Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

5 principe themelore që duhet ti dijë çdo musliman

Shko poshtë

5 principe themelore që duhet ti dijë çdo musliman Empty 5 principe themelore që duhet ti dijë çdo musliman

Mesazh nga Peace to you Sun Mar 07, 2010 12:04 am

5 principe themelore që duhet ti dijë çdo musliman


(1) Njëri prej principeve themelore të besimit në islam, i cili është princip i zakonshëm dhe për të cilin të gjithë muslimanët janë të pajtimit (ixhma) është se s’ka fe të vërtet në fytyrën e tokës përveç islamit. Është feja finale e cila i anulon të gjitha fetë dhe ligjet tjera të cilat kanë ardhur më parë. Nuk ka fe në tokë ku Allahu duhet të adhurohet përveç islamit. Allahu thotë:



“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” (el-Maideh 5:3)



“E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” (Ali Imran 3:85).



Pas ardhjes të Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të), islami donë të thotë ajo që e ka sjellë, e jo ndonjë fe tjetër.



(2) Njëri prej principeve themelore të besimit në islam është se Libri i Allahut, Kurani i Shenjët, është prej librave të fundit të shpallura prej Zotit të botëve. I anulon të gjitha librat tjera të ardhura më parë, Tevratin, Zeburin, Inxhilin, dhe të tjerat, dhe është Muhejmin (Muhejmin: Që dëshmon për të vërtetën që është në të dhe shpallë të falsifikuar të rrejshmen që i shtohet atij) ndaj tyre. Pra më nuk ka ndonjë Libër të shpallur sipas të cilit ka mundësi të adhurohet Allahu përveç Kuranit. Allahu thotë:



Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur'anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshme dhe Muhejmin - mbizotërues ndaj tyre (Librave të mëparshme). Gjyko, pra, mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që te erdhi. (el-Ma’ideh 5:48)



(3) Është obligim të besohet se Tevrati dhe Inxhili janë anuluar përmes Kuranit, dhe se ato janë ndryshuar dhe shtrembëruar, duke i shtuar apo duke i hequr gjëra, ashtu siç na tregon Allahu në Kuran, për shembull:



“Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata.” (el Maideh 5:13)



“Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: "Ky është prej All-llahut!, e për të arritur me te një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë.” (el Bekareh 2:79)



“Në të vërtetë, një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për të deformuar kuptimin) ashtu që ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga (i vërtetë), madje thonë: Kjo është nga All-llahu!" Po ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun.” (Ali Imran 3:78)



Kështu që, çka do që ka qenë korrekte në Librat e mëparshme është shfuqizuar nga Islami, dhe çdo gjë tjetër është e ndryshuar dhe e shtrembëruar. Është transmetuar se Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) u hidhërua kur e pa Umerin se i kishte disa fletë në të cilat kishte të shkruar diç prej Tevratit, dhe ai (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) tha: “A mos ke dyshim, o biri i Hatabit? A nuk ua kam sjellë diç të shëndritëshme dhe të çiltër? Po të ishte gjallë vëllai im Musa, ai nuk do të kishte zgjidhje tjetër përveç të më pasoj mua.” (Transmetuar prej Ahmedit dhe el-Darimit, dhe të tjerëve).



(4) Njëri prej principeve themelore të besimit në islam është se Pejgamberi dhe i Dërguari ynë Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) është vula e Pejgamberëve dhe të Dërguarve, ashtu siç thotë Allahu:



“Muhammedi nuk është babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai është i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë Pejgamberëve” (el-Ahzab 33:40)



Pra nuk ka më ndonjë të Dërguar që është obligim për ta pasuar, përveç Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të). Cilido prej Pejgamberëve të ishte gjallë ata nuk do të kishin zgjidhje tjetër përveç se ta pasojnë atë, siç thotë Allahu:



“Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori zotimin e Pejgamberëve: Nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, e që vërteton atë që ju keni pranë veti. Tha (All-llahu): "A pranuat, a e morët sipër obligimin Tim? "Ata thanë: "Ne e pranuam!" Tha (All-llahu): "Dëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju!" (Ali ‘Imran 3:81)



Kur të zbret Pejgamberi i Allahut Isa (paqja qoftë mbi të) në kohën e fundit, ai do ta pasoj Muhamedin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) dhe do të gjykoj sipas Sheriatit të tij. Allahu thotë:



Ata që e pranojnë të Dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin i cili nuk shkruan as nuk lexon (d.m.th. Muhamedin) të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat (Dhjata e vjetër) dhe në Inxhil (Dhjata e re), e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe (d.m.th. nga te gjitha te këqijat dhe te palejueshmet si nga gjerat, veprat, besimet, personat dhe ushqimet), u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre (prej marrëveshjes së Allahut me bijtë e Izraelit) dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë (Muhamedin), e nderojnë dhe e ndihmojnë atë dhe e pasojnë dritën (Kuranin) që është dërguar me atë, të tillët janë ata të cilët do të jenë të suksesshmit. (el-A’raf 7:157)



Njëri prej principeve themelore të besimit në islam është se i Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) i drejtohet mbarë njerëzimit. Allahu thotë:



“Ne nuk të dërguam ty (o Muhamed) ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhde dhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Sebe’ 34:28)



“Thuaj (o Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju.” (el-A’raf 7:158)



Dhe ka shumë ajete të ngjashme.



(5) Njëri prej principeve themelore të besimit në islam është se ne duhet të besojmë se çdo jehudi, i krishterë apo ndonjë person tjetër i cili nuk hyn në islam është qafir, dhe ndaj atyre që ju ngritët argumenti duhet të emërohen qafira dhe duhet të konsiderohen si armiq të Allahut, të Dërguarit të Tij dhe të besimtarëve, dhe se ata janë banor të Xhenemit, siç thotë Allahu:



“Ata nga ithtarët e librit (jehudit dhe të krishterët) dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë” (Bejjine 98:1)



“S'ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit (jehudit dhe të krishterët) dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tillët janë krijesa më e keqe.” (Bejjine 98:6)



“E mua më është shpallur ky Kur'an që me të t'ju tërheqë vërejtjen juve dhe atyre që i ka mundësi te ju arrij (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në ditën e kijametit)” (el-En’am 6:19)



“Ky (Kur'ani) është kumtesë për njerëzimin (dhe argument i qartë kundër tyre), që tu tërhiqet vërejtja.” (Ibrahim 14:52). Dhe ka shumë ajete të ngjashme. Është transmetuar në Sahih Muslim se Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, askush prej këtij populli, jehudi apo i krishterë, i cili dëgjon për mua, pastaj vdes duke mos besuar në atë me të cilën jamë dërguar, përveç se ai do të jetë njëri prej banorëve të Zjarrit.” Kështu që cilido që nuk i konsideron jehudit dhe të krishterët si qafira ai vetë është qafir, sipas vendimit të Sheriatit, “Kushdo që nuk i konsideron qafirat të atillë (qafira) pasi që është ngritur argumenti ndaj tij ai vetë është qafir.”

Shejh Muhammed Salih El-Munexhid
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi