Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bota e berzehut

Shko poshtë

Bota e berzehut Empty Bota e berzehut

Mesazh nga Ebu Amar Sat Mar 06, 2010 11:40 pm

Bota e berzehut

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut, Fuqiplotit e Madhështorit Suprem, i Cili ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë. Paqja, nderimi dhe bekimi qofshin për Profetin Muhamed, të cilin Allahu e dërgoi në mesin e njerëzimit si pishtar ndriçues dhe thirrës për në rrugën e Allahut, për t’i nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë, nga mohimi në besim.
Paqja dhe bekimi qofshin dhe mbi familjen e tij të nderuar e mbi shokët e tij besnik, si dhe të gjithë ata të cilët ecin gjurmëve të tyre deri në Ditën e Ringjalljes.

Në këtë shkrim do të flasim për Berzehun, botën pas vdekjes e cila bën pjesë në besimin e muslimanit, e ku madje ai nuk mund ta marrë këtë status (besimtar) nëse nuk beson në të.

Megjithatë duhet të theksojmë se ky besim është i lidhur ngushtë me besimin në Allahun e Lartësuar –Krijuesin e gjithësisë-, sa më real dhe i fortë të jetë besimi në Allahun tek dikush, aq më prezente dhe e fortë do të jetë edhe besimi në botën e përtejme e cila fillon me vdekjen.

Por, në të njëjtën kohë, duhet të pohojmë se nuk është zgjuarsi dhe mençuri nëse ke mësuar dhe kuptuar se do të vdesësh, sepse një gjë të tillë nuk e mohon askush, madje as ateistët dhe materialistët, sepse ky është një fenomen që njerëzit e shohin dhe e përjetojnë çdo ditë.
Porse vetë zgjuarsia dhe mençuria është të dish se çdo të ndodhë me ty, o njeri, pas vdekjes? Çfarë fsheh kjo botë (berzehu) që ne nuk e shohim? Ku do të shkojmë? Çfarë do të na ndodhë e si duhet të përgatitemi?

Pra, i mençur është vërtet ai i cili thellohet në këto enigma[2] për atë që ende nuk e ka ndërtuar këtë besim dhe që kërkon ta zbulojë atë nëpërmjet lajmeve të sigurta,[3] në mënyrë që të përgatitet për të.

Kur diskuton me njerëzit rreth këtij fenomeni, shikon reagime të ndryshme dhe dëgjon kontestime të llojllojshme, ku ndër më të spikaturat është: “Kush ka shkuar në atë botë dhe të kthehet e të na tregojë se ç’ndodh atje në të vërtetë?”

Njeriu si qenie është shumë i dhënë në perceptimin e gjërave të cilat i ndjen dhe kupton me anë të shqisave, ndaj dhe shpesh herë ai e kufizon besimin e tij vetëm në atë që arrin të zbuloj prej tyre.
Por duhet të pohojmë se njeriu si krijesë jo çdo gjë e percepton me shqisa[4], sepse vetvetiu ai do të privohej nga shumë gjëra të cilat e rrethojnë në botën që ai po jeton, e ç’mund të thuash për botën tjetër.
Të gjithë e dimë se shqisat zhvillohen dhe avancojnë në përputhje me zhvillimin e njeriut,[5]por përsëri shqisat nuk arrijnë të kuptojnë ato për të cilat mes njeriut dhe diçkaje ka një perde ndarëse sikurse është dhe berzahu.

Pastaj le t’i kthehemi pyetjes sonë: vallë kush ka shkuar në atë botë dhe të kthehet e të na tregojë se ç’ndodh atje në të vërtetë? A nuk e kupton se pyetja në vetvete mbart dhe cektësinë e atij që e drejton atë! Sepse një njeri i tillë nëse vetëm pak do të vinte në përdorim logjikën e thjeshtë, do ta zbulonte vetë këtë përgjigje.

A nuk e shohim se si ne kalojmë nëpër etapa të ndryshme –disa le t’i quajmë edhe botë- gjatë gjithë jetës sonë, atëherë kur jeta jonë në etapat e saj ndryshon kaq shumë, si kërkojmë që të krahasojmë berzehun me të? Jeta –apo etapa-, në të cilën jemi na e ka dhënë përgjigjen e pyetjes së shumë njerëzve të cilët mendojnë njësoj si ai që pyet kështu.

Thua vërtet harron dikush se ka qëndruar në barkun e nënës së tij për nëntë muaj rresht, në ujëra, në një temperaturë të caktuar me një sistem jetese të ndryshëm nga i joni, pra botë më vete.
Një botë e cila kufizohet në barkun e nënës dhe ku nuk di se ç’bëhet jashtë këtyre errësirave në të cilat është foshnja. Më pas njeriu del në një botë tjetër dhe të re për të.
Në të rritet, zhvillohet, punon dhe pajiset me inteligjencë dhe logjikë.
Pas kësaj vetvetiu del pyetja e thjeshtë: meqenëse njeriu është i dhënë dhe e dashuron jetën, përse vallë nuk është kthyer dikush përsëri atje ku ka qenë, në atë botën e tij që tashmë e ka lënë prej kohësh, barkun e nënës.
Nëse një gjë e tillë është e pamundur atëherë e pamundur është dhe ajo që kërkojnë shumë njerëz që të na ngjallen të vdekurit e të na tregojnë se ç’po shohin e përjetojnë.

Është e pamundur, sepse Allahu ka vendosur kështu dhe Ai në veprimet e Tij ka vendosur urtësi të pashtershme ku një ndër to është dhe provimi i besimit. Nëse beson në Zot dhe ende je në dyshim rreth botës së berzehut, apo botës tjetër në përgjithësi, thuaji vetes: bindu sepse ky është lajm i Zotit tënd që është mbi lartësi, që me Madhështinë e Tij krijoi universin madje dhe vet ty o njeri.

Nëse për të besuar të panjohurat e foshnjës në botën që perceptojmë dhe shohim shërben eko, patjetër për të besuar atë se çfarë ndodh në botën e berzehut shërben mesazhi hyjnor i cili përmblidhet në fjalën e Allahut dhe rrëfimet e Profetit alejhi selam, i cili nuk flet nga mendja e tij.

A mund ta përcjellim krahasimin e asaj që thamë më lartë nga një këndvështrim tjetër? Nëse je pranë një njeriu që fle, të cilin e njeh dhe është i besueshëm për ty aq sa nuk dyshon në fjalët e tij, a do të besoje se ai gjatë kësaj kohe ishte ndeshur me dikë, apo njerëz të cilët kishin ardhur e kishin marrë, e kishin çuar këtu apo aty dhe se kishin vepruar me të këtë e atë.
Pra njeriu në gjumë mund të ndiej dhe të përjetojë ato që për ne mund të jenë të pabesueshme, njeriu në gjumë mund të vuaj e të lumturohet, e megjithatë ne përsëri nuk shohim dhe nuk kuptojmë asnjërën prej tyre edhe pse mund të jemi tërë kohës mbi kokën e tij kur fle.
Aftësitë tona atëherë janë të kufizuara, sado që shkenca të evoluojë, përsëri ajo nuk mund të arrijë të depërtojë matanë kësaj perdeje për të zbuluar berzehun, prandaj që ta njohë atë njeriu ka nevojë për lajme dhe rrëfime të sigurta, po a vallë ka fjalë më të drejta dhe premtime më të sigurta se ato të Allahut?

Megjithatë sido që ta trajtojmë këtë të vërtetë, përsëri ajo mbetet një cilësi e besimtarëve, të atyre të cilët besojnë në të fshehtën, ndaj dhe Allahu e ka renditur këtë ndër cilësitë e para të besimtarit ku thotë: “Elif, Lâm, Mîm. Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit, të cilët besojnë në të fshehtën…”.[6]

Berzehu është një realitet me të cilin do të përballet çdokush në momentet e vdekjes, madje ende pa dalë nga kjo botë. Sepse njeriut kur është në dalje nga kjo botë, për në botën tjetër, atij i zbulohet perdja dhe sheh e përjeton atë që ndoshta shumë e mohojnë. Allahu i Madhëruar thotë: “Agonia e vdekjes do të sjellë të vërtetën (e jetës tjetër)…”.[7]

Realiteti i botës tjetër vjen menjëherë me shfaqjen e melaikeve të cilët do të vijnë për të marrë shpirtin e njeriut. Njeriu në ato momente sheh melaiket e mëshirës ose të dënimit, shpirti i tij ose përgatitet për të dalë, ose shpërndahet nëpër trup nga tmerri dhe ankthi që e kap nga kjo gjendje e tmerrshme dhe e pazakontë.[8]
Allahu thotë në Kuran: “Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar. Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni, dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.”[9]

Në një ajet tjetër i Gjithëpushtetshmi thotë: “Ah sikur t’i shihje keqbërësit gjatë agonisë së vdekjes, kur engjëjt zgjasin duart (duke thënë): “Dorëzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do të ndëshkoheni me dënim poshtërues për shkak të të pavërtetave që keni thënë për Allahun dhe që keni shpërfillur shpalljet e Tij”.[10]

Një nga komentuesit e Kuranit Ibën Kethiri –pastë rahmet-, ka thënë: “Në këtë ajet Allahu i drejtohet Muhamedit, “Sikur t’i shihje o Muhamed sesi melaiket ua marrin shpirtin jobesimtarëve, padyshim që do të shihje një pamje të frikshme dhe të tmerrshme”.[11]

Njerëzit përqark atij që është duke përjetuar vdekjen, nuk shohin dhe nuk i kuptojnë ato që përjeton ai që po vdes, kjo edhe pse është një lloj prove për të parë vërtetësinë e besimit të njerëzve në Allahun dhe Lajmet e Tij, është dhe një lloj mëshire për ata, sepse nuk do të mund të jetonim nëse do të përballeshim me pamje të tilla të pazakonta. “Atëherë, përse kur (dikujt) i vjen (shpirti) në grykë para syve tuaj, - ndërkohë që Ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk e vini re…”[12]

Në këto momente kur njeriut i shfaqen fshehtësitë dhe i zbulohet perdja, në momentin që ia marrin shpirtin dhe sigurohet se do të dalë para Allahut, nuk ka rrugëdalje, e di se ka gabuar dhe bëhet pishman që s’ka besuar ndaj dhe thotë fjalët të cilat na i përmend Allahu i Madhëruar: “Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen”.[13]

Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

[1] Berzehu tek arabët në aspektin leksikor ka kuptimin: pengesë midis dy gjërave. Allahu e përmend në Kuran këtë fjalë me të njëjtin kuptim ku thotë: “…duke ngritur pengesë (Berzeh) e kufi të prerë ndërmjet tyre”. Sure Furkan, 59.
Ndërsa në aspektin fetar ajo përdoret me kuptimin: gjendja e cila pason vdekjen deri në ditën e Ringjalljes. Allahu në lidhje me këtë thotë: “Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse (Berzeh), deri në ditën kur do të ringjallen”. Sure Mu’minun, 100.

[2] Ndërsa janë realitete si drita e diellit për ata që kanë besim të thellë në Allahun dhe që besojnë fuqishëm se Allahu ka mundësi për çdo gjë dhe se rikrijimi është më i lehtë se krijimi fillestar pa shembull të mëparshëm.

[3] Fjalës së Allahut dhe rrëfimeve të Profetit Muhamed salallahu alejhi ue selem.

[4] Shqisat e njeriut janë pesë: nuhatja, shijimi, shikimi, dëgjimi dhe prekja.

[5] Shqisat nuk janë të njëjta si tek një fëmijë i porsalindur ashtu dhe tek një njeri i rritur.

[6] Sure El Bekare, 1-3.

[7] Sure Kaf, 19.

[8] Në fakt, ky është shpirti i jobesimtarit, i cili pasi kishte mohuar këtë të vërtetë të padiskutueshme e di se përballja e tij me Zotin do të jetë e vështirë.

[9] Sure Fusilet, 30-32.

[10] Sure El En’am, 93.

[11] Tefsiri i Ibn Kethirit, 4/76.

[12] Sure El Uakia, 83-85.

[13] Sure El Mu’minun, 99-100.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi