Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

25 vepra të lehta për të cilat shpërblimet shumëfishohen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

25 vepra të lehta për të cilat shpërblimet shumëfishohen

Mesazh nga Ebu Amar prej Sun Mar 07, 2010 12:01 am

25 vepra të lehta për të cilat shpërblimet shumëfishohen

1. Ti ruash lidhjet familjare: “Kushdo që dëshiron që ti rritet furnizimi i tij dhe vitet ti zgjaten, le ti mban lidhjet familjare.” (el-Buhariu dhe Muslimi)
2. Të kryesh shumë namaze në 2 vendet e shenjta (në Meke dhe Medine): “Namazi në xhamin tim është superiorë me 1000 namaze diku tjetër, përveç Mesxhid el-Haram, dhe namazi në Mesxhid el-Haram (Meke) është superior prej vendeve tjera me 10 000 namaze.” (Ahmedi ibn Maxheh)
3. Ta kryesh namazin me xhemat. “Namazi me xhemat është superior ndaj namazit vetë me 27 herë.” (el-Buhariu dhe Muslimi)
4. Ta falësh namazin e Jacis dhe Sabahut me Xhemat: “Ai i cili e fal namazin e jacis me xhemat është sikurse të ishte falur gjysmën e natës. Sa për atë i cili (gjithashtu) e fal namazin e Sabahut me xhemat, është sikurse të ishte falur tërë natën.” (transmetuar prej Malikut dhe fjala është e Muslimit i cili gjithashtu e raportoi atë.)
5. Ti kryesh namazet vullnetare në shtëpi. “Superioriteti i namazit të njeriut në shtëpinë e tij ndaj namazit të tij kur e shohin njerëzit është sikurse superioriteti i namazit farz ndaj namazit vullnetarë.” (el-Bejhakiu) “Namazi më superior është në shtëpinë e tij, me përjashtim të namazeve farz.” (el-Buhariu dhe Muslimi)
6. Përmbajtja e disa çështjeve ditën e Xhumasë. “Kushdo që merr gusel (e lan kokën e tij, dhe është thënë: të ketë marrëdhënie me gruan e tij në mënyrë që të jetë mënyrë që ta ulë shikimin ndaj harameve atë ditë) ditën e Xhuma, pastaj shkon herët dhe para hutbes së parë, ecë dhe që nuk kalëron (apo të ngas automjet), qëndron afër imamit, dëgjon dhe nuk fletë – për çdo hap (që e bënë) ai ka shpërblim për vepra sa një vit ku agjëron dhe qëndron në namaz gjatë tij.” (es-Sunen)
7. Slat ul-ishrak. “Kushdo që fal el-gadah (d.m.th. sabahun) me xhemat, pastaj ulet dhe e kujton Allahun derisa të lindë dielli, pastaj i fal 2 reqate namaz, ka shpërblim të plotë sa Haxhi dhe Umrah (Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, fjalën “të plotë” e përsëriti 3 herë për të theksuar atë.)” (et-Tirmidhiu)
8. Të marrësh pjesë në ligjërata në xhami. “Kushdo që shkon në xhami ku nuk dëshiron diç tjetër pos të mëson apo ta mësoj dikën çka është mirë e ka shpërblimin e një haxhiu i cili e ka kompletuar haxhin.” (et-Tabarani)
9. Ta kryesh Umren në muajin Ramazan. “Umrah në Ramazan është e barabartë me Haxhin me mua.” (el-Buhariu)
10. Ti kryesh namazet farze në xhami. “Kush e lënë shtëpinë e tij në gjendje të pastër (me abdes) për ta kryer namazin farz, shpërblimi i tij është sikurse i haxhiut në gjendje të ihramit (d.m.th. ai e ka shpërblimin sikurse ai që e kalon kohën në ihram gjatë Haxhit).” (Ebu Davudi) Pra kur ta lësh shtëpinë duhet të jesh me abdes, e jo të marrësh abdes në xhami, përveç në rast të nevojshëm.
11. Të jesh prej njerëzve të safitë të parë gjatë namazit me xhemat. Irbad bin Sarijah, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, e ka pas zakon që të kërkojë falje për (njerëzit) e safit të parë 3 herë, dhe për (njerëzit) e rendit të dytë një herë.” (en-Nesai dhe Ibn Maxheh). “Allahu dhe melaiket e Tij bëjnë salavate mbi (njerëzit) e rendit të parë.” (Ahmedi, me zinxhir të mirë)
12. Të falurit në Xhamin Kubah në Medine: “Kushdo që merr abdes në shtëpinë e tij dhe vije në Xhamin Kubah dhe falet në të e ka shpërblim sikurse të Umres.” (en-Nisai dhe Ibn Maxheh)
13. Ta përsëritësh atë që e thotë muezini: “Thuaj siç thonë ata (muezinët), dhe kur ta përfundosh, lutu dhe do të jepet.” (Ebu Davudi dhe en-Nesai) Ajo është që të bësh dua pasi ta përfundosh së përsërituri atë që e thotë muezini.
14. Ta agjërosh Ramazanin dhe ta pasosh me 6 ditë të Shevalit. “Kushdo që e agjëron Ramazanin, pastaj e pason me 6 (ditë) të Shevalit, është sikurse të ketë agjëruar tërë kohën.” (Muslimi)
15. Ti agjërosh 3 ditë çdo muaj. “Kushdo që i agjëron 3 ditë çdo muaj, është sikur të ketë agjëruar tërë kohën.” (et-Tirmidhiu). Kjo përkrahet prej ajetit, “Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish.” Një ditë e barabartë me 10 ditë.
16. Të japësh ushqim për agjëruesit: “Kushdo që jep ushqim për ta ndërprerë agjërimin e një agjëruesi e merr shpërblimin e një agjëruesi, pa ju pakësuar në asnjë mënyrë shpërblimi i agjëruesit. ” (et-Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh)
17. Të qëndrosh në namaz në Natën e Kadrit. “Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!” [Kur'an 97:3], që është superiorë ndaj rreth 83 vite adhurimi.
18. Xhihadi. ”Të qëndruarit e një burri në radhë (saf) në rrugën e Allahut është superiorë ndaj 60 viteve të adhurimit.” (el-Hakim). Ky është superioriteti i të qëndruarit në radhë, pra e çka thua për atë i cili lufton në rrugën e Allahut për 1 ditë, apo 1 muaj, apo 1 vit?
19. Ribat. “Kushdo që e zë një pozicion (në kufijtë e tokave muslimane, në të cilat pritet armiku) për një ditë dhe një natë në rrugën e Allahut e ka shpërblimin e atij që agjëron dhe qëndron në namaz për një muaj, dhe kushdo që vdes në atë gjendje do të merr shpërblim të vazhdueshëm të ngjashëm me atë dhe (gjithashtu) do të shpërblehet me furnizim dhe do të shpëtohet prej el-Fetan.” (Muslimi) El-Fetan është dënimi i varrit.
20. Vepra të devotshme në 10 ditët e para të Dhil Hixhes. “Nuk ka ditë ku veprat e devotshme janë më të dashura për Allahun se sa në këto dhjetë (ditët e Dhul Hixhes).” Ata thanë, “O i Dërguar i Allahut, derisa edhe se sa xhihadi në rrugën e Allahut?” Ai tha, “Derisa as xhihadi në rrugën e Allahut, pos atij i cili shkon me pasurin e tij, dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre (jetën dhe pasurin).” (el-Buhariu)
21. Të lexuarit e shpeshtë të sureve Kuranore. “Kul Huvallahu Ehad është i barabartë me 1 të 3 e Kuranit dhe “Kul ja ejuhel Kafirun” është sa 1 e 4 e Kuranit.” (et-Tabarani)
22. Istigfari. “Kushdo që kërkon falje për besimtarin dhe besimtaren, Allahu do t’ia shkruaj atij shpërblim për çdo besimtarë dhe besimtare.” (et-Tabarani)
23. Ti përmbushësh nevojat e njerëzve. “Që të shkoj me vëllain tim musliman (në përmbushjen e) nevojës së tij është më e dashur për mua se sa të qëndroi në itikaf një muaj në xhami.” (Ibn Ebi Dunja)
24. Dhikri. Të them ‘Subhan Allah, vel-Hamdu liLah, ve laa ilahe il Allahu vallahu Ekber’ është më e dashur për mua se sa ajo mbi të cilën lind dielli.” (Muslimi) “Kushdo që hynë në treg dhe thotë: Laa ilahe il Allah vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul Hamdu juhji ve jumitu ve huve Hajun la jemut, bi jedihil hajr, ve huve ala kuli shejin kadiir ("Askush tjetër e asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut të Vetëm e të Pashoq, Ai është Zotëruesi i gjithçkaje (në qiej e në Tokë). Vetëm Atij i përket falenderimi (ynë). Ai i vdes (njerëzit) dhe i ringjall ata (Ditën e Tubimit të Madh). Ai është i Gjallë e i Pavdekshëm. Në dorën e Tij janë të mirat, që na vijnë. Ai është i Plotfuqi-shëm mbi gjithçka.") Allahu do të shkruaj për atë 1 milion vepra të mira, do të fshij 1 milion të veprave të tij të këqija dhe do të ngritë atë në 1 milion shkallë.” (et-Tirmidhiu) Ka shumë dhikre të tjera për të cilat shpërblehesh pa masë, siç është e mirënjohur. “Janë dy bekime ku shume njerëz i humbin: Shëndeti i mirë dhe koha e lirë.” (el-Buhariu)
25. Vepra të lehta të barabarta në shpërblim me Haxhin. Muslimi raporton se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë, “A nuk e ka bërë Allahu për ju namazin e jacis me xhemat të barabartë me haxhiun, dhe namazin e sabahut me xhemat të barabartë me Umren.” dhe “Kushdo që shkon në një namaz me xhemat, është sikurse haxhi, dhe kushdo që shkon (për ta kryer) namazin vullnetarë, është sikurse Umreh vullnetare.” (Sahih El Xhemi, 6432) dhe “Kushdo që e fal namazin e sabahut me xhemat, pastaj ulet dhe e përkujton Allahun derisa të lind dielli, pastaj i fal 2 rekate, ai do ta merr shpërblimin e Haxhit dhe Umres – të plotë, të plotë, të plotë.” (Sahih El Xhemi, 6222) Vërtetësishtë është raportuar se njerëzit thanë, “O i Dërguar i Allahut! Të pasurit e morën shpërblimin e ahiretit, ata e bëjnë Haxhin e ne jo, ata marrin pjesë në xhihad ndërsa ne jo. Pra Pejgamberi salallahu alejhi ue selem. Tha, “A të ju drejtoj në diç, nëse i përmbaheni asaj, ju do të vini me diç më të mirë se sa ata që do të vijnë me atë: Që ju të thoni Allahu Ekber 34 herë, dhe Subhan Allah 33 herë, dhe Elh 33 herë, në fund të çdo namazi.”; “Kur ndonjëri prej nesh lutet për vëllain e tij, engjëlli i thotë: Amin, edhe për ty të njëjtën.” (Sahih El Xhemi, 2143) Pra lutu për vëllain tënd haxhi që Allahu ta pranoj Haxhin e tij dhe t’ia jap atij shpërblimin e tij.

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi