Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A e dini se...

Shko poshtë

A e dini se... Empty A e dini se...

Mesazh nga Peace to you Sun Mar 07, 2010 12:40 am

A e dini se...
1. Zemra, ky organ më madhësinë e grushtit të shtrënguar të njeriut të rritur që peshon 200-300 gr duke marrë parasysh fuqinë e saj marramendëse, në momentin e tkurrjes aq i jep shtytje të madhe gjakut, sa që shpejtësia e lëvizjes së gjakut në fillim të aortës (në një diametër të tillë) sipas kardiologëve është 5 metra në sekondë.

2. Truri, organi me kompleks i trupit të njeriut që njihet me emrin super mrekullia e botës së gjallë, ka aftësi t’i përpunojë informatat më miliona miliarda herë më shpejtë se kompjuterët e sotëm më modern dhe më të sofistikuar.

3. Mjafton ta zgjasim dorën kur ta përshëndesim ndonjë mik, të harxhohen më miliona molekula të ATP-së në formë të të cilave bëhet grumbullimi i energjisë në organizmin e njeriut.

4. Vetëm sa një kokërr e fasules sa zë vend në trurin e njeriut ka aftësi të mbajë në mend të gjithë numrat e telefonit që ekzistojnë në botë.

5. Kapilarët e gjakut, si degët më të vogla të enëve të gjakut që janë urë lidhëse në mes të arteriolave dhe venulave si dhe urë lidhëse në mes këtyre të fundit dhe lëngut ekstracelular mund të arrijnë gjatësinë 160-180 km.

6. Molekula e ADN-së në strukturën e vet përmban 2.000-10.000.000 çifte nukleotidesh (të cilat janë gjithsej 4 adenozin-monofostati-AMP, guanozin-monofostati-GMP, citidin monofostati-CMP, dhe timidin-monofostati-TMP ). Nëse molekulat e ADN-së do të kishte vetëm 1.000 çifte nukleotidesh dhe duke marrë për bazë se janë 4 nukleotide, aq e madhe është mundësia e kombinimeve të këtyre nukleotidëve sa që e kalon tërë numrin e atomeve sa mund të ekzistojnë në tërë universin.

7. Roli i enzimave në organizëm është katalizimi (përshpejtimi) i procesit të zbërthimit të ushqimit në organet tretëse të njeriut. Është vërtetuar se një enzimë mund të katalizoj zbërthimin e 10.000-1.000.000 molekulave të substratit (substancës së tretur) brenda 1 minute. Efikasiteti i veprimit të enzimës është tejet i madh, sepse një enzime mund të përshpejtojnë procesin e zbërthimit të 10.000.000 – 10.000.000.000 herë.

8. 65% të peshës trupore të organizmit të njeriut e përbën uji, dhe ajo që e mban ekuilibrin e lëngjeve në organizëm është shtypja osmotike. Po të mos ishte shtypja osmotike, atëherë do të ndodhte më e keqja, e gjithë sasia e lëngjeve do të binte në fund.

9. Me filtrim kuptojmë kalimin e ujit dhe molekulave me peshë të vogël molekulare dhe pengimin e kalimit të molekulave më peshë molekulare më të madhe si eritrocitet, proteinat etj., nga gjaku në veshkë. Ky filtrim bëhet në nivel të glomerulëve të cilat përbëjnë pjesën filtruese të nefronëve. E nëse do t’i kishim bashkuar glomerulët në mes vete të të dy veshkave, atëherë do të kishin formuar një sipërfaqe filtruese deri në 12 metra katror.

10. Qeliza si njësia themelore e të gjitha qenieve të gjalla që shihet vetëm më anë të mikroskopit elektronik dhe që është shumë më e vogël dhe atë dhjetëra ose qindra herë se sa shpuarja e gjilpërës, për nga kompleksiteti i saj i pakrahasueshëm dhe i papërsëritshëm dhe duke marrë parasysh funksionet e saj të panumërta, sipas njohësve më të mirë të biologjisë molekulare mund të krahasohet me metropolet më të mëdha botërore, si Hong Kongu, Nju Jorku, Tokio, Kajro, Rio de Zhanerio etj.

11. Mandibulla-nofulla e poshtme aq fortë është e nyjëtuar me eshtrat e kafkës, pra më ashtin temporal-temblor sa që sipas anatomëve mund të mbaj pezull deri në 1.000 kg pa u këputur fare artikulacioni më eshtrat e kafkës.

12. Nëse grumbullojmë shumë molekula të vogla të ADN-së të cilat ndodhen në kromozomet e bërthamës së qelizave të njeriut (funksioni i të cilave është bartja e tërë informacionit gjenetik prej gjeneratës në gjeneratë) aq sa mbushet plotësisht një lugë ka kapacitet të përmbajë informacion sa të gjitha librat si dhe volumet e tyre që janë botuar deri më sot në botë.

13. Numri i përgjithshëm i eritrociteve sa ka në gjakun e organizmit të njeriut të shëndoshë tek meshkujt arrijnë shifrën nga 2 bilion e 200 miliard deri në 2 bilion e 900 miliard eritrocite, kurse të femrat numri i eritrociteve është më i vogël dhe atë nga 1 bilion e 900 miliard e deri ne 2 bilion e 450 miliard eritrocite. Po të bënim shtrirjen e të gjitha eritrociteve sa gjenden në gjakun e organizmit të njeriut, atëherë do të arrinin një sipërfaqe të përgjithshme deri në 300 m2.

14. Rrezet e Diellit mund të ndikojnë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë (varg pas vargu) në tretjen e ushqimit e përmes kësaj edhe në gjendjen e përgjithshme të organizmit. Pra, kjo ju bën të kuptojmë se në natyrë kemi edhe kësi lloj bashkëveprimesh nga niveli molekular në atë planetar. Nëse nuk besoni lexoni. Gjendja e përgjithshme e organizmit varet nga sasia dhe lloji i ushqimit që ne e hamë, tretja e ushqimit në lukth varet nga enzimat që vijnë nga organet fqinje të lukthit mëlçia dhe pankreasi në të cilat sintetizohen në këto enzima. Sintetizimi i enzimave varet nga puna dhe funksionimi i këtyre organeve, kurse funksioni këtyre organeve varet direkt nga sasia e oksigjenit, të cilin e sjell gjaku nga mushkëritë kur mbushen më ajër. Sasia e oksigjenit varet nga puna e bimëve (botës bimore) që e lirojnë oksigjenin gjatë procesit të fotosintezës. Puna e bimëve (kryerja e procesit të fotosintezës) varet nga sasia e rrezeve të Diellit të cilat arrijnë në tokë pas depërtimit të shtresës ozonike të mbështjellësit atmosferik të tokës.
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi