Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Rregulla më e rëndësishme e tekfirit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rregulla më e rëndësishme e tekfirit

Mesazh nga Ebu Beker prej Fri Feb 05, 2010 11:21 pm

Rregulla më e rëndësishme e tekfirit

Dije vëlla musliman se rregulla me e vlefshme e tekfirit të cilën fatkeqësisht e kanë anashkaluar te gjithë dijetarët, se ai që bën kufër (mohim) mos të jetë sundimtar, sepse pa marrë parasysh sesa kufre bëjnë ata, me të bërit tekfir të tyre, thuajse qiejt çahen, toka hapet e kodrat të shemben.

-Në këtë parim ndërtohen dy rregulla te rëndësishme:

Parimi i parë: Çdo argument nga Kur`ani ose Sunneti që aludon në atë që bëjnë sundimtarët e prish Islamin, ose ka komentim shtesë ose është e deroguar…

Parimi i dytë: Çdo konsensus që thotë se ajo që bëjnë Sundimtarët është kufër, është i gabuar. Ajo që ata bëjnë vepra që e prishin Islamin tregon se në këtë çështje ka dy mendime.

Rreth këtyre dy parimeve janë pajtuar ata që kanë dituri të thellë, por nuk e kuptojnë të rinjtë dhe ata pa mend. Argument për këtë parim të tekfirit gjejmë ne Kur`an dhe istikra (studim dhe vëzhgim). Sa i përket Kur`anit, thotë Allahu i Lartësuar, duke e përmendur firaunin se ka thënë: “Unë ju drejtoj në a të që e shoh të drejtë dhe, unë shpie në rrugë të drejtë”.

Rregulli i fik’hut thotë: “Hukmi i kësaj është në kuptimin e përgjithshëm të tekstit e jo ne veçantinë e shpalljes së saj”. Edhe pse këto fjalë i ka thënë firauni në kohen e Musait a.s., kjo vlen edhe për firaunët e kohës sonë, sepse ata u tregojnë njerëzve të tyre atë që ata e shohin të drejtë e i udhëzojnë në “rrugë të drejtë”. Për këtë arsye, nëse i bëjmë tekfirë në bazë të argumenteve të qarta, kjo prapë se prapë është e pamundur për shkak të fjalëve të firaunit “unë u shpie në rrugë të drejtë”.

Sa i përket argumentit nga istikra`a (studim dhe vëzhgim) pamë se ekziston konsensus se disa gjëra të nxjerrin nga feja, mirëpo kur këto gjëra i bëjnë sundimtarët, atëherë kjo tregon se në këtë çështje (mesele), ka dy mendime.

Ja dy shembuj:

1.Ibën Hazmi, Ibën Kethiri dhe dijetarë tjerë sjellin konsensus kur është në pyetje shirku i ligjvënies (vënia e ligjeve ne kundërshtim me dinin Islam) dhe ridde-ja e personit që e bën ate. Por, kur këto vepra i kanë kryer sundimtarët, atëherë është bërë e qartë se në këtë çështje ka dy mendime.

2.Ibën Bazi, Ibën Humejd e tjerë sjellin konsensus se ata që i ndihmojnë jobesimtarët kundër muslimanëve janë kafira. Por, kur këtë e bëjnë sundimtarët është bërë e qartë se ne këtë çështje ka dy mendime. Ky është parim i pandryshueshëm andaj mbahu fort për të.

Përjashtim:

Dije, Allahu të mëshiroftë, se parimi i përmendur ka përjashtim, ai që e anashkalon do t’i përziejë çështjet dhe do të bie në kontradiktë. Kushtëzohet që sundimtari që ka kryer vepër e cila të nxjerrë nga Islami, mos të thyen ndonjë ligj të Kombeve të Bashkuara. Shenjtëria e gjakut dhe pasurisë së tij (nëse thyen ndonjë ligj të K.B) humbet dhe ai bëhet si njerëzit e tjerë. Shembull i kësaj është Sadam Husejni. Derisa ai i përmbahej ligjit të K.B., atëherë Islamin e tij nuk e prishte as fakti që ishte në krye të BAS-it (partia e Sadamit), as socializmi, as ligjvënia e tij, e as mbytja masive. Atëherë ishte “mbrojtësi i portave lindore”, “trimi i Kadisjes”dhe “Salahud-din”. Por, kur Allahu na ruajt, e theu ligjin e Kombeve të Bashkuara dhe e okupoi Kuvajtin, atëherë u bë jobesimtar, felëshues dhe tagut.

Andaj kuptoje mire këtë përjashtim.

Shkroi: shejh Nasir el-Fehd
Përktheu nga boshnjakishtja: Teuhid.net

Shënim i rëndësishëm dhe sqarim: I tërë teksti është shkruar me sarkazëm dhe ironi, është përgjigje ndaj ulemave të murxhiave të cilët i arsyetojnë sundimtarët renegat në shtetet arabe, që sjellin thënie të rrejshme të cilat s’u bie ndërmend as këtyre tiranëve. Në stil ironik, shejh Nasir el-Fehd aludon në dështimin e murxhiave të cilët e kanë refuzuar edhe konsensusin e dijetarëve, vetëm e vetëm për t’i arsyetuar sundimtarët e tyre. Shembulli me Sadamin është i njohur: Këto murxhi, të ashtuquajtur ulema të Arabisë Saudite e konsideronin Sadamin hero dhe mysliman (edhe pse e ka refuzuar sheriatin e Allahut s.t.a. dhe ka gjykuar me ligjet e tij) derisa se e okupoi Kuvajtin, dhe i theu ligjet e K.B., duke i prekur edhe interesat e regjimit tiran saudit. Kur Sadami e okupoi Kuvajtin, menjëherë, nga ana e këtyre ulemave është shpallur kafir, kuptohet, me urdhër të sundimtarit “të drejtë”.
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi