dhe thuaj: “Falënderoj All-llahun, e Ai do t’ua tregojë argumentet e veta dhe do t’i kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që veproni ju”.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:32 pm

28.Kasas

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

28:1. Ta, Sin, Mim.
28:2. Këto janë ajetet e librit (të Kur’anit) të plotkuptueshëm.
28:3. Që po t’i lexojmë ty nga lajmi rreth Musait e faraonit, e që është e vërtetë për një popull që beson.
28:4. Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kokën lart në tokë, e popullin e saj e grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemt e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve.
28:5. E Ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues.
28:6. Dhe atyre t’u japim pushtet në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre dyve t’ua tregojmë atë që i ruheshin (ia kishin frikën).
28:7. Ne nënën e Musait e inspiruam: t’i japë atij gji, e kur të keshë frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit.
28:8. E atë e gjeti familja faraonit, ashtu që në fund ai t’u bëhet atyre armik e dëshpërim. Vërtet, faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundërshtarë (gabonin me qëllim).
28:9. E gruaja e faraonit tha: “Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë si fëmijë”. Pra ata nuk e dinin rrjedhimin.
28:10. E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën asaj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut).
28:11. E ajo i tha motrës së tij: “Gjurmoje atë”, kurse ajo e shikonte atë prej së largu dhe ata nuk e hetonin (se ishte motra e tij që e përcjell).
28:12. Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij?”
28:13. Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i All-llahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë.
28:14. E pasi ai (Musai) e arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur, Ne i dhamë urtësi e dituri. Kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
28:15. Dhe ai hyri në qytet në një kohë të pahetuar prej banorëve të tij, dhe në të i gjeti dy veta që po përlaheshin, njëri prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiq. Ai (Musai) tha: “Kjo është prej veprave të djallit, e s’ka dyshim se ai është armik i hapët që shpie në humbje”.
28:16. Ai tha: “Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!” Dhe Ai ia fali, se Ai është që fal shumë, është mëshirues.
28:17. Ai tha: “Zoti im, betohem në ato të mira që m’i dhurove mua se kurrë nuk do të vihem në ndihmë të kriminelëve”.
28:18. Dhe (Musai) agoi i frikësuar në qytet e duke pritur (se çka po i ndodh), kur qe, ai i cili i kishte kërkuar ndihmë dje, e thirri sërish (në ndihmë), e Musai i tha: “Vërtet ti qenke ngatërrestar i njohur!”
28:19. E kur deshi ta rrëmbejë atë që ishte armik i të dyve, ai tha: “A do të më mbysësh mua siç e mbyte dje njeriun, ti nuk do tjetër, vetëm se të bëhesh arrogant në tokë, e nuk dëshiron të jeshë nga përmirësuesit!”
28:20. Dhe erdhi një njeri që ngutej nga ana më e largët e qytetit e tha: “O Musa, parësimi është duke biseduar me të mbytur ty, pra ti dil (ik), unë jam këshillues yti”.
28:21. E ai doli prej aty i frikësuar e duke pritur (se ç’po ndodh) dhe tha: “O Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqar”.
28:22. Dhe kur u drejtua kah Medjeni tha: “Shpresoj që Zoti im të më orientojë rrugës së drejtë”.
28:23. E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyre vërejti dy gra që po i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: “E çka është puna e juve dyjave?” Ato që të dyja i thanë: “Ne nuk u japim ujë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!”
28:24. Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të atyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: “O Zoti im, unë kam nevojë për çkado që të më japësh!”
28:25. E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: “Babai im të thërret që të paguajë ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!” E kur shkoi (Musai) tek ai dhe ia tregoi atij ngjarjen, ai tha: “Mos ki frikë, paske shpëtuar nga populli zullumqar!”
28:26. Njëra prej atyre dyjave tha: “O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi e besniku!”
28:27. Ai (Shuajbi) tha: Unë dëshiroj të martoj ty me njërën prej këtyre dy vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh tetë vjet, e nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të rëndojë ty, e në dashtë All-llahu, ti do të gjesh te unë mirëkuptim!”
28:28. Ai (Musai) tha: “Kjo le të mbetet mes meje e teje, e cilindo afat që do ta kryej nga këta të dy, nuk do të ketë përgjegjësi për mua. Për këtë që po themi All-llahu është garant”.
28:29. E kur Musai e kreu afatin dhe udhëtoi me familjen e vet, e vërejti kah ana e Turit një zjarr, e familjes së vet i tha: “Rrini këtu, unë kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose ndonjë urë nga zjarri që të ngroheni”.
28:30. Dhe kur arriti tek ai (zjarr) nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar me pemë u thirr: “O Musa, s’ka dyshim se Unë jam All-llahu, Zoti i botëve!”
28:31. Dhe ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa Musai se po lëviz si të ishte gjarpër i shpejtë, ktheu të ikë e nuk vështroi prapa. O Musa, ktheu ku ishe e mos u frikëso se me të vërtetë ti je i sigurt.
28:32. Fute dorën në xhep e ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë dhe shtrëngoje për vete krahun tënd kur të frikësohesh. Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te faraoni dhe rrethi i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
28:33. Ai (Musai) tha: “O Zoti im, unë kam mbytur një njeri prej tyre, e frikësohem se do të më mbysin!”
28:34. E vëllai im, Haruni, është më orator se unë, andaj dërgoje atë me mua ndihmë që t’i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se do të më shpallin gënjeshtar.
28:35. (All-llahu iu përgjigj) Tha: “Ne do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd dhe me argumentet Tona do t’ju japim pushtet juve dyve ashtu që ata të mos mund t’u afrohen juve, andaj ju të dy dhe ata që u janë bindur juve, jeni ngadhënjimtarë”.
28:36. E kur Musai ua solli atyre argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo nuk është tjetër vetëm se magji e trilluar dhe këtë nuk e kemi dëgjuar as ndër prindërit tanë të hershëm!”
28:37. E Musai tha: “Zoti im e di më së miri për atë që u erdhi me udhëzim prej Tij dhe kujt do t’i takojë përfundimi i mirë, se mizorët me siguri nuk do të kenë shpëtim”.
28:38. E faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, m’i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse unë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar”.
28:39. Dhe ashtu ai dhe ushtria e tij u sollën në tokë me kryeneçësi ndaj të vërtetës dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne.
28:40. Andaj, Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det e shiko pra se si përfundojnë mizorët.
28:41. Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe në ditën e kijametit atyre nuk do t’u ndihmohet.
28:42. Edhe në këtë botë i kemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditën e kijametit ata janë të përbuzur.
28:43. E pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne Musait i dhamë librin që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë që të marrin mësim.
28:44. E ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne Musait ia besuam shpalljen (e bëmë pejgamber dhe e dërguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pranë.
28:45. Por Ne krijuam popuj (mes Musait e teje Muhammed), e koha ka zgjatur (ndaj, të dërguam ty). Dhe ti nuk banove në mesin e popullit të Medjenit e t’iu lexosh këtyre argumentet Tona (lajmin për Musain, për Shuajbin, për vajzat e tij), por Ne të dërguam (dhe të njoftuam).
28:46. Dhe ti nuk ke qenë pranë Kodrës Tur kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi ynë) është mëshirë nga Zoti yt, për t’ia tërhequr vërejtjen një populli që para teje nuk u kishte ardhur ndonjë pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim.
28:47. Dhe të mos thonë, kur t’i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e kanë merituar vetë: “Zoti ynë, përse nuk na ke dërguar ndonjë pejgamber që të pasonim argumentet Tua e të bëheshim besimtarë!”
28:48. E kur atyre u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: “Përse nuk iu dha atij (Muhammedit) sikurse iu dha Musait (ndonjë mrekulli materiale)! Po a nuk e mohuan atë që iu dha Musait më parë?” E, thanë: “Dy magji që përmbajnë njëra-tjetrën. Dhe thanë: Cdonjërën prej tyre ne e mohojmë!”
28:49. Thuaj: “Nëse është e vërtetë çka thoni, atëherë silleni një libër prej All-llahut që është edhe më udhëzues se këta dy (Tevrati e Kur’ani), e ti përmbahem edhe unë atij?”
28:50. E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar.
28:51. Ndërsa Ne pandërprerë u dërguam atyre shpalljen, ashtu që të mendojnë.
28:52. E atyre që Ne u dhamë librin përpara këtij, disa prej tyre i besojnë këtij (Kur’anit).
28:53. Dhe kur u lexohet atyre, thonë: “Ne i kemi besuar atij, ajo është e vërtetë prej Zotit tonë, ne edhe para tij kemi qenë muslimanë!”
28:54. Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim, dhe ata të keqen e largojnë me të mirën, e nga ajo që Ne i furnizuam, ata japin.
28:55. Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!”
28:56. Eshtë e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por All-llahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit.
28:57. Ata thanë: “Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!” Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim nga ana Jonë, po shumica e tyre nuk e dinë.
28:58. E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej dokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.
28:59. Zoti yt nuk është i tillë që të shkatërrojë venbanimet para se në kryeqendër të tyre të dërgoj Pejgamber, i cili do t’ua lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, pos vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.
28:60. Dhe çdo gjë që u është dhënë juve është kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është tek All-llahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe përhershme, pra, a nuk mendoni?
28:61. A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kijametit ai do të jetë prej të dënuarve?
28:62. (përkujto) Ditën kur i thërret ata e u thotë: “Ku janë ata shokët e Mi, të cilët ju i pandehnit (si zota)?”
28:63. E ata, të cilët e merituan fjalën (dënimin), thonë: “Zoti ynë, këta janë që ne i humbëm, i humbëm ata si humbën edhe vetë, ne para Teje tërhiqëm se ata nuk na adhuruan neve!”
28:64. Dhe u thuhet: “Thirrni zotat tuaj”! Ata i thërrasin, por ata nuk u përgjigjen dot, dhe shohin dënimin. E atëherë (do të dëshironin) sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë (e të mos përjetonin dënimin).
28:65. Dhe ditën kur (All-llahu) i thërret ata e u thotë: “Cfarë përgjigje u keni dhënë të dërguarve?”
28:66. Atë ditë atyre u humbin faktet dhe ata nuk konsultohen ndërmjet vete.
28:67. E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.
28:68. Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër dhe i lartë është All-llahu nga çka i përshkruajnë për shok.
28:69. Dhe Zoti yt e di se ç’fshehin zemrat e tyre dhe se ç’shfaqin haptazi.
28:70. Ai është All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër dhe vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni.
28:71. Thuaj: “Sikur All-llahu ta bënte natën e përhershme (t’ua zgjaste) deri në ditën e kijametit, ç’mendoni, cili zot pos All-llahut do t’ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh?”
28:72. Thuaj: “Më tregoni, nëse All-llahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në ditën e kijametit, cili zot pos All-llahut do t’ju sjellë natë që të pushoni në të? A nuk shihni (sa po gaboni)?”
28:73. Po mëshira e Tij u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj, të jini mirënjohës!.
28:74. Dhe ditën që i fton (All-llahu) e thotë: “Ku janë ata që i menduat shokë të Mi?”
28:75. Dhe Ne do të nxjerrim prej çdo populli dëshmitarë e u themi: “Sillni argumentin tuaj!” Atëherë do ta kuptojnë se e drejta (për Zot) është vetëm e All-llahut, dhe dështon çdo trillim i tyre.
28:76. Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri saqë një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: “Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!”
28:77. Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit.
28:78. Ai (Karuni) tha: “Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!” Po a nuk e di ai se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë asish që ishte edhe më i fuqishëm e më i pasur se ai, po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për fajet e tyre (meqë All-llahu e di).
28:79. Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: “Ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!”
28:80. E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: “Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç të durueshmëve!”
28:81. Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë, e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.
28:82. E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij, filluan të thonë: “A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!”
28:83. Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.
28:84. Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t’i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa ai që paraqitet me punë të këqija, do t’i jepet dënim vetëm aq sa e ka merituar.
28:85. S’ka dyshim se Ai që ta bëri obligim Kur’anin, Ai do të kthejë ty aty kah erdhe. Thuaj: “Zoti im e di më mirë kush është që solli udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të sigurt”.
28:86. Ti as nuk ke shpresuar se do të shpallet ty libri, por kjo është mëshirë e Zotit tënd, andaj ti kurrsesi të mos jeshë ndihmëtar i jobesimtarëve.
28:87. Dhe kurrsesi ata të mos shmangin ty nga ajetet e All-llahut meqë ato t’u kanë shpallur ty, dhe ti thirr te Zoti yt e kurrsesi mos u bën pasues i dëshirave të idhujtarëve.
28:88. Veç All-llahut mos adhuro ndonjë zot tjetër, s’ka të adhuruar tjetër veç Tij. Cdo send zhduket e Ai jo. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni!

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:34 pm

29. Ankebut

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

29:1. Elif, Lam, Mim.
29:2. A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?”
29:3. Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët.
29:4. A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (t’i ikin dënimeve)? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre!
29:5. E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, s’ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë patjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi.
29:6. E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën.
29:7. Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t’ua shlyejmë të këqijat e do t’i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan.
29:8. Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni vepruar.
29:9. E ata që besuan e bënë vepra të mira, ata do t’i radhisim ndër më të mirët.
29:10. Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, ai sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzit ikin prej mosbesimit në besim), e nëse vjen ndonjë fitore prej Zotit tënd, ata do të thonë: “Ne kemi qenë me ju!” Po a nuk është All-llahu që di më së miri për atë që është në zemrat e njerëzve?
29:11. All-llahu do t’i vërë në pah ata që besuan dhe do t’i vërë në thumb hipokritët.
29:12. Ata që nuk besuan u thanë atyre që besuan: “Ejani në rrugën (në fenë) tonë, e ne po i bartim mëkatet tuaja (po qe se është mëkat rruga jonë). Po ata nuk do të bartin asgjë nga mëkatet e tyre, në të vërtetë ata janë gënjeshtarë.
29:13. Ata patjetër do të bartin barrën e vet, e me atë të veten edhe barrë të tjera, e në ditën e kijametit do të merren në përgjegjësi për atë që kanë trilluar.
29:14. Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata një mijë pa pesëdhjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi.
29:15. Ndërsa atë vetë dhe të tjerët që ishin në anije, i shpëtuam dhe Ne atë (ngjarje) e bëmë argument për tërë botën.
29:16. Edhe Ibrahimin (e dërguam) kur ai popullit të vet i tha: “Adhurojeni All-llahun dhe keni frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është shumë më mirë për ju.
29:17. Ju në vend të All-llahut jeni duke adhuruar vetëm idhuj që i trilloni vetë si gënjeshtarë. S’ka dyshim se ata që i adhuroni në vend të All-llahut, nuk posedojnë furnizimin tuaj, pra kërkojeni furnizimin te All-llahu, adhurojeni Atë dhe shprehni falënderimin Atij, pse te Ai do të ktheheni”.
29:18. Po nëse ju përgënjeshtroni, edhe popuj para jush përgënjeshtruan, e të dërguarit nuk i takon tjetër pos komunikimi i kuptueshëm.
29:19. A nuk e kanë vërejtur ata se si All-llahu nis krijimin, e pastaj atë e përsërit, e kjo është lehtë për All-llahun.
29:20. Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Eshtë e vërtetë se All-llahu ka mundësi për çdo send.
29:21. Ai ndëshkon atë që do dhe mëshiron kë të dojë dhe tek Ai do të silleni.
29:22. Ju nuk keni mundësi ta bëni të paaftë (Zotin tuaj t’ju dënojë) as në tokë e as në qiell, dhe përpos All-llahut, nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar”.
29:23. E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe ata i pret dënimi i hidhur.
29:24. Po përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: “Mbyteni atë (Ibrahimin) ose digjnie!” Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Për një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse.
29:25. Ai (Ibrahimi) tha: “Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarë”.
29:26. Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: “Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishmi, i urti”.
29:27. Dhe Ne ia dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallur), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë, kurse në botën tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur.
29:28. (Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: “Ju bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë”.
29:29. Ju jeni që kontaktoni me meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: “Nëse e thua të vërtetën, na sill dënimin nga All-llahu?”
29:30. Ai tha: “O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!”
29:31. E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: “Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë!”
29:32. Ai (Ibrahimi) tha: “Aty është Luti!” Ata i thanë: “Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit”.
29:33. E pasi të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: “Mos ke frikë, as mos u pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit”.
29:34. Ne mbi banorët e këtij qyteti do të lëshojmë një dënim nga qielli për shkak se ata bëjnë punë të liga.
29:35. E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë të qartë për një popull që mendon.
29:36. E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin dhe ai u tha: “O populli im, adhurojeni All-llahun dhe kini frikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë!”
29:37. Po ata e përgënjeshtruan, andaj i përfshiu tërmeti dhe aguan të shtangur (të ftohur e të vdekur) në shtëpitë e tyre.
29:38. (I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihnin atë.
29:39. Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën t’i shptojnë dënimit.
29:40. Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë.
29:41. Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i merimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e merimangës.
29:42. All-llahu e di se ç’adhurojnë ata pos Tij (ose nuk adhurojnë asgjë), Ai është ngadhënjyesi, i urti.
29:43. Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.
29:44. All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me një seriozitet të caktuar. Në to me të vërtetë ka fakte për besimtarët.
29:45. Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju.
29:46. Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: “Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.
29:47. Dhe po ashtu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne ta zbritëm ty librin. E ata, të cilëve Ne u kemi dhënë librin, i besojnë këtij (Kur’anit), edhe nga ata (idhujtarët arabë) ka që i besojnë këtij, kurse argumentet tona nuk i refuzon askush, përpos jobesimtarëve”.
29:48. Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit.
29:49. Por jo, ai është plot argumente të qarta në zemrat e atyre që u është dhënë dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos të shfrenuarve.
29:50. Ata thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij një mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Cështja e mrekullive është vetëm në duar të All-llahut, e unë nuk jam tjetër pos tërheqës i vërejtjes dhe shpjegues.
29:51. Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm librin, i cili u lexohet atyre, e s’ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëzit që duan të besojnë”.
29:52. Thuaj: “Mjafton që All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe juve, Ai e di ç’ka në qiej e në tokë, e ata që i besuan të kotës e nuk e besuan All-llahun, ata janë të dështuarit”.
29:53. Ata kërkojnë prej teje ngutjen e ndëshkimit, e sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t’u vinte ndëshkimi, po ai patjetër do t’u vijë atyre befas ashtu që ata nuk e hetojnë.
29:54. Po, si e kërkojnë ata ngutjen e ndëshkimit? E në të vërtetë xhehennemi është që i ka rrethuar në të gjitha anët jobesimtarët.
29:55. Ditën kur ata i mbulon dënimi (i zjarrit) prej së larti dhe së poshtmi nën këmbët e tyre, e u thotë: “Shijojeni atë që keni vepruar!”
29:56. O robët e Mi që besuat, toka Ime është e gjerë, pra vetëm Mua më adhuroni.
29:57. Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.
29:58. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t’u bëjmë vend të lartë në xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për atë që vepruan.
29:59. Të cilët bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
29:60. Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ato edhe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
29:61. Nëse ti i pyet ata: “Kush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?” Ata do të thonë: “All-llahu!” E si prapësoheni, pra?
29:62. All-llahu i jep furnizim atij që do nga robët e vet, e ia pakëson (shtrëngon) atij që do. Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo gjë.
29:63. Dhe nëse ti i pyet ata: “Kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj?” Ata thonë: “All-llahu!” Thuaj: “Falënderimi i qoftë All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnë”.
29:64. Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinim.
29:65. (Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit i lusin idhujt!
29:66. Po le t’i përbuzin ato të mira që ua dhamë dhe le të kënaqen, (e mos të besojnë), se më vonë do ta kuptojnë.
29:67. A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?
29:68. E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut, ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t’i ketë ardhur ajo? Po, a nuk është xhehennemi vend për jobesimtarët?
29:69. E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:35 pm

30.Rum

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

30:1. Elif, Lam, Mim.
30:2. Bizantinët (rumët) u mundën,
30:3. në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë,
30:4. brenda pak viteve. Cështja është vendim i All-llahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen,
30:5. për ndihmën e All-llahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i gjithëfuqishëm, mëshirues.
30:6. Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë.
30:7. Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar).
30:8. Dhe, a nuk menduan ata me veten e tyre se All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar, por një pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes pas vdekjes).
30:9. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin para tyre!? Ata ishin edhe më të fortë se këta, ata e lëruan tokën dhe e rindërtuan atë më shumë se sa këta, e rindërtuan, atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me fakte të qarta. Pra, All-llahu nuk ishte që t’ju bëjë të padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë të padrejtë.
30:10. Mandej përfundimi i atyre që bënë punë të këqija ishte më i keqi, për shkak se argumentet e All-llahut i përgënjeshtruan dhe talleshin me to.
30:11. All-llahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në fund tek Ai do të ktheheni.
30:12. E ditën kur të ndodhë kijameti, kriminelët heshtin.
30:13. Ata nuk do të kenë ndërmjetësues (ndihmëtarë) prej shokëve (zotave) të tyre, e me shokët (zotat) e tyre ata ishin jobesimtarë.
30:14. Dhe ditën kur të ndodhë kijameti, atë ditë do të ndahen (njerëzit).
30:15. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar në një kopsht (të xhennetit).
30:16. E për sa u përket atyre që nuk besuan, dhe i bënë të rreme argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, ata do të kenë mundime (azab) të vazhdueshme.
30:17. Atëherë, All-llahun lartësojeni kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi.
30:18. Falënderimi i takon vetëm Atij prej gjithë çka ka në qiej e në tokë, edhe në mbrëmje edhe ditën.
30:19. Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave).
30:20. Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.
30:21. Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
30:22. Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz.
30:23. Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon.
30:24. Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe si frikë edhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë.
30:25. Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka, mandej kur t’ju thërret juve me një të thirrme prej tokës, ju menjëherë dilni.
30:26. E Tij është ç’ka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulen.
30:27. Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Te (sipas mendimit tuaj). Shëmbëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i urti.
30:28. Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju; a i keni shokë (ortakë) ata që janë në posedim tuaj (shërbëtorët), në atë që Ne ua dhamë juve (në pronësi), që të jeni ju dhe ata të barabartë në të, (në përdorimin e saj) e të frikësoheni prej tyre (se po marrin kompetencë) si frikësoheni ju në mes vete. (Ju nuk pranoni ortakë shërbëtorët tuaj, të jeni të barabartë, nuk kini frikën e tyre, e si më përshkruani Mua ortak)? Ne kështu u sqarojmë faktet njerëzve që janë të zotët e mendjes.
30:29. Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, pa ndonjë fakt të dijes, shkuan pas dëshirave të epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
30:30. Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30:31. (përqëndrohuni në atë fé) Të kthyer sinqerish tek Ai, kini frikë prej Atij dhe faleni namazin e mos u bëni nga idhujtarët.
30:32. Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.
30:33. Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij, e kur Ai nga të mirat e veta u shijon atyre, ja, që një grup prej tyre i përshkruajnë shok Zotit të vet.
30:34. Le të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë, pra kënaquni, e më vonë do ta kuptoni.
30:35. A mos Ne u kemi shpallur atyre ndonjë argument, që ia vërteton (flet) për atë që ata Mua më përshkruajnë shok?
30:36. E kur Ne u japim njerëzve begati të mira, ata u gëzohen atyre, e nëse ata i godet ndonjë e keqe për shkak të veprimit të tyre, atëherë ata e humbin shpresën.
30:37. Vallë, po a nuk shohin ata se All-llahu i jep furnizim të mjaftueshëm atij që do Ai dhe ia pakëson. Në këtë, për një popull që beson, ka argument.
30:38. Andaj, jepja të afërmit atë që i takon, e edhe të varfërit edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hir të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit.
30:39. Dhe çka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet tek All-llahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t’i afroheni All-llahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi).
30:40. All-llahu është Ai që ju krijoi, që ju furnizoi, që ju bën të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? I pastër është Ai, i pa të meta, i madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshin dhe trillojnë.
30:41. Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).
30:42. Thuaj: “Ecni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë, shumica e tyre ishin jobesimtarë”.
30:43. Ti përmbaju fuqimisht fesë së drejtë, para se të vijë dita që nuk ka kthim, pse prej All-llahut është caktuar, atë ditë ata (njerëzit) ndahen.
30:44. Kush nuk besoi, barrën e mosbesimit të vet e ka kundër vetes, e kush bëri punë të mirë, ata vetvetes i përgatitën vendin (xhennetin).
30:45. Që t’i shpërblejë Ai (All-llahu) nga të mirat e veta, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vërtet, Ai nuk i do jobesimtarët.
30:46. Nga argumentet e Tij është edhe: që Ai t’i lëshojë erërat myzhdexhinj dhe t’ua shijojë juve nga mëshira e vet (shiun); dhe që të lundrojnë anijet me vullnetin e Tij, dhe që të përfitoni nga të mirat e Tij dhe ashtu, ju të jeni mirënjohës.
30:47. Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.
30:48. All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrinë lart si të dojë, i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, qe, ata gëzohen.
30:49. Edhe pse para se t’u binte (shiu) atyre, ata para tij ishin të dëshpëruar.
30:50. Shiko pra gjurmët e mëshirës së All-llahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s’ka dyshim se Ai është që do t’i ngjallë të vdekurit, se Ai për çdo send është i plotfuqishëm.
30:51. E sikur Ne të lëshojmë një erë e ta shohin atë (të mbjellat) e zverdhura, pa dyshim ata pas kësaj do të jenë mohues (përbuzës).
30:52. Në të vërtetë, ti (Muhammed) nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit e as nuk mund ta bësh që të shurdhëtit të dëgjojnë thirrjen, kur ata kthejnë shpinën.
30:53. Dhe as që je ti udhëzues i të verbërve nga humbja e tyre, ti nuk mund ta bësh të dëgjojë tjetër vetëm atë që u beson argumenteve Tona, se ata janë të bindur.
30:54. All-llahu është Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi.
30:55. E ditën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në Dunja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës.
30:56. E atyre që u është dhënë dija dhe besimi thonë: “Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!”
30:57. E atë ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që kërkohet prej tyre të justifikohen.
30:58. Ne në këtë Kur’an u kemi sjellë njerëzve nga të gjithë shembujt, po pasha All-llahun, edhe sikur t’u sillje çfarëdo mrekullie ti atyre, ata që nuk besuan do të thonin: Ju (Muhammedi me besimtarë) nuk jeni tjetër veçse mashtrues (gënjeshtarë).
30:59. Në këtë mënyrë All-llahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.
30:60. Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:36 pm

31.Lukman

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

31:1. Elif, Lam, Mim.
31:2. Ato janë ajete të librit me plot urtësi të përsosur.
31:3. E që janë udhëzim e mëshirë për ata që janë punëmirë.
31:4. Të cilët rregullisht e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të plotbindur për botën tjetër (Ahiretin).
31:5. Të tillët janë të udhëzuar në një rrugë të qartë prej Zotit të vet dhe ata janë fatlumë.
31:6. Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.
31:7. E kur i lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgëzoje atë me një dënim të dhembshëm.
31:8. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, për ata janë xhennetet e begatshme,
31:9. që në to janë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut i prerë, e Ai është i gjithfuqishmi, i urti.
31:10. Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni, e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju, e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme.
31:11. Kjo është vepër e krijimit të All-llahut, e më tregoni pra mua se ç’krijuan ata të tjerët pos Tij. Jo, asgjë, pra, idhujtarët janë në një humbje të pafund.
31:12. Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh All-llahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, All-llahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.
31:13. (përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: “O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!”
31:14. Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.
31:15. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar.
31:16. O djali im, s’ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht i informuar.
31:17. O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.
31:18. Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.
31:19. Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.
31:20. A nuk e dini ju se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj ç’ka në qiej e ç’ka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm.
31:21. Dhe kur atyre u thuhet: “Pasoni atë që e shpall All-llahu” ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë që gjetëm tek prindërit tanë!” E edhe sikur djalli t’i kishte thirrur ata në dënimin e zjarrtë!
31:22. E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek All-llahu është përfundimi i çështjeve.
31:23. Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm tek Ne, e për atë që vepruan, Ne do t’u tregojmë. All-llahu vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë në zemra.
31:24. Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj i shtrëngojmë ata me një dënim të rëndë.
31:25. Nëse ti i pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: “All-llahu!” Thuaj: “All-llahut i qoftë lavdërimi!” Por shumica e tyre nuk dinë.
31:26. Vetëm të All-llahut janë të gjitha që gjenden në qiej e në tokë; All-llahu është Ai që s’ka nevojë dhe është i lavdishëm.
31:27. Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e All-llahut (do të shteroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekullitë e Zotit). All-llahu është ngadhënjyesi i urtë.
31:28. Krijimi dhe ringjallja juaj nuk është më e rëndë se krijimi i një qenieje (një njeriu); vërtet, All-llahu është që i dëgjon e i sheh veprat e njerëzve.
31:29. A nuk e di se All-llahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe e fut (dritën) ditën në natë, dhe Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të perëndojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht është i njohur për atë që veproni.
31:30. Kjo (dokumenton) se All-llahu është Ai (Zoti) i vërtetë, dhe se ajo që ata adhurojnë pos Tij është gënjeshtër, e All-llahu është Ai i larti, i madhi.
31:31. A nuk e sheh se anijet lundrojnë në saje të mirësisë së All-llahut, e për t’ju treguar juve madhërinë e Tij. Vërtet, edhe në këtë ka argument për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë mirënjohës.
31:32. E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me besim vetëm ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në tokë, ka disa prej tyre që i mbesin besnikë besimit të drejtë, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos të pabesit dhe përbuzësit.
31:33. O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është i sigurt, pra të mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndaj All-llahut djalli mashtrues.
31:34. S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:38 pm

32.Sexhde

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

32:1. Elif, Lam, Mim.
32:2. Shpallja e librit (e Kur’anit), nuk ka dyshim se është (shpallje) nga Zoti i gjithësisë.
32:3. A mos po thonë se ai (Muhammedi) e trilloi? Jo, ajo është e vërtetë prej Zotit tënd që t’i tërheqësh vërejtjen një populli që nuk u erdhi ndonjë pejgamber para teje, ashtu që ata të gjejnë rrugën e drejtë.
32:4. All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë ç’ka ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, pastaj mbizotëroi Arshin. Përveç Tij nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, pra a nuk jeni kah mendoni!
32:5. Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet.
32:6. Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, mëshirëbërësi.
32:7. Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.
32:8. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët.
32:9. Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni.
32:10. E ata thanë: “A pasi që ne të tretemi në tokë, a thua ne rishtazi do të krijohemi?” Por (çka është edhe më keq) ata nuk besojnë se do të dalin para Zotit të tyre.
32:11. Thuaj: “Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”.
32:12. E, sikur t’i shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Zotit të tyre: “Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi bindur”.
32:13. Sikur të kishim dëshiruar Ne, secilit do t’i jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund (definitiv) se do ta mbushë xhehennemin së bashku me exhinë e njerëz.
32:14. Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash ju harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm.
32:15. Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi,
32:16. I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.
32:17. Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.
32:18. A mos është ai që ishte besimtar, sikurse ai që ishte jashtë rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë.
32:19. Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë xhennetin.
32:20. E ata që nuk e respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: “Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë”.
32:21. Ne do t’u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave).
32:22. E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.
32:23. Ne i patëm dhënë edhe Musait librin, e ti (Muhammed) mos ke dyshim në çka pranon (në Kur’anin libër qiellor si i Musait), kurse atë (librin e Musait) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët.
32:24. Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.
32:25. S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që në ditën e kijametit do të gjykojë mes tyre në atë që ishin të përçarë.
32:26. A nuk e kanë të qartë ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkatërruam, që nëpër ato vendbanime të tyre janë kah kalojnë? Eshtë e vërtetë se në ato (vende të shkretërruara) ka fakte, e si nuk janë duke dëgjuar me vëmendje?
32:27. Si nuk kanë parë ata se Ne e sjellim ujin në tokën e thatë dhe me të nxjerrim bimë që prej tyre ushqehen kafshët e tyre, bile edhe ata vetë. A nuk janë duke parë (e të kuptojnë)?
32:28. E në anën tjetër ata thonë: “E kur do të jetë ai ngadhënjim (çlirimi i Mekes ose gjykimi i Zotit), nëse jeni të drejtë çka thoni.
32:29. Thuaj: “ditën e kijametit, atyre që kanë qenë jobesimtarë, nuk u bën dobi besimi e as nuk u jepet afat”.
32:30. Andaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata janë duke pritur.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:39 pm

33.Ahzab

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

33:1. O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj All-llahut, e mos i përfill jobesimtarët dhe hipokritët, se vërtet All-llahu është i gjithëdijshëm, i di çështjet në hollësi.
33:2. Dhe ti vepro sipas asaj që po të shpallet nga Zoti yt; All-llahu është i njohur shumë mirë me atë që ju veproni.
33:3. E mbështetu në All-llahun, se mjafton që All-llahu të jetë mbrojtës yti.
33:4. All-llahu nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu e as nuk ua bëri gratë tuaja, prej të cilave largoheni me dhihar nëna tuaja, (duke e krahasuar shpinën e gruas me atë të nënës), e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që i adoptoni si të juaj). Këto janë vetëm thënie tuaja që i shqiptoni me gojët tuaja, e All-llahu e thotë atë që është realitet, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë.
33:5. Ju thirrni (mbështetni) ata në etërit e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë tek All-llahu, e nëse nuk ua dini (nuk dini se kush janë) etërit e tyre, atëherë ata janë vëllezërit tuaj dhe të afërmit tuaj në fé. Nuk ëshë ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht, po All-llahu është që falë, është mëshirues.
33:6. Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre. E ata (të afërmit) farefisi nga barku, sipas dispozitave të All-llahut, kanë më tepër përparësi ndaj njëri-tjetrit se sa besimtarët e tjerë dhe se sa muhaxhirët (të mërguarit), përveç nëse dashamirëve tuaj doni t’u bëni ndonjë të mirë (u lini testament ose diç tjetër). Kjo është e regjistruar në librin e shquar (Levhi Mahfudh, Kur’an).
33:7. (Përkujto) Kur Ne e morëm (me betim) prej pejgamberëve premtimin e tyre; edhe prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait, birit të Merjemes, pra morëm prej tyre besë të fortë.
33:8. Për t’i marrë në pyetje këta të sinqertë për sinqeritetin e tyre, e për jobesimtarët Ai ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm.
33:9. O ju që keni besuar, përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush, kur juve u erdhi një ushtri e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë dhe ushtri që ju nuk e shihnit, e All-llahu e shihte atë që ju vepronit.
33:10. Kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshtmi, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për All-llahun.
33:11. Atje, në atë vend qenë sprovuar besimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë.
33:12. Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thonin: “All-llahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim!”
33:13. Dhe kur një grup prej tyre thanë: “O banorë të Jethribit, nuk ka qëndresë për ju, ndaj kthehuni!” E një grup prej tyre kërkonin lejen e Pejgamberit, duke thënë: “Shtëpitë tona janë të pambrojtura!” Edhe pse ato nuk ishin të pambrojtura, në realitet ata nuk donin tjetër por vetëm të iknin.
33:14. Dhe sikur t’u hynin atyre nga anët e saj (Medines) dhe prej tyre të kërkohej tradhtia, ata do të ishin të gatshëm për të dhe nuk do të vononin aspak (të tradhtonin).
33:15. E ata ishin që i patën dhënë besën All-llahut më parë se nuk do të kthehen prapa (nuk do të ikin), pra premtimi i dhënë All-llahut mban edhe përgjegjësi.
33:16. Thuaj: “Nëse ikët prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t’ju bëjë dobi, sepse edhe atëherë nuk do të (shpëtoni) përjetoni vetëm për pak kohë”.
33:17. Thuaj: “Kush do t’ju mbrojë prej All-llahut, nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të keqe, ose (do t’ju godit me ndonjë të keqe) nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të mirë. Po përveç All-llahut ata nuk do të gjejnë për vete ndonjë ndihmëtar”.
33:18. All-llahu i ka njohur shumë mirë ata që ndër ju pengonin dhe ata që vëllezërve të vet u thonin: “Ejani me ne!” E ata nuk vijnë në luftë, vetëm një pakicë.
33:19. Janë koprracë ndaj jush (nuk ju duan të mirën). E kur u vjen frika i sheh ata të shikojnë ty, e sytë e tyre rrotullohen si të atij nga të fiktit pranë vdekjes, e kur largohet frika, ata ju shpojnë juve me gjuhë të mprehta, lakmues për pasuri (për plaçkë - ganimet). Të tillët nuk kanë besuar, andaj All-llahu ua asgjësoi veprat e tyre, e kjo për All-llahun është lehtë.
33:20. Ata mendonin se grupet aleate ende nuk kishin shkuar, dhe nëse aleatët kthehen edhe njëherë, ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë beduinë diku me arabët dhe prej atje të pyesin për çështjen tuaj, por edhe sikur të ishin në mesin tuaj, ata krejt pak do të luftonin.
33:21. Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.
33:22. E kur muslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: “Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën”. Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen.
33:23. Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.
33:24. Që All-llahu t’i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t’i ndëshkojë, nëse do, ose t’ua falë atyre; All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
33:25. Dhe All-llahu i zbrapsi ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos arritur kurrnjë të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve. All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
33:26. E ata nga ithtarët e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve), Ai (All-llahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u shtini frikën, ashtu që një grup e mbytni, kurse tjetrin grupin e robëroni.
33:27. E juve ua la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën që ende nuk e keni shkelur. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
33:28. O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja: “Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani: unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës.
33:29. E në qoftë se e doni All-llahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë të jeni të sigurta se All-llahu ka përgatiur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë punë të mira.
33:30. O gra të Pejgamberit, cilado prej jush që bën punë të ligë e të shëmtuar, asaj dënimi i shtohet dyfish, e kjo për All-llahun është shumë lehtë.
33:31. E kush prej jush i përvishet adhurimit të All-llahut dhe respektimit të të dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, asaj do t’i japim shpërblimin e dyfishtë dhe për të kemi përgatitur furnizim të këndshëm.
33:32. O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse kini kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.
33:33. Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zeqatin dhe respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju, o familje e shtëpisë (së Pejgamberit) të largojë ndytësinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj.
33:34. E, përkujtojeni atë nga ajetet e All-llahut dhe rregullat e fesë që po u lexohen në shtëpitë tuaja; vërtet, All-llahu është i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për çdo gjë.
33:35. Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.
33:36. Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.
33:37. (Përkujto) Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe ki frikë nga All-llahu!”, e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që t’i frikësohesh All-llahut. E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzuam ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i All-llahut është kryer.
33:38. Pejgamberit nuk i përket kurrnjë qortim për atë që All-llahu e ngarkoi me të. Ky ishte ligj i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e urdhri i All-llahut është vendim i kryer.
33:39. (ligj i All-llahut ndër) Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i frikësohen vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është i mjaftë të jetë llogaritës.
33:40. Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.
33:41. O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.
33:42. Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje.
33:43. Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t’ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues.
33:44. Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë.
33:45. O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues.
33:46. Dhe me urdhrin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues.
33:47. E besimtarëve jepu sihariq se prej All-llahut ata kanë dhunti të madhe.
33:48. Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos u vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje e mjaftueshme.
33:49. O ju që besuat, kur të keni lidhur kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni ato para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar (iddetin), po jepuni diçka atyre dhe lironi në mënyrë të njerëzishme.
33:50. O ti Pejgamber, Ne t’i kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e All-llahut hynë në posedimin tënd (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar, pos grave me niqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ia falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahut) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët. Ne e dimë se ç’u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rreth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
33:51. Ti je i lirë të lëshosh atë që don prej tyre dhe të mbash pranë vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat. Kjo është më së afërmi që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brengosen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti ua ofron të gjitha atyre. All-llahu e di çka mbani në zemrat tuaja, All-llahu është më i dijshmi, më i buti.
33:52. Prej tash e mbrapa ty nuk të lejohen më gra (të tjera) e as në vend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre, përveç atyre që i ke në posedim (robëreshat), All-llahu është përcjellës ndaj çdo sendi.
33:53. O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë hyni, e kur të jeni ushqyer, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri-tjetrin, vërtet këto (pritja, qëndrimi, biseda) e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush; All-llahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë tek All-llahu mëkat i madh.
33:54. E shprehët ju haptazi ose fshehtazi ndonjë send, s’ka dyshim se All-llahu çdo send e di.
33:55. Nuk është mëkat për ato (gratë të jenë të pambuluara) ndaj etërve të tyre, as ndaj djemve të tyre, as ndaj vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të motrave të tyre, as ndaj grave të tyre, e as ndaj robëreshave të tyre. E, frikësohuni (o ju gra) All-llahut, All-llahu është pranë çdo sendi.
33:56. Eshtë e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.
33:57. E s’ka dyshim se ata janë të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dunja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.
33:58. E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh.
33:59. O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.
33:60. Po nëse hipokritët dhe ata që kanë zemra të sëmura, dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medine, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të jenë fqinj me ty në të, vetëm një kohë të shkurtër.
33:61. (Do të jenë) Të mallkuar, kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të mbyten.
33:62. (Ky është) Ligji i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim.
33:63. Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!”
33:64. All-llahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur fort.
33:65. Aty do të mbesin përgjithmonë dhe nuk do të gjejnë kë t’i mbrojë apo t’i ndihmojë.
33:66. Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: “Të mjerët ne, ta kishim adhuruar All-llahun e respektuar të dërguarin!”
33:67. Dhe thonë: “Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë”.
33:68. Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoi ata si është më së keqi!
33:69. O ju që keni besuar, mos u bëni si ata që e ofenduan Musain, e All-llahu e pastroi atë nga ajo që i thanë. Ai tek All-llahu ishte me famë.
33:70. O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta.
33:71. Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.
33:72. Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte i padijshëm.
33:73. (Njeriu e mori përsipër) Ashtu që All-llahu të ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e t’u falë besimtarëve dhe besimtareve. All-llahu është Ai që falë shumë dhe është mëshirues.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:41 pm

34.Sebe

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

34:1. Falënderimi i takon All-llahut, që e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë dhe i tërë falënderimi i takon Atij në botën tjetër. Ai është i urti, i përsosuri në njohuri.
34:2. Ai e di çka vihet në tokë dhe çka del prej saj dhe çka zbret prej qiellit e çka ngrihet në të; Ai është Mëshiruesi, Mëkatfalësi.
34:3. E ata që nuk besuan thanë: “Nuk do të na vijë neve kijameti!” Thuaj: “Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, patjetër do t’ju vijë ai juve. Atij nuk mund t’i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë”.
34:4. (Janë të shënuara) Që t’i shpërblejë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Për të tillët ka falje dhe furnizim të mirë.
34:5. Ata që u përpoqën t’i mposhtin faktet Tona, ata do të kenë një dënim të keq, të dhembshëm.
34:6. Ndërsa atyre që u është dhënë dijenia, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti, është e vërtetë dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të lavdishmit.
34:7. Dhe ata që nuk besuan thanë: “A doni t’ju tregojmë për një njeri që do t’ju informojë juve se si, pasi që (të vdisni e) të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi?
34:8. A është duke krijuar gënjeshtër ndaj All-llahut, apo e ka kapur çmendia?” Jo, por ata që nuk besojnë botën e ardhshme janë të dënuar përjetë, e tash janë në humbje të pambarim.
34:9. A nuk e shohin qiellin e tokën që i ka rrethuar ata para dhe prapa? Sikur të duam, Ne e shafitim tokën me ta ose shembim mbi ta copa nga qielli. S’ka dyshim se në këtë ka argument për secilin njeri që kthen mendjen te Zoti.
34:10. Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: “O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!” Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë).
34:11. (I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familje e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni.
34:12. Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t’i rrjedhë burim i remit dhe me urdhrin e Zotit të tij ia nënshtruam xhinët që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhri Jonë, atij do t’ia shijojmë zjarrin e fortë.
34:13. I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjta) sikurse rezervuare, enë (kazane) të palëvizshme. Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.
34:14. E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.
34:15. Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.
34:16. Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër.
34:17. Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit.
34:18. Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të përshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën.
34:19. Po ata thanë: “Zoti ynë, na i largo udhëtimet tona!” E ashtu e dëmtuan veten dhe i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht. Në këtë ka argumente për secilin durimtar e mirënjohës.
34:20. Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh.
34:21. E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti ndaj tyre, përveç që (dija e Jonë të dalë në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.
34:22. Thuaj: “Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos All-llahut!” Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to ndonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje.
34:23. Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi te Ai, përveç i atij të cilit i jep leje, e kur hiqet frika nga zemrat e tyre (të ndërmjetësuesve), ata thonë: “Cka tha Zoti juaj!” (rreth shefatit). Ata (engjëjt e lartë) thonë: “Të vërtetën!” (u dha leje). Ai është më i larti, më i madhi.
34:24. Thuaj: “Kush ju furnizon nga qiejt e nga toka?” Thuaj: “All-llahu”. E atëherë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, apo në një humbje të dukshme!
34:25. Thuaj: “Ju nuk jeni përgjegjës për gabimet tona, e as ne nuk përgjigjemi për atë që veproni ju!”
34:26. Thuaj: “Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është gjykatës i drejtë, i dijshëm.
34:27. Thuaj: “M’i tregoni ata (idhuj) që ia shoqëroni Atij si rivalë!” Jo, kurrsesi nuk ka shok, por Ai është All-llahu, i gjithfuqishmi, i urti!”
34:28. Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
34:29. E thonë: “Kur është ai premtim, nëse jeni të vërtetë?”
34:30. Thuaj: “Ju keni afatin e një dite që për asnjë moment nuk do të shtyheni për më vonë, e as nuk do të nguteni më para”.
34:31. Dhe ata që nuk besuan thanë: “Ne nuk i besojmë këtij Kur’ani, e as atij që ishte para tij, (librave të tjerë)?!” E sikur t’i shihje zullumqarët kur para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!”
34:32. E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: “A ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë!”
34:33. E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: “Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t’i bëjmë Atij shokë. E kur e shohin dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e atyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan.
34:34. Ne nuk dërguam në asnjë vendbanim ndonjë nga pejgamberët e që pasanikët e tij të mos i thonin: “Ne nuk i besojmë asaj me çka jeni dërguar”.
34:35. Ata thoshin: “Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë, e ne nuk do të jemi të ndëshkuar”.
34:36. Thuaj: “All-llahu ia shumon begatinë atij që do, e edhe ia pakëson, por shumica e njerëzve nuk e dinë”.
34:37. Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar.
34:38. Ndërsa ata që përpiqen t’i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë të dënuar.
34:39. Thuaj: “S’ka dyshim se Zoti im është Ai që i jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh”.
34:40. Dhe, (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: “A këta ishin që vetëm juve u adhuronin?”
34:41. Ata (engjëjt) thonë: “I pa të meta je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u besonin atyre”.
34:42. E sot pra, Nuk keni gjë në dorë t’i bëni as dobi, as dëm njëri-tjetrit, dhe atyre që ishin zullumqarë u themi: “Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!”
34:43. E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të qarta, ata thoshin: “Ky nuk është tjetër vetëm se njeri, i cili dëshiron t’ju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj” dhe thoshin: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se është gënjeshtër e trilluar!” Madje, ata që nuk besuan të vërtetën, pasi ajo u erdhi, i thanë: “Kjo (Muhammed, Feja Islame, Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!”
34:44. Po Ne nuk u kemi dhënë atyre ndonjë libër që ta mësojnë dhe as nuk dërguam te ata ndonjë pejgamber para teje (pra ata nuk dinë si është pejgamberi as si është shpallja).
34:45. Edhe ata që ishin para këtyre (kurejshitëve) patën përgënjeshtruar, dhe këta nuk kanë (kurejshitët) as një të dhjetën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre, e i konsideruan rrenacakë të dërguarit e Mi, ja si ishte dënimi Im.
34:46. Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm që t’ju tërheqë vërejtjen për një dënim të ashpër (nëse nuk besoni)”.
34:47. Thuaj “Unë nuk kërkova prej jush ndonjë shpërblim, nëse kam kërkuar, ai le t’u mbetet juve, shpërblimi im është vetëm prej All-llahut, e Ai është dëshmitar për çdo send”.
34:48. Thuaj: “Zoti im, Njohës i të fshehtave, sjell të vërtetën”.
34:49. Thuaj: “Erdhi e vërteta, e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim!”
34:50. Thuaj: “Nëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai është dëgjues, i afërt!”
34:51. E sikur t’i shohësh ata kur i kap frika e nuk kanë shpëtim edhe të kapen prej një vendi afër (do të shihje tmerr të madh).
34:52. Dhe thonë: “Ne i kemi besuar atij (Kur’anit, Muhammedit)!” Po si e arrijnë ata besimin prej së largu?
34:53. Kur ata më parë e mohuan atë dhe prej së largu thoshin me hamendje (s’ka ringjallje, s’ka përgjegjësi etj.).
34:54. Dhe ndërhyhet (ndërhyn All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar më parë me të ngjashmit e tyre (partinë e tyre); vërtet, ata ishin në një dyshim të fortë.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:42 pm

35.Fatir

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

35:1. Falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet All-llahu ka fuqi për çdo send.
35:2. Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është ngadhënjyesi, i gjithëdijshmi.
35:3. O ju njerëz, ruani me mirënjohje të mirat që All-llahu u dhuroi! A ka ndonjë zot tjetër që ju furnizon juve nga qielli e toka? Nuk ka zot tjetër përveç Tij, e si pra, e ktheni shpinën?
35:4. Po, nëse ty të konsiderojnë rrenacak, edhe të dërguarit para teje kanë qenë të përgënjeshtruar, po vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
35:5. O ju njerëz, s’ka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).
35:6. Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t’i bërë banues të zjarrit.
35:7. Ata që nuk besuan kanë një dënim të ashpër, e ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh.
35:8. A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata.
35:9. All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja.
35:10. Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqija, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur.
35:11. All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t’i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër (Levhi Mahfudh), e kjo për All-llahun është lehtë.
35:12. E nëse janë të njëjtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmëti djeg. E prej secilit ju hani mish të freskët, nxirrni stoli që i mbani; e i sheh anijet se si çajnë ujin për të kërkuar të mirat e Tij. Ashtu që ju të falënderoni.
35:13. Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije).
35:14. Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë, nuk mund t’ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu).
35:15. O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.
35:16. Po të dojë Ai, juve ju zhduk e sjell krijesë të re.
35:17. E për All-llahun ajo nuk është e vështirë.
35:18. Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nëse mëkatari thërret ndonjë për t’ia bartur atë, ajo nuk do t’i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t’ua tërheqësh vërejtjen vetëm atyre që i kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk shohin dhe që e falin namazin. E kush pastron veten, ai ka bërë pastrimin për të mirën e vet, se vetëm te All-llahu është e ardhmja.
35:19. Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh.
35:20. Dhe as errësirat e drita.
35:21. E as hija me vapën.
35:22. E nuk janë të njëjtë as të gjallit e të vdekurit, All-llahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varr.
35:23. Ti nuk je tjetër vetëm i dërguar që tërheq vërejtjen.
35:24. Ne të dërguam ty me atë që është e vërtetë, lajmgëzues e qortues, e nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar.
35:25. Edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre, që atyre u patën ardhur të dërguar me argumente të qarta, me broshura dhe me Libër të ndritshëm.
35:26. Pastaj (pasi refuzuan) i shkatërrova ata që nuk besuan, e sa i tmerrshëm ishte ndëshkimi Im!
35:27. A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilëve është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza.
35:28. Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës.
35:29. Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.
35:30. Që Ai (All-llahu) do t’ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.
35:31. Dhe ajo që Ne të shpallëm ty nga libri, është e vërtetë e saktë, që vërteton edhe për ata që ishin para tij. Vërtet, All-llahu është hollësisht i njohur ndaj robërve të vet, i sheh të gjitha.
35:32. Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe.
35:33. Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to, aty do të stolisen me rrethorëza nga ari e margaritari, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
35:34. E ata thonë: “Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës”.
35:35. I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nuk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjë molisje.
35:36. Po për ata që nuk besuan është zjarri i xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohe ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesim.
35:37. Dhe ata do të klithin aty: “O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!” Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
35:38. Nuk ka dyshim, All-llahu e di të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai është që e di se çka mbajnë gjoksat.
35:39. Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë, e kush nuk besoi, të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes; dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre vetëm se urrejtje të fortë dhe jobesimtarëve nuk u shton tjetër, mosbesimi i tyre vetëm se dëshpërim.
35:40. Thuaj: “Më tregoni për zotat tuaj që i adhuroni pos All-llahut, më bëni të shohë se ç’krijuan ata në tokë; a mos kanë pjesë ata në qiej, a mos u kemi dhënë atyre ndonjë libër, e ata kanë argument në të?” Jo, por mizorët nuk i premtojnë njëri-tjetrit diçka tjetër vetëm se mashtrim.
35:41. All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s’ka askush pos Tij që mund t’i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë.
35:42. Ata me betimin më të fortë të tyre janë betuar në All-llahun se, nëse u vjen atyre ndonjë pejgamber, do të jenë më të udhëzuarit (më besimtarët) nga njeri i atyre popujve (jahudi ose i krishterë), e kur u erdhi atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër vetëm se largim.
35:43. (Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim.
35:44. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që ishin para tyre, ndonëse ata ishin edhe më të fuqishëm. All-llahu nuk është i tillë që ndonjë send në qiej e as në tokë të mund ta bëjë të paaftë Atë; Ai është i dijshëm, i fuqishëm.
35:45. E sikur All-llahu t’i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s’ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:43 pm

36.Ja Sin

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

36:1. Ja, Sin!
36:2. Pasha Kur’anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.
36:3. S’ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
36:4. Je në një rrugë të drejtë.
36:5. (Kur’ani është) Zbritje e Plotfuqishmit, e Mëshiruesit.
36:6. Për t’ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.
36:7. Për Zotin tashmë ka marrë fund vendimi (thënia) kundër shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.
36:8. Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.
36:9. Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.
36:10. Dhe për ata është e njëjtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
36:11. Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij për falje dhe shpërblim të mirë.
36:12. Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (Lehvi Mahvudh).
36:13. Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patën ardhur të dërguarit.
36:14. Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcuam me një të tretë dhe u thanë: “Ne jemi të dërguar te ju”.
36:15. Ata (fshatarët) thanë: “Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.
36:16. Ata thanë: “Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.
36:17. Dhe ne nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç t’ju kumtojmë ashtu qartë”.
36:18. Ata (fshatarët) thanë: “Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t’ju gurëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh”.
36:19. Ata (të dërguarit) thanë: “Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!”
36:20. Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri që ngutej e tha: “O populli im, dëgjoni të dërguarit!”
36:21. Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!
36:22. E, ç’kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe te Ai ktheheni.
36:23. A do të pranoj zota të tjerë pos Atij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtojnë.
36:24. Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.
36:25. Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!”
36:26. Atij i është thënë: “Hyn në xhennet! e ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,
36:27. për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”
36:28. Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qielli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi ynë të zbresim tjetër,
36:29. përveç një britme të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).
36:30. O sa dëshpërim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.
36:31. A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.
36:32. Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.
36:33. Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.
36:34. Dhe në të Ne u kemi bërë kopshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).
36:35. Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk falënderojnë?
36:36. I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.
36:37. Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.
36:38. Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit.
36:39. Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë).
36:40. As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditën po secili noton në një galaktikë.
36:41. Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i bartëm në anije të mbushur përplot.
36:42. Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t’i hipin.
36:43. E sikur të duam Ne, i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.
36:44. Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.
36:45. E kur u thuhet atyre: “Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t’ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).
36:46. Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën.
36:47. Dhe kur u thuhej: “Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan besimtarëve u thanë: “A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!”.
36:48. Dhe thoshin: “Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?”
36:49. (All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.
36:50. E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.
36:51. Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.
36:52. E thonë: “Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?” E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vërtetuan të dërguarit.
36:53. Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.
36:54. Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat.
36:55. Ata të xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.
36:56. Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë.
36:57. Aty ata kanë pemë dhe çka të duan.
36:58. Kanë “Selam”, thënie e Zotit mëshirues!
36:59. E tash, o ju kriminelë, ndahuni!
36:60. O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
36:61. (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
36:62. Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?
36:63. Ky është xhehennemi që juve u premtohej.
36:64. Hyni tash në të, për shkak se mohuat çdo të vërtetë!
36:65. Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan.
36:66. E sikur të duam Ne do t’ua verbonim sytë e tyre, se ata do ta mësynin rrugën, po si do të shihnin?
36:67. Dhe sikur të duam, do t’i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do të mund të shkonin as para as prapa.
36:68. E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?
36:69. Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur’an i qartë.
36:70. Për t’ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.
36:71. A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që ata i kanë.
36:72. Dhe ua bëmë ato që t’u binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndërsa prej disave ushqehen.
36:73. Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet të falënderojnë?
36:74. Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë, me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.
36:75. Ata nuk mund t’u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre.
36:76. E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë.
36:77. A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pikë uji (fare), kur qe, ai kundërshtar i rreptë.
36:78. Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? “
36:79. Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim.
36:80. Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni”.
36:81. A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po, Ai është krijuesi, i dijshmi.
36:82. Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t’i thotë: “Bëhu!” Ai menjëherë bëhet.
36:83. I lartë është Ai që në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:45 pm

37. Safat

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

37:1. Pasha të radhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.
37:2. Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.
37:3. Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.
37:4. Eshtë e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.
37:5. Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve (të yjeve).
37:6. Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të Dunjasë) me bukurinë e yjeve.
37:7. Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.
37:8. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
37:9. Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.
37:10. Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.
37:11. Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.
37:12. Por ti je i habitur, e ata tallen.
37:13. E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.
37:14. E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.
37:15. Dhe thanë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se magji e kulluar.
37:16. A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?
37:17. A edhe të parët tanë të hershëm?
37:18. Thuaj: “Po, madje ju do të jeni të nënçmuar!”
37:19. Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur qe, ata të ngritur shikojnë.
37:20. E thonë: “O të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!”
37:21. Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.
37:22. Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.
37:23. (adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!
37:24. Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.
37:25. Cka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
37:26. E ata sot janë dorëzuar në tërësi.
37:27. E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.
37:28. (Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): “Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit prej të vërtetës).
37:29. Ata (paria) u thonë: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.
37:30. Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).
37:31. E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s’ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).
37:32. Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur”.
37:33. Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.
37:34. Kështu Ne veprojmë me kriminelët.
37:35. Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart.
37:36. Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?”
37:37. Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai ua solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.
37:38. Ju, patjetër do ta përjetoni dënimin më të ashpër.
37:39. Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat.
37:40. Me përjashtim të robërve të All-llahut që ishin të sinqertë,
37:41. Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,
37:42. Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,
37:43. Në xhennete të begatshme,
37:44. Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri,
37:45. Atyre u bëhet shërbim me gota (me verë) nga burimi,
37:46. E bardhë (vera), që ka shije për ata që e pinë,
37:47. Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo,
37:48. E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të përulur,
37:49. Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (dhe e ruajtur).
37:50. I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë,
37:51. Prej tyre njëri flet e thotë: “Unë kam pasur njëfarë miku,
37:52. thoshte: “A je ti prej atyre që besojnë se
37:53. kur të jemi vdekur, të jemi bërë dhé e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?”
37:54. Ai (besimtari në xhennet) thotë: “A vini ju të shikojmë?”
37:55. Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të xhehennemit.
37:56. Ai thotë: “Pasha All-llahun, përpak më rrëzove (në xhehennem) edhe mua.
37:57. Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr.
37:58. Dhe ne nuk do të vdesim më.
37:59. Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!”
37:60. Vërtet, ky është ai suksesi i madh,
37:61. për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit.
37:62. A kjo pritje (me shpërblim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e Zekumit?
37:63. Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët.
37:64. Ajo është një pemë që mbin në fund të xhehennemit.
37:65. Pema (fruti) e saj është sikurse koka dreqërish.
37:66. E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj.
37:67. Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë.
37:68. Mandej kthimi i tyre është në xhehennem.
37:69. Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur.
37:70. Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar).
37:71. Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shumica e popujve të kaluar ishin të humbur.
37:72. Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë.
37:73. E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja.
37:74. Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë.
37:75. Për Zotin Neve na pat thirrur në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë.
37:76. Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.
37:77. E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.
37:78. Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njerëzit e ardhshëm.
37:79. Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij).
37:80. Ne kështu i shpërblejmë të mirët.
37:81. Vërtet, ai ishte prej robërve tanë që janë besimtarë.
37:82. E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan).
37:83. Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.
37:84. Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.
37:85. Kur babait të vet dhe popullit të vet u tha: “Cka është ajo që ju adhuroni?”
37:86. A në vend të All-llahut doni zota të trilluar?
37:87. Cka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëve?
37:88. Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve,
37:89. e tha: “Unë jam i sëmurë!”
37:90. Ata u kthyen dhe u larguan prej tij.
37:91. Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: “A nuk po hani ju?”
37:92. Cka keni pra, që nuk po flitni?
37:93. Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi).
37:94. Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan).
37:95. Ai (Ibrahimi) tha: “A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?”
37:96. E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.
37:97. Ata thanë: “Ndërtojani atij një vend dhe hidheni atë në zjarr!
37:98. Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar”.
37:99. Ai tha: “Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!”
37:100. Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!
37:101. Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm).
37:102. Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!”
37:103. E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë në fytyrë (në ballë).
37:104. Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!”
37:105. Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!
37:106. Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.
37:107. Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm.
37:108. Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.
37:109. Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!
37:110. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:111. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.
37:112. Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is’hakun, pejgamber prej të mirëve.
37:113. Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is’hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të ketë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues të hapët të vetvetes.
37:114. Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.
37:115. I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.
37:116. Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen.
37:117. Atyre dyve ua dhamë librin e përsosur e të qartë.
37:118. Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.
37:119. Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kemi lënë në popujt e mëvonshëm.
37:120. (Përkujtimin) “Selamun” - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.
37:121. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:122. Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë.
37:123. Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.
37:124. Kur ai, popullit të vet i tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?”
37:125. A e adhuroni “Ba’ël-in” (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj më të mirit që është Krijues?
37:126. All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!”
37:127. Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në xhehennem.
37:128. Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut.
37:129. Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.
37:130. “Selamun” - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit).
37:131. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:132. S’ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë.
37:133. Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.
37:134. Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë.
37:135. Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit.
37:136. Pastaj të tjerët i rrënuam.
37:137. E ju (mekas) me siguri kaloni atypari në mëngjes (ditën)
37:138. e në mbrëmje (natën). Pra, a nuk mblidhni mend?
37:139. Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.
37:140. Kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë).
37:141. E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra shorti atij).
37:142. Dhe atë e kafshoi (e gëlltiti) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin.
37:143. E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin.
37:144. Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes.
37:145. E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë.
37:146. Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t’i bëjë hije) nga kungulli.
37:147. Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqind mijë e më shumë.
37:148. E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë.
37:149. E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): “A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?”
37:150. Apo, Ne i krijuam engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!
37:151. Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:
37:152. “All-llahu ka lindë!” S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).
37:153. A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?
37:154. Po ç’keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?
37:155. A nuk jeni duke menduar?
37:156. A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?
37:157. Silleni pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju!
37:158. Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr.
37:159. All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruajnë.
37:160. Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë).
37:161. E, as ju dhe as ata që i adhuroni,
37:162. Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin),
37:163. Përveç atij që është i gjykuar për xhehennem.
37:164. E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrën, pozitën) e vet të njohur.
37:165. Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim),
37:166. Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se Ai ka të meta).
37:167. Po edhe pse ata ishin që thoshin:
37:168. Sikur të gjendej tek ne ndonjë libër nga të parët,
37:169. Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë.
37:170. Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur’anin), e më vonë do të kuptojnë.
37:171. E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,
37:172. se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.
37:173. Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.
37:174. Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqju tyre.
37:175. E ti vështroi ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).
37:176. A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?
37:177. E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhequr vërejtja.
37:178. E ti largohu për një kohë prej tyre,
37:179. Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin.
37:180. I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë.
37:181. Cdo e mirë qoftë ndaj të dërguarëve.
37:182. Dhe falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të gjithësisë!

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:46 pm

38. Sad

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

38:1. Sad, pasha Kur’anin që është përplot përkujtime (është i famshëm dhe s’ka dyshim se është mrekulli).
38:2. Por ata që nuk besuan janë në kryeneçësi e kundërshtim.
38:3. Sa gjenerata para tyre i kemi asgjësuar, të cilët lutën për shpëtim, po nuk ishte koha e shpëtimit.
38:4. Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: “Ky është magjistar, rrenës”.
38:5. A mendon ai t’i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!
38:6. Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur.
38:7. Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim!
38:8. A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kur’ani? Jo, por ata janë në dyshim ndaj Kur’anit Tim, por edhe për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
38:9. A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit!
38:10. A mos është i tyre pushteti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre? Pra, le të rreken me shkaqet (deri në qiell e të komandojnë)!
38:11. (Ata janë) Një ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është e thyer.
38:12. Përgënjeshtruan para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Faraoni i ngrehinave të mëdha.
38:13. (Përgënjeshtruan) Edhe Themudi, edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. Ato ishin grupacione (kundërshtare)
38:14. Secili prej tyre përgënjeshtroi të dërguarit, andaj i gjeti dënimi Im.
38:15. Po edhe këta nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një ushtimë që nuk ka të përsëritur.
38:16. Ata edhe thanë: “Zoti ynë, ngutna pjesën tonë para ditës së përgjegjësisë (të gjykimit)!”
38:17. Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujto robin Tonë Davudin, të fuqishmin (në fé e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut.
38:18. Ne ia nënshtruam kodrat që së bashku me të bënin tesbihë mbrëmje e mëngjes,
38:19. Edhe shpezët e tubuara, të gjitha, vetëm Atij i ishin drejtuar.
38:20. Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhamë mençuri dhe aftësi në gjykime.
38:21. A të ka arritur lajmi i palëve ndërgjykuese, kur kaluan prej së larti në dhomën ku lutej.
38:22. Kur hynë te Davudi, ai u frikësua prej tyre, po ata i thanë: “Mos ki frikë, ne jemi dy palë në kundërshtim që i kemi bërë padrejtë njëri-tjetrit, andaj ti gjyko me drejtësi mes nesh e mos shmang, dhe udhëzona në rrugë të drejtë”.
38:23. Ky miku im i ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa unë e kam vetëm një dhe më ka thënë: “Ma ler mua ta posedoj atë”! Dhe më rëndoi e më mundi me fjalë!
38:24. Ai (Davudi) tha: “Ai ka bërë padrejt ndaj teje me kërkimin e deles tënde (për t’ia bashkuar) te delet e veta. Eshtë e vërtetë se shumica prej ortakëve i bëjnë padrejt njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, por të tillë janë pak!”, e Davudi mendoi se Ne kemi vënë në sprovë atë, andaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra i përkulur dhe u pendua.
38:25. Ne atë ia falëm atij dhe ai është i afërt te Ne dhe ka përfundim (ardhmëri) të mirë.
38:26. O Davud: “Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së All-llahut. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë”.
38:27. Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan.
38:28. A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë?
38:29. (Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.
38:30. Ne Davudit i falëm Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti.
38:31. Kur në një parambrëmje iu shfaqën atij kuaj, që kur ishin të ndalur, rrinin gatitu në tri këmbë, e ishin edhe shumë të shpejtë.
38:32. E ai tha: “Unë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) u fsheh dhe perëndoi”.
38:33. “M’i ktheni ata mua!” Atëherë filloi t’u mëshojë këmbëve e qafave.
38:34. Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtëm në postin e tij si një trup, e pastaj u rikthye në gjendjen e parë.
38:35. Tha: “Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do ta ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh.
38:36. Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhrit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai.
38:37. Ndërsa djajtë (ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në ujë.
38:38. Dhe të tjerët (djaj) që ishin të lidhur në pranga.
38:39. Ky është shpërblimi Ynë, e ti dhuro ose mos dhuro, për këtë nuk përgjigjesh.
38:40. Ai vërtet ka vend të lartë te Ne dhe ardhmëri të mirë.
38:41. Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: “Djalli më ka goditur me mundim e dhembje!”
38:42. Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi.
38:43. E nga mëshira Jonë dhe mësim për ata që kanë të menduar, Ne ia falëm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata.
38:44. E merre me dorën tënde një deng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti.
38:45. Përkujto robërit tanë Ibrahimin, Is’hakun, Jakubin që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe.
38:46. Ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër.
38:47. S’ka dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë.
38:48. Përkujto Ismailin, Eljesan, Dhelkiflin, që të gjithë prej të zgjedhurve.
38:49. Ky është një përkujtim. E është e sigurt se ata që janë të ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë.
38:50. Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ata.
38:51. Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe kërkojnë pemë e pije të llojeve të ndryshme.
38:52. Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe.
38:53. Këto janë ato që premtoheshit për ditën e llogarisë.
38:54. Ky është furnizimi Ynë, i cili nuk ka të mbaruar.
38:55. Kjo është kështu. E sa u përket atyre që nuk besuan, ata kanë një ardhmëri shumë të keqe,
38:56. xhehennemin që do të hidhen në të, e sa djep i shëmtuar është ai.
38:57. Ky është ujë i valë dhe i ndyrë; le ta shijojnë atë!
38:58. I presin edhe dënime të tjera të llojllojta sikurse ai.
38:59. Ky është një grumbull që bashkohet me ju (u thonë engjëjt parisë): “Mos paçin komoditet as mirëseardhje (thonë paria)!” Ata janë që do të digjen në zjarr.
38:60. Ata (të shtypurit) thonë: “Jo, juve mos u qoftë as mirëseardhja, as komoditeti; ju jeni që na e përgatitët këtë!” Sa vendqëndrim i keq është!
38:61. O Zoti ynë, ata thonë: “Atij që na e bëri këtë, shtoja dyfish dënimin në zjarr!”
38:62. Dhe thonë: “C’ëshë që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të këqijve.
38:63. E që i kemi pas marrë ata në tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre?”
38:64. Kjo armiqësi ndërmjet banuesve të zjarrit është e vërtetë.
38:65. Thuaj: “Unë jam vetëm këshillues, e nuk ka ndonjë zot tjetër përpos All-llahut Një, Dërmuesit.
38:66. Zot i qiejve e i tokës dhe ç’ka midis tyre, i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi”.
38:67. Thuaj: “Ky (Kur’ani) është një kumtesë e madhe!”
38:68. Të cilës ju ia ktheni shpinën.
38:69. Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për elitën e lartë (melaiket) kur ata bënë polemikë (rreth Ademit).
38:70. Mua nuk më shpallet tjetër vetëm se, unë nuk jam tjetër pos një tërheqës i hapët i vërejtjes!
38:71. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj një njeri nga balta,
38:72. dhe kur ta kem përsosur atë dhe t’i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljuni atij (në sexhde)”.
38:73. Engjëjt të gjithë së bashku iu përulën,
38:74. përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve.
38:75. (Zoti) Tha: “O Iblis, çka të pengoi ty t’i përulesh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?”
38:76. Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”
38:77. (Zoti) Tha: “Dil pra prej tij (prej xhennetit), ti je i mallkuar.
38:78. Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit!”
38:79. Ai tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!”
38:80. (Zoti) Tha: “Po, je prej atyre të afatizuarve,
38:81. deri në kohën e ditës së caktuar!”
38:82. Ai tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë,
38:83. përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!”
38:84. (Zoti) Tha: “Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën:
38:85. Unë do ta mbush xhehennemin me ty dhe me të gjithë ata që vijnë pas teje!”
38:86. Thuaj (Muhammed): “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime”.
38:87. Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët.
38:88. E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:48 pm

39.Zumer

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

39:1. Shpallja e librit është prej All-llahut, të gjithfuqishmit, të urtit.
39:2. Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!
39:3. Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s’ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është rrenës, jobesimtar.
39:4. Sikur të kishte dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjedhte atë që dëshiron nga çka Ai vetë krijon. I pastër është Ai! Ai është All-llahu, i vetmi, i fuqishmi!
39:5. Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës; Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që secili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.
39:6. Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij dhe Ai krijoi për juve tetë nga çiftet e kafshëve. Ai u krijon juve në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimi në tri errësira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti, nuk ka zot tjetër pos Tij. E si pra, i shmangeni (adhurimit të Tij)?
39:7. Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. Ndërkaq, nuk do ta bartë asnjë mëkatar barrën e tjetrit. Pastaj, e ardhmja juaj është vetëm te Zoti juaj, e Ai do t’ju njoftojë me atë që keni vepruar. Vërtet, Ai e di shumë mirë se çka mbajnë zemrat.
39:8. E kur e godit njeriun ndonjë e keqe (ndonjë dëm), ai e lut Zotin e vet duke kërkuar ndihmë vetëm prej Tij, e kur nga ana e Tij i jep ndonjë të mirë (ia largon të keqen), ai e harron atë që më parë i është lutur Atij, dhe i përshkruan shokë All-llahut për të larguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tënd, se ti pa dyshim je nga banuesit e zjarrit!”
39:9. (A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.
39:10. Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjerë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!”
39:11. Thuaj: “Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!”
39:12. Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i muslimanëve!
39:13. Thuaj: “Unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe, nëse kundërshtoj Zotin tim.
39:14. Thuaj: “Vetëm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim.
39:15. E ju pra, adhuroni pos Tij çka të doni!” Thuaj: “Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë.
39:16. Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe përfundi. Me këtë All-llahu i frikëson robërit e Vet: “O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!”
39:17. Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe iu drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji pra robërit e Mi!
39:18. Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.
39:19. E, atij që i është përcaktuar vendimi për dënim, a mund ta shpëtosh ti prej zjarrit?
39:20. Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtim i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin.
39:21. A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atë të zverdhur dhe pastaj e bën atë të llomitur. S’ka dyshim se në këtë ka argument për të zotët e mendjes.
39:22. Atij që All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin për besimin islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë.
39:23. All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.
39:24. E ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në ditën e kijametit (a është i njëjtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizorëve u thuhet: “Përjetoni të keqen e asaj që punuat!”
39:25. Edhe ata para tyre përgënjeshtruan (pejgamberët), por u erdhi ndëshkimi nga nuk e menduan.
39:26. All-llahu u bëri të përjetojnë në këtë jetë poshtërimin, por dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin ata.
39:27. Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur’an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim),
39:28. Duke qenë Kur’ani arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.
39:29. All-llahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe një njeri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm All-llahut, por ç’bën shumica e tyre nuk e dinë.
39:30. Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur.
39:31. E pastaj, në ditën e kijametit pranë Zotit tuaj do të grindeni mes vete e Ai gjykon.
39:32. E kush është më mëkatar se ai që e flet të pavërtetën ndaj All-llahut dhe se ai që kur i erdhi e vërteta (Kur’ani), e përgënjeshtroi? A nuk është në xhehennem vendqëndrimi për jobesimtarët?
39:33. E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë ata të ruajturit.
39:34. Ata te Zoti i tyre kanë çkado që dëshirojnë, e ai është shpërblimi i bamirësve.
39:35. All-llahu do t’ua shlyejë atyre edhe më të keqen që e punuan dhe do t’u japë shpërblime më të mira për atë që punuan.
39:36. A nuk All-llahu që i mjafton robit të vet (Muhammedit)? E ata të frikësojnë ty me të tjerët pos Tij. Po atë që e ka humbur All-llahu, për të nuk ka udhëzues!
39:37. Atë që All-llahu e drejton, atë nuk ka kush që mund ta humbë; a nuk është All-llahu i gjithëfuqishëm që ndërmerr ndëshkime?
39:38. Po nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokën, sigurisht ata do të thonë: “All-llahu!” Ti thuaju: “Më tregoni pra, për ata që i adhuroni pos All-llahut, nëse All-llahu më godet mua me ndonjë të keqe, a mund ta largojnë ata atë të keqe, ose nëse All-llahu dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a mund ta pengojnë ata të mirën e Tij?” Thuaju: “Mua më mjafton All-llahu. Vetëm Atij i mbështeten të mbështeturit”.
39:39. Thuaj: “O populli im, veproni sipas gjendjes suaj, e edhe unë veproj sipas times e më vonë do ta dini,
39:40. se cilit do t’i vijë dënimi që e poshtëron dhe do ta goditë dënim i përjetshëm!”
39:41. Ne ta shpallëm ty librin me argumente për njerëz, e kush orientohet në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete, e kush e humbë, ai i bën dëm vetëm vetes, e ti nuk je garantues i tyre.
39:42. All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
39:43. A mos kanë zgjedhur ndërmjetësues përveç All-llahut? Thuaj: “A edhe pse janë që nuk posedojnë asgjë e as nuk kuptojnë”.
39:44. Thuaj: “I tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm All-llahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës, e më vonë vetëm te Ai ktheheni”.
39:45. Kur përmendet vetëm All-llahu, zemrat e atyre që nuk besojnë botën tjetër neveriten, e kur përmenden, përveç Atij, të tjerë, ata gëzohen.
39:46. Thuaj: “O All-llah, Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i të fshehtës dhe i të dukshmes, Ti je që gjykon mes robërve Tu për atë që ata kundërshtoheshin”.
39:47. E sikur të ishte e atyre që nuk besuan, e tërë ajo çka ka në tokë e edhe një herë aq, do ta jepnin kompensim për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. E prej All-llahut do t’u prezentohet (lloji i dënimit), çka as nuk kanë mundur ta mendojnë.
39:48. Dhe do t’u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar dhe i përfshin ata ajo me të cilën talleshin.
39:49. Kur e godet njeriun ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, e kur nga ana Jonë ia shndërrojmë atë në ndonjë të mirë, ai thotë: “Kjo më është dhënë në bazë të dijes sime!” Jo, por ajo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.
39:50. Ashtu patën thënë edhe ata që ishin para tyre, por atyre nuk u bëri dobi ajo çka kishin fituar.
39:51. Ata i goditën të këqijat që i kishin punuar. Edhe prej këtyre, ata që bënë zullum do t’i godasin të këqijat e veprave të tyre dhe nuk mund t’i shpëtojnë asaj (goditjeje).
39:52. A nuk e dinë ata se All-llahu i jep furnizim të plotë atij që do, e edhe i jep pak atij që do. Edhe në këto ekzistojnë fakte për një popull që beson.
39:53. Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”
39:54. Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë.
39:55. Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos dini.
39:56. Dhe të mos thotë ndokush: “O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!”
39:57. Ose të mos thotë: “Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!”
39:58. Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!”
39:59. Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.
39:60. E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t’i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehennem vendi i arrogantëve?
39:61. Ndërsa All-llahu do t’i shpëtojë me atë suksesin e tyre ata që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk do t’i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar.
39:62. All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.
39:63. Vetëm te Ai janë çelësat e qiejve e të tokës, ndërsa ata që nuk i besuan argumentet e All-llahut, të tillët janë ata të dështuarit.
39:64. Thuaj: “O ju injorantë, a mos më thirrni të adhuroj tjetër, në vend të All-llahut?”
39:65. Pasha All-llahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: “Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.
39:66. Prandaj, vetëm All-llahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës!”
39:67. Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!
39:68. Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit).
39:69. Toka është ndriçuar me dritën e Zotit të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejt.
39:70. Dhe secili njeri shpërblehet për atë që ka vepruar, e Ai më së miri e di se ç’punuan.
39:71. E ata që nuk besuan sillen në grupe te xhehennemi, e kur arrijnë te ai, dyert e tij hapen e roja e tij u thotë atyre: “A nuk u patën ardhur juve të dërguar nga mesi juaj t’ju lexojnë shpalljet e Zotit tuaj, t’ju tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj në këtë ditë?” Po, (na kanë ardhur...) ata thonë, por fjala (vendimi) e dënimit domosdo është bërë realitet kundër jobesimtarëve!
39:72. U thuhet: “Hyni nëpër dyer të xhehennemit, aty do të jeni përgjithmonë, sa vend i keq është për kryeneçt!”
39:73. E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: “Selamun alejkum” - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë.
39:74. E ata (të xhennetit) thanë: “Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejt”.
39:75. E do t’i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: “(prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!”

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:49 pm

40.Gafir

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

40:1. Ha, Mim.
40:2. Kjo shpallja e librit është prej All-llahut, fuqiplotit, gjithëdijshmit.
40:3. I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt.
40:4. Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.
40:5. Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe e luftoi me çështje të kota, ashtu që me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre?
40:6. Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.
40:7. Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit!
40:8. Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti!
40:9. Dhe i mbron ata prej të këqijave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është ai shpëtimi i madh”.
40:10. S’ka dyshim se ata që nuk besuan do të thirren (do t’u thuhet): “Hidhërimi i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në Dunja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes”.
40:11. Ata (jobesimtarët) thonë: “Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?”
40:12. Ky (dënim) është, pse kur bëhej thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!
40:13. Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim.
40:14. Pra, adhurojeni All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).
40:15. Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, i zoti i Arshit; Ai me urdhrin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t’ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit).
40:16. Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t’i fshihet asgjë gjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është Një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!
40:17. Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.
40:18. Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetësues që i shkon fjala.
40:19. Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.
40:20. All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër pos Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh.
40:21. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat ndonjë që t’i mbrojë prej dënimit të All-llahut.
40:22. E ai (dënim ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. Ai vërtet është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.
40:23. Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,
40:24. te Faraoni dhe te Hamani e Karuni, e ata i thanë: “Magjistar e gënjeshtar!”
40:25. Kur ua solli ai të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: “Mbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim”.
40:26. Faraoni tha: “Më lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!”
40:27. Musai tha: “Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës së përgjegjësisë!”
40:28. Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: “A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argumente? Nëse ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e nëse është i drejtë, juve do t’ju godasë diçka nga ajo që ai ua premton. S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është rrenës.
40:29. O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut nëse ai na përfshin? “ Faraoni tha: “Unë nuk kam mendim tjetër t’ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ua udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!”
40:30. Ndërkaq, ai që kishte besuar tha: “O populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!”
40:31. Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën padrejt ndaj robërve.
40:32. O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),
40:33. Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që ta prapësojë prej jush dënimin e All-llahut. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.
40:34. Edhe Jusufi qysh herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: “All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!” Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i shfrenuar, i dyshimtë.
40:35. Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojnë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
40:36. E faraoni tha: “O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t’i gjejë rrugët.
40:37. Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës”. Dhe ashtu, faraonit iu duk e mirë vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara.
40:38. Ai që kishte besuar tha: “O populli im, ejani pas meje, e unë t’ju udhëzoj në rrugën e drejtë!
40:39. O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.
40:40. Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.
40:41. Dhe, o populli im, ç’është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarr?
40:42. Më thirrni ta mohoj All-llahun dhe adhuroj atë që nuk di asgjë për të, ndërsa unë ju thërras për te i gjithfuqishmi, mëkatfalësi!
40:43. Eshtë e vërtetë se atij tek i cili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në Dunja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është te All-llahu, e s’ka dyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banues të zjarrit.
40:44. Juve do t’ju bie ndër mend çka po ju them, e çështjen time ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!”
40:45. Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijave që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.
40:46. Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!”
40:47. Dhe (përkujto) kur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: “Ne kemi qenë ithtarët tuaj (në Dunja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?”
40:48. Ata që kishin qenë pari thonë: “Ne të gjithë jemi në të!” All-llahu ka vendosur në mënyrë të prerë mes njerëzve”.
40:49. Dhe ata që janë në zjarr, rojës së xhehennemit i thonë: “Luteni Zotin tuaj të na e lehtësojë dënimin, bile një ditë!”
40:50. Ata u thonë: “A nuk u patën arrdhur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta?” Ata përgjigjen: “Po (na kanë ardhur)!”. “E pra, (u thotë roja) lutuni ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!”
40:51. Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.
40:52. Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin më të keq.
40:53. Për Zotin, Ne Musait i dhamë udhëzimin, e beni israilëve u lamë në trashëgim librin.
40:54. Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.
40:55. Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është i vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartësoje me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes.
40:56. Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t’ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh.
40:57. S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
40:58. Nuk është i barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim.
40:59. Kijameti gjithsesi do të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
40:60. Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem”.
40:61. All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. All-llahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë.
40:62. Ky është All-llahu, Zoti juaj, Krijues i çdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapësoheni?
40:63. Kështu prapësohen ata që argumentet e All-llahut i mohojnë.
40:64. All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë pra është All-llahu, Zoti i botëve!
40:65. Ai është i përjetshmi, s’ka zot, vetëm Ai, pra adhurojeni Atë me adhurim të sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të Gjithësisë.
40:66. Thuaj: “Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam urdhëruar t’i dorëzohem Zotit të çdo krijese”.
40:67. Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnje e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët, e që të gjithë të arrini afatin e caktuar dhe ashtu të kuptoni realitetin.
40:68. Ai është që jep jetë dhe sjell vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: “Bëhu”, e ajo menjëherë bëhet.
40:69. A nuk i sheh ata që kundërshtojnë argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta?
40:70. Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur’anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.
40:71. Atyre do t’u vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten,
40:72. në ujin e valë dhe pastaj do të digjen në zjarr.
40:73. Mandej atyre u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit.
40:74. Pos All-llahut?” Ata thonë: “Na kanë humbur sysh, por jo, ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send!” Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët.
40:75. Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshi padrejtë në Dunja (duke bërë mëkate etj.) dhe për shkak se krenoheshi (me mendjemadhësi).
40:76. Hyni në dyert e xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve!
40:77. Ti pra bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Ne ose do të bëjmë të shohish diçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.
40:78. Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e All-llahut. E kur të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.
40:79. All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshët që disave t’u hipni e prej disave të ushqeheni.
40:80. Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera dhe që përmes tyre t’i plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to dhe me anë të anijeve barteni (udhëtoni).
40:81. Dhe Ai është që ju mundësoi t’i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argumenteve të All-llahut e mohoni?
40:82. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si përfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më shumë prej tyre dhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë, por ajo që fituan nuk u ndihmoi asgjë.
40:83. Kur u erdhën atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata ju gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin.
40:84. E kur e panë dënimin tonë, thanë: “Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që ia shoqëronin”.
40:85. Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kahershëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast, pësuan disfatë jobesimtarët.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:53 pm

41.Fusilet

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

41:1. Ha, Mim.
41:2. Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
41:3. Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur’an arabisht për një popull që di ta kuptojë.
41:4. Eshtë përgëzues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk e dëgjojnë.
41:5. Ata thanë: “Zemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu që ndërmjet nesh dhe ndërmjet teje ekziston një perde, prandaj ti vepro sipas tëndës e ne vazhdojmë tonën!”
41:6. Thuaj: “Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti Një, pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh,
41:7. të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.
41:8. Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, kanë shpërblim të përhershëm.
41:9. Thuaj: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve!
41:10. Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)”
41:11. Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe të tokës i tha: “Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dyja thanë: “Po i qasemi me dëshirë!”
41:12. Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej. Qiellin më të afërt (të Dunjasë) Ne e stolisëm me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktim i plotfuqishmit, të dijshmit.
41:13. Në qoftë se ata nuk përgjigjen, ti thuaj: “Unë tërhoqa vërejtjen e një rrufeje (dënimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit!”
41:14. Kur atyre u erdhën të dërguarit nga të gjitha anët, i këshilluan: “Të mos adhuroni tjetër po vetëm All-llahun”, ata thanë: “Sikur Zoti ynë të kishte dëshiruar (ta dëgjonim) do të dërgonte engjëll, e kësaj me çka jeni dërguar ju, ne nuk i besojmë!”
41:15. Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte u treguan mendjemëdhenj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: “Kush ka fuqi më të fortë se ne?” A nuk e ditën ata se All-llahu, i cili i krijoi, ka fuqi më të fortë se ata?! Ata i mohuan argumentet tona.
41:16. Andaj Ne kundër tyre lëshuam një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza, për t’u dhënë ta përjetojnë dënimin nënçmues në jetën e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen.
41:17. Sa i përket Themudit, Ne atyre u patëm treguar rrugën e drejtë por ata megjithatë më shumë e deshën verbërinë, andaj ata i kapi tmerri i dënimit të turpshëm për shkak të asaj që vepruan.
41:18. Ndërkaq, Ne i shpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin të ruajtur.
41:19. E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.
41:20. E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.
41:21. Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni”.
41:22. Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit.
41:23. Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit.
41:24. Nëse bëjnë durim, zjarri është vend i tyre, e nëse kërkojnë të kthehen në atë që e dëshirojnë (në kënaqësinë e Zotit), atë nuk do ta arrijnë.
41:25. Ne u patëm mundësuar atyre të kenë asi shokësh që ua hijeshojnë atë që e bënin në atë kohë (në Dunja) dhe atë që do t’u vijë më vonë dhe ashtu dënimi ndaj tyre u bë me vend, si ndaj popujve që ishin para tyre nga xhinët dhe njerëzit, se vërtet ata ishin të humbur.
41:26. Ata që nuk besuan thanë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!”
41:27. E, Ne atyre që nuk besuan patjetër do t’u japim të përjetojnë dënim të ashpër dhe do t’i shpërblejmë me më të keqen e asaj që punuan.
41:28. Dhe ai ndëshkim i armiqve të All-llahut është zjarri, aty është vendi i tyre i përhershëm, si shpërblim për shkak se ata refuzuan argumentet tona.
41:29. Ata që nuk besuan thonë: “O Zoti ynë, na i trego ata të dy nga xhinët dhe njerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t’i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve!”
41:30. E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej.
41:31. (u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni.
41:32. Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!
41:33. E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?”
41:34. Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt.
41:35. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë.
41:36. E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej All-llahut, se vërtet Ai është dëgjuesi, i dijshmi!
41:37. Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Sexhde bëni vetëm All-llahut, i cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë!
41:38. Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit.
41:39. Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh atë të thatë (shkretëtirë), e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E s’ka dyshim se Ai që e ngjalli atë, do t’i ngjallë të vdekurit, pse Ai ka mundësi për çdo gjë.
41:40. Ata që i sulmojnë argumentet Tona, nuk mund të na fshihen. Pra, a më mirë i ka punët ai që do të hidhet në zjarr, apo ai që në ditën e kijametit vjen i sigurt? E ju pra veproni si të dëshironi, e ta dini se Ai sheh atë që punoni.
41:41. Ata që e mohuan Kur’anin kur u erdhi janë të marrë; ai është një libër ngadhënjyes (i pashoq).
41:42. Atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.
41:43. Ty nuk po të thuhet tjetër përveç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Vërtet, Zoti yt është ai që falë, po është edhe Ai që ndëshkon rëndë.
41:44. Sikur Ne ta bënim Kur’anin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: “Përse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kur’ani) në gjuhë të huaj, kurse ai (pejgamberi) është arab?” Thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzues e shërues. E ata që nuk besojnë, në veshët e tyre kanë shurdhim, dhe ai për ta është verbërim. Të tillët janë sikurse thirren prej një vendi të largët e nuk dëgjojnë”.
41:45. Ne edhe Musait ia patëm dhënë librin, lidhur me të cilin pati kundërshtime. Sikur të mos ishte vendimi më parë prej Zotit tënd (të shtyhet ndëshkimi), puna mes tyre do të kryhej, pse ata janë në një dyshim ndaj tij.
41:46. Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk bën padrejtë ndaj robërve.
41:47. Vetëm Ai e di për katastrofën (për kijametin). Asnjë frut nuk del prej lëvozhgës së vet dhe asnjë femër nuk bart e as nuk lind pa dijen e Tij. E ditën kur Ai i thërret ata se ku janë ata që m’i bënit shokë? Ata thonë: “Ne të kemi njohur Ty, nuk ka ndonjë prej nesh që dëshmon se ke shok!”
41:48. Dhe humb prej tyre ajo që më parë adhuronin, e binden se ata nuk kanë shpëtim.
41:49. Njeriu nuk lodhet prej kërkesës për mirë, e kur atë e godet e keqja, ai keqësohet shumë dhe humb e shpresën.
41:50. E nëse pas të këqijave që e goditën Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: “Këtë e kam arritur vet (këtë do ta kem gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do ta kem edhe më mirë!” Ne patjetër do t’i njoftojmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do t’u japim të përjetojnë dënim të rëndë.
41:51. Ne kur e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë.
41:52. Thuaj: “Më tregoni, nëse ai (Kur’ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?”
41:53. Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?
41:54. Vini re! Ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre (me botën tjetër), e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:54 pm

42.Shura

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

42:1. Ha, Mim.
42:2. Ajn, Sin, Kaf.
42:3. All-llahu, fuqiploti, i gjithëdijshmi kështu (këto ajete) të shpall ty dhe atyre që ishin para teje.
42:4. Vetëm e Tij është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i madhëruari!
42:5. Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi!
42:6. All-llahu është përcjellës i atyre që pos Tij adhurojnë zota të tjerë. Ti (o i dërguar), nuk je i obliguar ndaj tyre.
42:7. Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur’anin arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Meken) dhe ata përreth saj, dhe t’u tërheqish vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr.
42:8. Po sikur të kishte dashur All-llahu, do t’i bënte ata (njerëzit) një popull (të një feje), por Ai shtie në mëshirën e vet atë që do (atë që me vullnetin e vet e pranon rrugën e drejtë), e jobesimtarët nuk kanë as mbrojtës, as ndihmës.
42:9. Përkundrazi, ata zgjodhën mbrojtës pos Atij, po vetëm All-llahu është Ai mbrojtësi dhe Ai ngjall të vdekurit dhe Ai ka mundësi për çdo send.
42:10. Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te All-llahu. Ai (gjykatësi i famshëm) është All-llahu, Zoti im, vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem.
42:11. Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t’ju shumojë. Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.
42:12. Të Tij janë çelësat e qiejve e të tokës. Ai begaton shumë atë që do dhe nuk begaton (atë që gjithashtu do). Ai është i gjithëdijshëm për çdo send.
42:13. Ai ju përcaktoi juve për fé atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon në të atë që i drejtohet Atij.
42:14. Po ata, vetëm pasi që u erdhi e vërteta, nuk u përçanë për tjetër, por nga zilia mes tyre. E sikur të mos ishte fjala (vendimi) e hershme nga Zoti yt për deri në një afat të caktuar, do të kryhej (dënimi) me ta. Nuk ka dyshim se ata që e trashëguan librin prej tyre (prej të parëve) janë në dyshim të thellë ndaj tij (ndaj librit, Tevrat e Inxhil).
42:15. E për këtë shkak (të përçarjes së tyre), ti thirr dhe përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar dhe mos shko pas dëshirave të tyre dhe thuaj: “Unë kam besuar në librat që i shpalli All-llahu, jam urdhëruar të mbaj drejtësi mes jush, All-llahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj; Ne kemi përgjegjësinë e veprave tona e ju të veprave tuaja, nuk ka polemikë mes nesh e jush; All-llahu bën tubimin mes nesh dhe vetëm te Ai është përfundimi!”
42:16. Ata që kundërshtojnë fenë e All-llahut pasi që asaj i janë përgjigjur (njerëzit), faktet e tyre janë të asgjësuara te Zoti i tyre, ata janë të përbuzur dhe ata do të kenë dënim të rëndë.
42:17. All-llahu është Ai që e zbriti librin e vërtetë dhe drejtësinë. Ti nuk mund ta dish, ndoshta çasti i shkatërrimit është afër.
42:18. Ata që nuk i besojnë atij, kërkojnë ngutjen e tij, ndërsa ata që i besojnë, i frikësohen dhe e dinë se ajo është e vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemikë, duke dyshuar në momentin e katastrofës së përgjithshme, janë në një humbje të thellë.
42:19. All-llahu është shumë bamirës për robërit e vet; Ai e begaton atë që do; Ai është i gjithëfuqishmi, ngadhënjyesi.
42:20. Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (Ahiretit), Ne do t’ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka hise.
42:21. A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në Ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm.
42:22. Do t’i shohish jobesimtarët të frikësuar nga ajo që vepruan, po, ajo do t’u ndodhë atyre, kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e xhenneteve dhe ata kanë te Zoti i tyre çka të dëshirojnë; e kjo është ajo dhuntia e madhe.
42:23. Ajo (dhunti) konsiston në atë që All-llahu u jep myzhde robërve të vet, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)”. Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mirat; vërtet, All-llahu falë mëkatet, është mirënjohës.
42:24. A mos thonë ata se ai (Muhammedi) shpifi gënjeshtër ndaj All-llahut, e nëse dëshiron All-llahu ta mbyllë zemrën tënde, pse All-llahu eliminon të pavërtetën dhe me fjalët e veta e forcon të vërtetën. Ai është që e di ç’ka në zemra.
42:25. Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni.
42:26. Ai është që u përgjigjet (lutjeve të) atyre që besuan dhe bënë punë të mira dhe, nga mirësia e vet, ua shton atyre të mirat. Ndërsa, jobesimtarët kanë dënim të rreptë.
42:27. Sikur All-llahu t’ua shumonte begatinë robërve të vet, ata do t’i kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e vet.
42:28. Dhe Ai është që e lëshon shiun, pasi që ata t’i kenë humbur shpresat dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është mbikëqyrësi, i lavdëruari.
42:29. Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund t’i bashkojë kurdo që të dëshirojë.
42:30. Cfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.
42:31. E ju nuk mund t’i ikni (ta mposhtni) dënimit në tokë dhe përveç All-llahut nuk keni as mbrojtës e as ndihmës.
42:32. Dhe nga argumentet (që dokumentojnë fuqinë) e Tij, janë anijet lundruese nëpër det si të ishin kodra.
42:33. Nëse do Ai, e ndal erën dhe ato ngelin të palëvizshme mbi sipërfaqen e ujit. S’ka dyshim se këto fakte ekzistojnë për secilin durimtar e mirënjohës.
42:34. Ose i përmbyt ata për shkak të asaj që vepruan, e për shumë të tjera Ai i falë.
42:35. Ata që i kontestojnë argumentet Tona, le ta dinë se nuk kanë shpëtim (nuk mund t’i shmangen dënimit).
42:36. Cka u është dhënë nga ndonjë send, ajo është kënaqësi në këtë botë, e ajo që është te All-llahu është shumë më e mirë dhe e përjetshme, por për ata që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten.
42:37. Dhe ata që iu shmangën mëkateve të mëdha e të shëmtuara, dhe kur hidhërohen, ata falin,
42:38. Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë,
42:39. edhe ata që kur i godet e padrejta, i kundërvihen.
42:40. Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.
42:41. E kush hakmirret për padrejtësitë që i janë bërë, ndaj të tillëve nuk ka ndonjë përgjegjësi.
42:42. Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë njerëzve padrejt dhe kundër atyre që pa farë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është një dënim i dhembshëm.
42:43. Kush bën durim dhe fal, s’ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm).
42:44. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë ndihmës tjetër pos Tij. Do t’i shohësh zullumqarët që, kur ta vërejnë dënimin, do të thonë: “A ka ndonjë rrugë për rikthim (në Dunja)?”
42:45. Do t’i shohish ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi, se si e shikojnë me bisht të syrit tinëzisht (me një shikim të vjedhur). Ata që besuan do të thonë: “Vërtet, të humbur në ditën e kijametit janë ata që e humbën vetveten dhe familjen e vet!” Ta dini pra, se mizorët janë në dënim të përjetshëm.
42:46. Ata nuk kanë mbrojtës që t’u ndihmojë, përveç All-llahut, sepse atë që All-llahu e ka humbur, për të nuk ka rrugëdalje (shpëtim).
42:47. Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj para se të vijë një ditë, që All-llahu nuk e kthen më (pasi ta ketë caktuar). Atë ditë ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund t’i mohoni (mëkatet).
42:48. Nëse ata (idhujtarët) refuzojnë, Ne nuk të kemi dërguar ty rojë të tyre, ti ke për obligim vetëm komunikimin. Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të, e kur e godet ndonjë e keqe që e ka merituar vetë, atëherë njeriu është përbuzës.
42:49. Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do.
42:50. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm.
42:51. Nuk ka asnjë njeri që t’i ketë folur All-llahu ndryshe, vetëm se me anë të frymëzimit, ose pas ndonjë perdeje, ose t’i dërgojë të dërguar (melek), e ai t’i shpallë me lejen e Tij atë që do Ai. Vërtet, Ai është më i larti, më i urti.
42:52. Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur’ani) as ç’është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë.
42:53. Në rrugën e All-llahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e All-llahut.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:56 pm

43.Zuhruf

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

43:1. Ha, Mim.
43:2. Pasha librin (Kur’anin) sqarues!
43:3. S’ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur’an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni.
43:4. Dhe se në librin amzë (Levhi Mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi.
43:5. A thua Ne ta lëmë këshillimin ndaj ju e t’ju braktisim, pse ju jeni popull i shfrenuar?
43:6. E sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?!
43:7. Dhe nuk u erdhi atyre asnjë pejgamber, e të mos tallen me të.
43:8. Andaj, Ne i zhdukëm ata që ishin më të fuqishëm se këta dhe shembulli i atyre të mëparshmëve është përmendur më parë (në Kur’an).
43:9. Nëse ti i pyet ata: “Kush i krijoi qiejt e tokën?” Me siguri do të thonë: “Ato i krijoi i gjithëfuqishmi, i dijshmi!”
43:10. Ai që tokën e bëri djep për ju dhe mundësoi të keni rrugë nëpër të, e të mund të orientoheni (për qëllimet tuaja).
43:11. Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat);
43:12. Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë.
43:13. Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që ua dha Zoti juaj e të thoni: “Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.
43:14. Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë!”
43:15. Megjithëse (pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i përshkruan Atij pjesë (fëmijë) nga robërit e Tij. Njeriu i tillë njëmend është mohues i hapët.
43:16. A mos Ai nga ato që krijoi, për vete përcaktoi vajza, kurse juve u dalloi me djem?
43:17. E kur ndonjëri prej jush lajmërohet me (lindje të vajzës) atë që ia pat përshkruar Zotit shembull, fytyra e tij nxihet dhe i zihet fryma.
43:18. A, atë që rritet me stoli e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)?
43:19. Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata në krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.
43:20. Ata pastaj thanë: “Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do t’i adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që thonë) ndonjë fakt, ata vetëm gënjejnë”.
43:21. A mos u kemi dhënë ndonjë libër para tij (para Kur’anit), e ata i përmbahen atij?
43:22. Jo, por ata thanë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre”.
43:23. Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: “Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre”.
43:24. Ai tha: “A edhe nëse u kam sjellë rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?” Ata thanë: “Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!”
43:25. Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve.
43:26. (Përkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: “Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju,
43:27. përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!”
43:28. Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e vet, me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.
43:29. Por, Unë u dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte.
43:30. Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: “Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk i besojmë!”
43:31. Pastaj thanë: “Përse të mos i ketë zbritur ky Kur’an një njeriu të madh nga dy qytete?”
43:32. A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.
43:33. E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t’ua bënim pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriheshin.
43:34. E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin.
43:35. Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.
43:36. Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.
43:37. E ata (djajt) do t’i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar.
43:38. E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: “Ah, të kishim qenë larg mes vete sa Lindja me Perëndimin; sa shok i keq je ti!”
43:39. Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do t’ju bëjë dobi në vuajtjet tuaja.
43:40. A mos ti do të bësh të dëgjojë i shurdhëti, ose ta drejtosh të verbërin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë?
43:41. E, nëse të tërheqim ty (ta marrim jetën ose të shpërngulim), Ne patjetër do t’u hakmirremi atyre.
43:42. Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që ne u premtuam (dënimin), ngase Ne kemi fuqi kundër tyre.
43:43. Andaj, ti përmbaju asaj që po të shpallet, e s’ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë.
43:44. Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd, dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni.
43:45. E ti pra, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi lejuar që në vend të All-llahut të adhurohen zota të tjerë?
43:46. Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona te faraoni dhe rrethi i tij, e ai tha: “Unë jam i dërguari i Zotit të gjithësisë!”
43:47. E kur ua solli ai argumentet Tona, ata u tallën me to.
43:48. Dhe Ne nuk u treguam asnjë mrekulli (ndëshkuese) që nuk ishin më të mëdha se njëra-tjetra dhe ashtu i ndëshkuam në mënyrë që të tërhiqeshin nga rruga që praktikonin.
43:49. Dhe ata thanë: “O ti magjistar, lute për ne Zotin tënd sipas besës që ta ka dhënë (të na e largojë dënimin), se ne po besojmë!”
43:50. E kur ua hoqëm atyre dënimin, qe, ata e thyen besën.
43:51. Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: “O popull imi, a nuk është imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?”
43:52. Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mezi flet!
43:53. Përse nuk i janë vënë atij bylyzykë nga ari, ose të kenë ardhur bashkë me të engjëjt shoqërues?
43:54. Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i shkatërruar.
43:55. Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i përmbytëm të gjithë.
43:56. Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët.
43:57. Kur iu përmend popullit tënd si shembull biri i Merjemes, ata brohoritën.
43:58. Dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?” Ata nuk të thanë atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatërrestarë.
43:59. Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët.
43:60. Po sikur të duam Ne, do të bënim prej jush engjëj që do t’ju zëvendësonin në tokë.
43:61. E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje, kjo është rruga e drejtë.
43:62. E të mos u pengojë djalli, se ai për ju është armik i hapët.
43:63. Po kur Isai erdhi me argumente tha: “Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erdha t’ua sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua!
43:64. S’ka dyshim, All-llahu është Ai, Zoti im dhe Zoti juaj, andaj Atë adhurojeni! Kjo është rruga e drejtë!”
43:65. Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme.
43:66. Nuk presin tjetër ato (grupe) përveç katastrofës, t’u vijë befas duke mos e hetuar fare.
43:67. Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.
43:68. (Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!”
43:69. (Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin muslimanë.
43:70. Hyni në xhennet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar!
43:71. Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t’u dëshirojë shpirti dhe t’u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë.
43:72. E ky është xhenneti që u është dhënë për atë që keni punuar.
43:73. Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.
43:74. Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të xhehennemit.
43:75. Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpëruar.
43:76. Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra.
43:77. Dhe ata thërrasin: “O Malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!”. Ai thotë: “Ju do të jeni aty përgjithmonë!”
43:78. Ne u patëm sjellë të vërtetën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vërtetës.
43:79. A mos vendosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhammedit), por edhe Ne kemi vendosur (ta ndihmojmë).
43:80. A mendojnë se Ne nuk dëgjojmë ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën midis tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tanë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë.
43:81. Thuaj: “Sikur Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!”
43:82. Larg asaj është Zoti i qiejve e i tokës, Zoti i Arshit, nga ajo që ata i përshkruajnë.
43:83. Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe të argëtohen derisa të arrijnë në ditën që u është përcaktuar.
43:84. Ai është që në qiell është All-llah dhe në tokë All-llah, Ai është i urti, i dijshmi.
43:85. I lartësuar qoftë Ai, që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe vetëm Ai di për momentin e kijametit dhe te Ai ktheheni.
43:86. Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.
43:87. Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: “All-llahu!” E si pra, i kthejnë shpinën?
43:88. (Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhammedit): “O Zoti im, këta janë një popull që nuk beson!”
43:89. (E, Zoti iu përgjegj): Hiqju tyre pra, dhe thuaj: “Qofshi braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!”

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:57 pm

44.Duhan

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

44:1. Ha, Mim.
44:2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!
44:3. Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.
44:4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.
44:5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
44:6. (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
44:7. Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.
44:8. Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë e vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.
44:9. Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur.
44:10. Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.
44:11. Ai (tymi) i përfshinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm.
44:12. (Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.
44:13. Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)?
44:14. Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe i thanë: “I mësuar prej dikujt, i çmendur”.
44:15. Ne do t’ua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t’i ktheheni kotësisë.
44:16. (Përkujto) Ditën kur do t’i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t’u hakmerremi.
44:17. Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm.
44:18. (U pat thënë): “Të m’i dorëzoni robërit e All-llahut, se unë jam i dërguar besnik te ju.
44:19. E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt.
44:20. Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (kërcënimi) që të më gurëzoni (të më mbytni).
44:21. E nëse nuk më besoni, atëherë m’u hiqni (më lini të lirë)!”
44:22. E thirri Zotin e vet: “Këta janë popull kriminel”.
44:23. (Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur.
44:24. Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur), se ata janë ushtri që do të përmbytet.
44:25. Sa kopshte e kroje kanë lënë!
44:26. Edhe ara të mbjella e vende të bukura.
44:27. Dhe sa të mira që i kanë përjetuar.
44:28. Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër.
44:29. Për ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.
44:30. Ndërsa Ne i shpëtuam beni israilët prej vuajtjeve nënçmuese,
44:31. Prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm.
44:32. Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët beni israilitë) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe.
44:33. Dhe u dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë.
44:34. E këta (populli yt) me siguri do të thonë:
44:35. “S’ka tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi!”
44:36. Nëse jeni të vërtetë çka thoni (i thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)!
44:37. A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë.
44:38. Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe çka ka ndërmjet tyre pa një qëllim.
44:39. Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë.
44:40. S’ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është caktim i të gjithë atyre.
44:41. Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen.
44:42. Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhënjyesi, i mëshirshmi.
44:43. Eshtë e vërtetë se pema e Zekumit,
44:44. do të jetë ushqim i mëkatarëve.
44:45. Vlon si katrani (si pezhgveja) në barqet.
44:46. Ashtu si vlon uji i valë.
44:47. (U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbejeni e graheni në mes të xhehennemit.
44:48. Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtojani mundimin.
44:49. (I thuhet): Shijoje! Se ti je ai i forti, i autoritetshmi.
44:50. E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit.
44:51. Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta.
44:52. Janë në xhennete e në burime që rrjedhin.
44:53. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë.
44:54. Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri).
44:55. Aty kërkojnë t’u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt.
44:56. Aty nuk do ta përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në Dunja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të xhehennemit.
44:57. (Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh.
44:58. Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur’anin) në gjuhën tënde, ashtu që ata të marrin mësim.
44:59. (Meqë nuk po marrin mësim) Ti pra prit, se edhe ata janë duke pritur.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 9:59 pm

45.Xhathije

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

45:1. Ha, Mim.
45:2. Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.
45:3. Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.
45:4. Për një popull që sinqerisht është bindur, ka argumente edhe në krijimin tuaj edhe në krijimin e shtazëve të përhapura.
45:5. Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente.
45:6. Këto janë fakte të All-llahut që po t’i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjalë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?
45:7. Cdo gënjeshtar e shumë mëkatar është i shkatërruar.
45:8. Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdon prapë si mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmëroje për një vuajtje të dhembshme.
45:9. Edhe kur të mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës.
45:10. Përpara tyre e kanë xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t’u bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetojnë një dënim të madh.
45:11. Ky (Kur’ani) është një udhërrëfyesë i plotë, e ata që nuk i pranuan ajetet e Zotit të tyre, i pret një dënim më i mundimshëm.
45:12. All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e Tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkoni begatitë e tij; ndaj, falënderone.
45:13. Dhe për ju nënshtroi gjithë ç’ka në qie dhe ç’ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente.
45:14. Thuaju atyre që besuan: Le t’ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë.
45:15. Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.
45:16. Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllëkun dhe aftësi për të gjykuar midis njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë.
45:17. U patëm dhënë edhe fakte të qarta për çështjen e fesë. Mirëpo, për shkak të zilisë që kishin ndërmjet vete, ata u përçanë vetëm atëherë kur u erdhi dija që ta kuptojnë, e s’ka dyshim se Zoti yt në ditën e kijametit do të gjykojë në mes tyre për shkaqet e përçarjes së tyre.
45:18. Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.
45:19. Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te All-llahu. Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm.
45:20. Ky (Kur’ani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm.
45:21. A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?
45:22. All-llahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t’u shpërblyer secili njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë.
45:23. A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?
45:24. Ata edhe thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë.
45:25. E kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata nuk kanë fakt tjetër, pos të thonë: “Nëse jeni të saktë, na sillni të gjallë prindërit tanë!”
45:26. Thuaj: “All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do t’ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (për fuqinë e Zotit)”.
45:27. Sundimi i qiejve e i tokës është vetëm i All-llahut, e ditën kur ndodh kijameti, atë ditë mohuesit dëshpërohen.
45:28. Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull të gjunjëzuar, secili popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave). (U thuhet): “Sot shpërbleheni me atë që e keni vepruar”.
45:29. Ky është libri ynë (shënimet e veprave tuaja) që dëshmon të vërtetën (të saktën), Ne kemi kërkuar të shkruhet se ç’vepronit.
45:30. Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre i merr ata në mëshirën e vet (në xhennet), e ai është shpëtim i madh.
45:31. E, sa u përket atyre që nuk besuan (u thuhet): “A nuk ju patën lexuar argumentet e Mia; e ju bëtë mendjemadhësi dhe ishit popull i zhytur në mëkate!”
45:32. Edhe kur u thuhej se premtimi i All-llahut është i saktë dhe se do të vijë kijameti për të cilin s’ka dyshim, ju thatë: “Ne nuk dimë se ç’është kijameti, ne me dyshim menduam për te dhe ne nuk jemi të bindur!”
45:33. Dhe u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar, dhe i përfshirë ajo me të cilën talleshin.
45:34. E u thuhet: “Sot po u lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj dite, vendi juaj është zjarri, për ju nuk ka ndihmëtarë”.
45:35. Këtë (dënim) për shkak, se ju u tallët me ajetet e All-llahut, juve ju mashtroi jeta e Dunjasë. Sot pra, nuk do të nxirreni prej tij (zjarrit), e as nuk kërkohet që ata t’i kthehen pendimit dhe respektit të All-llahut.
45:36. Pra, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë!
45:37. Vetëm Atij i takon lartmadhëria në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, më i urti.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 10:00 pm

46.Ahkaf

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

46:1. Ha, Mim.
46:2. (Ky) Libër i shpallur prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit.
46:3. Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan, nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.
46:4. Thuaj: “Më thuani për ata që pos All-llahut i adhuroni, më tregoni se çka krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në (krijimin në) qiejtë? Nëse e thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij ose ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisë”.
46:5. Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjet atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre.
46:6. E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve).
46:7. Dhe kur atyre u lexoheshin ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës (Kur’anit) që u erdhi, i thanë: “Kjo është magji e hapët!”
46:8. Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: “Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej All-llahut. Ai e di më së miri se çka i mvishni ju atij, por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe ndërmjet jush, Ai është mëkatfalësi, mëshiruesi”.
46:9. Thuaj: “Unë nuk jam risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar që ua tërheq vërejtjen qartas”.
46:10. Thuaj: “Më tregoni mua se nëse ai (Kur’ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zullumqarë)?” E, s’ka dyshim se All-llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit.
46:11. E ata që nuk besuan, atyre që besuan u thanë: “Sikur të ishte ai (Kur’ani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!” E derisa nuk drejtohen me të (Kur’anin), ata do të thonë: “Ky është trillim i kahershëm”.
46:12. E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t’u tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët.
46:13. Ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.
46:14. Të tillët janë banues të xhennetit, aty do të jenë përgjithmonë, atë e kanë shpërblim pë veprat që i bënë.
46:15. Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët.
46:16. Të tillët janë ata që Ne ua pranojmë në mënyrën më të mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre duke i radhitur me banuesit e xhennetit. (Ky është) Premtim i vërtetë që u është premtuar.
46:17. E ai që prindërve të vet u thotë: “Oh, për ju!, a më premtoni mua se do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kaluar para meje (e nuk u ringjallën)?” E ata të dy e lusin All-llahun ta udhëzojë (duke i thënë atij) “I mjeri ti, beso, se premtimi i All-llahut është i saktë!” po ai thotë: “Kjo nuk është tjetër vetëm se legjendë e të lashtëve!”
46:18. Ata janë të tillë, kundër të cilëve ka marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur.
46:19. E, secilit sipas veprave që i bën i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do t’u plotësohet, e nuk u bëhet padrejtë.
46:20. E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): “Ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e Dunjasë dhe i përjetuat ato, sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhrat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues”.
46:21. Përkujto vëllain e Adit (Hudin) kur popullin e vet në Ahkafë e qortoi, megjithëqë qortime pati edhe para edhe pas tij, (u tha): “Të mos adhuroni tjetër vetëm se All-llahun, pse unë i kam frikë dënimit tuaj në ditën e madhe!”
46:22. Ata i thanë: “A ke ardhur të na largosh prej zotave tanë?! Nëse je i sigurt, na sjell atë me çka na kërcënohesh.”
46:23. Ai tha: “Vetëm All-llahu e di atë, ndërsa unë po ju kumtoj atë për çka jam i dërguar, por unë po ju shoh se jeni popull injorant”.
46:24. E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre, thanë: “Kjo re do të na sjellë shi!” jo, kjo është ajo që ju e kërkuat sa më shpejtë, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhembshëm.
46:25. (Erë) që me lejen e Zotit të saj, rrënon çdo send. Dhe aguan ashtu që nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu, Ne e ndëshkojmë popullin zullumqar.
46:26. Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk ua mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të menduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin argumentet e All-llahut, andaj i përfshiu ajo me të cilën talleshin.
46:27. Ne i zhdukëm disa vendbanime përreth jush, u përsëritëm argumentet ashtu që të kthehen (në rrugën e drejtë).
46:28. Përse atyre nuk u ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos All-llahut, në shenjë të afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbën prej syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që trillonin ata vetë.
46:29. (Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur’anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: “Heshtni!” dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
46:30. Thanë: “O populli ynë, ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!”
46:31. O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij! Ai ua falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.
46:32. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!”
46:33. A nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi t’i ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
46:34. E ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): “A nuk është ky (dënimi) i vërtetë?” Ata thonë: “Po, pasha Zotin tonë!” Ai thotë: “Për shkak se nuk besuat, pra vuajeni dënimin!”
46:35. Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar?

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 10:01 pm

47.Muhammed

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

47:1. Ata të cilët vetë nuk besuan dhe penguan edhe të tjerët nga rruga e All-llahut, Ai ua ka asgjësuar veprat e tyre.
47:2. Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen.
47:3. Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu ua sjell njerëzve shembujt e tyre.
47:4. Pra, kur t’i takoni në (luftë) ata që nuk besuan, mëshonju në qafë (mbytni) derisa t’i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lironi falas ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t’ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).
47:5. Ata do t’i udhëzojë dhe do të përmirësojë gjendjen e tyre.
47:6. Dhe do t’i shtie në xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre.
47:7. O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.
47:8. E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat.
47:9. Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.
47:10. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre.
47:11. Këtë ngase All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje.
47:12. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do t’i shtie në xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi i tyre është zjarri.
47:13. Se sa (popullatë) qytetesh që ishin shumë më të fortë se qyteti nga i cili të dëbuam ty, Ne i kemi shkatërruar dhe për ta nuk pati ndihmëtar.
47:14. A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqija i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?
47:15. Shembulli i xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njëjtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?
47:16. Prej tyre ka asish që vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre që kanë dije u thonë: “Cka tha ai (Muhammedi) më parë?” Ata janë zemrat e të cilëve i ka vulosur All-llahu e ata udhëhiqen pas dëshirave të veta.
47:17. Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe më të matur.
47:18. Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t’u vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur t’u vijë kijameti?
47:19. Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu e di për lëvizjet tuaja (për veprat) dhe për vendin tuaj.
47:20. E ata që besuan po thonë: “Përse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?” E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes. I gjetë e keqja!
47:21. Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.
47:22. A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?
47:23. Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.
47:24. A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!
47:25. Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi.
47:26. Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u thanë: “Ne do t’ju dëgjojmë juve për disa çështje!” Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre.
47:27. E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t’ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?
47:28. E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugën të cilën All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj Ai ua asgjësoi veprat e tyre.
47:29. A menduan ata që në zemrat e tyre kanë dyshim, se All-llahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre?
47:30. E sikur të kishim dashur Ne, do t’i tregonim ty se kush janë ata, e do t’i njihje konkret, po me siguri do t’i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahu i di veprat tuaja.
47:31. Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do t’i sprovojmë veprat tuaja.
47:32. Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtë, e kundërshtuan të dërguarin, ata asgjë nuk mund t’i bëjnë dëm All-llahut dhe Ai do t’ua zhduk veprat e tyre.
47:33. O ju besimtarë, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja!
47:34. Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë, All-llahu kurrsesi nuk do t’ju falë atyre.
47:35. Pra, mos u dobësoni e të kërkoni pajtim (armëpushim), kur ju jeni ngadhënjyes dhe All-llahu është me ju dhe nuk ua pakëson veprat tuaja.
47:36. Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin tuaj dhe nuk kërkon pre jush tërë pasurinë tuaj (por një pjesë).
47:37. Pse sikur ta kërkojë tërë atë dhe t’ju shtrëngojë, ju do të bëni koprraci dhe do të dalë në shesh ajo që keni në zemra.
47:38. Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, All-llahu s’ka farë nevoje, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Feb 08, 2010 10:07 pm

48.Fet’h

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

48:1. Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt.
48:2. Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t’i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do ta pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje e të orienton ty në rrugën e drejtë.
48:3. Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë.
48:4. Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahu është shumë i dijshëm dhe shumë preciz.
48:5. (E urdhëroi luftën) Edhe për t’i shtie besimtarët dhe besimtaret në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë, dhe për t’i shlyer të këqijat e tyre, e kjo është fitore e madhe tek All-llahu.
48:6. E në anën tjetër, për t’i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u rraftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e xhehennemin e përgatiti për ta, që është vendbanim i keq.
48:7. Edhe ushtritë (ndëshkuese) e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut dhe All-llahu është i fuqishëm e i urtë.
48:8. Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues.
48:9. Që ju (njerëz) t’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (All-llahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje.
48:10. Ata që të zotohen ty, në të vërtetë ata i zotohen All-llahut, se dora e All-llahut është mbi duart e tyre. E kush e thyen (zotimin), ai e thyen vetëm në dëm të vetin, e kush e zbaton atë që i është zotuar All-llahut, Ai do t’i japë atij shpërblim të madh.
48:11. Ata beduinë që mbetën pas (nuk erdhën me ty) do të thonë: “Neve na penguan pasuritë tona dhe familjet tona, andaj ti kërko falje për ne!” Ata flasin me gjuhët e veta atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaj: “Kush mund ta pengojë dëshirën e All-llahut, nëse Ai dëshiron t’ju përfshijë juve ndonjë dëm, ose nëse Ai dëshiron t’ju gjejë ndonjë e mirë?” Jo, por All-llahu hollësisht di për atë që punoni ju.
48:12. Por ju menduat se i dërguari dhe besimtarët kurrë nuk do të kthehen te familjet e veta dhe kjo (bindje) në zemrat tuaja u duket e mirë dhe patët mendim të keq, ju ishit popull i shkatërruar.
48:13. E kush nuk i besoi All-llahut dhe të dërguarit të Tij, Ne pra, për jobesimtarët kemi përgatitur zjarr shumë të fortë.
48:14. Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve dhe i tokës, Ai falë kë të dojë dhe ndëshkon atë që do, All-llahu është Mëkatfalës, Mëshirues.
48:15. Kur të shkoni ju për të mbledhur prenë e luftës, ata që ngelën pas do të thonë: “Na lejoni edhe ne të vijmë me ju!” Ata duan të ndryshojnë vendimin e All-llahut! Ti thuaj: “Kurrsesi, ju nuk keni për të ardhur me ne, kështu ka thënë më parë All-llahu!” E ata do t’ju thonë: “Jo, por ju na keni zili!” Po, ata janë që kuptojnë pak gjë.
48:16. Atyre nga beduinët që ngelën pas, thuaju: “Ju do të ftoheni te një popull luftarak e i fuqishëm, t’i luftoni ata ose të dorëzohen (ta pranojnë fenë islame), e nëse përgjigjeni (në thirrje), All-llahu ju jep shpërblim të mirë, e nëse nuk dilni sikurse mbetët pa dalë më parë, Ai ju ndëshkon me një dënim të padurueshëm”,
48:17. Nuk është mëkat (të ngelë pa dalë) për të verbërin, për të çalin, e as për të sëmurin. E kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai atë e shtie në xhennete ku rrjedhin lumenj, e kush mbetet prapa, Ai atë e ndëshkon me një dënim të dhëmbshëm.
48:18. Vërtet, All-llahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri të zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç’kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore (çlirimin e Hajberit).
48:19. Dhe me pré të tjera të mëdha, të cilat i merrni, All-llahu është i gjithfuqishëm, i urtë.
48:20. All-llahu ju premtoi juve pre të shumta që do t’i merrni, e këtë (të Hajberit) ua shpejtoi dhe pengoi duart e njerëzve kudër jush, e që kjo të jetë një shenjë e mirë për besimtarët e edhe që Ai t’ju drejtojë në rrugën e fortë.
48:21. E edhe (pré) të tjera, të cilat ju nuk keni pasur fuqi t’i merrni, po All-llahu mbizotëroi atë, e All-llahu ka fuqi për çdo gjë.
48:22. Edhe sikur ata që nuk besuan t’ju luftonin juve, ata do të munden dhe do të kthejnë prapa, pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.
48:23. (ky është) Ligji i All-llahut që është i kahershëm edhe ndër të parët, në ligjin e All-llahut nuk do të gjesh ndryshime.
48:24. Dhe Ai është që pengoi duart e tyre prej jush dhe duart tuaja prej tyre brenda në Mekë, pasi që u dha fitoren kundër tyre, e All-llahu mbikëqyr atë që ju punoni.
48:25. Ata janë që nuk besuan, ju penguan t’i afroheni xhamisë së shenjtë (Qabes), duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrinin në vendin e vet. E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t’i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre të turpëroheni (Zoti do t’ju jepte leje të hyni në Mekë). (E bëri atë) Për ta marrë All-llahu në mëshirën e vet atë që do. Dhe sikur të ishin të ndarë, Ne do t’i dënonim me një dënim të rëndë ata prej tyre të cilët nuk besuan.
48:26. Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë dhe atë kryelartësi injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il-lell llah), pse ata ishin më me meritë për të dhe më të zotët e saj, e All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
48:27. All-llahu ëndrrën e të dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se me vullnetin e All-llahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, t’i rruani flokët e kokave tuaja, t’i shkurtoni e nuk do të keni frikë! Pra Ai ka ditur atë që ju nuk e dinit, para kësaj ju dha një fitore të shpejtë (Hajberin).
48:28. Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fé, e mjafton All-llahu dëshmitar.
48:29. Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Sponsored content Today at 11:38 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi