Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Për ty motër...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Për ty motër...

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Sun Mar 07, 2010 12:32 am

Për ty motër...
"Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët." (Jusuf, 108)
Kjo eshte nje dhurate, per motren time te pastert, motren time te ndershme.
Motra ime ne Islam, ti je gjeja me e shtrenjt qe posedojme ne Islam. Ti je nena, motra, bashkshortja dhe ti je vajza jone.
Ti je gjysma e ummetit dhe ti e lind gjysmen tjeter te ketij ummeti. Pra ti je i tere ummeti oj moter.
Ti e lind robin e devotshem te Allahut, ti e lind Da'i-n (thirresin ne Islam), ti e lind Alim-in (dijetarin). Ti lind vajza te devotshme, te cilat e kane frike Allahun suhabenhu we te'Ala. Ti lind femije, qe me vone behen dijetar te mdhenj dhe qe i bejne dobi ummetit. Ti lind burra, femije dhe gra te cilet agjerojne gjate dites dhe qohen gjate nates per te falur namaz. Ti lind njerez te cilet e duan Allahun azze we xhel-le dhe kjo eshte gjeja me e shtrenjt qe te ka dhuruar Allahu subhanehu we te'Ala. Ti je shkolla ne shtepi, ti je shkolla e Imanit, ti je shkolla e gjenerates se ardhshme te Islamit.
Ne mesin e meshkujve ka dijetar te mdhenj, ne mesin e meshkujve, ka burra qe kontribojne mashaAllah shume per dinin e Allahut subhanehu we te'ala, ne mesin e meshkujve ka burra te cilet i therrasin njerezit tek Allahu subhanehu we te'Ala.
Dhe po ashtu ne mesin e femrave ekzistojne gra te cilat thirrin tek Allahu subhanehu we te'Ala, gra te cilat e kane frike vetem Allahun subhanehu we te'Ala, gra te cilat kane ilm (dituri). Njesoj, sikur qe ka burra qe agjerojne gjate dites dhe falin namaz gjate nates, ka edhe gra qe agjerojne gjate diteve te nxehta dhe i luten gjate nates Allahut subhanehu we te'Ala. Dhe une jam shume i sigurt qe shume gra, shume motra ne Islam, te cilave ua dhuroje Allahu nje ane te vecante emocionale, i frikesohen shume Allahut dhe derdhin lote gjate nates para Allahut azze we xhel-le.
E sa e sa gra ekzistojne qe jane shume me te mira se burrat, sic thote nje dijetar: "Sikur te jene grate ashtu si i njohim ne, pra si Aisha, Hadixha, Fatima radiAllahu alejhim dhe shume gra te tjera ne Islam, ateher do te kenaqemi nese ato vijne sot dhe e udheheqin ummetin."
Nese hedhim nje veshtrim ne historine e Islamit, do te shohim se njeriu i pare qe ka banuar ne Haram, ne Mekkah dhe qe ka pire ujin e zemzemit dhe qe ka ishte mes as-safa dhe al-merwa ishte nje grua, kjo eshte Haxherja, nena e Ismailit alejhis-selam. Ndersa njeriu i pare qe e ka pranuar Islamin dhe qe e ka perkrahur te Derguarin e Allahut salAllahu alejhi we sel-lem, ishte poashtu nje grua, kjo eshte Hadixha, nena e besimtareve radiAllahu anha. Njeriu i pare qe u torturua para Allahut derisa vdiq dhe ra shehide (martire) ishte Sumejah, Ummu Ammar ibn Jasir, radiAllahu anha. Nena e Ammarit radiAllahu anha ishte nje robereshe e Ebu Xhehlit, Allahu e mallkofte. Me pas, kur erdhi Islami, ajo e pranoj Islamin per fe te saj se bashku me burrin dhe birin e saj. Ebu Xhehl, Allahu e mallkoft, filloi ta ve ne sprove kete familje dhe ta denoje e ta torturoje ate, ne menyre qe ta largoje prej Islamit.. ne menyre qe ajo ta braktise Islamin, eudhubillah. Ai i lidhi ata ne mesin e dites, gjate vapes me te madhe, ne Mekka me qellim qe te vdesin nga vapa e madhe dhe etja. Ndersa i Derguari i Allahut salAllahu alejhi we sel-lem shpesh u sillte rreth tyre dhe i shihte si po torturohen. Por ai salAllahu alejhi we sel-lem s'mund te ndryshonte gje. Ai e pa gjakun duke u rrjedhur fytyres dhe trupit te tyre, salAllahu alejhi we sel-lem ka pare si ju kane tere, ju kane prish e ju kane gris buzet per shkak te etjes qe kishin.. i ka pare plaget dhe lendimet qe u jane qelbosur per shkak te rrahjeve. Paramendojeni cfare vape e madhe, motra te dashura.. subhanAllahul Adhim.
Ai salAllahu alejhi we sel-lem ishte shume i pikelluar, ndiente dhimbje dhe i ngushelloi duke thene: "Sabren ala jasub, sabren ala jasub." Thonte: "Durim ala Jasub, durim ala jasub. Vertete, vendbanimi juaj do te jete Xhenneti!" Pra, shperblimi i sabrit do te jete xhenneti, atje ku nuk do te ndihet asnjeher me dhimbja dhe nuk do te kete brenga per gjithmone, tek Allahu subhanehu we te'Ala. Pas ketyre fjaleve te te Derguarit salAllahu alejhi we sel-lem, fjale te cilat ishin te ndritshme.. kur i degjuan keto fjale nga i Derguari salAllahu alejhi we sel-lem, u gezuan zemrat e tyre aq shume saqe gati po fluturonin. E cfare lajmi i mire qe eshte ky, cfare lajmi i gezueshem. Njeriu, qe e mer lajmin se vendbanimi i tij i eshte siguruar.. a ka ndonje lajm me te mire se ky, vAllahi s'ka, dhe per kete u gezuan zemra e tyre.
Por firauni i ketij ummeti, firauni i ketij ummeti, ky Ebu Xhehli paraqitet vijn here pas here. Dher here pas here i lene muslimanet ta ndiejne urrjetjen dhe perbuzjen e tij, i le te torturohen ne menyrat me te renda, Allahu na ruajt.. Ai kerkon prej tyre qe ta ofendojne Allahun dhe te Derguarin e tij salAllahu alejhi we sel-lem. Por Sumejah radiAllahu anha... Sumejah radiAllahu anha, Ebu Ammar dhe Ammar ibn Jasir u bene akoma me te perqendrueshem, u forcua Islami i tyre, u ngrit imani i tyre me shume se me pare.
Imani i kesaj gruaje u rrenjos thelle ne zemren e saj, ndersa rrenjet e imanit ne zemren e nje gruaje besimtare siq ishte Sumejah radiAllahu anha, eshte me i thelle dhe me i forte sesa rrenjet e bjeshkeve ne thellesine me te thelle te kesaj toke, sepse bjeshket dridhen, ndersa imani i Sumejes radiAllahu anhu nuk dridhet (luhatet).
Nje gje duhet ta dijme ne - Ummeti i Muhammedit salAllahu alejhi we sel-lem - dhe ta pervetesojme: Sprovat! Sprovat, ne te cilat hasemi ne Islam jane burimi, ku zemrat tona e marrin forcen dhe fuqine. Mund ta krahasojme me muskujt qe i ushtrojme; sa me shume qe ushtrojme, aq me te forte behen. Kur Ebu Xhehli e kuptoj, se me gjithe ate cfare bente nuk arrinte synimin e tij dhe u sigurua qe kjo grua nuk lejon qe te lajthitet, nuk lejon qe ta braktis dinin e saj, ateher e mori Ebu Xhehl shigjeten e tij dhe e goditi Sumejen mes dy kembeve, Allahu e mallkofte. Sumejah radiAllahu anha therret per ndihme. Sumejah brohorit me ze te larte... motra te dashura, askush nuk mund ta paramendoje kete dhimbje te madhe.. mirepo kjo grua, me gjithe keto dhimbje, dhe gjithe kete qe ka perjetuar, gjithe keto vuajtje, e me gjitheate nuk u devijua. Ajo qendronte e forte, ndersa burri dhe biri i saj po e shihnin, ishin te lidhur dhe s'kishin cfare te bejne. E cfare dhimbje duhet ta kene ndjere ata? Ndersa ajo ishte ne momentet e vdekjes dhe brohoriste "Allahu ekber" - e therriste Allahun Axxe we xhel-le.. Ebu Xehl, Allahu e mallkofte, e shkyente dhe e coptonte trupin e saj me shtizen e tij derisa vdiq RADIALLAHU ANHA.
Ajo vdiq - nje vdekje e cila e dergoi per gjithmone ne Xhennet. Vdiq, dhe Allahu ishte i kenaqur me te. Ajo e ka arritur kenaqesine e Allahut subhanehu we te'Ala.
Motra ime ne Islam, motra ime besimtare, keshtu ishin grate muslimane ateher, keshtu ishin grate e devotshme atehere. Ato u sprovuan, por ishin te durueshme kur u sprovonin.

Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi