Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Këshilla mbi leximin dhe mësimin e Kuranit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Këshilla mbi leximin dhe mësimin e Kuranit

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Sun Mar 07, 2010 6:14 pm

Këshilla mbi leximin dhe mësimin e Kuranit

-Mësojua leximin e Kuranit fëmijëve dhe bashkëshortes tënde dhe urdhëroji që t'ua mësojnë të tjerëve!

- Bëje zakon që Kuranin ta lexosh ngadalë dhe zbukuroje zërin gjatë leximit të tij!

- Kuranin lexoje duke medituar kuptimet e tij; zbatoji urdhrat që Allahu na ka urdhëruar dhe ndalohu nga ndalesat e Allahut për robërit e Tij.

Këshilla mbi të përmendurit e Allahut (dhikrin) dhe lutjet (duatë)

- Përkujtoje Allahun e Madhërishëm (shpeshtoje dhikrin) vazhdimisht, si në heshtje po ashtu edhe haptas, dhe ruaju që mos ta harrosh Allahun nga gjuha jote.

- Shko në tubimet e dhikrit (aty ku përmendet Allahu), ngase ato llogariten prej kopshteve të xhenetit.

- Kurrsesi mos lejo që të shkosh në ato tubime ku emri i Allahut nuk përmendet, e as përshëndetje (salavatet) ndaj Pejgamberit [alejhis selam] nuk dërgohen.

- Kur të ngrihesh nga tubimi, gjithmonë këndoje lutjen në vijim:" Subháneke, Allahumme ve bihamdike, Esh-hedu En Lá Iláhe Il-la Ente, Estagfiruke, ve Etúbu ilejke".

- Përkushtohu ndaj dhikrit – të përmendurit- të Allahut pas çdo namazi.

- Kërko ndihmë nga Allahu përderisa jeni në sexhde duke u përkulur, lutu<!--[if !supportFootnotes]-->1 <!--[endif]--> pas çdo namazi dhe në pjesën e tretë të natës.

- Përmende Allahun në vende të gafletit, në vende ku më së paku përmendet emri i Tij, siç janë tregjet, vendet e biznesit, e të ngjashme me to.

- Kërko nga Allahu që të t'i falë mëkatet, të të japë fat në fenë dhe besimin tënd, si dhe shëndet të mirë në këtë dhe botën e amshueshme.

- Përmirësoje mendimin në Allahun e Madhërishëm; Atij dorëzoja të gjitha përcaktimet (njeriu planifikon ndërsa Allahu cakton), andaj mos të themi se kam kërkuar nga Allahu këtë e këtë apo gjëra që nuk përkojnë me raportet njeri – Krijues.

-Bëj dua dhe lute Zotin duke qenë prezent edhe trupi edhe zemra, t'i keni frikën Atij dhe mos u lutni me zemra të pavetëdijshme.

- Gjatë lutjeve këndo duatë (lutjet) të cilat janë transmetuar nga Pejgamberi [alejhis selam], pasi ato janë më të mira dhe më të dobishme.

- Lutjen filloje me falënderim ndaj Allahut dhe me përshëndetje [salavate] mbi Pejgamberin [alejhis selam], më pas përfundoje me atë para se të thoni amin.

- Lutu për vëllanë tënd fshehurazi dhe kërko nga ai që të përmend edhe ty në lutjet (duatë) e tij dhe kurrsesi mos u lut kundër vëllait musliman!

- Kërko falje nga Allahu (bëj istigfar) gjatë natës, e sidomos gjatë kohës se agimit (gjatë syfyrit).

- Vazhdimisht dërgo salavate mbi Pejgamberin [alejhis selam], veçmas në vigjilje të së premtes dhe gjatë ditës së saj.

Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi