Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Islami do të bëhët feja dominante në Rusi deri në 2050

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Islami do të bëhët feja dominante në Rusi deri në 2050

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Sat Mar 06, 2010 11:26 pm

Islami do të bëhët feja dominante në Rusi deri në 2050
Islami e ka mundësinë të bëhet feja kryesore në Federatën Ruse deri në vitin 2050 për shkak të natalitetit të madh në republikat Islame atje.

Gazeta Pravda - Pushtimi nga Kinezet i pjesës lindore të Rusisë tani ka filluar të bëhet çështje për tu shqetësuar në Kremlin. Ndërsa problem tjetër shfaq edhe dallimin e madh në natalitet në regjionet e ndryshme të vendit. Popullsia muslimane mund të bëhet më numër më e madhja kah mesi i këtij shekulli. Andaj feja Islame mund të dominoj ndër fetë e tjera në Rusi.



Shkencëtarët politikë të Ukrainës Valeri Çalij dhe Mihajl Pashkov thonë se kjo është e vetmja sfidë që Rusia ka në ditët e sotme.
Feja Islame për momentin është e dyta në praktikim në federatën Ruse. Është e pamundshme të ofrohet statistikë zyrtare për praktikantët e feve sepse nuk janë bërë statistika gjithëpërfshirëse të këtij lloji asnjëherë në Rusi.

Islamologu Roman Silantjev thotë se Rusia ka përafërsisht 7deri 9 milionë praktikant të fesë Islame dhe se tjerët janë vetëm musliman nga etniciteti. Popullsia muslimane është e koncentruar më së shumti në mes Detit të Zi dhe atij Kaspik ku janë popujt: Adigianët, Balkarët, Çeçenët, Sirkazianët, Ingushianët, Kabardinët, Karaqajt dhe një numër i madh i Dagistanezëve. Gjithashtu në mes të Gjirit të Volgas banojnë Tatarët dhe Bashkirët me shumicë Muslimane.

Pas viteve 1990 ka pas evidencë në rritje të pajtimit ndaj Islamit. Edhe numri i haxhilerëve është rritur shumë pas largimit të embargos në vitin 1990. Në 1995 i porsaformuari Union i Muslimanëve Rus i drejtuar nga Imami Hatib Mukadasi i Tatarisë, filloj organizimin e lëvizjes me qellim të rregullimit të kuptimit ndër-etnikor dhe përfundimit të keqkuptimeve ruse për Islamin. Ky union është vazhdimësi e unionit të muslimanëve që kishte ekzistuar para luftës së parë botërore, të cilët kishin edhe grupin në Dumen ruse. Unioni i tanishëm ka formuar partinë politike Nur Al Rusia e cila bashkëpunon me imamët për mbrojtjen e të drejtave politike, ekonomike dhe kulturore të Muslimanëve dhe minoriteteve tjera. Qendra Kulturore Islamike e Rusisë e cila ka edhe medresenë u hap në vitin 1991.

Rritja e popullatës muslimane ruse, "aktet terroriste" si dhe zvogëlimi i popullatës ruse kanë ndikuar në rritjen e Islamofobisë në rusi. Sulme neo-naciste dhe raciste që zakonisht ju bëheshin jehudëve tani janë drejtuar ndaj muslimanëve. Këto sulme kanë arritur në 539 vetëm në 2006 me një rritje 17% nga 2005. Gati gjysma e të mbyturve nga sulmet ishin me prejardhje nga Kaukazi verior dhe Azia qendrore. /mesazhi/
avatar
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi