Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Muzika në peshoren e Islamit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Muzika në peshoren e Islamit

Mesazh nga Ebu Amar prej Sat Mar 06, 2010 11:54 pm

Muzika në peshoren e Islamit 1

Parathënie
Me emrin e Allahut, te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit
Ia drejtoj këtë libër çdo muslimani që beson Allahun dhe ditën e gjykimit. Në një kohë kur padituria ka mbuluar me krahët e saj shumicën e muslimanëve duke i bërë kështu shumë njerëz që të flasin me padijen e tyre në shumë çështje të Islamit, në çështje që sikur të ishte Umer ibn El Hatabi do të kishte marrë mendimin e shumë sahabëve para se të gjykonte për ato çështje a janë hallall apo haram.
A e kanë harruar këta njerëz hadithin e profetit s.a.v.s. që thotë: "Ata që janë më të guximshëm për të dhënë fetva janë më të guximshëm ndaj zjarrit". ( hadithi eshte I dobet por kuptimi I tij eshte I sakte ne Islam ). Po fjalën e Allahut të madhëruar:" Mos thoni duke e përshkruar me gojën tuaj gënjeshtër kjo është hallall dhe kjo është haram duke shpifur ndaj Allahut. Ata që shpifin ndaj Allahut nuk shpëtojnë".
Rezultatet e këqia të dhënies fetva pa dije nuk qëndrojnë vetëm tek qënia e kësaj gjëje haram. Por ato shtrihen më tej. Një prej rezultateve është dhe dëmtimi i shoqërisë sepse këta njerëz me anë të këtyre fetvave i humbin njerëzit nga rruga e drejtë. Siç thotë profeti s.a.v.s."Allahu nuk e merr dijen duke e nxjerrë atë prej njerëzve por e merr atë duke vdekur dijetarët, derisa nuk lë asnjë dijetar. Atëhere njerëzit vënë në krye persona injorantë të cilët do të japin përgjigje me injorancë. E kështu humbin veten e tyre dhe të tjerët”.- Transmeton Buhariu.
Kjo fe është amanet të cilin na e ka lënë Allahu dhe ne do pyetemi për të. Prandaj duhet kujdes që çdo musliman duhet të sigurohet që prej kujt e merr fenë. Dijetarët kanë vënë dy kushte për pranimin e fetvasë prej dikujt. Këto janë:Që ky person prej të cilit do të marrësh fetvanë të jetë dijetar ose njeri me shumë dije.Që ky person të jetë i devotshëm d.m.th. se fetvaja prej atij njeriu që është i prishur nuk pranohet.
Gjithashtu tepër e rrezikshme është edhe ndjekja e dëshirave. Kjo është një sëmundje që e kanë shumica e njerëzve, mirëpo dikush më shumë e dikush më pak.
Ndjekja e dëshirave është atëhere kur të paraqitet një urdhër i Allahut për ta vepruar dhe vetja jote të thotë: bëj të kundërtën se është më e lehtë. Deri në këtë fazë njerëzit janë njësoj. Mirëpo kur vjen momenti final për të zgjedhur disa zgjedhin rrugën e Allahut e disa rrugën e shejtanit, duke ditur se shejtani kur të thotë bëje këtë apo atë gjë përpiqet që të të gjejë rrugë për të ta bërë atë të lejuar e nuk të thotë se është haram por të thotë bëje se është hallall duke të sjellë disa argumenta që sikur t'i shikoje me syrin e mendjes kishe për ta kuptuar se ato janë më të dobta se fijet e merimangës. E kush e ndjek këtë rrugë, ka ndjekur dëshirat e veta.Ai që kërkon të vertetën shikon të gjitha argumentat e më pas zgjedh atë rezultat që është i bazuar në argumente të forta. Kush e kërkon të vërtetën në këtë mënyrë, duke qenë i sinqertë në po atë që kërkon, ta dijë se Allahu nuk ka për ta lënë në humbje. Shembujt në këtë drejtim janë të shumta, mirëpo këto pak fletë nuk mjaftojnë për t'i përmendur dhe do humbiste origjinaliteti i tij.
Ndërsa, kush e ka rezultatin në kokë dhe kërkon të gjejë për këtë rezultat argumenta që ta veprojë atë gjë duke qenë i qetë, ka kërkuar t'ia përshtasë Islamin dëshirave të tij, e jo të përshtaten dëshirat e tij me Islamin. Pra ky njeri Islamin, që është i pandryshueshëm deshi ta bëjë të ndryshueshëm, ndërsa dëshirat e tij në të cilat do ta sprovojë Allahu, të cilat duhej t'i ndryshonte në drejtim të së vërtetës, i bëri të pandryshueshme.Duhet ditur se ndjekja e dëshirave vjen nga mospasja frikë Allahun dhe kjo e fundit vjen nga injoranca.
Së fundi desha të sqaroj se jo më kot e bëra këtë parathënie. Përkundrazi e bëra që të nxjerr në pah dy nga shkaqet kryesore që i bën njerëzit të bëjnë hallall atë që e ka ndaluar Allahu.
E një prej këtyre çështjeve të tilla është edhe muzika. Prandaj desha t'jua sqaroj këtë gjë njerëzve duke përmendur argumentat dhe mendimet e dijetarëve të mëdhenj. Lus Allahun të më ndihmojë, që ta bëjë këtë punë vetëm për hir të Tij, e të mos bëjë në të pjesë askush veç Tij dhe lus Allahun qe te na udhezoje te gjitheve ne rrugen e drejte. Amin!
Perkthyesi .
vazhdon.....

Shkruar nga Abdurrahim Balla



Muzika në peshoren e Islamit 2


Falenderimi i takon Allahut, Zotit te boterave!
Albani thote: “Lexova njehere ne revisten egjiptiane “Vellezerit Muslimane” nje pyetje rreth muzikes dhe pergjigjen e saj. Nje djale pyeste: “Une jam nje djale i ri musliman dhe i kryej urdherat e Islamit me shume sinqeritet, por diçka ka mbizoteruar mbi mua megjithese jam hafiz. Ajo eshte muzika. Prandaj pyes, a eshte haram ta duash muziken (e natyrisht ta degjoj ) ?”

Pergjigjen ia dha profesori i nderuar Muhammed Ebu Zehra duke thene:“Muzika, nese nuk nxit epshet , atehere nuk ka ndonje gje qe e ben ate haram, sepse arabet kendonin dhe i binin defit. Ka ardhur ne disa ethere ftese per ti rene defit ne dasem dhe thuhet: “ Dallimi ndermjet hallallit dhe haramit eshte defi" E njejte eshte dhe muzika. Prandaj kur hyri muzika persiane ne vendet arabe, tabiinet u ndane ne dy grupe:
-Nje grup anonte tek e degjuara dhe nuk shikonte ne te ndonje dem qe mund ti sillte fese, si Hasan Basriu.
-Ndersa nje grup nuk anonte tek e degjuara se e shikonte ate ne kundershtim me largimin nga dynjaja, si Shaabi.
E sidoqofte eshte rene dakord qe, nese nuk nxit epshet, nuk te largon nga perkujtimi i Allahut e nga namazi, nuk te demton ne fe".
Kjo fetva, megjithese e shkurter permban aq shume gabime e iluzione, saqe mendoja se ky profesor eshte me i larte e nuk bie ne gjera te tilla.
Po i shpejgoj shkurtimisht:
1. Gjerat qe e bejne haram muziken jane hadithet e sakta ne librat e hadithit (qe do ti permendim). A nuk i di profesori (qe eshte nje nga dijetaret me te medhenj te Ez’herit) keto, apo ben sikur nuk i di, si disa prej nxenesve te tij? Me e embla e tyre, eshte e hidhur. Kete kusht e vuri prej vetes se vet (d.m th qe muzika duhet te lihet vetem kur nxit epshet). E kane imituar ne venien e nje kushti te tille disa nga nxenesit e tij, si Kardaui, Gazali etj. P.sh Kardaui thote: “….nuk ka gje qe ta shoqeroje ate (agjerimin) muzika, qe nuk nxit epshet”.
Ky kusht eshte teorik e jo praktik e nuk mund te vihet kufiri, se nxitja e epshit ndryshon nga nje person tek tjetri.
E uallahi, cuditem shume se si e ndjekin njeri-tjetrin keta profesore te Ez’herit ne kete kusht teorik, sepse ata jo vetem qe kundershtojne hadithet e sakta, dijetaret e te kater medhhebeve dhe fjalet e te pareve tane, por nxjerrin disa kushte dhe shkaqe qe nuk i ka permendur asnje dijetar i njohur. Si rezultat, bejne hallall muziken e cila eshte haram edhe per ta.
Aq sa Gazali edhe mund te krenohet qe ai degjon Ummi Kulthumin (kengetare egjiptiane) dhe Muhammed ibn Abdyl Uehab (muzikantin) e te tjere si keta dhe e shohin femijet e tij e ndoshta edhe nxenesit, siç tregon ai vete ne nje nga shkrimet e tij…. .
Uallahi, ky lloj te kuptuari nuk del veçse prej nje lloj fanatiku te ngurte, te urryer, ose prej nje personi qe ndjek deshirat e veta dhe eshte ne humbje.
Ky me kujtoi dallimin qe bejne hanefijte ndermjet veres dhe nebidhit (nje pije tjeter dehese). Te dyja jane haram, qofte shume apo pak. Ndersa per ta (pija e dyte) eshte haram vetem nese pi shume e te deh (ndersa pak s’ka problem per ta). Por si ta dallosh praktikisht ate qe te deh nga ajo qe nuk te deh, para pirjes apo pasi te dehesh?
Per kete heshten duke ia lene ne dore çeshtjen atij qe pi (kesaj i thone bjer ne grope qe te dalesh me pas prej saj). Keshtu bene edhe keta profesore qe folen per muziken duke dalluar ate qe nxiste epshin nga ajo qe nuk e nxit epshin.
A e thote kete gje ai qe beson hadithin e Profetit s.a.v.s :“…Kush vjen rrotull te ndaluares, mund te bjere ne te.
”Dhe hadithin “Lere te dyshimten dhe shko tek jo e dyshimta”, e argumente te tjera nga Kurani e Syneti, mbi te cilat eshte ngritur rregulli: “Cdo gje qe te çon ne haram eshte haram”. E pra ky rregull tregon se sa i plote eshte Islami.
Por me e keqe eshte ajo qe kam lexuar ne nje reviste te Partise Islame, ku thote: “Siç dihet, eshte e lejuar ta puthesh gruan e huaj kur e takon (pershendet) ate”
E pra, jo vetem ti japesh doren, por edhe ta puthesh ate. Por thone se duhet me qellim te mire e pa epsh.
Te gjithe keta i kthyen shpinen ketij rregulli te madh, i cili ka dhjetera argumente qe e mbeshtesin ate, perveç argumenteve te pergjithshme.
Pra keta lejojne ta puthesh gruan e huaj kur e takon ate, ndersa ata te tjeret lejuan te degjosh muziken e grave te huaja, si Gazali qe degjon Ummi Kult-humin, duke hedhur keshtu pas shpine hadithin qe trasmeton Muslimi, sipas te cilit keto gjera konsiderohen nje lloj imoraliteti:
“Eshte shkruar per birin e Ademit pjesa e tij ne imoralitet. Do ta marre ate (pjese) patjeter sepse: syte – imoraliteti i tyre eshte shikimi; veshet- imoraliteti i tyre eshte degjimi; gjuha –imoraliteti i saj eshte te folurit; duart- imoraliteti i tyre eshte kapja (ne nje transmetim tjeter prekja); kemba- imoraliteti i saj eshte te ecurit; goja- imoraliteti i saj eshte te puthurit ; zemra- imoralitet i saj eshte deshira dhe endrra dhe verteton kete organi ose e pergenjeshtron.
U be e qarte nga ajo qe kaloi, se kushti i profesor Ebu Zehras ishte i kote, per shkak te haditheve qe e pergenjeshtrojne lejimin e muzikes dhe per shkak te rregullit qe e permendem.
2. Arabet kendonin vjersha, kenge dhe i binin defit.
Kjo fjale eshte e kote nga shume ane. Duket qarte se ai ka per qellim me fjalen “arabet”, sahabet dhe tabi'inet. Prandaj te shprehurit e tij me kete fjale eshte popullore, bashkekohore, injorante. Prandaj perplase kete fjale pas murit (dmth qe arabet kane kenduar). E nese ka per qellim me kete fjale dijetaret e selefeve, kjo fjale prape eshte e kote, sepse ajo qe transmetohet prej tyre eshte ne kundershtim me kete.
Profesori , Allahu e falte! Ne ato qe shkruan sikur nuk ka dije fare, ose se paku sikur nuk ka lexuar ne kete çeshtje asnje liber fikhu ose ndonje kerkim qe eshte bere prej dijetareve si ibn Tejmije ose ibn el Kajimi. Ai eshte si nxenesi i tij Gazali, sepse ku e çoi fjalen e Abdullah ibn Mes’udit r.a. “Muzika mbin hipokrizine ne zemer”? Po fjalen e Abdullah ibn Abassit “Defi eshte haram, veglat muzikore jane haram, daullja eshte haram dhe fyelli eshte haram”? Po fjalen e Hasan Basriut “Nuk eshte defi prej çeshtjes se muslimaneve dhe shoket e Abdullah ibn Mes’udit e çanin cdo def”.
Defit i binin grate dhe jo burrat, dhe vetem ne dasem ose festa (ka hadithe te sakta per te dyja keto). Prandaj thote Halimi (nje nga dijetaret e medhenj shafinj, gjithashtu dhe dijetar hadithi): “Defi nuk lejohet vetem se per grate, sepse ne origjine eshte prej puneve te tyre (siç ka ardhur neper hadithe qe grate i binin defit) e Profeti s.a.u.s.i ka mallkuar burrat qe duan tu ngjajne grave.
3. Fjala e profesorit “ka ardhur ne disa ethere…” eshte jo preçize, sepse ai ka per qellim me ethere hadithet (e defit per grate). Por me e keqe se kjo eshte ajo qe thote : “…thuhet se dallimi ndermjet hallallit dhe haramit eshte defi" Sepse fjala “thuhet” perdoret nga dijetaret kur duan te tregojne dobesine e fjales se thene mbas ketij termi (nga ana e transmetimit). Por ky term perdoret per fjalen e njerezve (per te treguar nese eshte ose jo e sakte) e jo per hadithin e Profetit s.a.u.s.
E nese ka per qellim qe me termin “thuhet” te tregoje se hadithi eshte i dobet, ka gabuar dy here:
a.) Ne transmetim, sepse hadithi eshte hasen dhe b.) ne terminologji, sepse per hadithet e dobeta perdoret termi "transmetohet" e jo "thuhet".
Shihni pra, sa injorance ka ne fjalet e ketij profesori te Ez’herit ne fushen e hadithit, prandaj nuk eshte çudi te degjojme çudira me te medha prej nxenesit te tij Gazalit. Fakti i cili tregon se Ez’heri nuk i kushtonte rendesi fushes se hadithit, eshte se ne nuk shohim ne kohen e sotme nje dijetar hadithi te njohur qe ka dale nga Ez’heri, te njohur me librat e tij. Argument per kete eshte kjo fjale kaq e dobet e profesorit te tyre te madh.
4. Fjala e Profesorit “si kjo eshte edhe muzika”. Ky eshte nje krahasim, i cili tregon se profesori si nxenesi i tij Gazali, nuk i pranon hadithet e sakta qe e ndalojne muziken (si ai i transmetuar prej Buhariut), ose i pranon keto hadithe por nuk e di ku perdoret krahasimi. Sepse nuk perdoret krahasimi aty ku ka argumente te sakta, keshtu siç thone dijetaret. Por kete te dyten e shoh larg. Sepse ai ka shkruar nje liber per bazat e fikhut (ku futet edhe ky rregull) ose (nuk i pranon) sepse ecen me mendimet e filozofeve si nxenesi i tij. Te cileve s'u del dot perpara ndonje hadith, rregull e asgje tjeter, sepse eshte ndjekje e deshirave (ajo qe i asgjeson). Profesori tha se nje grup anon nga e degjuara, si Hasan Basriu, e nje grup nuk anon nga kjo, si Shaabi. Keshtu tha profesori, Allahu e falte! E beri muziken qe eshte haram çeshtje shijesh si çdo hallall (si te ngrenit ose te pirit). Kush do e degjon, kush do nuk e degjon. Nuk u mjaftua me kaq por tha se selefet ishin ne kundershtim ne kete çeshtje (kishin kundershtime ndermjet tyre). Por Hasan Basriu (Allahu e meshirofte !), eshte i paster nga kjo gje.
Ibn Ebi Dunia transmeton me dy zinxhire transmetimi, se Hasan Basriu thote: “Dy zera jane te mallkuar: -Fyelli ne miresi dhe zeri ne fatkeqesi (d.m.th vajtimi)”.
Ka edhe nje hadith te sakte me kete kuptim nga Profeti s.u.a.s (shih hadithin e dyte).
Edhe Shaabi sic ka transmetuar Ibn Ebi Dunia me sened te sakte, i urrente parate qe merrte kengetarja. Gjithashtu Ibn Ebu Dunia transmeton me sened te sakte se Shaabi ka thene: “Eshte i mallkuar ai qe kendon dhe ai per te cilin kendohet”. A i thote keto gjera sipas deshires se vet Shaabi? Allahu te udhezofte!
Ndersa fjala e tij “… eshte rene dakord” doli ne pah qe eshte e kote. (mbaroi me kaq fjala e Albanit)

Shkruar nga Abdurrahim Balla

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Muzika në peshoren e Islamit

Mesazh nga Ebu Amar prej Sat Mar 06, 2010 11:56 pm

Muzika në peshoren e Islamit 3

ARGUMENTET QE TREGOJNE SE MUZIKA ESHTE E NDALUAR

Falenderimi i takon vetem Allahut dhe paqja e bekimi qofshin mbi profetin tone e mbi ata qe ndoqen rrugen e drejte .
Nga Kurani:
1. Allahu i madheruar thote:
“Disa njerez blejne tregime boshe, qe ti largojne njerezit nga rruga e Allahut pa pasur dije e tallen me te (me rrugen e Allahut). Per keta ka denim poshterues”.(Llukman:6)

Ibn Kethiri ne shpejgimin e ketij ajeti thote:
“Mbasi permendi Allahu gjendjen e besimtareve, te cilet udhezoheshin me librin e Allahut dhe perfitonin prej degjimit te tij sic thote edhe Allahu i Madheruar: “Allahu zbriti fjalen me te mire, librin te ngjashem (ne mrekulli) te perseritur here pas here (me keshilla e ligje) qe prej degjimit te tij renqethen lekuret e atyre qe i frikesohen Zotit te tyre e pastaj me perkujtim ndaj Allahut u qetesohen lekurat dhe zemrat”. (Zumer:23)
Permendi gjendjen e njerezve te humbur, te cilet u larguan nga degjimi i Kuranit e nuk deshen te perfitojne nga degjimi i tij, perkundrazi deshen te degjojne muziken, fyejt e tingujt.
Abdullah ibn Mes’udi per ajetin 6 te sures Llukman ka thene:- fjalet boshe jane muzika. U pyet Abdullah ibn Mes’udi per fjalet boshe ne kete ajet (d.m.th Kush jane ato). Ai tha: “Jane muzika pasha Allahun qe s’ka te adhuruar tjeter veç Tij.( e perseriti tri here)”.
Te ketij mendimi jane edhe Abdullah ibn Abbasi (nje nga dijetaret me te medhenj te tefsirit ne kohen e sahabeve e ne te gjithe koherat),Xhabiri, Ikrima, Seid ibn Xhubejri, Muxhahidi, Mekhul, Amr ibn Shuajb dhe Ali ibn Bedhijme.
Hasan Basriu thote: “Nxit ke te mundesh me zerin tend…”(Isra 64) Ky ajet ben fjale per Iblisin, i cili pasi e kundershtoi urdherin e Allahut, u betua ne Allahun qe do ti humbte robte e tij. Prandaj Allahu i tha: “Humb nga rruga e drejte ke te mundesh me ato menyrat e tua, sepse besimtareve ske çfare tu besh”. E prej menyrave te tij, eshte zeri i tij me te cilin theret njerezit.
Muxhahid ne shpejgimin e ketij ajeti thote: “ Zeri i shejtanit eshte muzika”.
Hadithet qe flasin per muziken:
1. Nga Ebu Amir ose Ebu Malik-El Eshari transmetohet se ka thene Profeti s.a.u.s.):
Do te kete prej ummetit tim njerez qe e bejne hallall imoralitetin, mendafshin alkolin dhe muziken. Do zbresin disa prej ketyre rreze nje mali. Kthehet nga kullota nje bari me bagetite e tyre dhe shkon tek ata per nje nevoje, i thone: – kthehu neser tek ne.
I vdes Allahu keta duke u hedhur malin persiper disa te tjere i shnderron ne majmuna e derra deri ne Diten e Kijametit”.
Shpejgimi i hadithit:
Dijetari i madh Mulla Ali el Kerri ne shpjegimin e ketij hadithi thote: Fjala e profetit “i bejne hallall” d.m.th qe i konsiderojne dhe besojne se keto jane hallall duke perdorur argumente te dobeta dhe gjera te dyshimta.
P.sh. disa dijetare hanefij thane: “Mendafshi eshte haram te vishet vetem kur eshte i ngjitur pas trupit. Ndersa te veshurit e tij siper rrobave lejohet.
Natyrisht ky kusht qe vune keta nuk ka as argument te transmetuar nga Kurani ose hadithi, as argument logjik. Perkundrazi, hadithi qe e ndalon mendafshin nuk permend kusht te tille. Profeti s.a.u.s thote: “Kush e vesh mendafshin ne kete bote, nuk e vesh ate ne ahiret”. Mutefekun alejhi
Albani thote: “Kuptojme prej hadithit (te pare) se ajo qe e konsiderojne ata hallall, eshte haram”.
Kete hadith e transmeton Buhariu me nr 5590 ne librin e tij te njohur.
Muhamed Bin Salih El Uthejmin thote: Pasi e shkroi Buhariu librin e tij, ia tregoi ate imam Ahmedit, Jahja ibn Meinit, Ali ibn Medinit (te cilet ishin nga dijetaret me te medhenj te asaj kohe) dhe e pelqyen shume dhe deshmuan se eshte i teri i sakte.
Cdo hadith te ketij libri e kane pranuar dijetaret e te gjithe koherave.
Imam Dhehebiu thote: “Ai eshte libri me i sakte pas Kuranit”. Si rezultat ky liber ka vetem hadithe te sakta. Por ngaqe nje dijetar thote se ky hadith eshte i dobet , duhet te shpejgojme pse nuk eshte keshtu.
Se pari duhet te theksojme se ky dijetar quhet Ibn Hazm e eshte nga Andaluzia. Ka jetuar shume shekuj me pare. Shquhej ne fushen e Fikhut aq sa ka nje medhheb qe quhet “dhahirije”.
Megjithese ky eshte dijetar i madh ne fikh, nuk eshte i tille ne hadith, prandaj nuk i merret per baze vleresimi qe i ben haditheve.
Ibn Haxher El Askalani, nje nga dijetaret me te medhenj qe ka njohur bota thote: -Ebu Muhamed Ibn Hazm e tregoi veten e vet qe nuk ka lexuar shume. Kjo duket nga fjala qe ne librin e tij “El Ijsal”: “Muhamed bin Isa (Tirmidhiu) eshte i panjohur. Mos thote njeri se ai nuk e ka njohur Tirmidhiun, nuk ka lexuar per mesimin permendesh te tij e nuk i ka lexuar librat e tij, sepse ky person e ka thene kete fjale edhe per dijetare te tjere shume te njohur si: Ebu Elkasim, Ismail bin Muhamed bin Sefar, Ebu el Abbas El Esamm etj.
Albani thote: “Prandaj nuk merret prej gjykimeve qe jep Ibn Hazmi vetem çka perputhet me gjykimin e dijetareve te njohur ose se paku çka nuk kundershton gjykimet e tyre”.
Gjithashtu per Hadithin e dyte (qe do vije inshallah), Ibn Hazmi thote:
“Nuk dihet se kush e ka transmetuar, megjithese kete hadith e kane transmetuar me shume se dhjete dijetare te medhenj hadithi.
Kjo gje tregon se Ibn Hazmi pak libra hadithi ka lexuar e megjithate u mashtrua prej tij Gazali dhe e imitoi. Por me e keqja eshte se nuk diti ta imitoje. Sepse edhe fjalen e Ibn Hazmit e interpretoi tjeter per tjeter.
Keto qe folem kishin te benin me Ibn Hazmin, ndersa per hadithin mund te themi: “Mjafton per te thene se ky hadith eshte i sakte, qe Buhariu e ka futur ate ne librin e tij dhe e ka konsideruar te sakte.”

Megjithate po permendim disa dijetare te tjere qe e kane saktesuar kete hadith:
1. Ibn Hibani 7. Ibn Kethiri
2. El Ismaili 8. Ibn Haxher el Askalani
3. Ibn Salah 9. Ibn Uzeir Es Sanani
4. Ibn Tejmije 10. EsSahaui
5. Neueui 11. El Emir Es Sanani
6. Ibn Kajim El Xheuzije

Ndersa Ibn Hazmi thote: “Ky hadith eshte me zinxhir transmetimi te shkeputur. Ne temen e muzikes nuk ka asnje hadith te sakte. Cdo hadith qe flet per kete teme eshte i genjeshtert”.
Albani thote: “Nuk i fshihet nxenesve te dijes e jo me dijetareve, qe kjo fjale eshte e ekzagjeruar, sepse edhe nese zinxhiri i transmetimit te ishte i shkeputur, kjo s’do te thote se hadithi do te ishte i genjeshtert
Sepse hadithi mund te kete fakte qe e forcojne ate ose rruge te tjera nepermjet te cilave ka ardhur. E me te vertete ky hadith eshte transmetuar nepermjet disa rrugeve te tjera me lidhje te forta.
Prandaj edhe gjithe ata dijetare te medhenj qe permendem thane se ky hadith eshte i sakte. Megjithate, i mbyllen syte Kardauiu, Gazali dhe te gjithe ata qe ndoqen dhe imituan Ibn Hazmin (me verberi). A ishte kjo prej injorances se tyre apo ngaqe ndoqen deshirat e tyre…!? Allahu na ruajt. (mbaroi fjala e Albanit)
Se fundi themi: Albani permendi ne librin e tij 4 zinxhire transmetimi te sakte te ketij hadithi, pervec zinxhirit te Buhariut.
Por edhe sikur te peste te ishin te dobet, do ta forconin hadithin, e jo me qe ata te peste jane te sakte.
2. Nga Enesi r.a transmetohet se ka thene :
“Profeti s.a.u.s ka thene: -Dy zera, jane te mallkuar ne dynja e ne ahiret, fyelli ne miresi dhe zeri ne fatkeqesi (d.m.th vajtimi)”.
Transmetuan Bezari, Ebu Beker Esh Shafii dhe Dijau el Mekdesi. Saktesoi Mundhiri, Hejthemi. Gjithashtu saktesoi ne nje rruge tjeter transmetimi Zejlai ibn Kajim, Ibn Haxher El Askalani dhe se fundi e saktesoi kete hadith edhe Albani.
Megjithe kete Ibn Hazmi thote: “Nuk dihet kush e ka transmetuar…” ?!!!
E ka perforcuar kete fjale ne librin e tij “Muhala” duke thene: “nuk dime te kete ndonje zinxhir transmetimi ky hadith”
Kjo fjale eshte nga argumentat e shumta qe tregojne se fjala e dijetarit te madh Ibn Abdul Hadi per Ibn Hazmin, eshte e sakte. Kur thote se ai gabon shume kur flet per saktesimin e hadithit, vleresimin e tij dhe per gjendjen e transmetuesve.
Ibn Tejmije thote: “Ky eshte nga hadithet me te mira qe tregojne se muzika eshte haram siç eshte ne transmetimin e njohur te Xhabir bin Abdilah:"… ze ne miresi, argetim, loje, renie e fyellit... " Pra ndaloi nga zeri qe behet ne miresi siç ndaloi nga zeri qe behet ne fatkeqesi dhe zeri ne miresi eshte muzika.
E ne fund te ketij hadithi po permend fjalen e Albanit (mbasi thote Ibn Hazmi, se te gjitha hadithet qe flasin per muziken jane te dobeta) ku thote: “Sikur te ishin te gjitha hadithet e dobeta, duhej te pranonte çdo dijetar se muzika eshte hallall, por eshte larg, sepse disa prej haditheve qe e ndalojne muziken jane cilesuar te sakte nga te gjithe dijetaret pa perjashtim. Kane rene dakord te gjithe dijetaret per ta kundershtuar Ibn Hazmin ne kete çeshtje, sepse ai dobeson hadithet e muzikes.
3. Nga Abdullah ibn Abbas transmetohet se Profeti s.a.u.s ka thene: “Allahu e beri haram alkolin, bixhozin, daullen dhe çdo dehes eshte haram”. (Transmetuan Ebu Daudi, Bejhaki, Ahmed, Ebu Jaala, Ebu el Hasen Et Tusi dhe Taberaniu. Ky hadith ka edhe nje rruge tjeter qe e transmeton Ahmedi, Taberaniu dhe Bejhakiu).
Hadithi eshte i sakte sepse te gjithe transmetuasit jane besnike. Keshtu thote Ahmed Shakir dhe Albani, ndersa Ibn Hazmi tha se ky hadith eshte i dobet, se nje nga transmetuesit qe quhet Kajs bin Habter En Nehsheli eshte i panjohur duke kundershtuar dijetaret e hadithit, te cilet jo vetem qe e njohin, por thone qe eshte besnik. Prej tyre jane Ebu Zur'a, Jakubi, Ibn Hiban, Nesai, Ibn Haxher El Askalani, Dhehebiu etj, prandaj dhe Ahmed ibn Shakir tha se hadithi eshte i sakte. Ne kete hadith duket qarte se daullja eshte haram dhe siç dihet, daullja eshte vegel muzikore.
4. Abdullah bin Amir bin As transmeton se Profeti s.a.u.s ka thene:
“Allahu i madheruar e ka bere haram alkolin, kumarin, daullen, gubejren (pije dehese qe behet prej misrit) dhe çdo dehes eshte haram”.
Ky hadith ka tre zinxhire transmetimi, njeri pre tyre eshte i sakte dhe dy prej tyre jane te dobet. Transmetuan Ebu Daudi, Bejhakiu, Ibn Abdul Berr, Tahaui, Jakub el Feseui dhe El Mizzi. E saktesoi hadithin Albani. Kush do me teper sqarim le te kthehet tek libri i Albanit “Ndalimi i veglave Muzikore”. Ky hadith eshte ngjashem me te parin prandaj ska nevoje per shpejgim.
5. Umran bin Husejn transmeton se Profeti s.a.u.s ka thene:
“Do ndodhin ne ummetin tim akuza (te genjeshterta), shnderrim (ne derra e majmune) dhe shembje (toke). Thane:- O i derguar i Allahut, kur? Tha,- kur te shfaqen veglat muzikore, te shtohen kengetaret dhe te pihet alkoli.”
(Transmetuan Tirmidhiu, Ibn ebi Ed Dunia, Ebu Amr Eddani dhe Ibn Nexhxhari ).
Ne nje tjeter transmetim te sakte thuhet: “Do ndodhin ne fundin e ummetit tim shembje, akuzime dhe shnderime. Thane, - pse o i derguar i Allahut? Tha,- se do te mbajne kengetare ( per te degjuar) e do te pijne alkoolin.”
Albani thote se hadithi eshte i sakte.
Gjithashtu ne kete hadith duket qarte se veglat muzikore ( d.m.th degjimi dhe perdorimi i tyre) dhe kengetaret (d.m.th degjimi i kengeve te tyre) jo vetem qe jane haram, por kane edhe ndershkim qe ne kete bote.
Ne fund te ketyre haditheve po permendim fjalen e Albanit: “Dijetaret e hadithit kane vendosur rregulla te rendesishme per te ruajtur trashegimine profetike, qe te mos shtohet ne te e as te mos pakesohet, sepse siç nuk lejohet te genjesh duke e bere fjale profetike ate qe s’e ka thene Profeti s.a.u.s, nuk lejohet te lihet pas dore ajo qe ai ka thene. E verteta eshte midis ketyre dy ekstremeve siç ka thene Allahu i madheruar:
“Keshtu pra ju beme Juve popull te mesem”.
Natyrisht qe te jesh mesatar e larg ekstremizmit ne kete çeshtje, duhet dije e marre prej te pareve. E nuk arrihet dija e marre me injorance e ndjekje deshirash (ky hadith i dobet e ky i sakte se keshtu me pelqen), por kjo dije arrihet me te kuptuarit e drejte te hadithit te Profetit s.a u.s. Si rezultat, nuk mund ta beje kete gje prej dijetareve te fikhut vetem ai qe eshte dijetar ne fushen e hadithit… te cilet i ka permendur Profeti s.a.u.s. ne nje hadith ku thuhet: “Allahu nuk e merr dijen duke e nxjerre ate prej njerezve, por e merr ate duke i vdekur dijetaret, derisa nuk le asnje dijetar. Atehere njerezit vene ne krye njerez injorante te cilet do te japin pergjigje me injorance. E keshtu, i humbin vetet e tyre e edhe te tjeret.
Transmetoi Buhariu.
Prandaj Shejhul Islam Ibn Tejmije ka thene: “Siç nuk i merret per baze fjala atij qe nuk njeh argumentet, ashtu nuk i merret per baze fjala atij qe nuk ka dije ne fushen e hadithit. Jo vetem te kete dije, por te jete dijetar, ose te ndjeke mendimin qe kane rene dakord te gjithe dijetaret per saktesine e tij”.
Dhe nje prej gjerave qe nuk i fshihen asnje prej dijetari, eshte se renia dakord e dijetareve eshte e mbeshtetur ne fjalen e Allahut:
“Pyesni ata qe zoterojne dhikrin ( Kuran, synet) nese nuk e dini”.
Prandaj ai qe nuk eshte dijetar ne fushen e hadithit, nuk e dallon dot hadithin e sakte nga ai i dobet. Prandaj nuk lejohet per te ta perdore nje hadith si argument, vetem pasi ka pyetur dijetaret e hadithit. Ky eshte kuptimi i drejtperdrejte i ajetit. E jo me ta saktesoje apo ta dobesoje me injorance sic ka bere Gazali e te tjere prej atyre qe pretendojne se kane dije.
Dua te them se keta nuk duhet tu hipin kokave te tyre e te dobesojne nje lloj hadithi qe dijetaret e quajne hasen ose sahih jo ne vetvete (dmth behet sahih ngaqe ka shume rruge transmetimi) siç eshte hadithi i peste, sepse nje prej rregullave te dijetareve thote: “Forcohet hadithi i dobet kur ka shume rruge transmetimi”. Dhe bazohet tek fjala e Allahut te Madheruar: “Nese humb njera prej tyre, e perkujton tjetra". Dhe nuk mund te zbatoje kete rregull vetem se pak prej atyre qe merren me hadithin, sepse ky rregull ne zbatimin e tij kerkon nje horizont shume te gjere ne fushen e hadithit, ngaqe librat qe pasqyrojne vetem fillimin e hadithit, ne shumicen e rasteve nuk te ndihmojne. (mbaroi fjala e Albanit)

Disa ethere te sakta qe flasin per muziken:

-Abdullah Ibn Abassi per ajetin e sures Llukman thote: “Ka zbritur per muziken”. (Sakteson Albani)
-Abdullah Ibn Mes’udi kur u pyet per kete ajet tha: “Eshte muzika per ate ne dore te te cilit eshte shpirti im”. Dhe e perseriti kete tri here.
-Shuajb Bin Jesar thote: Pyeta Ikrimen per kete ajet dhe tha: “(Fjalet boshe)jane muzika . Hasen.
Transmetuan Buhariu, Ibn Xherir, Ibn Ebi Shejbe, Ibn Ebi Ed-Dunia dhe Bejhakiu.
-Abdullah Ibn Mes’udi thote: “Muzika mbin hipokrizine ne zemer”.sahih
Ky ether konsiderohet fjale e Profetit s.a.u.s, sepse Ibn Mesudi nuk mund ta thote kete nga mendja e tij. Nje rregull qe e kane vene dijetaret ne lidhje me hadithet thote: “Çdo fjale e sahabeve qe ka te beje me gjera te fshehta, konsiderohet hadith megjithese sahabi mund te mos thote: - kam degjuar Profetin. Pra, llogjikisht nuk mund ta thote nga vetja e tij, nese futet tek gajbi, sepse sahabet jane te gjithe besnike e nuk shpifin.

Mendimet e dijetareve ne kete çeshtje.

1. Medhhebi Hanefi.

Ebu Hanife e urrente muziken dhe e konsideronte ate prej gjynaheve.
Medhhebi Hanefi eshte nje nga medhhebet me te rrepta ne kete ceshtje .
Kane thene qarte dijetaret e medhhebit Hanefi, se te gjitha veglat muzikore jane haram. Degjimi i muzikes e nxjerr njeriun nga rruga e drejte e ben (fasik) nuk pranohet si deshmitar, madje kane thene se te degjuarit e muzikes me kenaqesi, eshte kufer

2. Medhhebi Maliki.

Imam Maliku e ka ndaluar te degjuarit e muzikes.
U pyet Imam Maliku per muziken qe degjonin banoret e Medines dhe tha: “Kete gje tek ne e bejne te prishurit”. Sened sahih (Albani)
U pyet njehere Imam Maliku: -E lejoni muziken ju?
Tha: “Allahu na ruajtet, kete nuk e ben askush tek ne pervec te prishurve”. Sened sahih (Albani)

3. Medhhebi Shafi.

Imam Shafiu thote: “Muzika eshte argetim i urryer, i ngjan te kotes.
E kush e degjon shume behet mendjelehte, nuk i pranohet deshmia”.
Imam Shafiu thote: “Kam lene ne Irak nje gje qe e kane shpikur Zindiket (ata qe hyjne ne islam per ta prishur ate) e quajne ate tegbir ( qe do te thote ti biesh daulles me nje shkop).
( E benin kete gje Sufijte, duke e shoqeruar me vjersha e duke e perdredhur zerin).
Ebu Beker bin Muhamed bin Mudhafir thote: “Nuk lejohet muzika, as te degjuarit e saj e as te renit e daulles. E kush thote se Imam Shafiu e ka lejuar muziken, ka shpifur.

4. Medhhebi Hanbeli.

Abdullahi, i biri i Imam Ahmedit thote: “E pyeta babain per muziken dhe me tha: “Muzika mbin hipokrizine ne zemer dhe nuk me pelqen”. E me pas permendi fjalen e Imam Malikut: “Ate e bejne njerezit e prishur tek ne”.
Ibn El Mutahir, i cili eshte prej shijave, ka thene se Ehli Suneti e lejon muziken. Prandaj e pergenjeshtroi Ibn Tejmije duke thene: “Kjo eshte genjeshter ndaj dijetareve te kater medhhebeve, sepse ata kane rene dakord qe veglat muzikore jane haram”.

Shkruar nga Abdurrahim Balla


Muzika në peshoren e Islamit 4

ARGUMENTET E ATYRE QË LEJOJNË MUZIKËN

1. Aishja transmeton se: “Hyri Profeti sal-Allahu aleji ue selem tek unë e ndodheshin aty dy robëresha (prej robëreshave të ensarëve) në ditën e festës së Bajramit të vogël, i binin defit dhe këndonin me fjalët që thonin ensarët ditën e Buathit ( e nuk dinin të këndonin mirë). U shtri në krevat dhe e ktheu fytyrën nga ana tjetër.
Hyri Ebu Bekri. Profeti sal-Allahu aleji ue selem ishte i mbuluar me një rrobë. Më foli (në një transmetim tjetër, u foli robëreshave) dhe tha: - Fyelli i shejtanit tek Profeti sal-Allahu aleji ue selem (dy here). Profeti sal-Allahu aleji ue selem u kthye nga ai dhe tha: “Lëri ato o Ebu Beker, se çdo popull e ka një festë, e kjo është festa jonë”. Kur u shkujdes (Nga kjo gjë Profeti sal-Allahu aleji ue selem) ua bëra me shenjë e dolën”. (Transmeton Buhariu e Muslimi).

Ketë hadith e përdori Ibn Hazmi si argument për lejimin e defit dhe tha: “… argumenti këtu është kur e qortoi Profeti sal-Allahu aleji ue selem Ebu Bekrin (për fjalën)… fyelli i shejtanit”. Ky është argument që defi është i lejuar pa asnjë kusht. Albani thotë:- Duket qartë në hadith, që lejimi nuk është i pakushtëzuar siç pretendon Ibn Hazmi, sepse aty u përmendën robëresha të vogla, ndërsa sot bëhet fjalë për gra të mëdha, gjithashtu edhe burra, të gjitha veglat muzikore (jo vetëm defi) çdo ditë te vitit.
Ky është gabim i qartë, dmth ti vësh hadithit atë që se përmban. Ky gabim është si rezultat i një gabimi tjetër, i cili është tek fjala e tij “… argumenti këtu është kur e qortoi Profeti sal-Allahu aleji ue selem Ebu Bekrin (për fjalën)… “fyelli i shejtanit”. Në hadith nuk thuhet se Profeti sal-Allahu aleji ue selem e qortoi pse tha fyelli i shejtanit por thuhet se e qortoi Ebu Bekrin, perse qortoi robëreshat.
Të treguarit e arsyes se lejimi nga ana e profetit tregon për elokuencën e tij, sepse nga njëra anë tregon se ai pohon atë që thotë Ebu Bekri, e nga ana tjetër e pohon atë që bënë robëreshat duke treguar me këtë se (vepra e robëreshave) është e veçantë.
Profeti sal-Allahu aleji ue selem sikur po i thoshte Ebu Bekrit, - u tregove i saktë që e ndoqe origjinën dhe u gabove që qortove robëreshat, sepse është festë. Profeti sal-Allahu aleji ue selem kur e urdhëroi Ebu Bekrin që të mos i qortonte robëreshat, shtoi duke thënë: “… sepse çdo popull e ka një festë…”.
Kjo fjalë tregon shkakun pse është lejuar, prandaj nëse nuk gjendet ky shkak, nuk është më e lejuar.
Ebu Tajib Et Taberi thotë: “Ky hadith është argument për ne sepse Ebu Bekri e quajti atë fyell të shejtanit dhe Profeti sal-Allahu aleji ue selem nuk e qortoi për këtë emërtim, por e ndaloi të qortonte robereshat përse keëndonin.
Aishja në atë kohë ishte e vogël ndërsa pas pjekurie nuk ëshëe transmetuar prej saj përveçse ndalimi për muzikën. Djali i vëllait teësaj Kasim Bin Muhamed e ndaloi dëgjimin e muzikës dhe ai e ka marrë dijen prej saj.
Ibn Tejmije thotë: “Në këtë hadith shohim se nuk ishte zakon i Profetit sal-Allahu aleji ue selem dhe i shokëve të tij që të grumbulloheshin për ti rënë defit”.
Prandaj e quajti Ebu Bekri “fyell të shejtanit”. Ndërsa Profeti sal-Allahu aleji ue selem nuk u foli robëreshave duke treguar arsyen se ishtin në festë. Dhe të vegjëlve u lejohet të luajturit ëe festa, siç ka ardhur në një hadith ku thuhet: “… që ta dinë mushrikët se në fenë tonë ka hapësira". Siç bënte Aishja që lozte me shoqet e saja (vajza të vogla).
Ibn El Kajim thotë: “Nuk e qortoi Profeti sal-Allahu aleji ue selem Ebu Bekrin pse e quajti fyell të shejtanit, gjithashtu nuk u tha gjë robëreshave, sepse ato nuk kishin arritur moshën e pjekurisë, po këndonin këngët e fshatareve të cilat u kënduan në një ditë lufte nga trimëria dhe ishte ditë feste. Kështu thotë edhe Ibn Haxher El Eskalani.
2. Hadithi i dytë: Nafi, robi i Ibn Umerit transmeton nga Ibn Umeri radijallahu anhu se dëgjoi një bari që i binte fyellit. Vuri gishtat në vesh dhe thoshte: “O Nafi e dëgjon më? Thosha. Po! Dhe ai vazhdonte derisa i thashë jo dhe i hoqi duart dhe e drejtoi devenë nga rruga e parë dhe tha: -Kam parë Profetin sal-Allahu aleji ue selem që dëgjoi një bari që i binte fyellit dhe veproi siç veprova unë”.(Transmetuan Ahmedi, Ibn Sadi, Ebu Daudi, Bejhakiu, Ibn El Xheuzi, Ibn Hiban, Ibn Ebi Dunja, Axhuri, Taberaniu etj).
Ibn Hazmi në shpejgimin e këtij hadithi tha: “Sikur të ishte haram nuk do ta lejonte Profeti sal-Allahu aleji ue selem Ibn Umerin ta dëgjonte e as Ibn Umeri Nafin. Mirëpo Profeti sal-Allahu aleji ue selem nuk e pëlqente për veten e tij çdo gjë qe nuk të afronte tek Allahu, siç nuk pëlqente të ngrënit shtrirë.
Sikur të ishte haram nuk do të mjaftohej Profeti me zënien e veshëve, por do ta kishte ndaluar ose do kishte dhënë urdhër për të mos e dëgjuar.
Albani thotë: “Allahu e faltë Ibn Hazmin se ai nuk diti disa gjëra që nuk duhet t'i fshiheshin një njeriu si ai”.
Së pari. Nuk bëri dot dallimin midis të dëgjuarit me qëllim dhe të dëgjuarit pa qëllim, dhe shpejgoi të dyten me të parën. Natyrisht që ky është gabim i qartë gjuhësor nga ana e Kuranit dhe Synetit.
Prandaj Ibn Tejmije ka thënë në shpejgimin e hadithit të Aishes: “Nuk tregon hadithi i Aishes se Profeti sal-Allahu aleji ue selem dëgjoi me dëshirë këngën e dy robëreshave, në një kohë që urdhëri dhe ndalesa kanë të bëjnë me dëgjimin që ka të bëjë me dëshirë e jo me dëgjimin pa dëshirë, siç ndodh me shikimin, i cili ka lidhje me qëllimin (ky është haram) e jo nëse është pa qëllim. E kështu të gjitha gjymtyrët, sepse urdhëri dhe ndalimi kanë të bëjnë me qëllimin dhe punën që bën njeriu. Ndërsa nëse ndodh pa qëllim, nuk konsiderohet haram.
Kështu shpejgohet hadithi i Ibn Omerit, i cili nuk e urdhëroi Nafin të zinte veshët, sepse ai nuk po dëgjonte me dëshirë. E në këtë rast nuk ka gjynah. Ndërsa Profeti sal-Allahu aleji ue selem kërkonte të bënte më të mirën, njësoj si një person që kalon pranë disa njerëzve dhe i dëgjon që flasin fjalë haram e zë veshët që teëmos dëgjojë. Kjo është më e mira, e po mos i mbyllte veshët nuk kishte gjynah, vetëm nëse kur i dëgjon, i dëmtohet besimi. Atëherë e ka për detyrë ti zërë veshët.
Së dyti Ibn Hazmi përfytyron sikur bariu ishte përpara Profetit sal-Allahu aleji ue selem Ndërsa në hadith kjo gjë nuk përmendet. Ndoshta mund të jetë krejt e kundërta, domethënë që bariu ka qenë shumë larg, aq sa Profeti sal-Allahu aleji ue selem nuk e shikonte, por i dëgjonte vetëm zërin.
Prandaj dijetari i madh Ibn Abdul Hadi ka thënë, pasi përmendi një fjalë të përafërt me atë të Ibn Tejmijes: “Mosfolja nga ana e Profetit sal-Allahu aleji ue selem bariut, s’do të thotë se është hallall, sepse kjo gjë ka të bëjë me të shikuarit . Mbase Profeti sal-Allahu aleji ue selem e dëgjoi por nuk e pa, ose ishte larg tij, në majën e ndonjë kodre, ose ndodhej në ndonj vend që e kishte vështirë të arrinte atje, ose bariu mund të ketë qenë i vogel (dhe i vogli s’ka detyrime)”.

teuhidi.com

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi