Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Niveli i liqenit të Ohrit është rritur me 1 cm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Niveli i liqenit të Ohrit është rritur me 1 cm

Mesazh nga Ebu Beker prej Mon Mar 08, 2010 12:13 am

Niveli i liqenit të Ohrit është rritur me 1 cm

Vetëm sot, liqeni i Ohrit, është rritur me 1 cm tjetër, duke shkuar 25 cm mbi maksimalen e lejuar.
Nga enti hidrometeorologjik, paralajmërojnë se nga e nesërmja deri të mërkurën priten reshje të reja dëbore, të cilat do t’a përkeqësojnë edhe më shumë situatën.
Pavarësisht paralajmërimeve të meteorologëve, nga trupi koordinativ thonë se po ndjekin me vëmendje nivelin e ujit, në liqenin e Ohrit.
Sipas trupit koordinativ, situata për momentin është e qetë dhe nën kontroll. Nga ana tjetër, konkluzionet e një grupi gjerman shkencëtarësh tregojnë se në rritjen e nivelit të liqenit të Ohrit, po ndikojnë edhe çrregullimet tektonike. Shkencëtarët gjerman që studiojnë liqenin e Ohrit prek vitit 2003 konstatojnë se një pjesë e maleve që ngrihen mbi Ohër dhe Strugë, po fundosen.
”Gjatë vitit ka më shumë se një 100 çrregullime tektonike dhe aq më tepër, ato pasqyrohen në vet basenin e liqenit.
Sipas rezultateve të shkencëtarëve nga Gjermania të cilat ende nuk janë përpunuar sa duhet, kemi edhe pjesë që ngrihen mbi vargmale.
Në Ladorishtë dhe Veleshtë, janë vërejtur ngritje malesh, ndërsa në pjesën tjetër fundosje dhe madje për disa centimetra.
Prandaj duhet që të vlerësohen rreziqet nga çrregullimet e mëtejshme eventuale tektonike dhe si duhet të ndërhyhet”, deklaroi Zoran Spirkovski, përfaqësues i Institutit Hidrobiologjik. /alsat-m/

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi