Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Shqiperia rrezikon vizat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shqiperia rrezikon vizat

Mesazh nga Ebu Amar prej Sun Mar 07, 2010 1:05 am

Shqiperia rrezikon vizat

Rritja e kerkesave per azil ne Belgjike nga shtetasit serbe e maqedonas menjehere pas heqjes se regjimit te vizave po demton procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.
Keshtu shprehet Inisiativa e Stabilitetit Europian qe vlereson se disa vende anetare jane frikesuar nga ky fenomen, fale dhe menyres se pasqyrimit nga mediat europiane

"Sigurisht qe egziston rreziku qe kjo te vonoje procesin e liberalizimit me te tjeret. Disa vende anetare mund te jene panikuar, pasi ne disa media europiane pasqyrimi i ngjarjes ka krijuar ne popull ndjeshmeri kunder ketij procesi, e kjo mund te sjelle vonesa. Kjo po demton konceptin e heqjes se vizave.
Do te kishte qene me mire sikur te mos kishte ndodhur ky fenomen, por nuk perjashtohej mundesia.
Ka patur vazhdimisht abuzim me viza edhe atehere kur njerezit duhet ta kerkonin, dhe eshte e qarte qe do kete abuzim me levizjen e lire.
Do kete njerez qe do kerkojne azil, edhe nese shanset per ta marre jane pothuajse zero; do kete njerez qe do te qendrojne me shume se 3 muajt e lejuar, do te qendrojne ne menyre ilegale, do te kerkojne pune, e ndoshta mund te perfshihen ne aktivitete kriminale”, thote Alexandra Stiglmayer, Drejtuese e Projektit "Lista e Bardhe Shengen," ISE.

Megjithese ne numer me te vogel krahasuar me dy muajt e pare te vitit, cdo jave regjistrohen dhjetera aplikues te tjere nga Maqedonia e Serbia ne zyrat e emigracionit dhe azilit ne Belgjike. Te pakenaqur me situaten e krijuar, autoritetet belge perserisin qendrimin per refuzim azili.

" Per momentin situata eshte e pakendshme per Belgjiken. Keta njerez duhet ta dine se nese duan te vine ne Belgjike, jane te mirepritur per te bere turizem, per te qendruar disa dite, por ata nuk mund te gjejne kurre ketu mbeshtetje financiare nga autoritetet belge, edhe nese aplikojne per procedure azili, ne do t'i detyrojme te gjithe te kthehen", shprehet Melchior Wathelet, Sekretari i Shtetit per Emigracionin dhe Azilin ne Belgjike

Inisiativa e Stabilitetit Europian analizon se pavaresisht asaj qe po ndodh ne Belgjike, Bashkimi Europian ka me shume perfitime se humbje nga heqja e regjimit te vizave me rajonin.

"Permes bashkepunimit te ngushte me strukturat europiane si Eurojust, Europol, Interpol Frontex, mekanizmi si marreveshja e riatdhesimit apo brenda vendeve per te monitoruar normat e emigracionit, per ta parandaluar ate dhe per te moslejuar shtetas te vendeve te treta qe te kalojne kufirin nga Ballkani pra, me te gjitha keto perpjekte te vendeve te rajonit, ne fund gjykoj se BE ka me shume perfitime se humbje me heqjen e regjimit te vizave", theksoi Stiglmayer

Megjithe mesymjen e shtetasve serbe dhe maqedonas ne Belgjike, kryeministri Yves Leterme ka pranuar publikisht se mbeshtet heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnjen, nderkohe qe deri me sot Brukseli nuk shquhej per mbeshtetje te ketij procesi me Ballkanin.

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi