Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Krenohu me Islam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Krenohu me Islam

Mesazh nga Ebu Amar prej Sat Mar 06, 2010 11:58 pm

Krenohu me Islam

Përball sulmeve ndaj islamit prej mosbesimtarëve, disa prej myslimanëve i janë kthyer mbrojtjes me ndjenja të brendshme të humbjes pasi që ata mundohen që të tregojnë se vlerat islame nuk kanë dallim prej atyre perëndimore. Nëse ju thonë se sistemi politik i islamit është diktatorial, ata përgjigjen duke u munduar që ta tregojnë se është demokratik. Nëse ju thuhet se islami është përhapur me shpatë, ata përgjigjen se myslimanët luftuan vetëm që ta mbrojnë vetën e tyre kur u sulmuan.

Nëse ju thuhet se ka probleme me statusin e gruas në islam, ata mundohen të vërtetojnë se islami e lejon poligaminë me kushte të ashpra ku shumica e burrave nuk i përmbushin dhe përfundojnë se në të vërtet nuk është e lejuar. Një sjellje e këtillë shfajësuese duhet të hedhet mbrapa. Islami është mënyrë e jetës që na e ka dhënë Allahu, nuk ka mundësi të vendoset në nivel të njëjtë me ideologjitë e tjera të vendosura prej njeriut apo shpalljeve të korruptuara. Myslimanët duhet të kenë mjaftë besim në vetën e tyre që të shkojnë në ofensivë se sa të qëndrojnë në mbrojtje si një person i akuzuar. Kur Kurejshit i akuzuan myslimanët se e kanë shkelur shenjtërinë e muajve të shenjët me rastin e luftimeve ndërmjet brigadës të myslimanëve të Abdullah Ibn Xhehsh dhe mosbesimtarëve. Allahu subhane teala shpalli: Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë (e këta janë muaji i 1, 7, 11 dhe 12 sipas kalendarit islam), thuaj: "Lufta në te është e madhe (mëkat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha tek All-llahu. E provokimi (kundër muslimanëve) është edhe më i madh se mbytja. Ata do t'u luftojnë juve vazhdimisht për t'ju zmbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. E kush zmbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pa besimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në të do të qëndrojnë përjetshëm. (Kur’an 2:217)



Kjo është se si Kurani argumentohet me mosbesimtarët. Kurani fillon duke i sulmuar ata për krimet e tyre më të mëdha: Mosbesimin në Allahun dhe të bërit shokë Atij. Ndonjëri nuk duhet të prezantoj interpretim të rrejshëm të fes tonë me qëllim që ti bëjë të kënaqur mosbesimtarët.



Disa prej myslimanëve mundohen që ta fshehin identitetin e tyre prej frikës se po emërohen “fundamentalistë”. Burrat po i rruajnë mjekrat e tyre, dhe gratë mundohen ti bëjnë hixhabet e tyre që të duken si moda e fundit. Nëse i ofrohet ushqim apo pije që është haram, ata thonë tani jam i ngopur, apo thonë ne nuk e kemi në qejf këtë lloj ushqimi. Vetëm një pakicë thotë se s’mund ta ngrënin se është e ndaluar në islam. Kjo nuk është mënyra se si janë sjellë shokët e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem. Kur shokët e tij e pranuan islamin, ata ndiheshin krenarë me atë dhe ndiheshin se të gjitha idetë tjera dhe mënyrat e jetës janë të ulëta në krahasim atë që i është shpallur atyre prej shtatë qiejve.



Në betejën ndërmjet myslimanëve dhe persianëve, Rrostumi, lideri i ushtrisë persiane, kërkoi negociata me myslimanët: Sad Ibn Ebi Vekasi, lideri mysliman në betejë, e dërgoi një grup të sahabëve në mesin e të cilëve gjendej Rabie Ibn Amir. Lideri persian e kishte përgatitur një pritje madhështore për ti mahnitur ata “beduinët” dhe për ta dobësuar pozitën e tyre. Persianët kërkuan nga Rabie që të hynë pa armë. Ai refuzoi dhe hyri me armën dhe kalin e tij dhe e lidhi kalin e tij pran Rrustumit. Rrustumi ka pyetur: “Çka ju ka sjellë juve këtu?” Rabie tha: “Allahu na ka dërguar neve që ta kthejmë njerëzimin prej adhurimit të njerëzve në adhurim ndaj Allahut dhe prej ngushticës së kësaj jetë në gjerësinë e saj dhe prej shtypjes së feve në drejtësinë e islamit. Allahu na ka dërguar te krijesat e Tija me fenë e Tij. Kushdo që e pranon atë, ne e pranojmë prej tij dhe kushdo që e refuzon, ne luftojmë derisa ta arrijmë premtimin e Allahut?” “Dhe çka është premtimi i Tij?” pyeti Rrustumi. “Xhenet për ata që vdesin dhe fitore për ata që mbesin gjallë” u përgjigj Rabie. Rrustumi tha: “A mund ta vonosh këtë çështje derisa të mendoj për atë?” Rabie u përgjigj: “Po. Sa ditë ke nevojë, një apo dy? Rrustumi tha: “”Më shumë. Derisa të ju shkruaj popullit tim.” Nuk ka mundësi. Pejgamberi ynë nuk na ka lejuar që ti presim armiqtë tanë më shumë se 3 ditë. Pra mendohu.”



Ky sahab erdhi prej një shoqërie ku materialisht ishte shumë mbrapa në krahasim me perandorinë persiane. Edhe përkundër asaj ai në veten tij e kishte farën e të vërtetës dhe devotshmërisë e cila nuk e lejoj atë që të hutohet apo të mahnitet me ambientin magjeps të mosbesimtarëve. Civilizimi fillon me besim korrekt dhe bindje. Aspekti material i civilizimit do të vije më pastaj si efekt anësorë. Në anën tjetër, mosbesimtari sado që të jetë materialisht i përparuar, ai është një person i pa civilizuar dhe në shpirtin e tij e mban farën e shkatërrimit të tij. Për këtë arsye ti duhet të ndihesh krenar me fenë tënde. Kjo është arsyeja pse ju duhet të krenoheni me islam.


Revista el-Xhumah, Vëll 5, Nr. 6

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi