Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Francezët më të zëshmit kundër nikabit

Shko poshtë

Francezët më të zëshmit kundër nikabit

Mesazh nga Ebu Beker prej Sat Mar 06, 2010 7:27 pm

Francezët më të zëshmit kundër nikabit

Në mesin e qytetarëve të shtatë vendeve ku është zhvilluar anketa, më të zëshmit pro ndalimit të nikabit, mbulesës islame e cila mbulon tërë fytyrën dhe trupin e gruas, në disa vende publike, janë francezët, sipas rezultateve të cilat të martën ka publikuar Financial Times.
Afro 70% francez të anketuar konfirmuan përkrahjen e ndalesës së bartjes së nikabit.
Por, edhe shumica e të anketuarve në Evropë përkrahin një ligj të tillë në vendin e tyre, bën të ditur Tportal.
Këtë ndalesë do ta aprovonin 65% spanjollë dhe 63% italian, një numër pak më i vogël i britanikëve (57%) dhe gjerman (50%).
Në Shtetet e Bashkuara 33% e të anketuarve janë shprehur pro ndalesës, ndërsa më pakë se 30% në Kinë.
Por, më shumë se 60% amerikanë dhe britanikë janë pro zbatimit të skanerëve për tërë trupin në aeroporte, gjë që në Francë, Itali dhe Gjermani e përkrahin një pjesë jo shumë e madhe e popullatës.
Ndërsa në Spanjë vetëm 46% e përkrahin këtë mendim.
Nga data 3 dhe 10 shkurti anketën e zhvilloi Instituti Harris për Financial Times mes 7256 personave të rritur në Francë, Britani të Madhe, Gjermani, Itali, Spanjë, SHBA dhe Kinë

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi