Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Çudi, apo jo?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çudi, apo jo?!

Mesazh nga Muslim prej Sun Mar 07, 2010 12:44 am

Çudi, apo jo?!

Çudi se si një kartëmonedhë 20€ duket aq e madhe kur e jep për xhaminë, por shumë e vogël kur e shpenzon në dyqan.
Çudi se sa gjatë na duket kur bëjmë dhikër një orë, por sa shpejt kur një ekip luan 60 minuta basketboll.
Çudi se sa të gjata janë disa orë të kaluara në xhami, por sa të shkurta kur shikojmë ndonjë film.
Çudi se si nuk mund të mendojmë asgjë për të thënë kur falemi, por nuk kemi vështirësi për të menduar rreth gjërave për të cilat do të bisedojmë me ndonjë shok.
Çudi se sa tronditemi kur një ndeshje futbolli shkon në kohë shtesë, por ankohemi kur teravia gjatë Ramazanit është më e gjatë se zakonisht.
Çudi se sa vështirë është të lexosh një xhuz të Kuranit, por sa lehtë është të lexosh 100 faqe të romanit më të shitur.
Çudi se si njerëzit dëshirojnë të arrijnë një ulëse në radhët e para në ndonjë lojë apo koncert, por përpiqen të zënë rreshtin e fundit në xhami, që të mund të dalin jashtë shumë shpejt.
Çudi se si na nevojiten 2 apo 3 javë lajmërim përpara për t’i gjetur kohë një aktiviteti të xhamisë brenda programit tonë, mirëpo mund ta ndryshojmë axhendën tonë për ngjarje të tjera edhe në momentin e fundit.
Çudi se sa vështirë është për njerëzit të mësojnë mirë një fjalim të thjeshtë për t’ua thënë të tjerëve, por sa e thjeshtë është për të njëjtët njerëz për t’ i kuptuar dhe përsëritur thashethemet.
Çudi se si besojmë çfarë thonë gazetat, por dyshojmë në atë që thotë Kurani.
Çudi se si çdonjëri dëshiron të shkojë në xhenet, por nuk kujdeset të besojë, të mendojë, të flasë apo të veprojë ndonjë gjë për të.
Çudi se si mund t’i dërgosh mijëra barsoleta përmes e-mailit, të cilat shpërndahen si lënda e djegshme, por kur fillon të dërgosh mesazhe në lidhje me Allahun, njerëzit mendojnë dy herë për ta shpërndarë.
ÇUDI, APO JO?
A jeni duke u çuditur? A jeni duke menduar?
Falënderojeni Allahun, që është më i Mëshirshmi!


Përktheu dhe përshtati: Besnik Abrashi
Marrë nga islamway.com

Muslim
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 6
Points : 17
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 20/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi