Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Do bëjmë ç’të mundemi për të bllokuar rezolutën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Do bëjmë ç’të mundemi për të bllokuar rezolutën

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Mar 08, 2010 12:09 am

Do bëjmë ç’të mundemi për të bllokuar rezolutën

Zëdhënësi i Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, tha se ajo u ka thënë liderëve në Kongres se votimi i rezolutës për gjenocidin armen mund t’i rrezikojë marrëdhëniet e brishta ndërmjet Turqisë dhe Armenisë.
Filip Krouli shtoi se Klinton ndjen se çdo veprim i mëtejmë nga Kongresi do të ishte jo i duhur.
Ndërkohë, administrata amerikane ka rënë dakord me liderin e Kongresit për të mos dërguar në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Përfaqësuesve, projektrezolutën në lidhje me pretendimet armene.
Edhe Partia Demokratike që është në pushtet ka deklaruar se momentalisht nuk ka për ta përcjellë në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Përfaqësuesve projektrezolutën në lidhje me pretendimet armene e cila u pranua në Komitetin e Punëve të Jashtme të Këshillit të Përfaqësuesve.
Komentet e shtypit amerikan mbi “rezolutën armene”
Në lajmin e gazetës Washington Post, bëhej e ditur se projektrezoluta u miratua pavarësisht ndërhyrjes së qeverisë së Obamës në minutën e fundit dhe kundërshtimeve të Turqisë.
Sipas lajmit, Ankaraja thirri në vend Ambasadorin turk në Uashington dhe paralajmëroi qeverinë e Uashingtonit se marrëdhëniet mund të ndikohen negativisht.
Kurse në të përditshmen New York Times shkruhet se qeveria e Obamës ndërhyri me vonesë por projektrezoluta mund të mos shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit.
Në lajm shkruhet se miratimi i vendimit do të dëmtojë marrëdhëniet Turqi-Amerikë dhe Turqi-Armeni.
Ndërkaq edhe gazeta Los Angeles Times shkruan se projektrezoluta u pranua me një votë diferencë, por është vështirë që ajo të kalojë nga Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit./gazetastart/

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi