Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Po minohen iniciativat e Turqisë për paqe në rajon

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Po minohen iniciativat e Turqisë për paqe në rajon

Mesazh nga Ebu Amar prej Sun Mar 07, 2010 12:59 am

Po minohen iniciativat e Turqisë për paqe në rajon

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, në lidhje me miratimin e projektrezolutës nga ana e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, tha se këto lloj iniciativash do të minojnë përpjekjet e Turqisë për paqe në rajon.
Dje në Stamboll, përpara ceremonisë së Çmimeve të Akademisë së Universitetit të Arteve Mimar Sinan, në përgjigjet për gazetarët, Presidenti Gyl tha se vendimi i marrë nuk ka asnjë vlefshmëri për popullin turk.
Ai tha: "Jemi përballë politikanëve që nuk kanë vizion, aq sa për të marrë 3-4 vota më shumë. Ata votojnë kundër një vendi aleat".
Ata që votojnë kundër Turqisë, nuk kanë aq njohuri sa të bëjnë 2-3 minuta koment në lidhje me temën, bëri të ditur Gyl dhe shtoi: "Turqia asnjëherë nuk pranon diçka të arritur me kërcënim e presion.
Nga kjo pikëpamje, ky vendim nuk është gjë tjetër veçse një minim për përpjekjet e Turqisë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe për përpjekjet për zgjidhjen e problemeve brenda një bashkëpunimi të madh në Kaukaz".
Ndërkaq Presidenti Gyl në lidhje me operacionet kundër organizatës terroriste PKK në Evropë tërhoqi vëmendjen se lufta kundër terrorit është një përgjegjësi e të gjitha vendeve./trt/mesazhi/

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi