Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FP: “Premtimet boshe të Evropës”

Shko poshtë

FP: “Premtimet boshe të Evropës” Empty FP: “Premtimet boshe të Evropës”

Mesazh nga Ebu Amar Sat Mar 06, 2010 7:19 pm

FP: “Premtimet boshe të Evropës”

Hezitimi për veprime ushtarake nga ana e forcave evropiane ka rritur dyshimet tek amerikanët. Sipas sekretarit amerikan të mbrojtjes, Robert Gejts, ky pakësim krijon vështirësi në arritjen e sigurisë dhe të një paqeje të qëndrueshme në shekullin 21, thuhet në “Foreign Policy”.

Por, udhëheqësit evropianë, kundrejt kësaj frike, japin argumentin se duhet kontributi i ekspertëve civilë në sfidat e sigurisë dhe të luftës.

Sipas Gejtsit, rritja e numrit të specialistëve në ndihmë të çështjeve të qeverisjes apo trajnimit të policëve, mund të jetë më e lehtë për evropianët, sesa rritja e numrit të trupave ushtarake.

Ndihma e punonjësve civilë është e njohur kudo në botë, për sa u përket çështjeve të sigurisë apo krijimit të shtetit në një vend të sapodalë nga lufta, ku kaosi është i pranishëm. Dhe, evropianët duken më se të përshtatshëm për ta bërë këtë lloj pune.

Por, fatkeqësisht, Bashkimi Evropian është i dështuar në potencialin e tij, thuhet në “Foreign Policy”.

Në vitin e parë të ekzistencës, BE-ja dërgoi ekspertë civilë në 13 vende të shkatërruara nga lufta.

Por, sipas “Foreign Policy”, pjesa më e madhe e këtyre misioneve kishte më pak se 80 veta në staf dhe nuk e zgjatën më shumë se një vit. Madje, disa kishin pak ose aspak ndikim në terren.

Forcat policore janë kritikuesit kryesorë të operacioneve civile.

Në teori, shtetet evropiane kanë angazhuar 6 mijë policë me mision në zonat e konfliktit. Ndërsa, në realitet më pak se 1,800 janë tashmë të vendosur dhe BE-ja po këmbëngul të reduktojë në 400 stafin për trajnimin e policëve në Afganistan, një dështim ky i njohur masivisht.

BE-ja ende duhet t’i marrë përsipër më me ambicie detyrat e veta dhe të jetë më skrupuloze në kryerjen e angazhimeve të saj.

Duhet të fillohet me krijimin e një grupi ekspertësh civilë si një trup i vetëm, të cilët duhet të qëndrojnë së bashku në bazat e përhershme.

Në një kohë afatshkurtër, Evropa duhet t’i shpërndajë më mirë kontraktorët e saj, me qëllim shmangien e problemeve në Afganistan.

Suksesi i misioneve evropiane në Kosovë jep një rreze shprese rreth potencialit të misioneve civile evropiane dhe ndikimit të saj në Afganistan dhe vendet e tjera.

Me 1,700 forca të vendosura atje, ky mision ka arritur të menaxhojë me efektivitet vendosjen e ligjit dhe funksionimin e administratës atje.

Por, fuqizimi i strukturave civile evropiane nuk duhet të zëvendësojë angazhimin evropian ushtarak, që do të ndihmonte miliona njerëz për t’u rimëkëmbur nga kaosi i luftës.

Vetëm kështu, ëndrra e vjetër për Evropën si forcë civile do të bëhej realitet, konkludon “Foreign Policy”. (A.Ç.) el.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi