Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Sado i varfër që të jesh, jepi atij që ka më pak se ti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sado i varfër që të jesh, jepi atij që ka më pak se ti

Mesazh nga Ebu Beker prej Fri Feb 05, 2010 11:47 pm

Sado i varfër që të jesh, jepi atij që ka më pak se ti

Sa do që njeriu të jetë i varfër, ka mundësi që dikujt që është më i varfër se ai ti jap diçka. Zyrtari me rrogën më të vogël e cila nuk i kalon 150 euro, dhe që nuk ka nevoja të veçanta, e as shtytje nga varfëria, ka mundësi që të ndaj një euro për atë që nuk ka aspak.

Nga: Shejh Ali Tantavi

Gjithmonë kur kam qenë në vështirësi, Allahu më gjente zgjidhje. Gjithçka që kam dashur e kam pasur, ndërsa diçka që ishte e rëndësishme dhe që doja ta ruaja, e ruaja në këtë bankë. A thua vallë mund të ndodh që njeriu i mençur në këtë botë të bëj tregti me bankën e krijuar e cila jep 5 për qind të fitimit haram (të ndaluar), kurse edhe mund të bankrotoj apo të digjet, ndërsa nuk mund të bëj tregti me bankën e Krijuesit e cila për çdo qindarkë nga investimi jep fitim deri në 70 mijë? Përveç kësaj, investimi ruhet tek Krijuesi i botëve: nuk bankroton, nuk digjet, e as që mund të merret nga pasuria e njerëzve tjerë.

Mbrëmë hodha një sy përreth dhe pashë që dhoma ishte e ngrohur. Zjarri i ndezur, kurse unë në një kolltuk komod mendoja rreth asaj se çfarë të shkruaja. Pranë kisha llambën dhe celularin, kurse fëmijët mësonin, e nëna e tyre qepte pëlhurën. Sa kishim hëngër dhe pirë. Radion e dëgjoja me zë të ulët dhe gjithçka ishte qetë. Për asgjë nuk mund të qahesha, e as që dëshiroja diçka më shumë. Në atë moment thash Elh (falënderimet i takojnë vetëm Allahut). E shqiptova këtë nga thellësia e zemrës, pastaj mendova pak dhe erdha në përfundim se falënderimi (hamdi) nuk është fjalë e vogël që shqiptohet vetëm me anë gjuhës, edhe pse me anë të saj mund të shqiptohet edhe një mijë herë, por falënderimi në mirësi është që nga ato mirësi një pjesë t’ua ndash nevojtarëve.

Falënderimi i pasanikut është t’i jep të varfrit, falënderimi i të fortit është t’i ndihmoj të dobëtit, falënderimi i të shëndoshit është vizita e të sëmurëve, falënderimi i udhëheqësit është që të jetë i drejtë me ata që i ka nën udhëheqje. A thua vallë unë jam falënderues ndaj Allahut nëse unë dhe fëmijët e mi të ngopur qëndrojmë në dhomën e ngrohët, ndërsa fqinji im dhe fëmijët e tij janë të uritur dhe në vend të ftohtë? Ndonëse fqinji im edhe nuk kërkon, por a thua vallë nuk është obligim yni që të interesohem për të?

Allahu i Madhëruar më furnizon sikur shpezët

Deri sa mendoja rreth kësaj, gruaja më pyeti se për ç’mendohesha. I tregova për çka mendoj, kurse ajo më tha: “Është e vërtet, por nevojat e njerëzve mund t’i kënaq vetëm Krijuesi i tyre sepse kur ti do të dëshiroje ti kënaqje nevojat e fqinjëve tanë të varfër edhe ti do të bëheshe i varfër para se ti zgjidhje problemet e tyre.”

Ndërsa unë i thash: “Është e vërtet! Nëse do të isha i pasur nuk do të mundesha ata t’i bëj të pasur, e sidomos kur unë kam një furnizim modest. Allahu më ushqen sikur zogjtë, në mëngjes dalin të uritura, kurse kthehen të ngopur. Por, jo, unë nuk dëshiroj ti pasuroj të varfrit, por dëshiroj të them se kjo është çështje proporcioni (krahasimi). Në krahasim me poseduesin e mijëra eurove unë jam i varfër, por unë jam i pasur në krahasim me një punëtor të thjesht, i cili me një rrogë të vogël, i vetëm, i ushqen dhjet fëmijë, kurse ai punëtor është i pasur në krahasim me një vejushë e cila nuk ka të ardhura apo pasuri, kurse poseduesi i mijërave eurove është i varfër në krahasim me milionerin.

Në dynja nuk ka të varfër dhe pasanik absolut , e as që ka të vegjël dhe të mëdhenj. Kush dyshon në këtë, unë ia parashtroj një pyetje shumë të vështirë për njeriun, e pyes mbi zogun (harabelin). Ai a është i madh apo i vogël? Nëse thotë se është i vogël, do ti thosha: “Mendoje në krahasim me elefantin”, ndërsa nëse thotë se është i madh, do ti thosha: ”Mendoje në krahasim me mizën”! Zogu (harabeli) është shumë i madh në krahasim me mizën, kurse është shumë i vogël në krahasim me elefantin. Pra unë jam shumë i pasur në krahasim me një vejushë të varfër dhe e vetmuar, edhe pse jam shumë i varfër në krahasim me ndonjë pasanik të madh.

Do të thoni se po filozofoj. Jo, jo nuk filozofoj por dëshiroj të them se secili nga ju mund të gjej ndonjë që është më i varfër se ju dhe mund t’i jepni atij. Nëse ju nuk keni asgjë përveç pesë gjevrekëve dhe një pjate me oriz, mund t’i jepni atij që nuk ka asgjë. Ndërsa atij që pas darkës i ngelin tre pjata me oriz dhe bizele, pak ëmbëlsira dhe pemë, mund që diçka nga këto ti japë atij që ka vetëm bukë dhe oriz...

Për gjithçka që u ndanë të varfërve Allahu të jep dhjetëfishin

Ai që ka vetëm katër palë tesha të arnuara ka mundësi që njërën t’ia jap atij që nuk ka asgjë. Ai që ka tesha që nuk janë të grisura e as të arnuara por i kanë dalë prej qejfi, ndërsa krahas asaj ka edhe tre palë tjera të reja, mund që atë të vjetrën t’ia jep atij që ka tesha të arnuara. Ka shumë palë tesha që ty të duken të vjetruara dhe të mbajtura, nëse do t’ia jepje dikujt që nuk ka atij do t’i dukeshin sikur teshat që i blenë për bajram dhe do t’i shfrytëzonte për raste të veçanta. Ai do të gëzohej pa masë me këtë, ashtu siç do të gëzoheshe ti sikur të ishe një milioner!

Sa do që njeriu të jetë i varfër, ka mundësi që dikujt që është më i varfër se ai ti jap diçka. Zyrtari me rrogën më të vogël e cila nuk i kalon 150 euro, dhe që nuk ka nevoja të veçanta, e as shtytje nga varfëria, ka mundësi që të ndaj një euro për atë që nuk ka aspak. Ai që rrogën e ka 400 – 500 euro, nuk do të humbas asgjë që nga ajo shumë të ndajë pesë euro dhe të thotë: “Kjo është për hir të Allahut.” Ndërsa një tregtar, që fitimi i të cilit arrin deri në 10 mijë euro në muaj, nga kjo shumë çdo muaj mund të ndaj 200 euro për hir të Allahut!

Aspak mos t’iu shkoj mendja se atë që e ndani do të shkoj huq. Jo, pasha Zotin, ju do të fitoni dhjetëfishin. Do të fitoni edhe në dynja, edhe në Ahiret. Unë këtë e kam përjetuar prej vetes. Unë punoj, fitoj dhe e përmbaj familjen gati se 30 vjet. Në çdo lloj ibadeti të mirësisë kam marrë pjesë, nëse kisha pasuri. Asnjëherë në jetë nuk kam kursyer. Gruaja gjithmonë me qortonte: “O njeri, kurse ose së paku bleu shtëpi fëmijëve të tu.” E unë ia ktheja: “Leja këtë Allahut.”

Dhe, e dini se çfarë ndodhi? Allahu i Madhërishëm atë që unë e kisha ndarë në rrugën e tij e kishte bërë hesap dhe e kishte kursyer për mua në “bankën” e veprave të mira (Bank El-Hasenat) e cila ndanë fitim vjetorë 700 herë më shumë se sa investimi që ke bërë. Le të shohim këtë:

“Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është bujar i madh, i di qëllimet.” (Bekare, 261.)

Allahu e dërgoi një shokun tim, një zotëri të urtë, njërin nga zyrtarët e njohur të Damaskut dhe mi dha paratë për shtëpinë, pastaj dërgoi shoqërinë tjetër, ata që bënin mirë, dhe ma ndërtuan dhe rregulluan shtëpinë, ndërsa unë për këtë kam ditur aq sa di një kalimtarë i thjeshtë. Pastaj Allahu i Madhërishëm më ndihmoi që me pasuri hallall që as nuk e shpresoja t’i kthej borxhet e shtëpisë. Kush dëshiron për këtë mund t’i tregoj edhe emrat e atyre që më ndihmuan.

Allahu, gjithmonë, të gjen rrugëdalje

Gjithmonë kur kam qenë në vështirësi, Allahu më gjente zgjidhje. Gjithçka që kam dashur e kam pasur, ndërsa diçka që ishte e rëndësishme dhe që doja ta ruaja, e ruaja në këtë bankë. A thua vallë mund të ndodh që njeriu i mençur në këtë botë të bëj tregti me bankën e krijuar e cila jep 5 për qind të fitimit haram (të ndaluar), kurse edhe mund të bankrotoj apo të digjet, ndërsa nuk mund të bëj tregti me bankën e Krijuesit e cila për çdo qindarkë nga investimi jep fitim deri në 70 mijë? Përveç kësaj, investimi ruhet tek Krijuesi i botëve: nuk bankroton, nuk digjet, e as që mund të merret nga pasuria e njerëzve tjerë.

Mos mendoni se ajo çka e jepni do të humbet. Allahu atë do ta shpërblej së pari në dynja ndërsa më vonë edhe në Ahiret. Unë nuk dëshiroj të përmendi shembuj të shumtë, sepse secili nga ju di shumë qoftë me të dëgjuar apo me të parë. Do të marr vetëm një shembull. Ngjarjen me Shejh Selim El-Mesutin, i cili ka qenë mësues i babait tim. Edhe pse ishte i varfër, asnjëherë nuk ia mohonte ndihmën atij që kishte nevojë dhe që i kërkonte diçka. Sa e veshte xhuben apo fervenë (mbulojë me mënga të kthyera) dhe nëse takonte ndonjë që dridhet prej të ftohtit ia dhuronte atë dhe u kthente në shtëpi me këmishë. Merrte sofrën para fëmijëve të tij dhe ia jepte atij që kërkonte ndihmë. Një ditë ramazani sofra vetëm se ishte shtruar për iftar dhe pritnin ezanin e iftarit dhe kur në ato momente erdhi një lypës, dhe iu betua si ai dhe fëmijët e tij nuk kanë se çfarë të hanë. Shejhi shfrytëzoi shkujdesjen e gruas, hapi derën dhe ia dha gjithë ushqimin e iftarit të varfrit. Kur këtë e pa gruaja e tij i bërtiti dhe u betua se nuk do të qëndrojë më tek ai. Shejhu heshti... nuk kalo as edhe gjysmë ore kur dikush trokiti në derë dhe erdhën njerëz me pjata në dorë në të cilët kishte ushqim të llojllojshëm, ëmbëlsira, pemë etj. I pyetën se çka është kjo? Ata thanë se Seidi, pashai Shemevin i kishte ftuar disa njerëz të njohur kurse ata i kishin kërkuar falje (për mosardhje) e ai ishte nevrikosur dhe ishte betuar se askush nuk do të hajë gjë nga ushqimi dhe urdhëroi që i gjithë ushqimi i përgatitur ti dërgohet Selim El Mesutit. Shejhu në atë moment tha: “A e pe moj grua?!”

Apo të përmendim rrëfimin e gruas, djali i së cilës ishte udhëtarë dhe e cila një ditë u ulë të haj diçka, para vete kishte vetëm një copë mish dhe një të prerë buke. Një i varfër i kërkoi atë dhe ajo pa hamendje ia dha duke e ndarë nga goja e saj, kurse natën e kaloi e uritur. Kur djali u kthye i tregoi nënës së tij se çka i kishte ndodhur gjatë udhëtimit: “Gjatë udhëtimit në rrugë më takoi luani. Isha vetë dhe fillova të iki prej tij por ai më arriti dhe kur mendova se veç më jam në gojën e tij, kur para meje u paraqit një njeri me tesha të bardha dhe më shpëtoi duke më thënë: ‘kafshata për kafshatë’. Nuk e kuptova se çka dëshiron të thotë me këtë.” Pasi e pyeti ajo se kur ngjau kjo, u kuptua se rasti kishte ndodhur në momentin kur ajo i kishte dhënë bukën të varfrit dhe kafshatën e gojës dhe mu për këtë edhe Allahu nxori nga goja e luanit djalin e saj.

Sadakaja largon fatkeqësitë, Allahu nëpërmjet saj shëron sëmundjet dhe për shkak të saj Allahu të shpëton në rastet e vështira. E gjithë kjo është vërtetuar, ndërsa për këtë ekzistojnë edhe transmetime. Ai që beson që ky kozmos ka një Zot që udhëheq me të dhe i Cili merr e jep, Ai është që shëron e jep shëndet, ky e din se kjo është e vërtet, kurse me ateistët (pabesimtarët) nuk kemi se çka bisedojmë për këtë.

Gratë janë më afër besimit dhe janë më sentimentale. Edhe pse gruaja sipas natyrës së saj, kur bëhet fjalë për pasurinë, kursen më shumë sesa burri, por unë u them grave dhe shpresoj se ky fjalim nuk do të jetë i kotë, por do të lenë shenja. Secila nga ju le të shikoj se çka mund të dhurojë nga teshat e saja të vjetra, apo nga ajo çka dëshiron ta hedh, apo çka i ngel nga ushqimi dhe pijet, dhe le të kërkojë ndonjë familje të varfër për të cilën dhurata do të jetë gëzim.

Jini të mëshirshëm ndaj tregtarëve “që shkojnë derë më derë”

Kur të japësh diçka mos e jep në mënyrë të vrazhdë apo me dhunë, sepse buzëqeshja gjatë dhënies (edhe të një dinari) është më e mirë se euroja që e jep i mrrolur dhe me mendjemadhësi. Para disa vjetësh në kohën e ramazanit pashë vajzën time të vogël duke i dhënë një rojtari një pjatë me ushqim, kurse unë i thashë: “Eja vashë, merre pjatën, lugën, pirunin, dhe një gotë të pastër me ujë dhe në këtë mënyrë dërgoja. Ty nuk do të humbet asgjë, ushqimi ngel i njëjti, por kur i jep vetëm pjatën dhe bukën, ti e nënçmon dhe ndjehet si lypës, ndërsa kur ia jep pjatën, me lugë, pirun, me kripë dhe me një gotë ujë, i tregon respekt dhe ai do të ndjehet si mysafirë i rëndësishëm.

Një formë e sadakasë që shumë njerëz nuk e praktikojnë është edhe lehtësimi i tregtarëve të pemëve dhe perimeve që shkojnë derë më derë. Disa gra bëjnë aq pazarllëk me ta për një gjysmë centi dhe me këtë sikur dëshirojnë të tregojnë “aftësinë” e tyre edhe pse mund të jenë nga një familje e pasur, kurse ai tregtari varfër dhe i gjithë malli i tij që tërë ditën endet nëpër shtëpi vlen ndoshta dhjetë euro, kurse fitimi i tij mund të jetë dy apo tri. Oj gra, pasha Zotin, jini të mëshirshme ndaj tregtarëve të tillë dhe jepuni aq sa e kërkojnë, dhe nëse dikush nga ju humb duke dhënë më shumë, le ta llogarisë atë si sadaka, sepse ajo është sadaka më e mirë se sadakaja që u jepni lypësve.

Një lloj sadakaje është edhe atëherë kur mësuesja mendohet kur u kërkon nxënësve të saj të blejnë përgatitjet sportive, apo materiale të shtrenjta shkollore, duke kujtuar se mes nxënësve ka edhe prej atyre që prindërit e tyre fitojnë vetëm për kafshatën e bukës dhe strehimin. Kurse blerja e materialeve të shtrenjta shkollore, që ndoshta për ne janë gjëra të imta, për dikë kjo do të thotë shumë. Siç thash kjo është çështje krahasimi, sepse nëse një mësueseje do ti thuhej të jap një mijë euro ajo do të bërtiste, kurse një biznesmen i madh do të thoshte: “Çka janë një mijë euro? Asgjë!” Asgjë për atë kurse shumë për të, njëjtë është edhe me pesë apo dhjetë euro; asgjë s’janë për mësuesen, kurse ato janë shumë për një numër të konsiderueshëm të prindërve.

Thelbi është: Ai që dëshiron ta fitojë ndihmën e Allahut me atë që është më i pasur dhe më i fortë se ai, le ta ndihmojë atë që është më i varfër dhe më i dobët se ai. Gjithkush nga ne le ta vendos veten në vend të tjetrit, le t’i dëshiroj vëllait të vetë atë që e dëshiron për veten e tij, mirësitë ruhen, zgjasin dhe shtohen me anë të falënderimit, kurse falënderimi nuk është vetëm me gjuhë, edhe pse njeriu mund ti merr tespihet dhe të thotë një mijë herë Elh (falënderimi i takon Allahut), ndërsa bëhet koprrac nëse është i pasur, apo nuk ndihmon nëse është i njohur, ose bën padrejtësi nëse është udhëheqës, një njeri i tillë nuk është falënderues ndaj Allahut, por është gënjeshtarë apo Zoti na ruajt dyfytyrësh.

Falënderoni Allahun për mirësitë e Tij me anë të falënderimit praktik, dhe bëni mirë ndaj të tjerëve ashtu siç dëshironi që Allahu tu bëj mirë juve. Dhe dijeni se atë që ju tregoj sot është një nga kushtet e fitores ndaj armiqve tuaj dhe një faktor kryesor për përgatitjen tonë. Kjo është luftë me anë të pasurisë, kurse lufta me anë të pasurisë është e barabartë me luftën e armatosur./breziiri/



Përktheu: Arsim Dauti
Burimi: www.novihorizonti.ba

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi