Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Vlera e diturisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vlera e diturisë

Mesazh nga Ebu Amar prej Sat Mar 06, 2010 10:21 pm

Vlera e diturisë

Së pari, argumentet nga Kurani Famëlartë:

1- I Lartësuari thotë: “Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit.“ (Ali Imran: 18)

Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, në komentimin e tij thotë: “Ky citat është argument për vlerën e dijes dhe të dijetarëve. Sikur të ishte dikush i vlerësuar më shumë se dijetarët, atëherë Allahu i Lartësuar do ta përmendte ngjitur me emrin e Tij ashtu siç përmendi engjëjt dhe dijetarët në këtë citat. Allahu i Lartësuar, kur i tregon të Dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, për ndershmërinë apo vlerën e dijes, thotë: “ ... O Zoti im, shtoma dijeninë!” (Ta-ha, 114)

Sikur të kishte diçka më të vlefshme apo më të ndershme sesa dituria, atëherë Allahu i Lartësuar do ta urdhëronte të Dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, që të kërkonte apo të lutej që t’i shtohej ajo ashtu siç kërkoi nga ai që të lutej për shtimin e diturisë.”[1]



2- Allahu i Lartësuar në një citat kuranor thotë: ”... Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm mendarët i pranojnë këshillat!” (Zumer, 9).

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, tha: “Zuxhaxhi tha: “Citati do të thotë ashtu sikur nuk janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë, gjithashtu nuk janë të barabartë ata që i nënshtrohen apo respektojnë nga ata që bëjnë mëkate apo nuk respektojnë Allahun azze ve xhel. Kurse disa të tjerë thanë: Ata që dinë janë ata që përfitojnë nga dituria që mbartin, pra punojnë sipas saj, kurse ata që nuk përfitojnë nga dituria që mbartin, pra nuk veprojnë sipas saj, konsiderohen sikurse ata që nuk dinë apo që janë të padijshëm (injorantë).”[2]

3- Allahu i Lartësuar tha: “ ... Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija. Allahu di çdo gjë që punoni.” (Muxhadele, 11)

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, duke komentuar citatin kuranor tha: “Citati nënkupton shpërblim në botën tjetër dhe respekt në këtë botë. Pra, Allahu i Lartësuar e ngre besimtarin nga jobesimtari dhe dijetarin nga injoranti.

Ibn Mesudi, Allahu e mëshiroftë, tha: “Allahu i Lartësuar i lavdëroi dijetarët në këtë citat uranor, kuptimi i së cilit është se Allahu subhanehu ve teala i ngriti në grada ata që kanë dituri nga ata që besuan, por u privuan nga dituria, pra në grada të fesë së tyre, nëse ata veprojnë konform asaj që mësuan.”[3]

4- Allahu i Lartësuar tha: “... Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët, (që e dinë se) Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës.” (Fatir, 28)

Ibni Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në komentimin e citatit tha: “Do të thotë: Vërtet të vetmit që i frikësohen ashtu siç duhet janë dijetarët, ata që më së miri e njohin Atë. Sa më shumë njeriu të njohë apo të ketë dije rreth të Madhërishmit, të Fuqishmit dhe të Gjithëdijshmit, Ai që është i cilësuar më cilësi absolute dhe me emra të bukur, pra sa më shumë që ka njeriu dije rreth Tij, aq më shumë do të ketë frikë nga Ai.”[4]

5- Gjithashtu, Allahu i Lartësuar në një citat tjetër tha: “Përkundrazi! Ai (Kurani) është shpallje e qartë në zemrat e atyre, të cilëve u është dhënë dija. Shpalljet Tona i mohojnë vetëm keqbërësit.” (Ankebut, 49)

Ibni Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, rreth këtij citati tha: “Allahu i Lartësuar i lavdëroi dijetarët dhe i nderoi ata kur përcaktoi që libri i Tij, që përmban argumente të qarta, të gjendet në gjokset e tyre. Ky privilegj dhe kjo ndershmëri i takon vetëm dijetarëve dhe askujt tjetër.”[5]

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, tha: “Nënkuptohet nga ky citat se nuk është ky Kuran ashtu siç thonë gënjeshtarët, se është magji apo vjershë, por është udhërrëfyes dhe udhëzues për njohjen e fesë së Allahut subhanehu ve teala dhe dispozitave të saj. Kurani gjithashtu është i ruajtur në gjokset e atyre që posedojnë dituri nga shokët e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, dhe ruhet e lexohet edhe nga besimtarët e tjerë. Ata u cilësuan në këtë citat si të ditur sepse të tillët janë ata që dalluan fjalën e Allahut nga fjalët e njerëzimit dhe shejtanëve (djajve të mallkuar).”[6]

6- Allahu subhanehu ve teala në një citat tjetër thotë: “Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh, por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet, mbasi të kthehet nga lufta, që t’i frikësohet Allahut.” (Tevbe, 122)

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, tha: “Ky citat kuranor është bazë në obligueshmërinë e kërkimit të diturisë. Kuptimi i këtij citati Kuranor është: Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh dhe i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, të mbetet i vetëm. “... por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa ... “ pasi kishin kuptuar se shkuarja në luftë nuk u mundësohet të gjithëve. “ ... prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë ... ” , pra të mbesin disa me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, në mënyrë që të mësojnë fenë dhe ta mbartin atë tek të tjerët kur të kthehen nga lufta. Pra, me këtë citat nënkuptohet obligueshmëria e studimit të një grupi dhe studimi nuk është obligim për çdo individ.”[7]

7- Allahu subhanehu ve teala në një citat tjetër thotë: “ ... O Zoti im, shtoma dijeninë!” (Ta-ha, 114)

Ibni Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në komentimin e citatit tha: “Do të thotë: Më shto mua diturinë nga Ti. Ibni Ujejna, Allahu e mëshiroftë, tha: “Të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, vazhdimisht i shtohej dituria, derisa vdiq.”[8]

8- Allahu subhanehu ve teala tha: “ ... Ne ngremë kë të duam në shkallë të lartë. Vërtet, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëdijshëm.” (Enam, 83)

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, tha: “Fjala e Allahut : “ ... Ne ngremë kë të duam në shkallë të lartë ... “ do të thotë: Me dituri me të kuptuar, udhëheqësi dhe pronësi.”[9]

9- Gjithashtu, Allahu azze ve xhel në një ajet kuranor thotë: “ ... Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe.” (Nisa, 113)

Ibni Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, tha: “Allahu i Lartësuar numëroi dhuntitë dhe vlerat që i dha të Dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, dhe bëri ndër to më të çmuarën apo lavdëruarën dhënien e Kuranit dhe urtësisë dhe që i mësoi atë që ai nuk e dinte me parë.”[10]

Së dyti, argumentet nga Suneti i ndritshëm:

1- Shënon Buhariu dhe Muslimi nga Muaviu, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, duke thënë: “Atij që Allahu ia dëshiron të mirë e bën ta kuptojë fenë. Vërtet unë jam që i ndaj gjërat, kurse Allahu është Ai që jep dhe se do të vazhdojë të qëndrojë ky umet në parimet e Allahut dhe se nuk do t’i pengojnë kundërshtarët e tyre derisa të vijë urdhri i Allahut (kataklizma).”

Hafidhi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kuptimi i hadithit është: Që ai që nuk e njeh fenë (pra nuk i ka mësuar rregullat e Islamit dhe ato që lidhen me to) është i privuar nga kjo e mirë.”[11]

Neveviu, Allahu e mëshiroftë, tha: “Fjala e të Dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të: “Atij që Allahu ia dëshiron të mirë e bën ta kuptojë fenë ... “, tregon vlerën e diturisë dhe kuptimin e kësaj feje, gjithashtu nxit në kërkimin e saj dhe se dituria është shkak apo udhërrëfyes për devotshmërinë e njeriut.”[12]

2- Transmeton Ebu Dardaja nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të, se kishte dëgjuar duke thënë: “Kush merr rrugë që të arrijë dituri, atij Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në xhenet dhe se engjëjt si respekt për punën që kryen kërkuesi i diturisë vendosin krahët e tyre mbi ta. Për dijetarin kërkojnë falje (istigfar) krejt çka ka në gjej dhe çka ka ne tokë, deri edhe balena në ujë. Vlera e dijetarit krahasuar me adhuruesin (atë që bën ibadet) është sikurse hëna në krahasim me të gjithë planetët. Vërtet dijetarët janë trashëguesit e Pejgamberëve dhe se Pejgamberët nuk kanë lënë trahëgimi as dinarë e as dërhemë, por kanë lanë trashëgimi diturinë dhe kush merr nga ajo (trashëgimi), ka pasur një fat të mirë.”[13]

Në librin “Muhtesar minaxh Elkasidin”, Hatabi tregon tre kuptimet që ka vendosja e krahëve të engjëjve, që u përmend në hadhithin e lartpërmendur.

Mendimi i parë: Se engjëjt i shtrijnë krahët e tyre.

Mendimi i dytë: Se kjo nënkupton modestinë e engjëjve si vlerësim të atij që studion.

Mendimi i tretë: Se është për qëllim me këtë pjesë se engjëjt zbresin në vendet e diturisë dhe nuk fluturojnë me krahët e tyre[14].

Ebu Beker el Xhezairi lidhur me këtë hadhith thotë: “Ky është një argument i fuqishëm dhe një dëshmi e madhe për diturinë (fetare) dhe si të mos jetë kështu kur dituria është një udhërrëfyes për në xhenet dhe udhëzues për në rrugë të drejtë? Vërtet, nëse muslimanit i mundësohet të studiojë, kjo dituri që merr në njohjen e fesë së Allahut të Lartësuar do ta përgatisë dhe do t’i mundësojë të bëhet nga të mirët dhe se i mjafton për diturinë nderi që është udhërrëfyes dhe udhëzues për në të mirë.”[15]

3- Ebu Umame el Bahili tha: “U përmendën dy persona para të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, njëri nga ata ishte adhurues, kurse tjetri ishte dijetar Atëherë i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, tha: “Vlera e dijetarit krahasuar me ibadetxhiun është sikurse vlera ime ndaj jush.” Pastaj i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të tha: “Vërtet, Allahu, engjëjt e Tij dhe të gjithë ata që gjenden në gjej dhe tokë, derisa edhe bleta në shtëpinë e saj dhe balena, bëjnë dua për atë që ia mëson njerëzimit të mirën.”[16]

4- Transmeton Hudhjfe ibn Jemani, Allahu e mëshiroftë, se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Vlera e diturisë është më e mirë se vlera e adhurimit (ibadetit)...”[17]

5- Nga Ebu Hurejra, Allahu e mëshiroftë, transmetohet: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të, ka thënë: “Kur të vdesë njeriu, i ndërpritet veprimtaria e tij, përveç tri gjërave: sadakaja e vazhdueshme, dituria prej së cilës kanë të tjerët dobi ose ndonjë fëmijë i mirë që bënë lutje për të.”[18]

6- Kurse Sehl ibn Muadhi transmeton nga Enesi, i cili transmeton nga babai i tij, se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush i mëson dikujt dituri, ai do të marrë shpërblimin e atij që punon sipas saj duke mos i munguar aspak shpërblimi edhe atij që vepron sipas saj.”[19]

7- Nga Sehl ibn Sadi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të, i tha Aliut, Allahu e mëshiroftë: “Sikur ta udhëzojë Allahu edhe vetëm një person përmes teje është më mirë për ty sesa devetë e kuqe.”[20]

Thotë Ibni Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: “Kjo aludon për vlerën e diturisë dhe mësimdhënës dhe nderin apo pozitën e tyre, saqë mjafton edhe vetëm një person në botë të udhëzohet që të jetë më e vlefshme se a devetë e kuqe (këto deve janë më të mirat dhe më të vlefshme për një familje). E si është çështja e atij që behët shkak në udhëzimin e grupe njerëzish?[21]

8- Transmeton Ebi Humamete nga i Dërguari i Allahut, paçja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Kush shkon në xhami dhe nuk dëshiron diçka pos të mësojë apo t’i mësoj të tjerëve diçka të mirë, ai do ketë shpërblim sikurse është shpërblimi që ta ketë kryer haxhin e plotë.”[22]

Së treti, prej gjurmëve të selefit (të parëve tanë të mirë):

1- Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush e dëshiron këtë botë, atëherë le të merret me dituri, e kush e dëshiron botën tjetër, atëherë lë të merret me dituri.” Dhe gjithashtu tha: “Nuk ka diçka që të afron afër Allahut të Lartësuar pas obligimeve (farzeve) më shumë sesa kërkimi i diturisë.”

2- Thotë Sufjan Ethevriu, Allahu e mëshiroftë: “Vlera e diturisë mbi gjërat e tjera është sepse ajo të afron tek Allahu i Lartësuar.”

3- Ebu Dardaja tha: “Të studiuarit një orë është më mirë se të falësh namaz nate.”

4- Imam Aliu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “I gjithë njerëzimi ka nevojë për dijetarin, që të shqyrtojë nevojat e tyre fetare dhe nuk kanë nevojë që të gjithë për pasanikun.”

5- Transmetohet nga Musab ibn Zubejri, Allahu e mëshiroftë, se i tha të birit: ”O biri im, studio sepse nëse posedon pasuri, atëherë dituria është zbukurim, e nëse nuk ke pasuri, atëherë dituria jote do të shërbejë si pasuri.”

6- Muadh ibn Xhebeli, Allahu e mëshiroftë, tha: “Kërkoni dituri sepse kërkimi i diturisë për hir të Allahut shpie në frikë ndaj Tij, kurse kërkimi i diturisë është adhurim (ibadet), përhapja e saj është lavdërim i Allahut (tesbih), kurse hulumtimi i saj është xhihad, mësimi i diturisë atyre që nuk dinë është lëmoshë (sadaka), kurse shpenzimi i diturisë me familjen është afrim ndaj Allahut të Lartësuar.”

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi