Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

12 këshilla për të rinjtë muslimanë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

12 këshilla për të rinjtë muslimanë

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Sun Mar 07, 2010 12:30 am

12 këshilla për të rinjtë muslimanë
"12 këshilla për të rinjtë muslimanë Përse duhet ti, një e re muslimane, t’i ndihmosh shoqet për t’iu afruar Allahut Pas të gjithash, ti ke luftën tënde për t’u marrë me: të mundohesh t’ua shpjegosh mësuesve kundërshtarë përse falesh, diskriminimin e hixhabit,


të ngrihesh në klasë kur profesori e sulmon Islamin,, të mirresh vesh me prindërit të cilët mendojnë se ti je bërë budalla sepse mban hixhabin ose të gjitha vështirësitë e tjera të përballuara nga një numër i të rejave muslimane? Islami kurrë nuk kuptohet të jetë besim individual, i rezervuar për “disa të zgjedhur”. Muslimanët e kanë për detyrë ta përhapin dinin; dhe të rinjtë muslimanë, qofshin ata fillestarë, aktivistë ose udhëheqës, kanë për ta luajtur një rol vendimtar.

“Allahu i ka vendosur ata në pozitën që ndoshta nuk e ka vendosur askend tjetër,” citon Sheema Khan, ish-këshilltar i të rinjve muslimanë të Amerikës Veriore për Kanadanë Veriore. “Ata kanë për të menduar për të komunikuar me shokët e tyre, ata kanë një kuptim të asaj se nëpër çka do të kalojnë dhe ata kanë udhëzimin e Islamit.”

Cila shoqe e fëmijërisë tënde do të dëgjojë? Cila shoqe e fëmijërisë është ajo që më tepër do të kalonte të premtat në xhami se në MekDonalds ose shoqja jote e klasës e cila është muslimane me emër dhe e din vetëm se “muslimanët nuk e hanë mishin e derrit” do të shkojë ta dëgjojë: imamin e mirë të xhamisë i cili do të çuditet nëse e sheh mënyrën në të cilën ato janë veshur dhe flasin sikur ti e cila je rritur me to, ke bërë shaka me to ose i ke parë përditë në shkollë?

Mos bëj panik. Këtu janë disa këshilla të cilat mund të të ndihmojnë. Këto janë këshilla prej muslimanëve të tjerë shumë prej të cilëve kanë qenë dhe e kanë bërë këtë:

1. Bëje qëllimin e sinqertë

E tërë puna që bëjmë duhet të bëhet në mënyrë ideale për hir të Allahut. Kjo përfshin detyrën e afrimit të dikujt te Allahu. Kjo natyrisht nënkupton se kjo nuk duhet të jetë e lidhur me arrogancë, duke menduar se ti je mësuese dhe çdokush tjetër duhet të jetë me fat se ti ke filluar fushatën për t’i ruajtur ata. Udhëzimi është prej Allahut. Bëj dua dhe bë përpjekje të sinqerta dhe kujtoje Allahun.

2. Praktikoje atë që e thua

Të mos e praktikosh atë që e thua është gabim dhe ti do të humbësh besimin e secilit, të riut ose të vjetrit. Mos e bëj këtë!

3. Përdore Kur’anin dhe Siren e Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)

Si thirrëse, lexoji dhe kuptoji suret e Kur’anit të cilat flasin se si Profetët ua prezentuan mesazhin e Islamit popujve të tyre. Lexoji suret për të parë posaçërisht se si Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) i thirri në Islam njerëzit e ndryshëm, duke përfshirë edhe të rinjtë.

4. Bisedo me njerëzit sikur vërtet nuk i njeh ata

Mos pretendo se e njeh dikë vetëm pasi e shikon atë. Ti nuk e din se muslimanja e dhomës tënde e cila ec koridoreve të shkollës sikur të ishin ato sfilata të modës, nuk është ajo që duhet t’i flasësh për Allahun sepse ajo duket si snob. Ose djemtë muslimanë në fakultetin tuaj të cilët kurrë nuk shkojnë në xhuma janë “muslimanë të këqij”. Ndoshta ata kurrë nuk e kanë mësuar Islamin dhe nuk kanë ide se sa rëndësi ka në Islam namazi i xhumasë, posaçërisht për burrat.

5. Buzëqesh

A e keni ditur se Profeti buzëqeshte shumë? Por shumë praktikues të Islamit i shohim se kanë “fytyrat e tyre teposhtë” si ndonjë folës serioz dhe i vrenjtur. Të buzëqeshësh, të jesh e këndshme dhe e ndershme janë pjesë e sjelljes së Profetit, të cilat ne duhet t’i përdorim në jetën e përditshme. Nëse duam t’u afrohemi të tjerëve me Islam ne duhet ta bëjmë veten të afërt. Buzëqeshja është çelës i kësaj.

Por, ke vëmendjen se të qenët i afërt nuk do të thotë të jesh i afërt me gjininë tjetër. Janë disa rregulla islame se si burrat dhe gratë duhet të sillen me njëri-tjetrin që të jenë të respektuar. Nuk është e arsyeshme për shembull të kesh biseda dhe takime të gjata dhe private me gjininë tjetër. Themelo sistemin që dikush që shprehet i interesuar për Islamin t’i referohet dikujt të gjinisë së njëjtë.

6. Ndërrmerr iniciativë dhe qëndro me ta

Ndërrmerr hapin e parë dhe ftoje dikë, që mund t’i kesh folur disa herë, për të ngrënë drekë së bashku ose për iftar në Ramazan.

Gjithashtu, ndaj vështirësitë, pikëllimet dhe zhgënjimet. I ndihmo në detyrat e shtëpisë, bëhu krah për të qarë kur i prek depresioni ose vetëm e dëgjo kur shoqja juaj është e mërzitur, diskutoni problemet e përbashkëta dhe i mbaj sekretet e tyre. Janë disa gjëra që të bezdisin si: spiunimi dhe goditja prapa shpine. Por, një shënim me rëndësi: nëse problemi është i natyrës serioze (p.sh. shoku juaj mendon të bëjë vetëvrasje ose merr drogë), lajmëro dhe konsultohu me të rriturit menjëherë.

7. Iu trego atyre se Islami është i përshtatshëm sot, këtu dhe në këtë kohë

Të rinjtë mund të mendojnë se Islami është “stil i vjetër” dhe nuk bie në ujdi me moshën e re.
Vërtetoje këtë gabim. Trego se si Islami është vërtet lidhje me Allahun, të cilën secili njeri mund ta bëjë, çdokund dhe çdoherë. Allahu është gjithmonë më afër jush se damari i qafës dhe Ai dëgjon dhe di çdo gjë. Nxiti shoqet ta kërkojnë ndihmën e Allahut gjatë testeve, provimeve dhe në lidhje me problemet në shtëpi me prindërit dhe motrat e vëllezërit. Gjithashtu, trego se si lidhet Islami me të rinjtë: Islami u jep qendër të vëmendjes dhe një kuptim se kush jeni ju dhe ku do të shkoni, të cilin nuk ua japin shumica e “teen kulturave”.

8. I përfshini ata në punët vullnetare me ju

Nëse ju veç jeni të përfshirë në bashkësi, ua lejoni shoqeve t’ju ndihmojnë. Kërkoni prej tyre t’ua bëjnë një fletushkë reklame për një prej ngjarjeve të grupit të të rinjve ose ide rreth aktiviteteve që mbahen këtë vit shkollor. Kjo pjesëmarrje i bën ato të ndihen si pjesë e bashkësisë muslimane dhe e forcon shoqërinë tuaj përderisa jeni duke punuar së bashku në diçka të dobishme për ju të dyja. Sigurohu se i ke falënderuar për kontributin e tyre.

9. Pyeti ato katër pyetjet kryesore

Derisa rritet shoqëria juaj, ti do të vëresh se temat që i diskutoni mund të bëhen më serioze. Ju mund të diskutoni, për shembull, për qëllimet dhe planet e ardhshme. Khani rekomandoi katër pyetje të cilat mund t’ju orientojnë te Allahu dhe Islami:

a. Ku jam duke shkuar në jetë dhe çka mund të më bëjë të lumtur përbrenda?
b. Çka besoj unë?
c. Kujt duhet t’i jem mirënjohëse?
d. A do të mund të mbërrija ku jam sot pa ndihmën e dikujt?

10. Tërhiqe vëmendjen për faljen e pesë namazeve në ditë para çdo aspekti tjetër në Islam

Lidhja kryesore e njeriut me Allahun, në bazë ditore, është përmes faljes së pesë namazeve. Mos e tërhiq vëmendjen në ndonjë aspekt tjetër të Islamit derisa shoqja jote fillon të bëjë një përpjekje reale për faljen e pesë namazeve në ditë. Tërhiq vëmendjen se lidhja direkte me Allahun është në namaz. Nëse ato përballen me ndonjë problem u thuaj të falen dhe të kërkojnë ndihmë nga Allahu në namaz dhe jashtë kësaj kohe. Kur është e mundur, caktoni një vend që të faleni bashkë gjatë kohës tënde të lirë. Nëse shoqja juaj fillon të falet, ky është hapi i parë për aspektet e tjera të Islamit si heqja dorë nga mallkimet, trajtimi i prindërve me respekt ose veshja në mënyrë islame.

11. Ndihmo rrënjosjen e besimit te të rriturit

Puna jote si muslimane e re është t’iu ndihmosh të rriturve ta largojnë besimin e rremë dhe joislam. E tëra që duhet të bësh është: kur një musliman i rritur bën diçka të mirë (p.sh.: e shpëton jetën e dikujt, jep para në raste të lavdërueshme, kur imami jep një ders të mirë, kur kujdest mirë për familjen) e paraqet atë gjatë bisedës tuaj me shoqen tuaj dhe i lavdon këto vepra. Duke e bërë këtë rregullisht jo vetëm që e ndryshon perspektivën e shoqes suaj por, do t’ia mundësojë asaj t’i shoh prindërit e saj në një mënyrë të respektueshme.

12. Përkrahni ato edhe nëse bëhen më praktikuese

Kujto, vetëm pse njeriu fillon ta praktikojë Islamin më rregullisht, kjo s’do të thotë se çdo gjë do të jetë në rregull prej kësaj pike tutje. Do të jenë kohë të vështira, vështirësi financiare. Do të mund të ndodh që shoqja jote të ketë dyshim rreth praktikimit të Islamit gjatë kohës së fundit. Qëndro aty ta bindësh, qetësosh dhe sigurosh atë.

Përktheu: Fexhrie Kaçiu "
avatar
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi