Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A nuk dëshiron të udhëzohesh

Shko poshtë

A nuk dëshiron të udhëzohesh Empty A nuk dëshiron të udhëzohesh

Mesazh nga Ebu Amar Sun Mar 07, 2010 12:18 am

A nuk dëshiron të udhëzohesh

A nuk është Allahu i Lartëmadhëruar Ai i Cili po të jep të mira gjatë tërë jetës tënde, Ai po të bën mirë e ti po ia kthen me të këqija?!...
A nuk është Allahu Ai i cili të krijoi dhe po të dërgon furnizimin e pamasë ditë për ditë?! Po t’i mbulon mëkatet e tua, dhe ti përsëri po vazhdon në mëkate. Edhe më e keqja se ti dhuntitë e Tij po i shfytëzon për të keqe, po t’i lehtëson vështërsitë, po të ndihmon, po të furnizon dhe Ai nuk ka nevojë për ty, as për të mirat e tua.
Ai është Ai që jep dhe merr, Ai që ta ka dhënë shpirtin dhe ta merr atë. A nuk meriton pra Ai dashurinë më të madhe?! A nuk po turpërohesh para Tij?!
Vëlla i dashur, a nuk dëshiron që të udhëzohesh ?!
Të pyes për hirë të Zotit, sepse rruga e udhëzimit dhe praktikimit të fesë, vallë mos është rrugë e gabuar, kurse rruga të cilën jeni duke e ndjekur është rrugë e vërtetë?! Të lutem, përgjigju nga zemra, nga ajo që e ndien në shpirtin tënd!
-Të përgjigjem nga zemra?!! Po, - iu përgjigja, nga ajo që e ndien në zemrën tënde. Dhe bashkëbisedimi vijoi:
-Të betohem në Allahun, e ndiej në thellësinë e zemrës sime se rruga e udhëzimit është rrugë e vërtetë, kurse rruga të cilën jam duke e ndjekur është rrugë e gabuar.
-Po si ka mundësi që një njeri i mençur ta braktisë rrugën e vërtetë dhe të ndjekë rrugën e gabuar? Ai thuhet këtij i mençur?
-Jo.
-Pra, ju nuk jeni i mençur?
-Jo, unë jam i mençur, por tani do të tregoj arsyen pse nuk e kam ndjekur rrugën e vërtetë.
-Pse?
-Kjo është rrugë e vërtetë, por e vështirë, kurse rrugën të cilën po e ndjek është e gabuar, por e lehtë.
-Ke të drejtë, edhe un jam me ty..., po ti, e ke lënë rrugën e vështirë për të lehtën apo për më të vështirën?!
-Për më të lehtën.
-Jo, ju e keni lënë të vështirën për një katastrofë, një tragjedi, një shkatërrim, për humbjen e kësaj bote dhe botës tjetër.
-Ç’thua?! Nuk po të kuptoj.
-A nuk është mbyllja e syrit nga ajo që e ka ndaluar Allahu ( nga filmat dhe pornografitë) e vështirë?
-Normalisht.
-Kur ju nuk e keni mbyllur syrin nga harami, nga ajo që e ka ndaluar Allahu, keni vepruar atë, e hidhëroni Allahun…etj. Kjo është më e vështirë.
-Cila është më e vështirë ?!
-Ajo që t’i mbushë Allahu sytë e tu me zjarr të xhehenemit. Ki kujdes! Cila është më e lehtë: të durosh pak dhe ta ulësh shikimin tend apo mbushja e tij me zjarr të xhehenemit? Heshti. Atë muzikë që po e dëgjon, largimi i veshit nga ajo është vështirë, a nuk është kështu ?
-Normalisht.
-Por nëse ti ndëgjon muzikë, ke zgjedhur atë që është edhe më e vështirë, sepse ai që ndëgjon muzikë në Ditën e Gjykimit, Allahu do t’ia mbushë veshët e tij me plumb të shkrirë. E, cila është më e vështirë?
-Për Allahun, kjo e fundit është më e vështirë.
-Të zgjuarit për namaz të sabahut është vështirë.
-Po.
-Cila është më e vështirë, të ngrihesh për namaz të sabahut apo të shtypet koka jote Ditën e Gjykimit me gurë në zjarr të xhehenemit?
-Jo, normal…, më e vështirë është shtypja e kokës me gurë në zjarr.
-Pra, ju e keni lënë rrugën e vështirë për më të vështirën. Rruga e praktikimit të fesë është e vështirë, por të shpie për në xhenet. Ti kur shkon në shkollë 12 vite, pastaj kalon në periudhën universitare dhe fillon vitin e ri shkollor, do të ngrihesh herët. Detyra, provime, ngarkesë psiqike, probleme të ndyshme, a nuk është kjo e vështirë?
-Normalisht.
-Pra, pse bëjnë durim njerëzit në vështirësitë e mësimit?
-Për të siguruar diçka për të ardhmen e tyre.
-Pra, pse të durojmë në vështirsitë e praktikimit të fesë. A thua për të siguruar të ardhmen e jetës 60 vite, punë, shtëpi etj.? Jo, jo, por për të siguruar të ardhmen e jetës së përhershme, jetës pa fund, xhenetin, sipërfaqja e të cilit është më e madhe se Toka dhe qiejt. Ne e sigurojmë të ardhmen e kësaj bote dhe të botës tjetër me këtë udhëzim.
Vëlla i dashur, a e di se gabimi më i madh është që ti ta lëshë rrugën e Zotit dhe të ndjekësh rrugën e të devijuarve, rrugën e atyre që nuk mendojnë për ditën e nesërme, vetem kur një ditë do të ballafaqohen me realitetin e vdekjes e do të thonë: "O Zot, më kthe përsëri që të veproj punë të mira!”, por kthim më nuk ka.
Vëlla i dashur, mendoje këtë ditë para se të bëhet vonë se do të pendohesh një ditë, por nuk do të pranohet pendimi. Praktikimi i fesë është i vështirë, mirëpo ajo është Jeta, aty është lumturia, aty e gjen pushimin shpirtëror dhe zgjerimin e gjoksit.
O vëlla i nderuar, posedues i mendjes, deri kur do të vazhdosh në zhytje të epsheve në humnerën e pafundë?! A nuk po kthehesh te Zoti yt, vallë a mos keni ndonjë premtim se nuk do të vdisni deri sa të pendoheni?! Të pyes për hire të Atij që të ka krijuar se ata mëkatarët a mos kanë gjetur ndonjëherë pushim dhe qetësi në mëkatet e tyre?!
Njëri prej tyre thotë :
Para njerëzve shfaqa lumturinë
Sa që mendojnë se unë gjithmonë jam në gëzim

Sikur ta dinin jetën time të mërzitshme
Se si vjen e ngushtohet çdo ditë e përvitshme

Nëse dëshiron udhëzim, bëhu i sinqertë me Allahun!
Nëse dëshiron ndjekjen e kësaj rruge, vendos sinqeritet me Allahun!
Nëse dëshiron të gjesh rrugën e xhenetit, drejtohu sinqeritetit me Allahun!
Nëse e do Allahun, edhe Ai do të dojë ty.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi