Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emocionet..!

Shko poshtë

Emocionet..! Empty Emocionet..!

Mesazh nga Peace to you Sat Mar 06, 2010 11:45 pm

Emocionet
Emocionet sigurisht ndikojnë në trup. Në emocione hyjnë: zemërimi, gëzimi, brenga, pikëllimi, turpi. Sa i përket zemërimit ai ngrohë dhe e thane trupin.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem e ka ndaluar zemërimin. Buhariu transmeton se një njeri kërkoi nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem që ta këshillojë, ai iu përgjigj: “Mos u zemëro!”
Domethënia e këtij hadithi është se njeriu nuk duhet të bëjë diç, nëse ajo (punë) është shkaktar për zemërim. Këtë e vërteton dhe hadithin tjetër ku thuhet: “Mos mendoni sikur ai që është i kapluar nga zemërimi?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: “Jo, nuk ka por ka të tillë që e kontrollojnë veten në zemërim, dhe, edhe pse kanë tabiat të keq ata e kontrollojnë veten që të mos i kaplon zemërimi e të bëjnë diç.”
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “… dhe që e frenojnë mllefin…” (Ali Imran: 134)
Ky ajet vërteton egzistimin e zemërimit, por edhe i lavdëron ata që mund t`i kundërshtohen.
Kur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ishe i zemëruar ajo mund të vërtetohej ne fytyrën e tij.
Njëherë tha: “Zemërimi është nga shejtani, ai vërtet është krijuar nga zjarri, e zjarri shuhet me ujë, pra nëse hidheroheni, merrni abdest”. Transmeton Ebu Davudi.
Në hadithin që e transmeton Tirmidhiu thuhet se zemërimi është gjë që çdo njeri e mban në zemrën tij. Kush prej nesh nuk ka pare sy të skuqur dhe damarë të fryrë të qafës?
Një nga hadithet që flasin për këtë është edhe ky: “Vërtet unë e di një fjalë që nëse e thotë do t`i kalojë ajo që e ka gjetur. Nëse thotë: Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim (I mbështetem All-llahut nga djalli i mallkuar), do t`i kalojë ajo që e ka kapluar” Transmeton Muslimi.
Sa i përket gëzimit, karakteristika e tij është se ai e forcon energjinë e brendshme te njeriu. Nëse teprohet, mund ta mbysë njeriun. Shumë here kemi ndëgjuar se si filani kanë vdekur nga gëzimi i tepruar.
Vërtet, çdo gjë që teprohet është e ndaluar me Kur`an:
“All-llahu nuk i do të shfrenuarit!” (El-Kasas: 76)
Si do që të jetë, gëzimi për besimtarin është i lejuar:
“Janë të gëzuar me ata që u dha All-llahu nga të mirat e Tij”. (Ali Imran: 170)
“Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t`i gëzohen.” (Junus: 58)
Sa i përket brengës dhe pikëllimit, këto janë burimet e etheve të pafundta. Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka kërkuar nga All-llahu që ta mbrojë nga brenga dhe pikëllimi i madh. Në hadith thuhet kush vuan shumë nga dy gjëra, i është nënshtruar shumë sëmundjeve. Ju lus që të bëni dallim mes brengosjes dhe pikëllimit. E para i përket diçkahit që presim të shkojë ose të paraqitet, derisa e dyta i përket diçkahit që vetëmse ka kaluar.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, çdo namaz e ka mbaruar me lutje ndaj All-llahut, sbuhanehu ve teala, që ta mbrojë nga këto dy gjëra.
Duke u thirrur në hadith, Ibn Abbasi ka thënë: “Kush vuan shumë nga brenga dhe dhembja e madhe duhet shpesh të përsërisë: “Ska dyshim e as fuqi pa ndihmën e All-llahut, subhanehu ve teala.”
Brenga shpeshherë është e lidhur me gjërat që i përkasin të tashmes, prandaj njeriu që ka probleme me këtë duhet të bëjë diç që do t`i ndihmojë t`i harrojë gjërat që e bëjnë të brengoset. Thuhet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem ka thënë: “Nëse dikë e godet ndonjë sëmundje, le të mos dorëzohet.”
Tirmidhiu transmeton nga Ebu Hurejrje se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, në rastet kur ishte shumë i brengosur i çonte duart kah qielli dhe thonte: “All-llahu është më i madhi.”
Abdullah ibn Mes`udi e transmeton hadithin: “Nuk ka besimtar që është goditur me ndonjë brengë ose pikëllim, e i thotë fjalët: “O All-llahu im, unë vetëm Ty të adhuroj, me nënën dhe babanë që të kanë adhuruar. Çdo gjë që kam është në duart Tua. Urtësia Jote është e qartë, e gjykimet Tua të drejta. Të lus me gjitha emrat me të cilat përshkruhesh në Librat Tua të shenjta, ose ato që ia ke shpallur kujtdo nga krijesat tua, ose i ke bërë të fshehura, të lus që Kur`ani të jetë burim i zemrës sime dritë e gjoksit tim, ai që i largon brengat dhe dhembjet e mia,` e që All-llahu, subhanehu ve teala, t`ia largojë të gjitha brengat dhe t`ia zëvendësojë me gëzim.”Këtë hadith e transmeton Ahmedi në Musned dhe Ibn Hibani në Sahih.
Sa i përket trupit, ai është emocion të cilin njeriu e përjeton atëherë kur të turpërohet nga vetvetja.
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi