Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

BIK; i ashper ndaj GJ.DUKES, i but ndaj Don Anton Kçirës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

BIK; i ashper ndaj GJ.DUKES, i but ndaj Don Anton Kçirës

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Sun Mar 07, 2010 4:35 pm

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, nëpërmes një deklarate, u ka bërë thirrje qytetarëve që fjalimin e Don Anton Kçirës, prift katolik në kishën e Detroidit të SHBA-së, ta konsiderojnë si një rast të izoluar, një skandal të tij personal, të cilin duhet tejkaluar me maturi, arsye e qetësi.

“Ditëve të fundit në mjetet e informim publik... është publikuar një fjalim i don Anton Kçirës, prift katolik në kishën e Detroidit të SHBA-së, në të cilin ai para tri vjetëve (maj 2007) duke folur në një tubim publik-simpozium shkencor përdor fjalor ofendues, të ashpër, të vrazhdët, degradues e skandaloz në adresë të shqiptarëve të besimit islam”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

“Pavarësisht rrethanave në të cilat z. Kçira ka folur, një fjalor i tillë i tij, si në raport me ne shqiptarët ashtu edhe në raport me viktimat e Srebrenicës, janë të papranueshme, jo të moralshme, johumane dhe aspak njerëzore, dhe si të tilla nuk përkojnë as me misionin e udhëheqësit fetar, e as me mësimet e asnjë feje, e në rastin në fjalë të fesë katolike të cilës ai i takon”, thekson deklarata.

Sipas Tërnavës, deklarimet e priftit Kçira kanë zgjuar reagim, pezëm e indinjatë në mesin e popullatës shqiptare në Kosovë e më gjerë, ngase njerëzit janë ndier tepër të fyer, për më tepër kur nga një udhëheq i fesë, madje bashkëkombës i tyre dëgjojnë fjalë aq ofenduese.

Megjithatë, Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që fjalimin e Kçirës ta konsiderojnë si një rast të izoluar, një skandal të tij personal, të cilin duhet tejkaluar me maturi, arsye e qetësi.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve, që këtë rast mos ta keqpërdorin për qëllime të nxitjes së urrejtës e mos durimit ndërfetar brenda kombit tonë. Apelojmë të të gjithë që rastin duhet parë ashtu siç është, dhe duhet tejkaluar me dinjitet e mençuri, ngase urrejtja e mosdurimi nuk na duhen ne si shoqëri. Fundja, rastin në fjalë e lëmë në ndërgjegje të tij”, thuhet në deklaratën shpërndarë sot medieve.

“Ne si popull jemi të njohur për kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimin ndërfetar, andaj as ky rast nuk do të ndikojë në raportet tona që kemi me bashkësinë katolike në përgjithësi e me Ipeshkvinë e Kosovës, në veçanti”.

Mësimet fetare kanë për bazë librat hyjnorë, interpretimin e tyre e bëjnë teologët të cilët për mision parësorë kanë shtirjen e këtyre mësimeve tek masa e gjerë - besimtarët. Ne si popull pavarësisht përkatësisë fetare, kemi nda të njëjtin fat si në ditë të liga ashtu edhe në ditë të mira, thuhet më tutje në deklaratë.

Kryesisë e BI-së thekson se feja duhet ta bashkojë popullin shqiptar, e jo ta ndajë; feja duhet të na ofrojë, e jo të na largojë; feja duhet të na bëjë më të dashur, e jo të na bëjë që ta urrejmë njëri-tjetrin; feja duhet të na fisnikërojë, e jo të na hasmërojë.

Sipas BI-së, nuk janë të panjohura tentativat e të tjerëve që shqiptarët t’i përçajnë në baza fetare. “Të parët tanë ditën me mençuri që të mos bien në kurthin që na përgatiten të tjerët, prandaj edhe ne duhet të ndjekim rrugën e tyre”.

Në fund të deklaratës theksohet se çdo predikues fetar, kur vendos të flasë duhet të jetë i vetëdijshëm se çka flet e çka predikon, të jetë i përgjegjshëm për fjalën e thënë në publik, në asnjë mënyrë të mos luajë me ndjenjat e besimtarëve dhe të bazohet në mësimet e pastra hyjnore, e jo mbi teoritë që mbjellin urrejtje, ndasi e përçarje.

http://lajme.shqiperia.com/media/art...ohet-i-izoluar

Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi