Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Muslimanet nuk hipin në avion për shkak të skanerit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Muslimanet nuk hipin në avion për shkak të skanerit

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Sat Mar 06, 2010 7:22 pm

Muslimanet nuk hipin në avion për shkak të skanerit

Dy muslimaneve, të cilat refuzuan ta skanojnë trupin e tyre në skaner në aeroportin britanik, u është ndaluar hyrja në avion, destinacioni i të cilit ishte Pakistani, njofton zëdhënësja e aeroportit në Manchester.

Njëra prej tyre refuzoi të hyj në skaner për shkak të arsyeve fetare, ndërsa tjetra për arsye medicinale, edhe pse rrezikonin ta humbnin fluturimin dhe biletat ne vlerë prej 400 funta.

Skanerët në aeroportin Manchester dhe Heathrow janë aktivizuar më 5 shkurt të këtij viti dhe deri më sot më shumë se 15.000 persona janë zgjedhur për kontrollime dyshuese duke kaluar përmes skanerit. Makinat kontroverse me reze laserike mundësojnë personelit të sigurimit të kontrollojnë çdo armë të fshehur apo eksploziv.

Por, këto aparate me anë të rrezeve të rëntgenit mundësojnë produksionin e konturave të njerëzve të skanuar, duke u paraqitur edhe gjenitalet e tyre.

Zëdhënësja e Aeroportit të Manchesterit ka pohuar se udhëtaret kanë refuzuar të skanohen, por që deri sot tani nuk kanë pranuar kurrfarë ankesa nga ato.

Aktivistët për të drejtat civile kanë deklaruar se ky incident mund të jetë bazë për luftë kundër përdorimit të këtyre aparateve në aeroporte. Alex Deanem, shef i grupit propagandues Big Brother Watch ka deklaruar se ky grup do t'i përfaqësoj udhëtaret e dëmtuara, nëse ato vendosin t'i ankohen gjykatës për këtë aksident.
avatar
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi